Home Blog Page 3780

Arrestohet një person pasi rrahu nënën dhe gjyshin në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht gjyshin dhe nënën në Prizren.

Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa gjendet në arrati.

“Prizren 07.12.2021 – 16:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale në familje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat gjyshin dhe nënën e tij viktimat mashkull dhe femër kosovar. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

0

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur të martën, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga e enjtja (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate pë medie nga Ministria e Shëndetësisë.

“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, MSh-ja njofton se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike.

“Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19. Vaksinohu, mbroje veten dhe të tjerët!”, thuhet në komunikatë.

Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë vendim për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë vendim për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19
Infektologu Sali Ahmeti thotë se tani është koha e duhur që qytetarët të nisin të marrin dozën e tretë apo përforcuese të vaksinës.

“Meqenëse një pjesë e mirë e qytetarëve që e kanë marrë dozën e dytë i kanë kaluar gjashtë muaj nga marrja e asaj doze, është koha optimale për fillimin e [dhënies së] dozës së tretë”, thotë Ahmeti.

Ai pret që qytetarët të kenë interesim për këto doza.

“Ka pasur hezitime në raste të caktuara [për vaksinim], por mendoj se qytetarët i janë përgjigjur mirë dozës së dytë dhe mendoj se do t’i përgjigjen edhe dozës së tretë”, thotë Ahmeti për REL.

Sipas drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, dozën e tretë do të duhej ta merrnin sidomos pacientët me sëmundje dhe imunitet të komprometuar.
“Te pacientët që janë të imuno-komprometuar dhe kanë sëmundje bashkëshoqëruese, me qëllim të forcimit të imunitetit, është vërtetuar që ka dhënë efekt aplikimi i dozës së tretë”, thotë Vishaj. /Telegrafi/

Ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani, Ajeti: Duhet të ndryshojmë narracionin për Kosovën

0

Në krye të shërbimit diplomatik të Kosovës në Berlin është emëruar Faruk Ajeti. Të hënën ai i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Frank Walter Steinmeier.

Në një intervistë me DW, Ajeti flet për prioritet e punës së tij.

Ju sapo kishit nisur një karrierë shkencore të suksesshme. A ishte vendim i lehtë kthimi në diplomaci?

Ajeti: U mendova gjatë kur ma ofruan këtë detyrë, në kuptim të përgjegjësive që më prisnin në Berlin dhe të lënies anash të karrierës shkencore, por t’i shërbesh Kosovës është një privilegj jetësor dhe çdo sakrificë është e vlefshme.

Ju vini direkt nga Vjena, ku deri në vitin 2020 kein punuar edhe si diplomat në Ambasadën e Kosovës. Cili është dallimi mes Vjenës dhe Berlinit?

Ajeti: Në krahasim me Vjenën, Berlini padyshim është një nga kryeqendrat vendimmarrëse evropiane dhe ka një peshë të madhe në aspektin politik. Gjermania është edhe ekonomia e katërt në botë dhe e para në Evropë, është pjesë e BE-së, NATO-s, G7-ës dhe çdo mekanizmi me rëndësi globale. Këtu kemi një mërgatë shumë të madhe në numër, me mbi 400 000 pjesëtarë. Pra, sfidat janë më të mëdha dhe përgjegjësia është më e madhe.

Cila është strategjia juaj për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e diasporës?

Ajeti: Në radhë të parë është potenciali ekonomik. Ne si ambasadë, së bashku me pesë konsullatat që kemi në të gjithë Gjermaninë, do të mbështesim çdo biznes që kërkon të investojë në Kosovë. Këtë mbështetje na e garanton edhe ligji për investime strategjike. Por edhe këmbimet kulturore, sportive, shkencore, në fushën e arsimit janë me rëndësi. Ne do të trokasim në të gjitha dyert që do të na ndihmojnë për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe me një demokraci të konsoliduar.

Tani kemi një qeveri të re gjermane, e cila qysh në marrëveshjen e koalicionit është pozicionuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe për ta shoqëruar Kosovën drejt integrimit në BE. Çfarë mund të pritet më shumë se kaq nga Gjermania?

Ajeti: Është fat për mua që misionin tim ta filloj bashkë me qeverinë e re gjermane. Është hera e parë që qeveria gjermane flet me kaq hollësi për Ballkanin Perëndimor qysh në planin qeverisës. Dhe ky fakt më jep shumë optimizëm se në takimet e mia mund të bisedojmë për projekte konkrete. Unë këtë e vura re edhe në takimin tim me presidentin Frank Walter Steinmeier, i cili është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe rajonit. Pra, marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, falë edhe një pune që është bërë nga paraardhësit e mi por edhe nga mërgata qysh në vitet 1990 me qeverinë në ekzil të Republikës së Kosovës, e në mos më parë. Por ne kemi nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.
Pra, kemi nevojë që fuqia politike e Gjermanisë të përkthehet edhe më shumë ne praktikë e të luajë rol prijës në kuadër të BE-së, pse jo ndoshta të kemi edhe një të dërguar gjerman. Gjermania ka një konstante aktive të angazhimit të suksesshëm të saj në Kosovë dhe Ballkan. Gjithashtu mendoj se duhet ndryshuar narracioni i krijuar gabimisht në perëndim dhe fatkeqësisht edhe në Gjermani se pa Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.

Çfarë mund të bëni ju si ambasador në këtë drejtim?

Ajeti: Unë do të përdor të gjithë forcën time argumentuese për të shpjeguar se një narracion i tillë deri tani nuk na ka ndihmuar të zgjidhim problemet. Pra, narracioni i krijuar gabimisht se Serbia është shteti kyç në Ballkan dhe se pa të nuk bëhet asgjë, është historikisht i gabuar, praktikisht i paqëndrueshëm dhe për të ardhmen i rrezikshëm. Thënë ndryshe, Beogradi është burim i destruktivitetit si ne Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Mal te Zi dhe më herët në Maqedoninë Veriore. Narracione te tilla qe privilegjojnë Serbinë janë te destinuara te dështojnë dhe ketë besoj na e ka mësuar mjaft mire historia. Unë do të kërkoj që të të drejtohet vëmendja nga ata që luajnë rol konstruktiv:

Nuk ka qenë Serbia, por faktori shqiptar, qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, apo në Shqipëri e Mal të Zi. Për të ndryshuar këtë narracion duhet folur jo vetëm me ekzekutivin por edhe me ligjvënësit. Ngjashëm është edhe çështja e vizave. Edhe pse qeveria gjermane tani e ka vendosur qysh në marrëveshjen e koalicionit se do të kërkojë me forcë liberalizimin e vizave, mendoj se duhen sensibilizuar më shumë edhe ligjvënësit gjermanë, që kanë lidhje me kolegët e tyre në Evropë që të lobojnë për liberalizimin e vizave. Ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të trajtohen, ashtu siç e meritojnë, si evropianë. /dw/

Weber: Pritet angazhim më i fortë i Gjermanisë për rifillim serioz të dialogut Kosovë-Serbi

0

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, pret një angazhim më të fortë të qeverisë së re gjermane për një rifillim serioz të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha se me shkuarjen e kancelares Merkel pret një marrëdhënie të re të Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiqit dhe “fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që e kemi parë në 10 vitet e fundit”.

Nga sot (e mërkurë) në Gjermani është në pushtet një koalicion i ri, kurse qeveria drejtohet nga një kancelar i ri për herë të parë, pas 16 vitesh qeverisje të Angela Merkelit.

Sipas ekspertit gjerman për Ballkanin, transmeton “N1”, kjo nuk është vetëm një epokë e re për Gjermaninë, por edhe një epokë e re e marrëdhënieve të Gjermanisë me Serbinë.

“Pres ndryshime ndaj Serbisë. Qëndrimi i qeverisë së kancelares në largim Merkel filloi me politikën parimore të vendosjes së dialogut politik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbi parime të qarta dhe në një kornizë të qartë negociuese. Ajo në një farë mënyre e krijoi zotin Vuçiq dhe fillimi i tij u shënua nga një farë evropianizimi i politikës së tij.

Por, për shkak të humbjes së drejtimit strategjik të kësaj politike të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Gjermania dhe kancelarja në fund, ne morëm një shikim përmes gishtave të Berlinit dhe Brukselit për gjendjen dhe zhvillimin e demokracisë në Serbi. Në të njëjtën kohë, kancelarja dhe Berlini mbetën mjaft duarthatë, sepse ai dialog [Kosovë-Serbi], ndryshe nga fillimi i tij historik, u kthye në të kundërtën e tij”, shpjegon Weber, përcjell Telegrafi.

Analisti gjerman vlerëson se “marrëdhënia mes Merkeli-Vuçiq, e cila deri diku krijoi regjimin aktual në Serbi, dhe në një farë mënyre kancelarja dhe Berlini ishin peng i kësaj marrëdhënie, tani shkon bashkë me zonjën Merkel”.

“Kështu që, veçanërisht për shkak të rolit të gjelbërve në qeverinë e re, unë pres një kthesë politike”, tha ai.

Weber thotë se pret një qëndrim më të fortë dhe një angazhim më të fortë nga qeveria e re gjermane.

“Pres një angazhim më të fortë për integrimin në BE dhe grindje të hapur me presidentin francez Macron për bllokadën e tij për anëtarësim të ri.

Pres një angazhim më të fortë të qeverisë së re për një rifillim serioz të negociatave të Serbisë me Kosovën, të cilat janë bllokuar plotësisht vitet e fundit dhe në të njëjtën kohë, pres një marrëdhënie të re mes qeverisë së re dhe Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiqit në Serbi, i mbështetur në me theks të veçantë në parimet demokratike dhe vlerat e sundimit të ligjit, si dhe fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që e kemi parë në 10 vitet e fundit”, shpjegon Weber. /Telegrafi/

Facebook njoftoi krijimin e realitetit virtual. A do të dominojë Inteligjenca Artificiale mbi njerëzimin?

0

Kohët e fundit ka pasur shumë diskutime rreth Singulariteti dhe nëse së shpejti do të hyjmë në një fazë ku inteligjenca artificiale do të bëhet realitet. Megjithatë, përpara se të thellohemi në implikimet filozofike dhe etike të singularitetit, duhet të kuptojmë se çfarë është në të vërtetë, kufizimet e tij aktuale dhe pse mund të ndodhë në një mënyrë që është e ndryshme nga ajo e parashikuar.

Singulariteti është nocioni që përshpejtimi eksponencial i zhvillimit teknologjik do të çojë në një situatë ku inteligjenca artificiale zëvendëson inteligjencën njerëzore dhe përfundimisht do t’i shpëtojë kontrollit tonë. Disa madje parashikojnë pasoja katastrofike për njerëzimin ku makinat do të bëhen speciet dominuese në këtë planet. Kjo mund të duket pak e largët, të paktën për të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh që përparimet në zhvillimin e harduerit dhe robotikën nuk po arrijnë me softuerin kur bëhet fjalë për inteligjencën e përgjithshme artificiale. Megjithatë, mund të argumentohet se zhurma dhe zhvillimet e fundit që rrethojnë metaverset do të hapin patjetër derën për rimendimin e Singularitetit. Por çfarë është metaversi dhe pse është kaq i madh?

Interneti i radhës

Analiza e fundit e tregut ka vlerësuar se mundësia e tregut metaverse mund të jetë rreth 800 miliardë dollarë deri në vitin 2024. Kjo mund të shihet si një rritje e pritshme meteorike për metaverset, duke pasur parasysh një madhësi të tillë të vlerësuar të tregut; megjithatë, pyetja që shumë njerëz po bëjnë është, çfarë është metaverse?
Aktualisht, nuk ka një përkufizim të vetëm; nëse mendoni për internetin e sotëm si një hapësirë virtuale dy-dimensionale (2D) ku mund të prodhoni dhe ndani përmbajtje, të krijoni vlerë dhe të lidheni me këdo kudo, atëherë metaverse mund të mendohet si një hapësirë virtuale tre-dimensionale (3D) ku ju mund të bëni gjithçka që mund të bëni në internetin e sotëm duke qenë plotësisht i zhytur (nëpërmjet VR/AR) në atë hapësirë saktësisht siç do të ishit në botën reale, por në një mënyrë virtuale realiste të drejtuar nga grafika ndërsa jeni në gjendje të ndërveproni, lidheni , bëni transaksione dhe krijoni me të tjerët.

E thënë thjesht, ekzistenca në metaverse është e barabartë me të jetuarit brenda internetit. Kjo hap mundësinë e krijimit të një bote të re, një ekonomie të re dhe mundësi të reja.

Megjithatë, ndryshe nga interneti, zhytja në Realitetin Virtual do të mashtronte trurin e njeriut për të lëshuar të njëjtat kimikate (endorfina, serotonin, dopaminë) në të njëjtën mënyrë si në botën reale, gjë që do ta bëjë më të natyrshme dhe më realiste që njerëzit të banojnë se sa interneti. Është një mjedis virtual ku mund të ndërveproni me njerëzit në një hapësirë dixhitale. Ajo po futet brenda internetit në vend që thjesht ta shikojë atë!
Sot, disa mund të mendojnë se Realiteti Virtual është për lojtarët e videove; por historikisht, lojërat kanë paraprirë gjithmonë miratimin e zakonshëm. Space Invaders dhe Super Mario u luajtën shumë përpara se të fillonim të përdornim Google. E njëjta gjë vlen edhe për VR: është thjesht një portë për në metaverse.

A do të dominojë inteligjenca artificiale në metaverse?

Siç u përmend në fillim të këtij artikulli, mund të jetë ende e vështirë të krijohen makineri android me pamje njerëzore që do të pushtojnë botën reale. Megjithatë, në një botë ku gjithçka është dixhitale, nuk do të jetë e vështirë të krijohen agjentë inteligjentë vetë-përsëritës që mund të dërgojnë dhe të mësojnë nga mjedisi i tyre dhe të evoluojnë për të marrë përsipër mjedisin e tij. Metaverse do të sigurojë pikërisht atë.

Dekada më parë, Kumbari i AI Marvin Minsky prezantoi konceptin e shoqërisë së mendjes, ku proceset tona njohëse dhe arkitektura njohëse nuk janë të kufizuara në një vend të caktuar dhe nuk janë procese të izoluara; janë sjelljet kolektive të shumë koncepteve të rrënjosura në mënyrë delikate për të cilat mendja jonë është e aftë. Është e qartë se inteligjenca, kur është e ndotur me tipare negative si lakmia, koprracia dhe hakmarrja, mund të bëhet një mallkim për njerëzimin.

Edhe pse ky nuk është një koncept i ri në fushën e AI, ai merr një rëndësi të madhe, duke pasur parasysh se truri ynë është rrjete masivisht komplekse prej qindra miliarda neuronesh që janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Është ajo që i ndihmon njerëzit të kuptojnë se çfarë po ndodh. Neuronet fillojnë të shkaktojnë dhe t’i përgjigjen një sërë reagimesh me ritme të shpejta, duke vendosur modele brenda trurit që më pas vendosin rrjedhën e veprimeve që do të kryhen nga mendja dhe trupi ynë në unison të përsosur. Historikisht, ekspertët e AI janë përpjekur të përsërisin këtë proces duke përdorur rrjete nervore artificiale (ANN), por kjo ishte thjesht mashtrim i bazuar në softuer për të simuluar trurin e njeriut.

Kjo tani po ndryshon me shpejtësi pasi dizajni i harduerit po fillon të kalojë, me avancimin e llogaritjes neuromorfike në të cilën arkitekturat tradicionale gjysmëpërçuese po ndërpriten dhe ri-inxhinierohen për të imituar strukturën e trurit të njeriut, ku përpunimi dhe memoria janë duke u kombinuar në një. njësia, struktura nervore që krijoi Marvin Minsky dhe shumë struktura të tjera po bëhen ngadalë realitet nga pikëpamja harduerike. Kjo nga ana tjetër tashmë po e bën AI më të shpejtë, më të mirë dhe më të përgjithshme. Kjo është tepër emocionuese sepse nëse përdoret siç duhet, do të prodhojë aplikacione që janë tepër inteligjente dhe përfundimisht mund të zëvendësojnë inteligjencën e përgjithshme të nivelit njerëzor.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për metaversin, i cili jo vetëm që do të jetë një vend ku njerëzit me avatar do të ndërveprojnë me njerëz të tjerë me avatar në një hapësirë virtuale 3D, por potencialisht do të jetë vendi i parë dhe shansi ku agjentët inteligjentë artificialë mund të shfaqin më në fund. një sjellje thuajse njerëzore, pa kufizimet fizike të ndërtimit të një roboti të vërtetë humanoid në botën reale. Me përparimet në AI, dhe veçanërisht në llogaritjen neuromorfike, e cila po përshpejton qasjen e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), ne mund të dëshmojmë një metaverse ku një AI nuk dallohet nga një njeri!

31 vjet nga Lëvizja Studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri

0

Sot, më 8 dhjetor, shënohet 31-vjetori i ditës kur në Qytetin Studenti nisën protestat kundër regjimit komunist, që çuan më pas në vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Një ndër kërkesat e para të studentëve ishte heqja e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës, por konteksti politik i kohës, rënia e murit të Berlinit dhe fundi i luftës së ftohtë, kërkonin ndryshime më të thella në Shqipëri.

Ishte data 8 dhjetor 1990 kur jo vetëm studentë e pedagogë të Universitetit të Tiranës, por dhe mijëra qytetarë, guxuan të shkelin mbi frikën e mbjellë nga regjimi dhe u bënë nismëtarë në një lëvizje që ndryshoi historinë e vendit, duke i dhënë fund një epoke të gjatë diktature.

Me thirrjen e njohur, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, të rinjtë studentë, kërkuan vendosjen e pluralizmit politik, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe integrimin në Evropë, duke hapur kështu një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë.

Dita Kombëtare e Rinisë, u shpall e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar e nderuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitit 1990, e cila ishte fillimi i fundit për regjimin komunist.

Tre shqiptarë arrestohen duke transportuar 1.5 ton drogë në Turqi, publikohen pamjet e tyre

0

Mediat turke kanë publikuar ditën e sotme lajmin se është sekuestruar një sasi e madhe droge e ardhur nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për rreth 1.5 ton drogë e llojit kannabis sattiva e ardhur nga Shqipëria dhe deri më tani mësohet se destinacioni fillestar ishte Turqia.

Mediat kanë konfirmuar se droga ka ardhur në rrugë detare edhe ishte fshehur në një zonë pyjore deri në mometin që do të niste transporti i saj fillestar. Deri më tani janë arrestuar 3 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 pistoleta. Fotot e personave të arrestuar janë publikuar në media po ditën e sotme të cilët shihen të shtrirë në tokë nga policia dhe të arrestuar gjithashtu.

Kosovë: Përhapet grip sezonal me simptoma të ngjashme me Covid-19

0

Gripi sezonal, i cili është përhapur ditëve të fundit, ka bërë që deri në 300 persona të kërkojnë trajtim brenda një dite vetëm në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, simptomat e këtij gripi janë ethe, temperaturë, kollitje e djersitje. Ata thonë se ky grip më së shumti po i prek fëmijët.

Për simptomat e gripit aktual në vend flasin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët si pasojë e gripit po u duhet t’ ua ndërpresin vijimin e mësimit fëmijëve të tyre.

“Kollitje temperaturë e plogështi’, tha një nënë për RTK-në.

“Fyti ka kohë që i është bllokuar”, tha një tjetër prind.

Simptoma të njëjta po u paraqiten edhe të rriturve.

Profesionistët shëndetësorë preferojnë që për gripin sezonal qytetarët të vaksinohen, të marrin vitamina dhe ushqime të shëndetshme si dhe të konsumojnë fruta e perime.

“Cak i sulmit në Gllogjan ishte shoferi, dy vrasjet tjera ndodhën aksidentalisht”

0

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë që për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan cak i sulmit ishte shoferi, kurse sipas tij, dy vrasjet tjera ndodhën aksidentalisht.Musliu ka thënë se në bazë të dëshmive, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit.“Pa marrë parasysh asnjë krim nuk mund të jetë i përkryer dhe i planifikuar në mënyrë të përkryer.

Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë nga mediat në vend të ngjarjes ose në ballinën e autobusit ku është xhami më i madh, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit, por i kanë ikur edhe dy plumba anash. Me ata dy plumba që është gjuajtur shoferi janë vrarë edhe dy të rinjtë tragjikisht. Në fotografi mund të shihni që rreth shoferit është një rreth koncentrik prej pesë plumbave dhe targeti primar i vrasësit ka qenë shoferi. Ne mund të flasim edhe për motivin e tij dhe të paragjykojmë, por derisa të gjindet vrasësi dhe të përcaktohet motivi, nuk mund të dimë pse janë vrarë këta njerëz në një vend të banuar”, ka thënë ai.

Musliu në Klan Kosova, ka thënë që bazuar në rrethanat – vrasësi e ka pasë edhe një ndihmës.“Për çudi, është mungesë e besimit ndoshta tek organet e policisë dhe ndjekjes. Askush nuk di asgjë që është e pamundur në një krim ose vrasje.

Vrasësi ose porositësi është gjithmonë afër. Nuk mund të jetë jashtë rrethit të parë të të vrarëve. Rrethi i parë është që është shumë afër atyre që janë vrarë, mund të jetë kojshi,kushëri, mik ose i njohur, por aty dikun është s’mund të jetë jashtë atij rrethi – dorasi ose porositësi”, ka thënë Musliu.Kujtojmë që rreth 2 javë më parë tre persona mbeten të vrarë, kur një autobus u godit me plumba të kallashnikovit. Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Kurti ka një kërkesë për kryetarin e Parlamentit Europian

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë, është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.Në këtë takim, Kurti u shpreh mirënjohës për rolin avokues dhe qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës, ku kërkoi që edhe më tej Parlamenti Evropian të vazhdojë thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse.

“Ai tha se i është mirënjohës rolit avokues dhe qëndrimit pozitiv të Parlamentit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe shprehu kërkesën që Parlamenti Evropian të vazhdojë edhe më tej thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Tutje, në këtë takim, Kurti bisedoi rreth reformave dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për përmbushjen e agjendës së reformave evropiane që e afrojnë Kosovën me BE-në.​“Në njërën anë, legjitimiteti dhe besueshmëria e lartë ndaj institucioneve dhe, në anën tjetër, ekzekutimi i Pakos së Ringjalljes së Ekonomisë ka ndikuar po ashtu në rritjen ekonomike në vend bashkë me rritjen e eksportit, investimeve direkte dhe të hyrave tatimore, veçoi kryeministri Kurti”, thuhet në komunikatë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort