Home Blog Page 3774

Zelanda e Re, ndalon cigaret për personat e lindur pas vitit 2008

0

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e cigareve për te gjithë të lindurit pas vitit 2008, në një përpjekje për të hequr përfundimisht duhanin.

Ata që kanë lindur pas vitit nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

Ky shtet ka vendosur që  të arrijë një objektiv për të reduktuar shkallën kombëtare të pirjes së duhanit në 5 për qind deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar përfundimisht atë krejtësisht, shkruan BBC.

Rreth 13 për qind e të rriturve në Zelandën e Re aktualisht konsumojnë duhan, nga 18 për qind rreth një dekadë më parë.

Qeveria atje po ashtu ka planifikuar kontrolle të mëdha, duke përfshirë kufizimin e ndjeshëm të vendit ku mund të shiten cigaret për t’i hequr ato nga supermarketet dhe kioskat.

Po ashtu edhe numri i dyqaneve të autorizuara për të shitur cigare do të reduktohet në mënyrë drastike në nën 500 nga rreth 8 mijë sa janë sot.

Qindra mjekë i ikën Kosovës vetëm për 1 vit

0

Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Dijon Musliu, ka thënë se nga Kosova këtë vit kanë ikur mbi 130 mjekë.

Ai, në në Klan Kosova, ka deklaruar se të gjithë këta kanë shkuar për të punuar jashtë vendit dhe se nuk kanë mundur më të presin për shkak të kushteve të vështira financiare që i kishin.

“Kosova e ka një krizë nuk është adresuar asnjëherë deri tani në kohë adekuate, vetën këtë vit kanë ikur mbi 130 mjekë, nga hulumtimet që kemi bërë ne në proces për të lëshuar vendin janë edhe 170 mjek”.

“Të gjithë këta që kanë ikur dhe që mendojnë të ikin, moshën mesatare e kanë 30-vjeç. Këta janë mjek që më nuk kanë mundur të preson me këto kushte financiare që i kemi”.

“Trendi i ikjes është duke u rritur, ne kemi kërkuar edukim të mirëfilltë specialistik dhe kompensim financiar për shkak të punës që kemi bërë, ta specifikojë se një orë e specializantit është e njëjtë me një orë të punës të një mjeku të rregullt,” ka thënë Musliu.

Dyshohet edhe në një mutacion i ri të variantit Omicron

0
An ambulance health care worker of the Mendrisiotto Ambulance Service is puting on his mask and protection gear to practice for an Coronavirus emergency in Mendrision, Switzerland, Wednesday, February 26, 2020. A first case of the Covid-19 outbreak was reported in Southern Switzerland February 25. Officials are taking various measures to prevent the spreading of the virus. (KEYSTONE/Ti-Press/Elia Bianchi)

Një burrë nga Afrika e Jugut, që doli pozitiv me variantin Omicron, u zbulua se ka një version gjenetikisht ndryshe të virusit.
Australia ka raportuar një version të ri të variantit Omicron të koronavirusit, vetëm pak javë pasi varianti i ri u zbulua në Afrikën Jugore.

Një burrë nga Afrika e Jugut, që doli pozitiv me variantin Omicron, u zbulua se ka një version gjenetikisht ndryshe të virusit. Ai tash për tash është duke qëndruar i izoluar në një hotel të shndërruar në qendër karantinimi në qytetin Brisbane.

Ministrja rajonale e Shëndetësisë e rajonit Queensland, Yvette D’Ath, konfirmoi se ky rast nënkupton që varianti Omicron tani ka dy vija të prejardhjes, të klasifikuara nga komuniteti ndërkombëtar.

Mutacioni i ri i variantit Omicron nuk e ka njërën nga gjenet që përdoren për ta identifikuar variantin, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo nënkupton se mënyra e shpejtë për ta identifikuar atë mund të mos jetë më e qasshme për t’u përdorur, shkruan Express UK.

Peter Collignon, mikrobiolog në Universitetin Kombëtar të Australisë, i tha gazetës “The Guardian”: “Nëse gjenet janë fshirë dhe nëse ka një vijë të re të prejardhjes, ku gjeni nuk është fshirë, mund të mos mendoni se është Omicron, kur në të vërtetë është”.

Ai shtoi se nën-vija e re e prejardhjes nuk paraqet variant të ri, sepse nuk është mjaftueshëm ndryshe sa i përket strukturës gjenetike. “Nuk mendoj se mund ta quani variant të ri”, tha Collignon.

Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli variant shqetësues variantin Omicron, që fillimisht u vërejt në Afrikën Jugore. Prej asaj date, varianti është regjistruar në shumë shtete.

Këto zona të Suharekës sot do të mbesin pa energji elektrike

0

KEDS ka njoftuar se në disa qytete sot nuk do të ketë rrymë. Kjo për shkak të punimeve në rrjet që janë planifikuar nga KEDS.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
TS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Reshtani (Kodi:32000017) prej orës 10:00 – 15:00

Vendet: rrugët: 560 Brigada 123 (një pjesë), 561 Skënderbeu, 562 Milot Kryeziu, 563 Nëna Terezë (një pjesë), 570 Mulla Nura (një pjesë), 571 Garibaldi, 573 Kenan Halimi, 574 Zekë Bajraktari (një pjesë), 575 Xhavit Bajraktari (një pjesë), 597 Migjeni, Skënderbeu si dhe pjesë e Reshtanit dhe Therandës.

Arsyeja: Revizion në LP 10kV, ndërrimi/ përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Sot fillohet me dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës anti-Covid në Kosovë

0

Nga sot, në vend do të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur dje Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë”, thuhet në njoftim.

Tutje, MSH’ja ka sqaruar se doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë dhe se kjo dozë jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kurse, doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Kjo dozë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë..
“Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

MSh vendos për dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Prishtinë, 8 dhjetor 2021

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike.

Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19.

#Vaksinohu, mbroje veten dhe të tjerët!

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

0

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ish-kandidatin e VV-së, Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij.

Rama ka marrë të martën zyrtarisht postin e kryetarit, por ende nuk ka konfirmuar drejtorët. Ai në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se do të ndërtojë një ekip profesionistësh dhe jo ekip politik. Ai ka thënë se ka 7 ditë që ka thirrur Vitinë në takim. Ai ka thënë se oferta e tij është e sinqertë.

“100% e sinqertë. E kam thënë edhe gjatë kampanjës. E thashë edhe dje. Ideja është që të krijojmë një ekip profesioniste me njerëz profesional që mund të dërgojnë çështjet përpara. Kjo është ekip profesionale jo politike. Punët që na presin duhet të jenë të shtyra nga njerëz profesionistë”, ka thënë Rama

“I kam kërkuar që të takohemi dhe të bëjmë bisedë por nuk kam marrë përgjigje. Para 7 ditëve. I kam kërkuar takim që të bisedoj se a ka ekip që mund të kryejnë punën në aspektin profesional dhe menaxherial. Duke marrë parasysh edhe zotin Vitia që të drejtojë drejtoratin e Shëndetësisë”, shtoi ai.

Vranët dhe riga shiu sot në Prizren

0

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët e me riga lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Gjatë fundjavës vikendit sërish priten reshje. /

Policia e Kosovës konfiskon mbi 213 mijë euro për 11 muaj

0

Mbi 213 mijë euro janë konfiskuar nga Policia e Kosovës për 11 muaj.

Kështu thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga PK, teksa njoftojnë që konfiskimi është bërë nga muaji janar deri në nëntor 2021.

Saktësisht, PK gjatë kësaj periudhe kohore ka konfiskuar 213,074.7 euro.

Brenda kësaj kohe, janë konfiskuar edhe 13,700 lekë.

Po ashtu, Policia njofton se janë konfiskuar edhe 7,050 para të tjera.

Këto të holla janë konfiskuar për arsye të ndryshme.

Vuçiq: Do të hetohet nëse ka akuza serioze ndaj Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Presidenti i Serbisë ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Në një konferencë për media, Vuçiq tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se druan “që një dokument të këtillë do të mund të pranojë edhe për disa njerëz në funksione shumë më të larta në rajon”.

“Atëherë a do të reagojmë ashtu? Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka” tha Vuçiq.

Vuçiq njëkohësisht mohoi që Partia Përparimtare Serbe (SNS), në krye të së cilës është, ka marrë para nga, Zvonko Vesellinoviq.

“Asnjë dinarë nuk na ka dhënë, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëheqi ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësimit. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo para tjera”, përfundoi Vuçiq.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore serbë në Kosovë, MIllan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Pas SHBA-së, edhe presidentja Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

0

Presidentja Vjosa Osmani do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.

Bekim Kupina, këshilltar për media nga presidenca, tha për Klankosova.tv se vendimi i Osmanit vjen pas bojkotimit nga ana e shteteve tjera demokratike, si SHBA, Australi dhe Britani e Madhe.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”, ka thënë Bekim Kupina.

“Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por se Presidentja e Kosovës do t’i bojktojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin”, shtoi tutje Kupina.

Vendimet për bojkotim nga ana e shteteve të mëdha vijnë pas thirrjeve nga popullatat e tyre, me arsyetimin se autoritetet kineze po vazhdojnë keq-trajtimin ndaj myslimanëve ujgurë, si dhe shtresave tjera të popullsisë.

Ndryshe, Osmani mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore të mbajtura në Tokio.

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” nga atletë në disa disiplina.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort