Home Blog Page 3782

Escobar: SHBA-ja mbështet zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës e Serbisë

0

Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Ai për N1 të Sarajevës se SHBA mbështet zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe “qasjen e përshpejtuar ndaj marrëveshjes përfundimtare”.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë dallimet. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe në rrugën drejt BE-së dhe ne e mbështesim atë. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht”, tha Escobar. “Mbështesim po ashtu edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar ndaj marrëveshjes përfundimtare”.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes rrugës së dialogut.

“Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllen kapitujt, për të ecur drejt anëtarësimit në BE, të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.

I pyetur se si e sheh të ardhmen e Aleksandar Vuçiqit si president i Serbisë, Escobar tha se i takon popullit serb të vendosë.

Në pjesën e intervistës që u transmetua më herët gjatë ditës së sotme, dhe i pyetur se çfarë do të ndodhë “nëse një ditë zgjohen qytetarët e BeH dhe në linjën e entitetit do të ketë ushtarë të Republikës Serbe, Escobar tha se kjo nuk do të ndodhë dhe përsëriti se nuk do të ketë luftë në Bosnjë.

Kurti me Von der Leyenin bisedon për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti e ka njoftuar Von der leyenin për angazhimin në fushën e sundimit të ligjit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Evropian. Po ashtu është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave.

“Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Republika Sërpska diskuton për Kushtetutën e re

0

Parlamenti i Republikës Sërpska (RS), më 10 dhjetor do të diskutojë rreth deklaratës me të cilën kërkon nga qeveria të përgatisë Kushtetutën e re të këtij entiteti në Bosnjë-Hercegovinë (BeH). Kushtetuta e re parasheh bartjen e disa prej përgjegjësive të shtetit të BeH-së ndaj RS-së, si entitet.

Bartjen e disa prej përgjegjësive të cilat, sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Dejtonit i takojnë Bosnjës ndaj Republikës Sërpska, kohëve të fundit e kishte paralajmëruar anëtari i Presidencës së BeH nga Republika Sërpska, Millorad Dodik, pasi që në Bosnjë me ligj u ndalua mohimi i gjenocidit.

Politikanët nga Republika Sërpska kundërshtuan këtë ligj, të cilin e kishte vendosur ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinë, Valentin Inzko dhe filluan bllokadën e punës në institucionet shtetërore.

Në Deklaratën për parimet kushtetuese për të cilat do të diskutojë më 10 dhjetor Parlamenti i RS-së, kërkohet nga qeveria që të përgatisë tekstin “në të cilin do të konfirmohen të gjitha përgjegjësitë e Republikës Sërpska, përveç atyre të cilat me Kushtetutë i takojnë Bosnje e Hercegovinës”.

Në rend të ditës së seancës së veçantë janë informatat e posaçme rreth bartjes së përgjegjësive në fushën e institucioneve të drejtësisë së BeH-së, por edhe të mbrojtjes apo sigurisë.

Në dokument saktësohet që “të gjitha nenet e përcaktuara nga Përfaqësuesi i Lartë janë jokushtetuese”.

Parlamenti i RS-së, kah fundi i korrikut miratoi ligjin me të cilin u vendos që vendimi i ish-Përfaqësuesit të Lartë, Inzko rreth mohimit të gjenocidit të mos zbatohet.

Në Deklaratën tashmë të paraqitur në Parlament, përmendet se me Kushtetutën e re qyteti i Banja Llukës do të duhej të bëhej qyteti kryesor ndërkaq qyteti i Palles, kryeqytet.

Çfarë porositi Dodiku më herët?

Kërkesën për mbajtjen e seancës së veçantë në të cilën do të diskutohej rreth bartjes së përgjegjësive, më 8 nëntor e paralajmëroi anëtari i Presidencës së BeH nga RS, Millorad Dodik. Ai e bëri këtë paralajmërim pas takimit me partitë e koalicionit udhëheqës në Banjallukë dhe theksoi që pas shqyrtimit të informatave për bartjen e përgjegjësive do të përgatitet edhe plani i aksionit për kthimin e tyre në nivelin e RS-së.

Takimi i partive, u mbajt pas takimit të Dodikut me Gabriel Escobarin, zëvendës-ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit dhe të dërguarit të posaçëm për Ballkanin perëndimor në Sarajevë më 8 nëntor.

Pas bisedës me Dodikun, Escobar deklaroi që “është e hapur mundësia që të tërhiqen vendimet që solli dhe paralajmëroi Dodiku”, e të cilat kanë të bëjnë me bartjen e përgjegjësive nga niveli i BeH-së në nivelin e entitetit të RS-së.

Por, Dodik pohonte që takimi rrodhi ndryshe dhe se e njoftoi diplomatin amerikan se rreth bartjes së përgjegjësive debaton Parlamenti i entitetit.

Edhe me t’u kthyer nga Rusia më 4 dhjetor, Dodik deklaroi se do të vazhdojë me procesin e “bartjes së përgjegjësive”.

Më 20 tetor, Parlamenti i RS-së miratoi ligjin për ilaçet dhe mjetet medicinale që parasheh themelimin e Agjencisë së entitetit për ilaçe, e cila që nga viti 2009 vepron në nivel shtetëror.

Themelimi i agjencisë së këtillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e BeH-së, pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit nga viti 1995, me të cilin është definuar që entitetet nuk mund të marrin përgjegjësi të shtetit ose përgjegjësitë që janë në përputhje me Kushtetutë të bartura në nivel të shtetit.

Zhelka Cvijanoviq, presidente e RS-së, në tetor solli vendimin sipas të cilit për këtë entitet nuk vlejnë ndryshimet e Kodit Penal të BeH-së, me të cilin dënohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve të tjera.

Në ndërkohë, Dodik paralajmëroi edhe bartjen e përgjegjësive kur bëhet fjalë për Forcat e Armatosura të BeH-së, Gjykatës Supreme dhe këshillin prokuroria si dhe Administratën për tatim të BeH-së.

Planet e Dodikut për “ligjin e ri për Ushtrinë e RS-së”

Më 7 dhjetor, Dodik paralajmëroi se tashmë është përpiluar edhe “ligji i ri për Ushtrinë e Republikës Sërpska dhe ligji për demilitarizim” nëse nuk do të ketë gatishmëri që të pranohet propozimi për “përgjysmimin e Forcave të Armatosura të BeH-së”.

“Nga Forcat e Armatosura të BeH-së nuk kemi asgjë, serbët atje nuk shkojnë, mungojnë 40 për qind e kroatëve e myslimanët duan që të plotësojnë kuotat. Buxheti i Bosnje e Hercegovinës ndahet më së shumti për Forcat e Armatosura dhe është rreth 187.9378 euro (370 milionë marka konvertibile) e që thënë sinqerisht nuk është kurrfarë ushtrie por vetëm shpenzues i madh”, tha Dodik gjatë qëndrimit në Beograd.

Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata e BeH nuk munden individualisht të bartin përgjegjësitë të cilat në periudhën e shkuar u bartën ndaj shtetit. /REL

BMW rrotullohet në Brezovicë, rruga e pa pastruar nga bora!

0

Një veturë e tipit “BMW” është rrotulluar në pasditën e së martës në Brezovicë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Deri te aksidenti duket se ka ardhur për shkak të mos pastrimit të rrugës nga bora.

Në fotografitë që ka siguruar IndeksOnline shihet se në pjesën ku është aksidentuar vozitësi i BMW rruga kryesore ishte e mbuluar me borë.

Siç duket organet përgjegjëse nuk e kanë kryer punën e tyre.

Kujtojmë që nga orët e vona të natës së kaluar reshjet e borës nuk kanë të ndalur dhe një pjesë e madhe e Kosovës, sidomos malore, është veshur me ngjyrën e bardhë./IndeksOnline/

Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet e konkursit për mjekë në QKMF

0

Ministria e Shëndetësisë më 26 nëntor 2021 hapi konkurs për punësimin e përkohshëm të stafit shëndetësor mbështetës për luftimin e pandemisë COVID-19 në qendrat kryesore të mjekësisë familjare në komuna.

Siç njoftohet kërkonin angazhimin e 197 mjekëve të përgjithshëm, përderisa nga rezultatet e publikuara kuptohet se në këtë konkurs janë pranuar 120 mjekë të përgjithshëm në 22 komuna në vend.

Sipas rezultatit të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka më së shumti të pranuar – 20 mjekë të përgjithshëm, pastaj në Prizren janë pranuar 15 të tillë ndërsa 10 mjekë janë pranuar në QKMF në Ferizaj e Gjilan.

Në fund thuhet se kandidatët e pakënaqur me rezultatin mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej tre ditësh në komisionin për ankesa në Ministrinë e Shëndetësisë.

KËTU mund të shihni rezultatet e konkursit.

A mund të dështojë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Prokuroria ka 10 ditë kohë që ta dorëzojë dosjen

0

Ka kaluar një vit prejse ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe ende nuk dihet një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj tyre, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Përkundër faktit se kanë kaluar gjithë këta muaj që nga arrestimi i tyre, Zyra e Prokurorit të Specializuar, deri më tani, nuk ka arritur që të dorëzojë në gjykatë dosjen paraprake për këtë rast, e cila përmban përmbledhje të provave, që Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës së pretenduar penale.

Një gjë të tillë, Zyra e Prokurorit të Specializuar është urdhëruar që ta bëjë deri më 17 dhjetor të këtij viti – afat ky i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

I shqetësuar me procedim të ngadaltë të materialeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar shprehet në një bisedë me Radion Evropa e Lirë avokati kryesor i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.

Kehoe thotë se Prokuroria ka kërkuar vazhdimisht shtyrje të afateve për dorëzim të materialeve, duke dhënë arsyetime të ndryshme për vonesat, përfshirë arsyetimin për volumin e madh të dokumenteve, të dëshmive, të provave dhe të materialeve të tjera, si dhe mungesën e stafit për t’i proceduar ato.

“Është e vështirë të thuhet se sa materiale kemi pranuar, kur nuk e dimë edhe sa të tjera do të na vijnë”, thotë Kehoe.

Në muajin nëntor të vitit 2020, në paraqitjen e parë të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit para Gjykatës në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se synon që gjykimi ndaj tyre të fillojë më së largu në verën e vitit 2021.

Gjatë fjalës së Prokurorisë është thënë se janë mbi 1,500 prova të ndryshme që duhet të administrohen, si dhe mbi 150 dëshmitarë.

Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, thotë se vonesat në dorëzimin e materialeve nga ana e Prokurorisë, kanë të bëjnë me faktin se, sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë pa qenë e gatshme për këtë proces.

“Arsyet janë të ndryshme, por numër një është se ata [Zyra e Prokurorit të Specializuar] kanë ngritur aktakuzë përpara se të jenë gati. Klientët tanë janë në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, më shumë se një vit, dhe kur Prokuroria ka ngritur aktakuzën, ata kanë thënë se do të jenë gati për ta gjykuar këtë rast në pranverën e vitit 2021”, thotë Kehoe.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të duhej t’i ndante dokumentet sipas procedurës shumë kohë më parë.

“Ata ende nuk janë gati ta bëjnë këtë. Ata ende nuk i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe vazhdimisht kanë kërkuar kohë shtesë për të dorëzuar atë që do të duhej të ishte dorëzuar shumë kohë më parë, marrë parasysh faktin se, vitin e kaluar, kanë thënë para gjykatës se do të jenë gati të procedojnë në pranverë”, shprehet Kehoe.

Ai shton se shumë dokumente të Prokurorisë janë të redaktuara tej mase dhe se vështirë kuptohet se për çfarë flasin dëshmitarët.

“Shumë shpesh kur kemi deklarata të dëshmitarëve që janë të redaktuara në mënyrë të rreptë, është shumë e vështirë për mua dhe stafin tim, si dhe për njerëzit që i rishikojnë këto informacione, të kuptojnë plotësisht atë se çfarë dëshmitari është duke thënë. Shumë, shumë e vështirë”, thotë Kehoe.

Ellis: Prokuroria mund të mbahet përgjegjëse për vonesën
Drejtori ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, Mark Ellis, thotë se nuk beson se fillimi i procesit gjyqësor për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin është duke u shtyrë me ndonjë qëllim.

Ai thotë se në bazë të asaj që është parë deri më tani, në Dhomat e Specializuara është bërë një punë e madhe, duke përfshirë edhe zhvillimin e tetë konferencave statusore.

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në konferenca të tilla, Prokuroria tregon se çfarë lloj provash disponon.

“Nëse Gjykata konstaton se prokurori është duke i neglizhuar me qëllim detyrimet dhe obligimet e tij, kjo do të shkonte në favor të zotit Thaçi që të lirohej me kusht. Dhe, po ashtu, Gjykata do ta mbante përgjegjës prokurorin për çdo vonesë të mëtejshme”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.

Ellis thotë se, sipas ligjeve ndërkombëtare, gjithkush gëzon të drejtën që të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe se çdo vonesë e Prokurorisë në procedim të rastit është po ashtu shqetësim për Gjykatën.

“Gjykata do të jetë shumë më shumë e shqetësuar nëse rasti zvarritet, zvarritet dhe zvarritet dhe, në të njëjtën kohë, zoti Hashim Thaçi mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë”, thotë Ellis.

Në konferencën e fundit statusore, që është zhvilluar më 29 tetor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se ka rishikuar me kujdes resurset njerëzore dhe se më 17 dhjetor do të dorëzojë dosjen paraprake.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke bërë përpjekje që të kalojnë sa më parë në proces gjyqësor, por nuk jep ndonjë afat kohor.

“Lidhur me rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ZPS-ja [Zyra e Prokurorit të Specializuar] kërkon të kalojë në gjykim sa më shpejt që të jetë e mundur. Konferenca statusore e radhës është planifikuar për pasditen e 15 dhjetorit, 2021, dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar po përgatit dokumentin e saj paraprak për 17 dhjetor, 2021”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

Konferenca e radhës për ecurinë e rastit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit është konfirmuar për datën 15 dhjetor.

Gjykata kundër lirimit, frikë nga ndikimi i të akuzuarve
Dhomat e Specializuara të Kosovës i frikësohen ndikimit që kanë të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe, për këtë arsye, nuk i miraton kërkesat e tyre për lirim me kusht, thotë Mark Ellis.

Përveç kompleksitetit të rastit, edhe funksionimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës është kompleks, thotë ai.

“Tani për tani, Gjykata është duke anuar kah riformimi i shqetësimit të saj se vendi më i mirë për zotin Thaçi është qendra e parandalimit e Dhomave të Specializuara, në mënyrë që ai të mund të monitorohet; komunikimet e tij [po ashtu] mund të kufizohen, nëse është e nevojshme. Pra, Gjykata, siç duket, mendon se ky është vendi më i mirë ku mund të jetë zoti Thaçi”, shprehet Ellis.

Ellis thotë se që nga krijimi i Dhomave të Specializuara, më 2015, çështja e ndikimit dhe sigurisë së dëshmitarëve kanë qenë sfiduese.

“Unë mendoj se Gjykata është kujdesur në mënyrë të vazhdueshme që zoti Thaçi dhe të tjerët nuk mund t’i pengojnë procedurat përmes çfarëdo frikësimi të dëshmitarëve. Dhe, kjo kërkon që ata të monitorohen në qendrën e paraburgimit [të Dhomave të Specializuara]. Ky është dallimi i këtij rasti me rastet e tjera që ju mund të keni parë në tribunale ndërkombëtare”, thotë Ellis.

Ellis thotë se nuk është e përcaktuar se deri kur Dhomat e Specializuara mund të mbajnë në paraburgim ish-presidentin Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kraniqi dhe Rexhep Selimi mbesin në paraburgim në Hagë që nga arrestimi i tyre në nëntor të vitit 2020. Atyre u janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht.

Më 30 nëntor, Dhomat e Specializuara kanë refuzuar garancitë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në arsyetimin e Gjykatës është thënë, mes tjerash, se Thaçi ka ndikim dhe se lirimi i tij përbën rrezik për frikësimin e dëshmitarëve.

Pas vendimit të Dhomave të Specializuara, REL-i ka pyetur Policinë e Kosovës për garancitë e dhëna, si dhe për konstatimet e Gjykatës se ky institucion ka kapacitete të kufizuara për të garantuar lirimin me kusht të Thaçit, por në polici nuk kanë dashur t’i komentojnë këto çështje.

Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Për vendimin e Gjykatës dhe mundësinë e dhënies së garancive të reja nuk është përgjigjur as Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

Për çka akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra të rënda penale, si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e Prokurorisë i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për veprat penale që lidhen me krime lufte, si: ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje.

Sipas Dhomave të Specializuara, këto krime janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Prokuroria pretendon se këto krime të prezantuara në aktakuzë janë kryer në lokacione të ndryshme në Kosovë, si dhe në disa të tjera në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Haradinaj: Kosova në duar të mafias energjetike

0

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka gabuar që ka anuluar projektin Kosova e Re në Maj të 2020 i nënshkruar me kompaninë Amerikane Contour Global.

Ai tha se “Nuk kam Informacione si është në dhjetor, por e qartë që në momentin e parë që ashpërsohet moti, një Zot e di sa do të jetë çmimi dhe është pikëpyetje e madhe se a do të ketë Kosova mjete që të blejë energji me çmime astronomike. KEDS dhe KESCO nuk kanë se si të i shpëtojnë kolapsit nëse trendet aktuale vazhdojnë”.

Postimi i plotë:

As unë nuk e kam besuar që për një kohë aq të shkurtër të vinte në pah gabimi strategjik i Qeverisë Kurti për anulimin e projektit Kosova e Re në Maj të 2020 i nënshkruar me kompaninë Amerikane Contour Global.

Kur ne kemi nënshkruar marrëveshjen në vitin 2017 për investim prej 1.3 miliardë euro, ne kemi qenë të vetëdijshëm se thëngjilli nuk është e ardhmja e energjisë por, Kosova nuk ka pas alternativë të shpejtë që ruan qytetarin, garanton zhvillim ekonomik dhe ruan pavarësinë energjetike të Kosovës. Ne nuk ishim vend aq i zhvilluar që me lehtësi dhe pavarësisht kostos së lartë, kalon në energji alternative.

Me 500MË që do të prodhoheshin dhe me 10.000 vende të reja të punës që do të krijoheshin, ne kemi besuar se dëmet në ambient do të ishin të pranueshme, në raport me përfitimet që do të kishte Kosova.

Jam fyer dhe jam linquar për atë se çmimi i energjisë i garantuar prej 80€ MË është tejet i lartë dhe se ky çmim do të shkatërrojë ekonominë e Kosovës e lloj lloj sharjesh tjera. Të kota ishin sqarimet tona se të gjitha parashikimet ishin se çmimet e energjisë së vitit 2017 ishin të paqëndrueshme.

Kam qenë i bindur se shpesh këto fushata kanë qenë të orkestruara dhe financuara nga mafia energjetike e cila meqenëse veq kishte gjetur strehë tek lëvizja Vetëvendosje me ndërtimin e kapaciteteve të reja do të humbiste një treg të madh siç është tregu i Kosovës.

Sot zyrtarët e KEDS dhe KOST në raportet e tyre thonë se:

“KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë, ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike me çmim mesatar prej €242 megavat/orë kurse gati dyfishi i vlerës së tetorit është importuar me çmim prej €340 me 24 Nëntor. Kërkesa është rritë me 200MË në krahasim me vitin e kaluar”.

Nuk kam Informacione si është në dhjetor, por e qartë që në momentin e parë që ashpërsohet moti, një Zot e di sa do të jetë çmimi dhe është pikëpyetje e madhe se a do të ketë Kosova mjete që të blejë energji me çmime astronomike. KEDS dhe KESCO nuk kanë se si të i shpëtojnë kolapsit nëse trendet aktuale vazhdojnë.

Popullizmi dhe retorika boshe e Qeverisë Kurti po shihet se i ka filluar goditjet e para për popullin e Kosovës dhe dëmet e vendimeve të gabuara strategjike për kohë të gjatë do të i paguajë qytetari i Kosovës.

Fatkeqësisht edhe refuzimi i gazsjellësit amerikan, së fundmi, do të sjellë pasoja të paparashikueshme për pozitën energjetike të Kosovës dhe jo vetëm.

Me të drejtë shtrohet pyetja: Kush janë këta njerëz që rrezikojnë stabilitetin e çmimeve dhe pavarësinë energjetike të Kosovës?!

RH

Varhelyi për vetingun në Kosovë: Nuk ka nevojë për reformim të thellë të sistemit të drejtësisë

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një riformim të të gjithë sistemit të drejtësisë.

Duke folur për procesin e vetingut, diplomati evropian tha se një operacion aq i madh nuk është i domosdoshëm, pasi themelet dhe bazat e sistemit të tanishëm janë në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së.

Në një konferencë për medie, pas takimit të Këshillit të Stabilizimit të Asociimit, Varhelyi tha se janë të gatshëm të bisedojnë me Qeverinë e Kosovës për të parë përmirësimet në drejtësi.

“Ne kemi bërë të qartë se jemi dhe qëndrojmë për një gjyqësor që është i pavarur dhe të ofrojë drejtësi për njerëzit. Kemi investuar shumë, politikisht dhe financiarisht për të krijuar një sistem gjyqësor që lufton për normat dhe vlerat e BE-së. Për këtë po angazhohemi për të parë se si këto procese do të kontribuojnë në këtë drejtim. Nuk besojmë se ka nevojë për riformim të të gjithë sistemit të Kosovës. Nëse më pyesni mua, duke marrë shembullin edhe të Shqipërisë nuk mendoj se një operacion aq i madh është i domosdoshëm sepse themelet dhe bazat e sistemit janë në përputhje me standardet tona. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të shohim çfarë përmirësime mund të bëhen”, tha ai.

Vetingu në drejtësi është ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Kosovës.

Adriana Matoshi lirohet nga spitali

0

Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, është liruar sot nga spitali.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.

“Po, është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.

Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ngadalë po e merr veten.

Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin, i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.

Aktivistët e shoqërisë civile në Prizren kërkesë kryetarit Totaj: Gratë në ekzekutiv, zotim që duhet përmbushur

0

Përmes një postimi në facebook, aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Tringa Kasemi, i ka kërkuar publikisht kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj, që të përmbush zotimin e tij gjatë fushatës zgjedhore për përfshirje të barabartë të grave në ekzekutivin e ri.

Postimi i plotë

Përfaqësimi i grave në ekzekutivin e komunës së Prizrenit vazhdon të mbetet një nga sfidat e shoqërisë prizrenase si rezultat i mos përmbushjes së premtimeve elektorale nga ana e të komunave. Agjenda e përfaqësimit të grave dhe burrave në ekzekutivin e komunës është intensifikuar tek në fushatën elektorale në zgjedhjet lokale 2017 e cila fatmirësisht ka vazhduar edhe në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2021.

Por, përkundër zotimeve në fushatën elektorale të viti 2017 që ekzekutivi i komunës së Prizrenit do të përfaqësohet në mënyrë të barabartë të grave dhe burrave në ekzekutiv (50/50) , ky zotim publik nuk u përmbush në fillim mandati nga ana e ish kryetarit të komunës. Gratë prizrenase u përfaqësuan tek pas dy viteve mandat në qeverisjen e kaluar.

E kaluara e afërt na kë treguar qasje jo të mirë të kryetarëve të komunave pas fitores së zgjedhjeve lokale. Mësimet nga e kaluara, nuk na lejojnë komoditetin që të mos shqetësohemi.

Andaj, përmes kësaj kërkese publike, kërkojmë nga Kryetari i ri i komunës tonë, të përjashtoj qasjen kur premtimet publike nuk janë realizuar. Qysh në start, në rastin e konstituimit të ekipit të drejtorëve të drejtorive komunale, duhet të jetësoj zotimin e tij publik që në qeverisjen lokale, do të përfaqësohen gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë (50/50).

Një qeverisje lokale që i duhet Prizrenit, për barazi dhe mundësi të barabarta.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort