Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 314 raste, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve gjatë pandemisë ka arritur në 161,147.
Të shëruar nga ka ky virus janë 157,848 pacientë, kurse kanë vdekur 2,985 persona.
Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 314 raste, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve gjatë pandemisë ka arritur në 161,147.
Të shëruar nga ka ky virus janë 157,848 pacientë, kurse kanë vdekur 2,985 persona.
Policia e Kosovës ka konfiskuar 2 mijë e 40 kilogramë mjaltë që sipas tregut ka vlerën e mbi 20 mijë eurove.
Kjo pas një aksioni të ndërmarrë për parandalimin të një rasti të tentativës së kontrabandimit me mallra.
Me këtë rast është arritur të identifikohet furgoni Ëolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.
Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në fshatin Komogllavë, të komunës së Ferizajt.
Gjatë këtij aksioni është arritur të konfiskohen edhe mallra të tjera, njofton Policia e Kosovës.
“Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.12.2021, rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Ëolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale”.
“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 nëfshatin Komogllavë – komuna e Ferizajt.Gjatë kontrollit janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20000 Euro), dy (2) aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e treqind e tridhjetë e tre Euro (3333 euro)”.
“Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje. Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës”.
Të mërkurën kthjellime e shumë ftohtë. Nga e premta sërish reshje shiu.
8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes. Kryesisht kthjellët.
9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.
10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.
Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten. Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.
Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.
Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.
Mbrëmë në „Loyola – Gymnasium“ në Prizren, para prindërve, nxënësve dhe mysafirëve të tjerë u bë prezantimi i kompanive gjermane në kuadër të AusbildungInitiative (Iniciativës së shkollimit profesional). Mbrëmjen e hapi drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, z. Elias Koller, i cili theksoi se iniciativa e shkollimit profesional konsiston në bashkëpunimin e kompanive nga Gjermania, të cilat janë veçanërisht të interesuara për talentët e rinj nga Kosova dhe u japin atyre mundësinë që të marrin trajnime praktike në profesione të ndryshme në sistemin gjerman të formimit të dyfishtë profesional. Iniciativa e trajnimit e ALG është e veçantë në Kosovë dhe ne jemi krenarë çdo vit që disa talentë të rinj arrijnë të marrin trajnime praktike në Gjermani. Baza e këtij suksesi tashmë është vënë që në shkollën fillore dhe në gjimnazin në ALG. Kështu, iniciativa e trajnimit demonstron vetëm një pjesë të punës sonë të suksesshme arsimore në dhe për Kosovën, tha në fjalën e tij z. Koller, drejtor ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”.
Të pranishëm në këtë prezantim ishin përfaqësuesit e kompanive gjermane, të cilat tashmë kanë disa gjenerata të rinjsh kosovarë nga “Loyola-Gymnasium” të cilët gjithashtu studiojnë atje. Gjatë këtij takimi, prindërit e pranishëm mund të bënin pyetje dhe u informuan për hapat që pasojnë, pasi talentët e rinj t’i kalojnë me sukses intervistat e tyre dhe të marrin një kontratë pune në një kompani gjermane.
Që prej ekzistimit të Ausbildung Initiative (Iniciativës së shkollimit profesional), më shumë se 140 të rinj kosovarë tashmë kanë ndërmarrë me sukses hapin e madh dhe disa prej tyre janë në pozita drejtuese dhe studime të mëtejshme bachelor dhe master. Për ata që përfitojnë nga rasti dhe që njohja e gjermanishtes është mbi mesataren, ofrohet një përvojë jete. Fillimi i një arsimimi në Gjermani kërkon gjithashtu një pavarësi të madhe, autonomi dhe këmbëngulje. Në Gjermani, të rinjtë kosovarë shoqërohen nga afër për t’u lehtësuar hyrjen në fazën e re të jetës së tyre.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është e gabuar.
“Është hera e dytë që mendoj se e ka qasjen e gabuar. E ka gabim qasje. Mund të arrihet më shumë me një qasje tjetër. Edhe ajo e kaluara, është pak e besueshme që kufizohet me naivitet, me besu se ti duhet informosh edhe Evropënm edhe SHBA-në, që e kanë bombarduar Serbinë, për gjendjen tonë dhe çfarë halli kemi. Më vjen keq por këtë s’na beson askush. Jo vetëm sot por dy shekujt e fundit kanë qenë filologë, politologë, ekonomistë, shtetarë e vendeve të Evropës edhe të SHBA-së më vonë të cilët i kanë dhënë vulë identitetit të shqiptarëve, në formësimin e identitetit çfare jemi aktualisht. Në këtë kuptim, mendoj pra, se duhet të shfrytëzohet dashamirësia. Edhe një çështje duhet ta dini, duket se nuk ka agresivitet, kjo pak me Borrellin që u shpreh sot është edhe më dramatike se që duket ashtu te aleatët tjerë”, ka thënë Hasani në DESK të KOHËS.
Hasani thotë se duhet gjetur konsensus për implementimin e Asociacionit.
“Është botuar në gazetën zyrtare që është pjesë e rendit tonë juridik. Duhet të ulemi me bisedu forcat politike. Është problem elitik, nuk është problem që vendoset me votë, se dihet çfarë vendosin popujt në Ballkan kur janë shumicë e kanë fuqi më të madhe se tjetri. Duhet arritur konsensus dhe me i dal përballë këtij detyrimi. Ka hapësirë të mjaftueshme, jo vija të kuqe, por t’i japë alternativa palës tjetër, me gozhdu në kuptimin pozitiv të fjalës, të mos i lëmë Vuçiqit avantazh në arenën ndërkombëtare. Kjo e sotit nuk i shkon fort në favor të palës sonë”, ka thënë Hasani.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka biseduar nëpërmjet një videolidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas rritjes së tensioneve në lindje të Ukrainës.
Biden ka shprehur shqetësimin e thellë për mbledhjen e trupave ruse në afërsi të Ukrainës, duke kërcënuar “me masa të ashpra ekonomike dhe tjera”, është thënë nga Washingtoni.
Moska më herët ka thënë se bisedimet janë të nevojshme.
Rusia ka zhvendosur mijëra trupa në kufi, por insiston se nuk e ka ndërmend ta sulmojë Ukrainën.
Dëshiron garanci se Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s, por forcat perëndimore thonë se sovraniteti i Ukrainës duhet respektohet.
Bisedimet nisën në ora 16:07, është thënë nga Shtëpia e Bardhë.
Janë mbajtur në një videolidhje të sigurt, të caktuar nga administratat e kaluara, por që nuk është përdorur kurrë më herët.
Në video fillimisht janë parë momentet e përshëndetjes mes liderëve, por më pas bisedimet janë mbajtur me dyer të mbyllura e kanë zgjatur afro dy orë.
Në një komunikatë, Shtëpia e Bardhë ka thënë: “Presidenti Biden ka shprehur shqetësimin e thellë të SHBA-së dhe aleatëve evropiane rreth shtimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe ka bërë të qartë se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të reagojnë me masa të forta ekonomike dhe masa tjera në rast të një eskalimi ushtarak. Presidenti Biden e ka ripërsëritur përkrahjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për deeskalim dhe kthim në diplomaci”.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy presidentët kanë biseduar edhe për dialogun SHBA-Rusi në stabiliteti strategjik, për siguri kibernetike e po ashtu për punë të përbashkëta në çështjet rajonale, si Irani.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, këtë të marte ka bërë të ditur se 4 mijë e 712 fermerë përfituan mbi 3.3 milionë euro.
Peci tha se këto mjeke janë ndarë pjesë e 28 milionë eurove të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2021 që, sipas tij, do të procedohen për pagesë deri në fund të vitit.
Më 15 nëntor, SKV ka dorëzuar në MAShTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje.
Sipas , Lëvizjes Studentore për Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM, këto pagesa janë larguar.
Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative.
“Gjatë ditës keni parë një komunikatë të Parlamentit Studentor (UDS-OPS-Paqja Studentore-USPE) në të cilën thuhet se:
“Në këtë takim u shtruan ankesat dhe pakënaqësitë e studentëve ndaj këtij vendimi për znj. Nagavci, ku u njoftuam që pjesa ku përcaktohen pagesat për provime do të ndryshohet. Me plotësimet e reja parashihet që paraqitja e provimeve të jetë falas deri në tri herë”.
SKV mund të konfirmoj se ky është një keqinformim nga ana e tyre sepse pagesat janë larguar tërësisht sipas kërkesës sonë dhe jo vetëm deri në tri herë siç pretendojnë ata.
Tendencat e tilla për të përvetësuar kauzën tonë të kahmotshme janë tejet të ulëta. Të dashur kolegë studentë, ju kujtojmë se po me kërkesën tonë janë larguar edhe pagesat për regjistrimin e semestrit duke filluar nga ky vit akademik.Arsim publik falas, pa pagesë semestri, pa pagesë paraqitja e provimeve”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që së shpejti do të jepet doza e tretë e vaksinës dhe ajo përforcuese kundër Covid-19, por nuk kanë treguar datë të saktë se kur do të fillojë.
MSH-ja ka bërë të ditur se doza e trete do jepet për personat të cilët kanë marrë dy doza fillestare të vaksinës kundër COVID-19, jo më herët se 8 javë pas marrjes së dozës së dytë dhe jo më vonë se 6 muaj.
“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 e ka trajtuar me kohë çështjen e dozës përforcuese dhe dozës së tretë dhe vendimi do të merret në momentin e përshtatshëm. Ky moment është tani dhe vendimi do të jetë i shpejtë dhe i studiuar. Duke qenë që Kosova ka filluar më vonë se shtetet e tjera në rajon me vaksinimin, nuk është as vonë e as prapa për administrimin e këtyre dozave, madje me procesin e vaksinimit ka kaluar shumë shtete”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për dozat përforcuese, sipas MSH-së, prioritet do të jenë kategoritë e ndjeshme dhe ato me imunitet të dobët.
Ndërkohë, në sallën “1 Tetori”, qytetarët kanë thënë se janë kundër vaksinimit me detyrim, dhe se dozën e tretë nuk e preferojnë ta marrin.
“Arsyeja që tash e mora vaksinën është se as me autobus nuk mundesh me udhëtu, as në qendrat tregtare nuk mundesh me shku. Erdha që ta marr sepse më duhet të udhëtoj, të shkoj në punë. Me dëshirë nuk e kisha marrë”, ka thënë një qytetare e vaksinuar sot.
“Nëse vendoset se duhet medoemos po, përndryshe me qejf jo, s’ka nevojë”, ka shtuar qytetari tjetër, Naim Januzi.
E AUV-i thotë se ka vazhduar monitorimin e zbatimit të masave. Sipas zëdhënësit Lamir Thaçi, në javën e fundit janë mbyllur në mënyrë të përkohshme 24 biznese si pasojë e mosrespektimit të masave anti-Covid.
Thaçi ka theksuar se më së shumti shkelje të masave ka nga bizneset e gastronomisë.
“Në bazë të dhënave dhe raportimeve që kemi marrë nga terreni është një zbatueshmëri e mirë e masave dhe kjo ka quar deri tek rënia e numrit dhe situatës aktuale që kemi në vend. Dhe jemi liderë në rajon e ndoshta edhe në Evropë sa i përket numrit të vogël të të infektuarve dhe kjo vjen si rezultat i zbatueshmërisë së masave nga qytetarët, bizneset dhe nga mbikëqyrja efektive që është duke ndodhur nga inspektorati dhe Policia”, ka deklaruar Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it.
Masat e reja për parandalimin e virusit Covid-19 kanë hyrë dje në fuqi. Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.
Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Ai për N1 të Sarajevës se SHBA mbështet zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe “qasjen e përshpejtuar ndaj marrëveshjes përfundimtare”.
“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë dallimet. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe në rrugën drejt BE-së dhe ne e mbështesim atë. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht”, tha Escobar. “Mbështesim po ashtu edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar ndaj marrëveshjes përfundimtare”.
Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes rrugës së dialogut.
“Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllen kapitujt, për të ecur drejt anëtarësimit në BE, të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.
I pyetur se si e sheh të ardhmen e Aleksandar Vuçiqit si president i Serbisë, Escobar tha se i takon popullit serb të vendosë.
Në pjesën e intervistës që u transmetua më herët gjatë ditës së sotme, dhe i pyetur se çfarë do të ndodhë “nëse një ditë zgjohen qytetarët e BeH dhe në linjën e entitetit do të ketë ushtarë të Republikës Serbe, Escobar tha se kjo nuk do të ndodhë dhe përsëriti se nuk do të ketë luftë në Bosnjë.