Home Blog Page 3779

MPB bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

0

Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes gjatë festimit me mjete piroteknike dhe mjete tjera të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

MPB këshillon qytetarët që fishekzjarret dhe mjetet tjera piroteknike të përdoren vetëm nga të rriturit dhe këto mjete të u shiten vetëm personave të rritur. Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi i tyre lejohet prej datës 26 dhjetor deri me 2 janar.

Me qëllim të ruajtjes së qetësisë publike dhe mbrojtjes së kalimtarëve të rastit, përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, si dhe në mjetet e transportit të udhëtarëve.

Luten qytetarët që pas blerjes së mjeteve piroteknike, të sigurohen që këto mjete të mos dëmtohen dhe të vendosen në vende të sigurta larg fëmijëve, si dhe ti përdorin sipas udhëzimeve të përdorimit.

Ministria e Punëve të Brendshme i uron qytetarëve të Republikës së Kosovës festat e fundvitit, si dhe një vit të mbarë e më të mirë se ky që po lëmë pas.

Adriana Matoshi reagon për herë të parë pas operimit në tru: Fuqia e Zotit, lutjet e juaja dhe përkushtimi i mjekëve më rikthyen sërish në jetë

0

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, pak ditë më parë u bë e ditur se ka kryer me sukses operimin në tru.

Ajo gjatë kësaj kohe ishte duke u trajtuar në Shqipëri, teksa ditën e djeshme u kuptua se është liruar edhe nga spitali.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës sot ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Kadetët e FSK-së motivohen gjatë stërvitjeve me këngën “Besa-besë”

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar video gjatë stërvitjes së kadetëve të patrullës “Triumfi Dardan”, të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë video dëgjohet edhe kënga “Besa-besë”, këngë kjo e përdorur për motivim më së shumti nga Klubi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”.

“Patrulla “Triumfi Dardan” – sfidë krenarie për kadetët tanë”, shkruan Mehaj krahas pamjeve.

Për ta parë videon klikoni KËTU. /Telegrafi/

Kundërshtojnë masat anti-COVID-19, gastronomët paralajmërojnë protesta

0

Masat e anti-COVID-19 të vendosura së fundmi nga Qeveria e Kosovës ka ngritur sërish pakënaqësitë dhe ka rritur revoltën e gastronomëve.

Gastronomët po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, për çka thonë edhe se klubet e natës dhe sallat e dasmave janë mbyllur tash e sa kohë e po trajtohen si të burgosur. Meqë kërkesat e tyre nuk po realizohen, atëherë ata paralajmërojnë protesta.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca tha se duhet të bëhet ligj i ri që ndryshon politikat fiskale. Nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, atëherë ata së shpejti do të protestojnë.

Ai në një intervistë për KosovaPress tha se nga Qeveria e Kosovës është dashur një mbështetje më e madhe ndaj gastronomeve dhe bizneseve në përgjithësi pasi që kanë ishin të mbyllura po thua se për një vit.

“Nëse shohim që tre muaj kemi një gjendje epidemiologjike stabile, me procesin e vaksinimit, ani pse kemi filluar të fundit jemi të parët në rajon të cilët jemi në procesin e vaksinimit të shembull, kjo do të thotë nuk është shfrytëzua.

Nëse nuk ka pasur mundësi një mbështetje financiarë është dashur një mbështetje e liberalizimit të ekonomisë dhe funksionimit më të gjerë të gastronomisë në këtë rast, sepse po shohim që është shumë vështirë, sepse klubet e natës dhe sallat e dasmave, të cilat janë pjesë e domenit të gastronomisë, po mbahen. Nëse shohim në total për 19 muaj të mbyllura dhe po trajtohen si një i burgosur, të cilëve nuk u sigurohet as bukë as ujë. Do të thotë as gjërat elementare nuk janë siguruar nga ana e shtetit”, ka shtuar ai.

Vrainca ka potencuar se qeveria duhet të veprojë si trung e jo si degë e veçantë dhe se duhet t’i gjejë gjitha mundësitë që kur të ka mbyllje duhet të ketë edhe mbështetje financiare. Ai po thekson se duhet të bëhet një ligj i ri që ndryshon politikat fiskale që i lehtëson gastronomisë të bërit biznes.

“Nëse nuk munden pse nuk po i hapin, çfarë po mendojnë të bëjnë me këta dy sektorë, duan t’i shuajnë, është një situatë e jashtëzakonshme andaj edhe revolta e gastronomeve është rritur shumë, po i shohim të gjithë, ne pa përjashtim, Oda e Hotelierëve të Kosovës, është duke paralajmërua një lloj të protestës.

Ne jemi duke tentu me të gjithë grupet parlamentare, në të gjitha format me ministrin e Financave, me ministrinë e shëndetësisë sepse nga ekonomia duhet të funksionojë Qeveria si trung jo si degë të veçanta dhe duhet t’i invojlvojë të gjitha mundësitë për të lehtësuar nëse ka mbyllje nëse ka mbështetje financiare, duhet të bëhet një projektligj i ri, duhet të bëhet një ligj i ri që ndryshon politikat fiskale, që i lehtëson të bërit biznes të gastronomisë”, ka shtuar ai

Prej fillimit të pandemisë COVID-19, Vrainca thotë se mos ta kenë takuar asnjëherë të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

“Asnjëherë as në Qeverinë ‘Kurti 1’ as në Qeverinë ‘Kurti 2’, me kryeministrin Kurti nuk kemi pas takim vetëm njëherë kemi pas takim me ish kryeministrin Hoti, ku ka qenë para se të votohej ligji për rimëkëmbjen ekonomike atëherë i kemi dhënë edhe propozimet tona, kaloj 8% ajo ka qenë për tu përshëndet shumë sene të tjera kanë qenë për tu kritiku sepse ligji për ndarje buxhetore nuk i parashihte këto të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.

Ndërkohë që Vrainca ka përmendur tri masat mbështetëse dhe financiare që ka pas gastronomia në Qeverinë “Kurti 1”

Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që hynë në fuqi më 6 dhjetor kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga pra 05:00 deri në orën 23:00 të darkës, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30./kp/Telegrafi/

Ymeri: Thaçi ka bërë më së shumti për arsimin, Kurti le të na e rrit pagën 50%, krejt kemi me u bë me të

0

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, gjatë intervistës për “Përballje”, në Telegrafi.com, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ua ngrit pagat 50 për qind, ata do ta “simpatizojnë atë.

Sipas Ymerit, ish-kryeminisri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kontribuar më së shumti për sektorin e arsimit në Kosovë.

Ymeri: Kurti i quajti fashiste partitë PDK-AAK dhe përmendi takimin e SBASHK-ut në atë kohë me Kadri Veselin, Bujën dhe Hoxhajn
“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë anëtar i PDK-së. Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsim. Kur një kryeministër ia rrit punëtorëve të arsimit pagat njëherë 50%, pastaj edhe 25%, atëherë normalisht që udhëheqësit e sindikatës kanë me pas simpati”, tha Ymeri.

SBASHK – Qeverisë: Kur Kurti të jap dorëheqje nga kreu i LVV-së, atëherë kryetarët e sindikatave mund ta ndjekin shembullin e tij
Tutje tha se “Kryeministri Kurti le ta rrit rrogën 50%, krejt kemi me u bë me të”.

Ndërkaq Ymeri thotë se nuk e din ku janë mospajtimet mes sindikatave dhe Qeverisë pasi nuk ka pasur asnjë takim me ta. /Telegrafi/

Olaf Scholz kancelari i ri i Gjermanisë

0

Parlamenti i Gjermanisë e ka zgjedhur Olaf Scholzin si kancelarin e nëntë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, duke hapur një epokë të re për vendin më të populluar të Bashkimit Evropian pas mandatit 16-vjeçar të Angela Merkel.

Sipas AP News, përcjell Telegrafi, qeveria e Scholz-it merr detyrën me shpresa të mëdha për të modernizuar Gjermaninë dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, por përballet me sfidën e menjëhershme të trajtimit të fazës më të vështirë të vendit atë të pandemisë së coronavirusit.

Scholz fitoi mbështetjen e 395 ligjvënësve të mërkurën. Koalicioni i tij trepartiak ka 416 vende në dhomën e ulët të parlamentit me 736 vende.

Ai do të emërohet zyrtarisht si kancelar nga presidenti i Gjermanisë dhe do të betohet nga kryetari i parlamentit më vonë të mërkurën.

Qeveria e Scholz po formohet nga partia e tij Social Demokrate së bashku me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë. /Telegrafi/

Ndahet nga jeta, babai i heroit, Enver Zymberi

0

Ka vdekur Muharrem Zymberi, babai i heroit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht pas një aksioni në veri të Kosovës.

I ndjeri njoftohet të ketë vdekur mbrëmë.

Lajmin për vdekjen e Muharrem Zymberit e kanë ndarë të afërm dhe familjarë të tij.

“Te ALLAHUT jemi dhe te Ai do kthehemi mbramë ndrroj jetë Baba jon Muharrem Zymeri . E lus Zotin e madhërushem që të mëshiroj shpirtin e tij,e qofshë prej banorve të Xhenetit Firdeus”, kanë njoftuar familjarë të tij.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet gjatë ditës së nesërme, më 09.12.2021, me kohën e drekës, sipas njoftimeve të familjarëve.

I biri i tij Enver Zymberi ishte dekoruar me titullin “Hero i Kosovës”.

Më shumë nga interneti

Përgjegjësi për fjalën e dhënë !

0

Aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Elmedina Dorambari, ka kërkuar nga qeverisja e re komunale përmes një postimi në facebook, që të jetë e përgjegjshme për fjalën e dhënë gjatë fushatës rreth çështjes së transparencës komunale.

Postimi i plotë:

Shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare por edhe institucionet publike relevante kanë potencuar faktin e mungesës së theksuar të transparencës në komunën e Prizrenit.

Në secilin publikim, Prizreni nuk gjendej në top 10 – shin e komunave. Hapja e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve, dhe jo vendimmarrje në kafenetë e Prizrenit, publikimi në kohë reale të vendimeve të marra dhe jo një herë në gjashtë muaj, një zëdhënës në dispozicion 24 orë për median dhe publikun, përfshirja e qytetarëve në çdo fazë të hartimit dhe zbatimit të politikave, do të jenë garanci për të hyrë në garë dhe për t’u listuar në top 10 – shen e komunave për transparencë më të madhe.

Lidershipit të ri komunal nuk i kërkohet më tepër se sa zbatim të premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale, nuk i kërkohet me tepër se sa respektim dhe zbatim të legjislacionit për ofrimin e transparencës në nivel lokal. Fare e thjeshtë, të jetë përgjegjës për fjalën e dhënë dhe respektues i ligjit.

Ish pushteti nuk e ofruan, ndoshta jeni arsyeja pse fituat!

Ka përfunduar 67 herë në polici, 12 vjeçari shqiptar thyen rekorde për vepra penale

0

Ergysi, i moshës 12 vjeç kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate. Derisa të mbushë 14 vjeç, si shumë të mitur të tjerë që janë kthyer hajdutë, ai nuk mund të arrestohet.

Gjyqtari për të miturit Bedri Qorri thotë se fëmijët përherë e më shumë po vërehen si autorë ngjarjesh.

Deri më tani, sipas vendimeve të gjyqtarëve në të gjithë Shqipërinë gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge.

Top Channel ka transmetuar disa pamje ku duken tre fëmijë që vjedhin biçikletën e një zyrtari, grupe të miturish po shfaqen përditë e më shumë duke vjedhur me synimin për të fituar para për drogë.

Por ende nuk është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas kodit penal duhet të funksiononte. Gjykata këmbëngul se megjithë vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.

Arrestohet një person pasi rrahu nënën dhe gjyshin në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht gjyshin dhe nënën në Prizren.

Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa gjendet në arrati.

“Prizren 07.12.2021 – 16:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale në familje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat gjyshin dhe nënën e tij viktimat mashkull dhe femër kosovar. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort