Home Blog Page 3783

Aktivistët e shoqërisë civile në Prizren kërkesë kryetarit Totaj: Gratë në ekzekutiv, zotim që duhet përmbushur

0

Përmes një postimi në facebook, aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Tringa Kasemi, i ka kërkuar publikisht kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj, që të përmbush zotimin e tij gjatë fushatës zgjedhore për përfshirje të barabartë të grave në ekzekutivin e ri.

Postimi i plotë

Përfaqësimi i grave në ekzekutivin e komunës së Prizrenit vazhdon të mbetet një nga sfidat e shoqërisë prizrenase si rezultat i mos përmbushjes së premtimeve elektorale nga ana e të komunave. Agjenda e përfaqësimit të grave dhe burrave në ekzekutivin e komunës është intensifikuar tek në fushatën elektorale në zgjedhjet lokale 2017 e cila fatmirësisht ka vazhduar edhe në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2021.

Por, përkundër zotimeve në fushatën elektorale të viti 2017 që ekzekutivi i komunës së Prizrenit do të përfaqësohet në mënyrë të barabartë të grave dhe burrave në ekzekutiv (50/50) , ky zotim publik nuk u përmbush në fillim mandati nga ana e ish kryetarit të komunës. Gratë prizrenase u përfaqësuan tek pas dy viteve mandat në qeverisjen e kaluar.

E kaluara e afërt na kë treguar qasje jo të mirë të kryetarëve të komunave pas fitores së zgjedhjeve lokale. Mësimet nga e kaluara, nuk na lejojnë komoditetin që të mos shqetësohemi.

Andaj, përmes kësaj kërkese publike, kërkojmë nga Kryetari i ri i komunës tonë, të përjashtoj qasjen kur premtimet publike nuk janë realizuar. Qysh në start, në rastin e konstituimit të ekipit të drejtorëve të drejtorive komunale, duhet të jetësoj zotimin e tij publik që në qeverisjen lokale, do të përfaqësohen gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë (50/50).

Një qeverisje lokale që i duhet Prizrenit, për barazi dhe mundësi të barabarta.

S’pritet që të ketë takim tjetër Kurti-Vuçiq sivjet

0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka shprehur skepticizëm se një takim i ardhshëm në dialog në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet në dhjetor.

Pas mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, Borrell ka thënë se s’ka parë gatishmëri nga palët për një takim të ardhshëm.

“Ne gjithmonë organizojmë takime dhe mblidhemi kur është e përshtatshme. S’kemi njoftuar ende. E kemi bërë të qartë që pas dy takimeve sivjet, parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete. Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushte s’përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga emisari i posaçëm dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se po që se lehtësuesi e thërret takimin, ai do të shkojë.

Borrell-Kurtit: Marrëveshja e Asociacionit duhet të implementohet

Teksa Borrell ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të implementohet, Kurti ka thënë se dy të tretat e marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga Serbia dhe Asociacioni është e vetmja që nuk “kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në përgjigjen e tij ndaj Kurtit, Borrelli ka thënë se Kosova duhet të dijë rëndësinë e dialogut dhe se s’pajtohet me qëndrimin që pengesat e Kushtetueses e bëjnë të pamundur implementimin e marrëveshjes.

“Më vjen keq, por ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë të implementohet. E di që ka marrëveshje të pazbatuara, por kjo është e rëndësishme”, ka thënë ai.

Takimi i fundit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit ka qenë në muajin korrik.

Kapet pajisja e prodhimit të kriptomonedhave në Morin, sekuestrohen mijëra euro

0

Një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave është sekuestruar nga policia kufitare në Morinë.

Raportohet se makineria është gjetur në makinën e B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu këtij personi i janë sekuestruar edhe 39 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Në vendin tonë ende nuk është rregulluar me ligj, prodhimi i monedhave virtuale megjithatë shumë aksione policore kanë zbuluar se ky aktivitet po përhapet në masë në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Pezullohen 30 policë në Shqipëri, dolën pozitivë në drogë

0

Mbi 30 efektivë policie në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës, nga rreth 1000 që e kanë kryer deri tash.

Burime jozyrtare i thanë Euronews Albania se pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar konsumues të kokainës. Nisur nga këto rezultate, në disa drejtori vendore kanë nisur pezullimet e para për punonjësit e policisë që rezultuan pozitivë.

Efektivët e parë të ekzaminuar deri tani janë përzgjedhur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) si dhe drejtuesit e tyre në bazë të dyshimeve e informacioneve paraprake.

Disa prej policëve që rezultuan pozitivë kanë kundërshtuar përgjigjen e testimit, duke mohuar të jenë përdorues si dhe kanë paralajmëruar padi në gjykatë. Për këto raste dhe çdo kundërshti tjetër të këtij procesi, efektivëve u lind e drejta e ritestimit.

Në fazën e parë të këtij procesi, testimit do t’i nënshtrohen efektivët me grada të ulëta policore. Pas tyre në fazën e dytë këtë proces do e kalojnë edhe drejtuesit më të lartë të Policisë. /euronews

Policia me apel për shoferët

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje shiu e bore (ngrica), Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit, këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla.

Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimirt dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët :

Të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve
Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës.

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

0

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot se është Prishtina ajo që nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut.

Vuçiq tha se Prishtina nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin.

Kësisoj kreu i shtetit serb u përgjigj para gazetarëve në Beograd kur u pyet rreth deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se asnjëra nga të dyja palët nuk është e interesuar për të vazhduar dialogun.

“Duke iu përgjigjur pyetjes për dialogun e ardhshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq vuri në dukje komentin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, kur thotë se dy palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialog dhe ka theksuar se qytetarëve duhet t’u thuhet se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut, dhe është fare e qartë se Prishtina nuk e dëshiron atë, raporton Tanjug.

Blerim Syla: Pas 15 dhjetorit sistemi shëndetësor do të mbyllet

0

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka thënë se gjasa që Qeveria e Kosovës të reflektoj ndaj kërkesave të mjekëve dhe punëtorëve të tjerë të shëndetësisë.

Ai ka thënë për Gazeta Blic se presin që deri më 15 dhjetor në mënyrë që ose pagat për 50 për qind të rriten për punëtorët shëndetësore, ose kjo njëherë e përgjithmonë të rregullohet me ligjin për pagat.

Në të kundërtën, sistemi shëndetësor do të bllokohet ka deklaruar ai.

“Po e presim 15 dhjetorin. Unë personalisht nuk i shkoj në takim kryeministrit Kurti pas gjithë atyre që kanë ndodhur… por do ta dërgoj dikë… po shpresoj se do të reflektojnë, por që gjasat janë shumë të vogla. Më vjen keq, por pas kësaj date do të ketë mbyllje ose bllokim të sistemit shëndetësorë”, ka thënë Blerim Syla për Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në rast se do të plotësohen kërkesat e punëtorëve shëndetësor, është i gatshëm ta bëjë ledhe një veprim, që Albin Kurti e ka përmendur disa ditë më parë.“Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse kërkesat tona plotësohen…”, thotë kryetari i FSSHK-së.

Syla për herë të parë e ka konfirmuar për Gazeta Blic se tashmë një shtet i fuqishëm dhe mik i shtetit të Kosovës ka reaguar për presionin që Albin Kurti po bënë ndaj krerëve të Sindikatave të ndryshme në vend.

“Letrën nuk mund ta bëjë publike tash për tash por që kjo letër pëkrahëse ndaj nesh si Sindikatë, ka ndikuar dhe ka nxitur edhe reagimin e Këshillit të Evroprës…. “, ka thënë ai.

Kurti e Borrelli përplasen për Asociacionin

0

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është në interes të serbëve të Kosovës dhe është servis i Beogradit zyrtar, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka kritikuar qasjen e Kosovës.

Në një përgjigje direkte, në konferencën e përbashkët për media, Borrell ka thënë se kjo marrëveshje duhet të implementohet sepse është nënshkruar nga të dyja palët.

“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe dy të tretat e tyre s’janë implementuar nga Serbia, por gjithmonë Beogradi zyrtar dëshiron ta përmendë një marrëveshje që më duhet ta them s’e ka kaluar testin e Gjykatës sonë Kushtetuese. Më kujtohet më 2015, kur në vendimin e saj asnjë serb i Kosovës nuk protestoi, por vetëm Beogradi. Besoj se është koha që të ketë dialog, ku populli, qytetarët, janë përfituesit e jo politikanët. Prandaj na duhet karakter demokratik i dialogut. Që njerëzit të fitojnë. E ritheksoj se në fund të dhjetorit të 2015, serbët nuk u brengosën fort për vendimin e Kushtueses, por ishte Beogradi që po vajtonte për atë që ka ndodhur”, ka thënë Kurti i pyetur për Marrëveshjen për Asociacionin.

Ai ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë në mënyrë që të sjellë të mira për popullin e jo që t’i shërbejë politikanëve të caktuar.

“Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lartë, në mënyrë që të kënaqen politikanë të caktuara, s’janë demokratike. Unë jam demokrat dhe prandaj besoj që kapitujt e ardhshëm të dialogut s’duhet të jenë aty për të kënaqur politikanë, të shpëtojnë lëkurën e dikujt apo fytyrën e dikujt, por të shërbejnë e ndihmojnë njerëzit. Ne u shërbejmë njerëzve dhe kam frikë se ky Asociacion është më shumë servis i Beogradit se i qytetarëve të zakonshëm serbë në Kosovë, për të cilët po ashtu shërbej si kryeministër i Republikës sonë”, ka vazhduar Kurti.

Ndërkaq, Borrell është përgjigjur menjëherë.

“Jam demokrat edhe unë. Dhe nuk jam këtu t’i shërbej ndonjë politikani, të asnjërës anë. Ajo që është treguar deri tash është se dialogu është mënyra e vetme për të adresuar dhe zgjidhur çështjet e hapura. Dua që ta merrni parasysh plotësisht rëndësinë e dialogut dhe që të tejkaloni vështirësitë e Kosovës për integrim të plotë në bashkësinë ndërkombëtare. S’pajtohem kur thoni që Gjykata Kushtetuese e bën të pamundshëm implementimin e kësaj marrëveshje. Ajo u arrit nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe në pajtim me normat ndërkombëtare për arritje të marrëveshjes dhe në kornizë të dialogut. Më vjen keq kryeministër, por më duhet të kërkojmë implementimin e kësaj marrëveshjeje. E di se ka edhe marrëveshje tjera të cilat s’janë zbatuar. Nga të dyja palët ka marrëveshje që s’janë zbatuar. Por kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Borrell.

Varhelyi: Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit rajonal ekonomik

0

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se takimi katërt i këshillit të Stabilizim-Asociimit ka qenë mundësi e mirë për ta shqyrtuar punën e bërë.

“Tema e parë që do ta përmendja është bashkëpunimi rajonal dhe dialogu që i diskutuam gjerësisht. Duhet të përshpejtohet që i gjithë rajoni të përfitojë nga investimet nga plani i investimeve ekonomike”, është shprehur Varhelyi.

Me këtë rast ai ka bërë thirrje që Kosova të bashkohet në nismat rajonale.

“Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit rajonal ekonomik.

“Inkurajova Kosovën ta shfrytëzojë mundësinë e këtij plani dhe kjo do të thotë  përshpejtim i identifikimit të iniciativave madhore. Fillimi i punimeve të autostradës Nish-Prishtinë ka shfaqur që ky plan është në veprim”.

Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

0

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor.

Kjo ministri njofton se kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese.

“Afati i ankesës është dy ditë me datë 08.12.2021 dhe 09.12.2021 nga ora 09:00 deri 15:00 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Duke klikuar në postimin e bashkëngjitur, ju mund të informoheni me rezultatet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort