Home Blog Page 3773

Mërgimtari, bursist për Shkenca Inxhinierike në Universitetin e Oxfordit

0

Të rinjtë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune e studime nga universitetet më të mira në botë, transmeton albinfo.ch.

Arritjeve të shqiptarëve, pa dyshim i shtohet edhe Uljad Berdica, një student brilant, i suksesshëm në fushën e Matematikës dhe Shkencave Inxhinierike.

Ai ishte fitues i olimpiadave të dikurshme të matematikës në Shqipëri, studenti i rezultateve të shkëlqyera në Universitetin në New York, USA, ndërsa nga viti i ardhshëm do të jetë doktorant në Oxford University, Londër Angli, transmeton tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se nga të gjithë studentët më brilantë në botë, vetëm 0.7 për qind prej tyre arrijnë të përfitojnë bursën “Rhodes”, e cila akordohet që prej vitit 1902 për studime pasuniversitare në universitetin e Oxfordit. E ndër këto gjini dhe studentë brilantë është fitues për vitin 2022 edhe Uljad Berdica.

Më poshtë ju sjellim postimin e tij të plotë

“Mendoj se ky është një moment kaq i rëndësishëm në jetën time, saqë ia vlen një postim një herë në disa vite. Jam i lumtur të njoftoj se më është dhënë #RhodesScholarship nga zona elektorale e Emirateve të Bashkuara Arabe. Unë do t’i bashkohem Universitetit të Oksfordit në vjeshtën e vitit 2022 me synimin për të ndjekur një doktoraturë (DPhil) në Shkencën Inxhinierike.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës familjes sime për mbështetjen e tyre kolosale. Unë jam shumë mirënjohës për profesorët që më ndihmuan të sfidoj veten për t’u bërë një inxhinier më i mirë.

Uroj që çmimi im Rhodes të frymëzojë studentët e inxhinierisë që ta shohin veten jo vetëm si teknikë të trajnuar, por si udhëheqës të ardhshëm që kujdesen për një sërë fushash në art, shkenca dhe politikë që mund të përfitojnë nga zgjidhjet e drejtuara nga inxhinieria.

Një rezultat jashtëzakonisht i këndshëm i fitimit të Rodosit ishte se mësova për studentë dhe profesionistë shqiptarë më të talentuar, të cilët janë aq mbështetës, punëtor dhe mbresëlënës, saqë më ringjallën dashurinë dhe shpresën për vendin tim dhe njerëzit e tij. Shpresoj se një ditë do të mund të ndërtojmë një vend, rinia e të cilit nuk ëndërron ta lërë. Shpresoj që ne shqiptarët të gjejmë mënyra për të ushqyer dhe shpërblyer talentin dhe mendimin origjinal në vend të mediokritetit dhe populizmit. Asnjë person nuk meriton të ketë frikë se mos ngecë apo kthehet në atdheun e tij!

Së fundi, do të doja të falënderoja Emiratet e Bashkuara Arabe për krijimin e një plani të mahnitshëm se si një vend mund të ndryshojë, të rritet dhe të udhëheqë. Faleminderit për mundësinë për të aplikuar si student ndërkombëtar në një program të tillë që të ndryshon jetën. Faleminderit që jeni një mbështetje e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Bota është plot dashuri dhe mirëkuptim; le të gjejmë më shumë prej tij!”

Edhe pak ditë përfundon votimi për Dragashin, KQZ-ja pranon 262 pako me fletëvotime të supozuara

0

Të hënën, më 13 dhjetor, pritet të përfundojë përsëritja e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, i cili ka filluar para 11 ditësh.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se deri më tani ky institucion ka pranuar më shumë se 260 pako të supozuara me fletëvotime.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri më tani, KQZ ka pranuar 262 pako të supozuara me fletëvotime”.

“Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik-18 gusht”, tha Elezi.

Zgjedhjet për Kryetarin e Komunës së Dragashit janë të vetmet që nuk janë përmbyllur akoma, pasi Gjykata Supreme vendosi përsëritjen e votimit jashtë Kosovës për votuesit e kësaj komune.

Më herët, KQZ-ja ka certifikuar rezultatet për Kryetarë të 37 Komunave dhe rezultatet për 38 Kuvende Komunale. Shumë nga Kuvendet Komunale kanë mbajtur seancat inauguruse dhe shumë prej Kryetarëve të Komunave kanë marrë detyrën.

Ministri s’i pret në takim, specializantët paralajmërojnë protesta e masa të tjera

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk i ka pritur në takim një grup të specializantëve që kanë protestuar para objektit të kësaj ministrie.

Anëtar i Këshillit të specializantëve Dijon Musliu, specializant në Ortopedi, ka bërë të ditur se vetëm në korridor i ka pritur një këshilltar i ministrit, i cili u ka thënë se Latifi është shumë i zënë me takime.

Madje Musliu ka paralajmëruar protesta e masa të tjera nëse kërkesat e tyre nuk realizohen deri në javën tjetër.

“Fatkeqësisht ministri nuk pat kohë me na taku tha qe ka takime të caktuara me disa ambasador. U takuam në korridor me një nga këshilltarët e tij na u tha që kanë me na prit në takim javën tjetër”.

“Për momentin nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër përveç të paralajmërojmë protestat e radhës javën e ardhshme nëse nuk takohemi edhe nëse nuk ofrojnë zgjidhje”.

“Do të tentojmë ndoshta duhet të bëjmë diçka edhe më tepër se këto protesta për shkak se tash është hera e tretë që po bëjmë protestë edhe s’po kemi rezultate”.

Gruaja në Rahovec ia then xhamat e lokalit burrit që e sulmoi, arrestohen nga Policia

0

Policia ka arrestuar dje dy persona të dyshuar, një burrë dhe një grua, në Rahovec, të cilët, pas një mosmarrëveshje mes tyre, burri sulmoi fizikisht gruan e cila pastaj i theu xhamat e lokalit të sulmuesit.

Si pasojë e kësaj, gruaja ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, pasi që pas një mosmarrëveshje mes tyre, i dyshuari e kishte lënduar të dyshuarën, ndërsa e dyshuara më pas ka thyer xhamat e lokalit të dyshuarit. Të lënduarës i është ofruar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/

Kosova ka 3 minuta në dispozicion në Samitin e Demokracisë, Serbia 5

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sot do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, një ngjarje e organizuar në mënyrë virtuale, ku do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve. Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë.

Samiti do të fillojë në orën 14:15 sipas kohës në vendin tonë, ndërkohë që fjalimin hapës do ta mbajë presidenti Biden.

Sipas orarit të publikuar nga Departamenti i Shtetit, shtetet janë të ndara në disa panele.

Kosova i ka 3 minuta kohë për paraqitje, pas pauzës 15-minutëshe të Samitit. Bashkë me vendin tonë, në panel është edhe Luksemburgu, Malta, Mali i Zi dhe Holanda.

Ndërsa Serbia ka 5 minuta kohë dhe është në panelin me Sllovakinë dhe Slloveninë që fillon adresimin në orën 16:30.

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së del me njoftim për veteranët

0

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, ka lëshuar njoftim për pjesëtarë dhe familjarë të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo zyrë njofton se ka evidentuar raste të mospërputhjes së të dhënave në mes të certifikatës së statusit dhe listat elektronike që posedojmë në zyrë, për të cilat nuk mund të lëshojë vërtetime, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në mungesë të dosjeve fizike të cilat janë të sekuestruara në vitin 2017 nga Prokuroria Speciale, nuk kemi mundësi të lëshojmë kopje të certifikatave.

“Ju njoftojmë se në koordinim me zyrën ligjore të Kryeministrit dhe zyrën e Avokatit të Shtetit, ju kemi drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore me propozim për takim të përbashkët, ku do të diskutohet mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të diskutohet për këto paqartësi teknike që lidhen me punën e përditshme të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që derivon nga Ligji nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, ligjit përkatës për veteranët e UÇK-së dhe legjislacioni tjetër në fuqi. Jemi në pritje të konfirmimit të propozimit për takim“, thuhet në njoftim.

Për çdo zhvillim të ri në këtë drejtim, kjo zyrë thotë se do të jap informata. /GazetaSinjali/

Paralajmëron infektologu: Ardhja e mërgimtarëve mund ta rris numrin e infektimeve në Kosovë

0

Infektologu, Izet Sadiku ka thënë se Kosova e ka të vështirë mbrojtjen nga mutacioni i ri i COVID-19, i quajtur Omicron, kjo për arsye edhe të ardhjes së mërgimtarëve.

Siç thotë ai, koha e shkurt prej kur është paraqitur varianti i ri i COVID-19 ka pamundësuar që të ketë informacione më të hollësishme për rrezikshmërinë.

“Kosova është e vështirë të mbrohet, çdo valë që ka atakuar vendet evropiane pastaj Kosova është prekur nga ajo valë. Ne e kemi tash të paraqitur një mutacion të ri të quajtur Omicron, për të cilin ka ende pak informata, ajo çfarë deri tash është dhënë është se ka forma më të lehta klinike mirëpo është kohë e shpejtë prej lajmërimit të tij e deri sot për me dhënë informata të sakta se si ko me qenë punë me Omiconin, mirëpo sigurisht ne do të jemi të vëmendshëm”, tha ai.

“Ne po kalojmë një fazë ku situata epidemiologjike është e qetë në Kosovë, tash ne duhet me u përgatit dhe me i ndërmarrë të gjitha masat që mos të lejojmë një valë të re, apo ardhja e një vale të re të jetë e kontrollueshme mos të ndodh që me pasë raste shumë për arsye që ne e dimë që sistemi shëndetësorë që ka Kosova mund të jetë problematik në qoftë se kemi numër të madh të të infektuarve për një kohë shumë të shkurt”.

“Prandaj konsideroj që masat që është duke i ndërmarrë qeveria me vazhdu me ato masa, me u përcjellë situata epidemiologjike për arsye se rrezikshmëria më e madhe ekziston gjatë periudhës së fundvitit kur kemi një numër të madh të gurbetçarëve që vijnë në Kosovë dhe për këtë arsye unë mendoj që kjo çështja e vaksinës do të duhej me u shqyrtu edhe një herë këtë punë, për arsye se ne e dimë që mbas datës 20 fillojnë të vijnë dhe do të duhej pasur kujdes se si është statusi i tyre dhe si është situata me infeksionin me virus tek ta, për arsye se ata të gjithë që vijnë në Kosovë vijnë nga vendet që është numri me i madh i infektimeve se sa ne Kosovë”, tha Sadiku për Kanal10.

Nisin hetimet për agjencinë turistike që dyshohet se po i mashtron qytetarët

0

Prokuroria Themelore ka njoftuar se është duke hetuar një agjenci turistike të quajtur “BCD Travel”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, e njëjta e cila ë herët operonte me seli dikur në Bregun e Diellit, në Prishtinë, tani është duke funksionuar online, në rrjetet sociale, me disa persona të dyshuar se në bashkëkryerje po mashtrojnë qytetarët e Kosovës, por edhe të vendeve fqinje me aranzhmane turistike në Turqi, Dubai, Maldive, Egjipt, si dhe përmes shitjes së biletave të fluturimeve në vendet e Evropës, raporton TV Prizreni.

Sipas njoftimit dyshohet se ky grup i personave ka mashtruar qindra qytetarë të cilët kanë paguar shuma të konsiderueshme të parave, kinse për sigurimin e vizave në vendet evropiane, ashtu që prokurori i shtetit është duke vazhduar me trajtimin e rastit në fjalë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera hetimore.

“Ju sigurojmë se, Prokurori i Shtetit është duke e trajtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm këtë rast dhe personat e përfshirë në kryerjen e veprave penale do të ndiqen penalisht, andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë të dëmtuar nga ky agjencion turistik, të bashkëpunojnë me organet e rendit, pasi synimi kryesor është luftimi i suksesshëm i krimit dhe sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla”, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

Sot shënohet dita ndërkombëtare kundër korrupsionit

0

Sot në të gjithë botën shënohet dita ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Kombet e Bashkuara nënshkruar më 9 dhjetor të vitit 2003 Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Pikërisht më 9 dhjetor të vitit 2003 në Kombet e Bashkuara u mblodhën më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga e mbarë bota për të nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Korrupsioni ndikon në shumë shtete në mos-mirëqenien e popullatës si dhe mos-funksionimin e mirëfilltë të qeverive.

Korrupsioni është ende prezent në shumë shtete të botës, siç është edhe në vendin tonë, shkruan Klankosova.tv.

Bashkimi Evropian është ai që bën më së shumti thirrje për ndalje të korrupsionit në institucionet kosovare, si para-kusht në rrugën e vendit drejt familjes së madhe evropiane.

Megjithatë, korrupsioni ushtrohet edhe në vendet anëtare të BE-së, sidomos në qeverinë hungareze dhe bullgare. Kritika për korrupsion ka pasur edhe qeveria austriake.

Rrahen mes vete babë e bir në Prizren

0

Babë e bir në Prizren janë rrahur mes vete, teksa njëri nga ta ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30.

Dy të dyshuarit dhe viktima kanë marrë trajtim mjekësor pasi anë lënduar, ndërkaq njëri nga ta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 08.12.2021-14:35. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht dy të dyshuarit meshkuj kosovar babë e birë. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.
Dy të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë trajtim mjekësore. Me urdhër te prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort