Home Blog Page 3775

Gastronomët protestojnë më 15 dhjetor

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë për datën 15 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare kundër përhapjes së pandemisë me koronavirus.

Në një publikim në Facebook, gastronomet thonë se protesta do të mbahet në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”.

“Jemi duke duruar që 19 muaj duke i mbajtur mbyllë Klubet e Natës e Sallat e Dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restoranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit. Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosur e as bukë s’po na japin. Po i thërrasim e s’po na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë. Që tre muaj jemi të shëruar e të vaksinuar, e kjo Qeveri po na mbajnë të izoluar. Po na shkatërrojnë ekonominë, e po na e rrisin varfërinë! BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhur fundi! Ju ftojmë t’i bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelerisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj!”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

MPB nis lëshimin e letërnjoftimave

0

Pritjes për pajisje me letërnjoftim duket si i erdhi fundi. Ky lajm i mirë nga Ministria e Punëve të Brendshme për qytetarët e Kosovës erdhi gjatë ditës së sotme.

Ata kanë pranuar mesazhe në telefonin e tyre se letërnjoftimi është gati dhe se mund të shkojnë ta marrin në qendrën e aplikimit, raporton Indeksonline.

Rreth kësaj, Indeksonline gjatë ditës ka dërguar pyetje në email të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë që kohëve të fundit ka pasur mungesë së materialit për letërnjoftime.

Por se, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla ka deklaruar se deri në fund të vitit pritet të normalizohet pajisja e qytetarëve me letërnjoftime.

Mjet shpërthyes në Merdare, pika kufitare mbyllet përkohësisht

0

Për shkak të një mjeti shpërthyes është mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdare.

Burimet e Klankosova.tv njoftojnë se mjeti është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga KFOR-i.

Pasi ka përfunduar shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshimtë rruga është hapur sërish për qarkullim.

Këto janë kompanitë e kriminelëve serbë që SHBA u vendosi sanksione

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione duke i futur në Listë të Zezë kriminelët serbë të veriut, përfshirë krerët e bandave kriminale si dhe anëtarët e tyre.

Përveq individëve, SHBA-të kanë vendosur sanksione edhe ndaj kompanive të cilat janë në pronësi apo të lidhura me personat të cilët janë futur në listën e sanksioneve.

Kësisoj, kompanitë që u sanksionuan dhe kanë lidhur me Veselinoviqin janë:

Inkop DOO Cuprija (Inkop), me bazë në Serbi.

Civija Komerc, me bazë në Serbi.

S.Z.T.R. Prizma B.I., me bazë në Kosovë.

Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A., me bazë në Kosovë.

Kompanitë që kanë lidhje me INKOP-in e lartërpërmendur:

Betonjerka DOO Aleksinac, me bazë në Serbi.

Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd, me bazë në Serbi.

Novi Pazar-Put D.O.O. Novi Pazar, me bazë në Serbi.

Kompanitë që lidhen me Zharko Veselinoviqin:

Zarko Veselinovic B.I., S.T.R. Kristal, me bazë në Kosovë.

Nautikacentar D. O. O. më bazë në Kroaci.

Kompanitë e lidhura me Radulo Steviq, anëtar i bandës që është në listë të zezë:

DOO Rad 028 Zvecan, me bazë në Serbi.

Radule Stevic B.I., P.T.P. Rad, me bazë në Kosovë.

Rad D.O.O., me bazë në Kosovë.

Kompanitë e lidhura me Sinisa Nedeljkoviq, anëtar i Bandës që është future në listë të zezë:

Markom Metal Commerce DOO Zvecan, me bazë në Kosovë.

Metal-Robna Kuca, me bazë në Serbi.

Sinisa Nedeljkovic B.I., P.T.P. Metal, me bazë në Kosovë.

P.P.Robna Kuca Metal B.I., me bazë në Kosovë.

Farma Izvori B.I., me bazë në Kosovë.

Robna Kuca Metal D.O.O., me bazë në Kosovë.

Sinisa Nedeljkovic I.B., me bazë në Kosovë.

Kompani tjera:

DOO MM Kom Inter Blue Donji Jasenovik, me bazë në Serbi.

P.P. Babudovac B.I., me bazë në Kosovë.

DOO Babudovac Brnjak, me bazë në Serbi.

Garac Inzenjering OOD, me bazë në Bullgari.

Radovan Radic B.I., P.P. Eu Rr Gradnja, me bazë në Kosovë.

Osmani mirëpret vendimin e SHBA-së për sanksione ndaj grupit të Veselinoviçit

0

SHBA-ja, ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit për krim të organizuar në veri të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur vendimin e SHBA-së, duke thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë ngusht me Amerikën.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar në veri të Kosovës”.

“Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me 🇺🇸 për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, tha Osmani në Twitter.

Ndryshe, Përveç Zvonko Veselinoviçit në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.

Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.

Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

Qytetarët mirëpresin vendimin për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

0

Nga dita e nesërme në Kosovë do të nisë dhënia e dozës përforcuese dhe asaj të tretë të vaksinës kundër COVID-19. Ekspertët shëndetësorë konsiderojnë dhënia e këtyre dy lloj dozave vjen në momentin e duhur pasi që studimet kanë treguar se ato e rrisin deri në 40 herë nivelin e antitrupave neutralizues. Por, edhe qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim dhe thonë se posa të njoftohen nga Ministria e Shëndetësisë për termin ata nuk do të hezitojnë por do e marrin qoftë dozën përforcuese apo edhe të tretën.

Dozën përforcuese do të mund ta marrin personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë, ndërsa dozën e tretë do e marrin të gjithë qytetarët ata që kanë marrë që të dy dozat e vaksinës, por që kanë imunitet të dobët apo kanë ndonjë sëmundje shoqëruese. Qytetarët pritet të njoftohen për datën e vaksinimit përmes mesazheve telefonike, e-mailit dhe njoftimeve publike.

Internisti Driton Vela e konsideron si moment të duhur vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të nisur administrimin e dozës përforcuese të vaksinës anti-COVID, pasi po afrohet limiti 6-mujor të atyre që ndër të parët janë vaksinuar me të dy dozat e që kanë qenë kryesisht profesionistët shëndetësorë e që tek të njëjtit pritet të bie efikasiteti i vaksinave të para.

Vela thotë se është shumë e rëndësishme të merren këto doza duke marrë parasysh edhe përhapjen e variantit të ri Omicron në shumë vende të botës.

“Doza përforcuese është shumë e rëndësishme për disa arsye, e para në kuadër të valës Delta e dimë që me kalimin e kohës bie efikasiteti i vaksinave sidomos ndaj infeksionit me variantin Delta, tash kur ia shton kësaj edhe shfaqjen e variantit të ri që po përhapet në Evropë dhe me gjasë do arrijë edhe në Kosovë nëse nuk ka arritur tanimë, atëherë shtohet edhe më shumë nevoja që ta marrin edhe dozën e tretë sepse studimet kanë treguar se doza e tretë e rrit 25 deri 40 herë nivelin e antitrupave neutralizues”, theksoi Vela.

Eksperti shëndetësor, Driton Vela thotë se ndoshta vendimi për dhënien e dozës përforcuese dhe asaj të tretë është dashur të merrej edhe më herët me qëllim që qytetarët të ishin më të përgatitur në përballjen me variantet e reja të koronavirusit.

Sipas tij, edhe tek doza përforcuese dhe tek ajo e tretë lejohet çdo lloj kombinimi i vaksinave.

“Ndoshta është dashur edhe më herët të merret ky vendim në mënyrë që të jemi të përgatitur për variantet e reja të cilët edhe ashtu janë pritur se do të shfaqen, në disa vende veçse për shkak të varantit të ri Omicron është shkurtuar periudha kohore e cila kërkohet që të kalojë para se ta marrësh dozën përforcuese për shkak të frikës që ky variant përhapet shumë më shpejt dhe më e rëndësishmja për shkak të dëshmive objektive se ky variant shkakton rënie të sasisë të antitrupave neutralizues”, vijoi internisti Vela.

Ndërsa, edhe qytetarët e Kosovës shprehën të gatshëm për ta marr dozën përforcuese apo të tretën.

Nazmi Berisha thotë se do të vaksinohet edhe një herë dhe këtë vendim e sheh si të qëlluar.

“Vendimi është shumë i mirë, është i qëlluar të dy vaksinat i kam marr edhe virusin e kam kaluar vitin e kaluar dhe bëj apel tek të gjithë të vaksinohen. […]Sigurisht që po do e marr […] Kjo është në interesin tonë po e shohim se çka po ndodh në botë, shumë shtete më të fuqishme se ne edhe ekonomikisht, edhe në pikëpamje të tjera, ata po i marrin pse ne mos me i marr”, tha ai.

Edhe profesori universitar, Sabri Kadriu beson që doza e tretë është e domosdoshme për t’u marrë me qëllim të luftimit të COVID-19.

“Unë mendoj se është diçka mirë, ka shumë gjëra të tjera të këqija por sa i përket shëndetësisë mendoj se vendimi janë që janë analizuar nga dikush dhe asnjë shtet nuk do që popullin e vetë ta asgjësojë. Prandaj, kam besim, dy i kam marr do e marr edhe tretën”, theksoi Kadriu.

Në fund të marsit Kosova ka nisur administrimin e dozave të para të vaksinës anti-COVID. Në atë kohë të parët që u imunizuan karshi COVID-19 ishin profesionistët shëndetësorë. Ata u vaksinuan me llojin e vaksinave AstraZenenca të cilat ishin donacion për Kosovën nga COVAX.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës anti-COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 767 mijë e 742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID-19.

Mbi 44 mijë euro për çizme dhe këpucë për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

0

Stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës është furnizuar me çizme dhe këpucë.

Kontrata për këtë furnizim kap shumën e mbi 44 mijë eurove, raporton Indeksonline.

Kontrata iu dha operatorit ekonomik “Solid SH.P.K” nga Komuna e Suharekës.

Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ishte 45 mijë euro, por kriter kryesor ishte çmimi më i ulët.

Kompania e lartëpërmendur fitoi këtë tender me vlerë prej 44,315 euro.

1000 specializantë në Kosovë janë pa pagesë

0

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka thënë se 1000 specializantë, nga 1427 sa janë në Kosovë, nuk paguhen për punën që kryejnë si mjekë.

Sejdiu ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së, se këta 1000 specializantë janë me subvencione dy ose tremujorshe dhe në mëshirën e Qeverisë.

“Sot doli shifra e saktë, statistika e saktë ishte se janë 1427 specializantë në tërësi, ndër ta vetëm 427 janë me pagesë, 1000 të tjerë janë me subvencione dy-mujorshe, tre-mujorshe, në të vërtetë janë janë në mëshirë të Qeverisë a ka të holla apo jo. Prandaj e kemi ngritur zërin se ai proces është komplet i degraduar dhe pa asnjë planifikim. Ky 1000 janë futur nga ish-Qeveria në lajthitje dhe kanë mbetur në rrugë, një pjesë e tyre janë të martuar, kanë fëmijë, me çka të jetojnë ata. Viktimat janë ata që kanë pritur për shumë vite për specializim, janë vënë në lajthitje dhe tani kanë mbetur në rrugë”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, dëshpërimi i parë ka qenë pritja e gjatë për specializim, i dyti që specializanti e ka marrë specializimin dhe nuk ka pagesë, dhe e treta çështja se ku do të punësohet ai.

Ai ka shtuar se problemi kryesor në Kosovë është çështja e Ligjit të Pagave.

“Problemi kryesore tek ne është çështja e ligjit, pasi Ligji i pagave, sidomos ajo pjesa e shëndetësisë, ka qenë me bazë të mirë që të vazhdohet tutje me atë Ligj. Ligji është dashur të procedohet më shpejtë. Nuk ka qenë mjaftueshëm as ai ligj, mirëpo ne si Odë kemi arritur në një konsensus se ajo është fuqia financiare momentale e Kosovës. Ne kemi kërkuar që Ligji të zbatohet në përpikëri. Me këto shtrenjtime të jetës, një mjek me 600 euro nuk ka asnjë stimulim më të vogël. Këto janë kërkesa që kanë filluar tash e dy vite, mirëpo gjatë gjithë kohës së pandemisë, nuk di një organizatë profesionale që e kanë kërcënuar qeverinë në kohën e pandemisë se nuk do të punojmë nëse nuk do të na paguani. Në asnjë mënyrë nuk kemi ngritur zërin se janë pak, ne kemi vazhduar punën”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se sistemi shëndetësor do të bie në kolaps, duke përmendur se për 10 vitet e ardhshme, prej vitit 2022 do të dalin në pension 1300 mjekë, ndërkohë që sipas tij, një pjesë e madhe po kalojnë edhe në sektorin privat të shëndetësisë.

Kosova shpreh vullnetin për angazhim në operacione të NATO-s

0

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka pritur në takim shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, shoqëruar nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter.

Syla shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e ekipit të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke shprehur besimin se ky kontribut do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.

Gjithashtu, ai u shpreh mirënjohjes për rolin dhe angazhimin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit shumë të rëndësishëm edhe në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, krahas bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me FSK-në.

“Synimi ynë shtetëror është anëtarësimi në NATO dhe për këtë qëllim të gjitha angazhimet tona në politikëbërje dhe vendimmarrje janë të orientuara në këtë drejtim”, tha ndër të tjera zëvendësministri Syla, duke theksuar vullnetin e plotë të angazhimit në operacione të NATO-s, në të mirë të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale.

Ndërkaq, Viehe, tha se ndjehet e kënaqur për vizitën e parë në Kosovë dhe progresin e arritur të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, ajo vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me NALT-in dhe KFOR-in, duke besuar se ky bashkëpunim produktiv të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Rëndohet gjendja me pandeminë në Gjermani

0

Gjermania regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve ditore nga coronavirusi që nga muaji shkurt teksa lufton për të vënë nën kontroll një valë të katërt të pandemisë.

Gjithsej 69,601 infeksione të reja u raportuan gjersa 527 njerëz të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit, sipas Institutit Robert Koch (RKI), qendra kombëtare e sëmundjeve dhe kontrollit.

Kjo shënoi numrin më të lartë ditor të vdekjeve që nga 18 shkurti, kur pati 534 vdekje brenda një dite, raporton cnn.

Shkalla e indencës shtatëditore në Gjermani ra paksa, por mbetet e lartë në 427 për 100 mijë banorë.

Vendi ka regjistruar 104,047 vdekje shkaku i virusit që prej shpërthimit të pandemisë.

Ndryshe, Gjermania gjatë ditës së sotme është bërë me kancelar të ri, Olaf Scholtz, i cili prioritetet e ka luftimin e pandemisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort