Home Blog Page 3777

Në Klinikën e Kirurgjisë i hoqën pacientit një tumor me peshë 3.5 kilogramë

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është kryer një operacion i rrallë në Klinikën Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.

Ndërsa gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.

“Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

“Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë”.

“Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi”.

Gucati, Speciales: Më përpara kisha mendu të vdes pesë herë, sesa të rrjedhnin dosjet tuaja në zyret tona

0

Ka vazhduar sot procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë.

Zyrtari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ëshë acaruar ndaj panelit të pranishëm në këtë seancë, lidhur me rrjedhjen e dokumentacioneve, njofton Klankosova.tv.

”Më përpara kisha mendu të vdes pesë herë, sesa të dalin këto dokumentacione tuaja, e të vinë në zyre tona. Këto kush i ka bo për me na qit neve në lajthitje, e dini më mirë se ne. Unë kam qenë aty, dhe kam thirr konferencën por nuk kam shpërnda. Nëse kanë ardhë në Prishtinë nga Holanda, atëherë shpërndarja ka ndodhë nga ju, jo nga ne”.

”Nuk iu kemi thënë merrni, por ua kemi lënë në tavolinë ‘’ja ku i keni’’, askënd s’e kam detyru asnjë gazetari s’i kam thënë merrni. Pas konferencës së parë e kemi marrë Tomë Gashin avokat”.

Mes tjerash Gucati ka mohuar se në intervistat e dhëna të Nasim Haradinajt, është thënë diçka kundër tyre.

”Nasimi nuk është në moshën 15 vjeçare, ai nuk është fëmijë. Nasimi ka dhënë intervista të shumta, edhe unë gjithashtu. Është mirë të na jepni datat në cilin vend, në cilin television apo portal. Është mirë të na përkujtoni, të na tregoni. Unë po kuptoj por s’mund të flas përmendësh, se mund të gaboj. Por, me sa e di, nuk kam dëgju, aty sa kam mund me përcjellë. Unë nuk kam kohë të ndjek para ekranit televiziv të gjitha debatet”.

Kurti e falënderon Merkel, në gjermanisht e uron kancelarin e ri

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, për punën dhe shërbimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë. Si dhe urojmë një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres me padurim të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor,” ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti në gjermanisht i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri “Herzliche Glückëünsche Kanzler” apo në shqipe “Urime kancelar”.

https://twitter.com/albinkurti/status/1468574216614297610?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1468574216614297610%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fkurti-e-falenderon-merkel-ne-gjermanisht-e-uron-kancelarin-e-ri%2F

 

Të hënën seanca e radhës, do të diskutohet për Ligjin e Pagave

0

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën nga ora 11:00, ku ndër pika të tjera të rendit të ditës do të jetë edhe diskutimi për Ligjin e Pagave.

Kështu u mor vendim gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 13 dhjetor.

“Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00”, tha Tahiri para medieve.

Ndërkaq, shefi i GP, të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh i kënaqur se gjatë kësaj seance do të diskutohet për Ligjin e Pagave në sektorin privat.

“Në këtë seancë do të diskutohet një çështje shumë e rëndësishme, atë të Pagave në sektorin publik. Mendoj që ky debat po vjen në kohë të duhur, para miratimit të buxhetit që do të ndodh më 22 dhjetor dhe shpresojmë që ky debat përmes një rezolute që ne do ta ngrisim përmes amandamentit që ne kemi bërë për pagat në sektorin publik, të realizohet dhe me 22 të buxhetohet Ligji i Pagave, në mënyrë që më së largu deri më 1 mars të hyjë në funksion Ligji që rregullon pagat në sektorin publik”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Pfizer thotë se doza përforcuese e vaksinës kundër COVID-19 mund të ofrojë mbrojtje kundër Omicronit

0

Pfizer tha të mërkurën se një dozë përforcuese e vaksinës së saj kundër COVID-19 mund të mbrojë kundër variantit të ri Omicron edhe pse dy dozat fillestare duken dukshëm më pak efektive.

Sipas AP News, përcjell Telegrafi, Pfizer dhe partneri i saj BioNTech thanë se testet laboratorike treguan se një dozë përforcuese u rrit me 25 herë në nivelin e të ashtuquajturave antitrupa neutralizues kundër Omicron.

Pfizer i publikoi të dhënat paraprake laboratorike në një njoftim për shtyp dhe ende nuk ende nuk iu janë nënshtruar rishikimeve shkencore. Kompanitë tashmë po punojnë për një vaksinë specifike për Omicron në rast se është e nevojshme.

Shkencëtarët kanë spekuluar kërcimi i lartë i antitrupave që vjen nga doza e tretë e një vaksine kundër COVID-19 mund të jetë i mjaftueshëm për të kundërshtuar çdo ulje të efektivitetit. /Telegrafi/

10 raste me COVID-19 sot në Kosovë

0
08 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 319.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Gjendet një veturë e braktisur në Ortakoll, brenda kishte elemente kriminale

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 04 tetor 2021, në rrugën “Saranda”-Prizren, policia kishte pranuar informacion për një automjet të dyshimtë i cili gjendej në lagjen “Ortakoll”. Njësitë policorë duke vepruar menjëherë gjeten se automjeti ishte i braktisur dhe mbante targa të falsifikuara, pasi nuk i kishte të njëjta.
Në lidhje më këtë, në vendin e ngjarjes kishin dalë hetuesit dhe njësia e forenzikës, mirëpo
pasi automjeti ishte i mbyllur, por duke pasur dyshime se mund të jetë i involvuar në ndonjë
vepër penale i njëjti u sekuestrua përkohësisht.

Pasi policia informoj prokuronin në lidhje me ngjarjen, sot me datë 08 dhjetor 2021, pas
pranimit të urdhëresës për kontrolle nga prokurori i Shtetit, pasi deri më tani nuk ishte paraqitur
pronari apo poseduesit e këtij automjeti, në brendësi të tij policia gjeti elemente të dyshimta qe
mund të jenë përdorur ne raste kriminale si:
1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator
13- fishek kalibër i panjohur,
1-maskë e zezë,
2-targa me numër të ndryshme të automjetit
1-shufër metalike
Disa elemente si boca plastike të zbrazëta, Rroba sportive etj.
Gjatë kontrollit të automjetit WV Pasat policia gjeti elemente të dyshimta, ku dyshohet se kishte ndërhyrje në automjet në disa pjesë për çka hetuesit do të zhvillojnë hetime të mëtutjeshme. Për të gjitha këto u informua prokuroi i Shtetit, i cili udhëzoj që rasti të hetohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”. Rasti është nën hetime, policia po punon për identifikim e personit apo personave të dyshimtë për braktisje të automjetit me gjetjen e elementeve kriminale, thuhet në njoftim

Policia gjermane bastis disa kompani shkaku i punëtorëve të huaj ilegalë

0

Policia gjermane bastisi shtëpi dhe biznese dhe arrestoi disa persona, në 12 rajone, të martën si pjesë e një hetimi për punëtorët e angazhuar në mënyrë të paligjshme për t’u shfrytëzuar në industrinë e logjistikës.

Në qendër të hetimit është një bandë e dyshuar për themelimin dhe përdorimin e një rrjeti të kompanive në Gjermani dhe jashtë saj për të dërguar shtetas të vendeve jashtë BE-së në mënyrë të paligjshme si punëtorë të përkohshëm për kompani të mëdha të logjistikës, tha policia federale, shkruan Reuters.

Policia bëri disa arrestime në Berlin, Brandenburg, Bremen dhe Saksoni të Ulët, thanë autoritetet, duke shtuar se kanë planifikuar që të konfiskojnë asete me vlerën e miliona eurove. Nuk është e qartë se cilat kompani kanë qenë cak i hetimit.

Kompanitë kryesore në sektorin e logjistikës në Gjermani, “Amazon” dhe “Deutsche Post”, nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.

Policia federale, prokurorët publikë të Berlinit dhe zyra e doganave pritet që gjatë ditës të mbajnë një konferencë për gazetarë rreth rezultateve të bastisjeve. /GazetaSinjali/

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

0

Bazuar në trendin aktual të infektimeve me koronavirus në vendin tonë si dhe festat e fundvitit, komunat dhe bizneset e shohin të nevojshme lehtësimin e masave kufizuese kundër COVID-19. Po kërkohet që të hiqet ora policore dhe maskat në ambient të hapur, si dhe lehtësime për bizneset.

U bën muaj që në vendin tonë ka një numër të vogël të rasteve të infektimit me koronavirus.

Marrë parasysh gjendjen e tanishme me Covid-19, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që për festat e fundvitit të ketë heqje të orës policore si dhe të maskave në ambient të hapur.

Lirim të masave në kohë feste po kërkon edhe Shoqata e Turizmit Malor, shkruan RTV21.

“Kjo fushë është shumë e ndjeshme dhe janë festat e fundvitit dhe janë pushimet e fëmijëve dhe qeveria s’i ka nda gjëra siç duhet”.

“Hoteleria ka dy vjet që është e diskriminuar”.

Në ASK thonë se institucionet duhet të bëjnë më shumë në rritjen e numrit të të vaksinuarve.

Një ditë më parë hynë në fuqi masat e reja kufizuese kundër covid-19 të cilat hasën në kundërshtimin e bizneseve.

Gastronomët kërkojnë që të punojnë pa masa kufizuese deri në janar

0

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia mundësojë këtij sektori që të punojnë pa masa kufizuese edhe këto ditët e mbetura të dhjetorit, kur janë festat dhe bashkatdhetarët kthehen në vendlindje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, nëse hapja bëhet në janar ose në shkurt do të jetë e kotë.

“Kërkoj që së paku për këto 3 javë të punojmë, kur edhe mundemi ne, por edhe shteti me përfitu sepse nëse na lironi me punu në janar ose shkurt gjithçka është e kotë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Kllokoqi vlerëson se kushtet për hapje tani janë shumë më të mira sesa gjatë stinës së verës, kur nuk kishte masa dhe kur numri i të vaksinuarve ishte shumë më i vogël.

Ai kërkoi nga Qeveria që të mundësojë edhe hapjen e klubeve të natës dhe sallave të dasmave.

“Tani me vaksinim edhe frekuentimi i klubeve të natës/dasmave është 70% ma i ulët se verës, thjesht nga kjo po kërkoj me punu edhe sektori i vetëm që është i mbyllur (klubet e natës dhe vendet për ahengje) me dëshmi të vaksinimit sikurse gjithë bota që po punon”, shkroi Kllokoqi.

“Subvencionim jo, me punu jo, dikah po duhet me ja majtë edhe na… Me na lon mbyll nuk o zgjidhje! Nuk ishte menaxhim! Mos këqyrni veç bardh e zi. Hajde gjejmë zgjidhje.”/GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort