Home Blog Page 3770

Cila është fuqia e ushtrive të Rusisë dhe Ukrainës?

0

Të gjitha raportet ndërkombëtare thonë se Rusia ka dislokuar numër të madh ushtarësh në kufi me Ukrainën, në pritje të momentit për ta pushtuar atë, apo një pjesë të saj.

Raportet flasin për 100 mijë ushtarë rusë të stacionuar në vijën e gjatë kufitare.

Zyrtarë ukrainas, të vetëdijshëm për forcën e tyre, shpresojnë në ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.

“Ushtria ukrainase është e gatshme të mbrojë atdheun e saj. Aleatët tanë mund të përgjigjen me sulme ekonomike, ndërsa ne do të luftojmë në terren. Më vjen keq ta them këtë, por një numër i madh ushtarësh rusë do të vriten dhe shpresoj që edhe presidenti rus (Vladimir) Putin nuk e dëshiron këtë”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Në fakt, Rusia llogaritet si superfuqia ushtarake numër dy në botë, pas SHBA-së, por as Ukraina nuk qëndron keq. Sidomos, e favorizon fakti që mbrohet e nuk sulmon, për çka duhet më pak personel e pajisje.

Po cili është dallimi mes ushtrive të këtyre vendeve?

Për sqarim, Rusia është larg më e fortë në çdo segment.

Buxheti e këmbësoria

Rusia ka buxhet ushtarak vjetor 66.3 miliardë dollarë, kurse Ukraina 3 miliardë. Rusia ka 771 mijë ushtarë aktivë e 2 milionë rezervistë, ndërkohë Ukraina 200 mijë ushtarë aktivë e 1 milion rezervistë.

Forcat tokësore

Nga forcat tokësore, Rusia ka 20.050 tanke, 27.335 mjete të blinduara luftarake dhe 14.557 pajisje të ndryshme të artilerisë. Ukraina ka 2.045 tanke, 6.127 mjete të blinduara luftarake e 3.973 pajisje të artilerisë.

Forcat ajrore

Nga forcat ajrore, Rusia ka 4.441 mjete fluturuese. Këtu përfshihen 751 avionët luftarakë, 526 avionët shumëfunksional dhe 1.505 helikopterët. Ukraina ka 425 fluturake, prej tyre vetëm 39 avionë luftarakë, asnjë avion shumëfunksional dhe 243 helikopterë.

Forcat detare

Rol të rëndësishëm në luftë luan edhe marina. Rusia ka 314 anije. Prej tyre, një aeroplanmbajtëse, 18 anije shkatërruese të akulli, 10 fregata, 83 korveta dhe 59 nëndetëse. Ukraina ndërkohë ka vetëm 40 anije, e prej tyre vetëm një fregatë e një korvetë.

Armët nukleare

Rusia është vendi i dytë më i rëndësishëm në botë kur bëhet fjalë për kërkimin, posedimin dhe ruajtjen e armëve bërthamore, shkruan portali “Forcat e Armatosura”.

Edhe pse iu bashkuan vonë zhvillimit, rusët patën testin e tyre të parë bërthamor në vitin 1949, kur ishin në kuadër të BRSS-së. Edhe atëherë, ata befasuan Perëndimin, i cili besonte se sovjetikët nuk do të kishin armë bërthamore të paktën deri në vitin 1953 ose 1954. Pas provës së parë, BRSS-ja filloi të rrisë me shpejtësi numrin e kokave bërthamore që zotëronte. Nga fundi i viteve 1980, BRSS-ja ishte fuqia kryesore sa i përket numrit të armëve bërthamore të ruajtura – afërsisht 40.000.

Edhe pse Ukraina nuk ka prodhuar kurrë armë të saj bërthamore, duhet pasur parasysh se disa dekada më parë kishte afër 5000 të tilla. Gjegjësisht, ky shtet ishte pjesë e BRSS-së deri në vitin 1991 dhe me shpërbërjen e tij, secili shtet mori një numër të caktuar të kokave bërthamore të Bashkimit Sovjetik. Kështu, në vitin 1991 Ukraina u bë vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të kokave bërthamore.

Sidoqoftë, ukrainasit vendosën shpejt t’i heqin qafe armët e tilla. Tre vjet më vonë (1994), ata u bashkuan me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe në vitin 1996, të gjitha kokat e luftës u transferuan në Rusi dhe u çmontuan atje.

Stano: Po vëzhgojmë edhe në Kosovë se nga po shkojnë paratë tona

0

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, është pyetur në lidhje me deklarimet e BE-së për aksionet në veri të Kosovës, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën masa për Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij.

Në pyetjet e gazetarëve se a do të vazhdojë BE-ja t’i ndihmojë grupet në veri të vendit, pasi që sipas tij, ata nuk janë të gjithë biznesmenë, por janë edhe politikanë të mbështetur nga qeveria e Serbisë, dhe në të njëjtën kohë, BE-ja, sipas Palokajt, investon shumë para në veri.

Stano në përgjigjen e tij tha se lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet më strikte kur bëhet fjalë për zbatimin e shtetit ligjor dhe afrimin e veriut të Kosovës me standardet evropiane.

“Ne po i mbikëqyrim paratë tona që po u japim partnerëve tanë, po ndjekim zhvillimet dhe mënyrën se si qeveritë po luftojnë intensivisht krimin e organizuar, korrupsionin”, është shprehur Stano.

Tutje, ai tha se kjo vlerësohet dhe publikohet çdo vit në raportet e BE-së, teksa shtoi se bëjnë shumë presion për të treguar vendosmërinë e vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar.

“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, kjo është punë e vazhdueshme dhe sigurisht që ne po ndihmojmë”, ka thënë Stano, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku cak, sipas tyre, ishin grupet kriminale, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pati reaguar duke thënë se këto aksione duhet të jenë gjithnjë në koordinim me Bashkimin Evropian dhe palën me të cilën Kosova negocion në Bruksel.

Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Krasniqit dhe Selimit

0

Në vendimet e gjyqtarit paraprak për vazhdimin e paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, thuhet se rreziqet që ata të pengojnë procedurat e gjykatës dhe kryejnë krime të mëtejshme mund të zbuten përmes kornizës së monitorimit në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Këto vendime janë publikuar më 1 dhjetor në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në vendimin, me të cilin iu vazhdua paraburgimi Kadri Veselit, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Veseli do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që përceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose do të paraqiten në Dhomat e Specializuara.

Tutje aty thuhet se ndërkohë që rreziku i mesazheve dhe udhëzimeve të paligjshme nuk mund të eliminohet plotësisht, masat e vendosura në institucionet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, të parë në tërësi, ofrojnë garanci të forta kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e paramiratuar me qëllim për të minimizuar rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme.

Në vendim theksohet se sipas mendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, Policia e Kosovës nuk ka ofruar garanci që vërtetojnë se ka kapacitet për të zbatuar masat përkatëse që minimizojnë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese.

“Rrjedhimisht, gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se edhe me parashtresën e parë dhe të dytë të Policisë së Kosovës, kushtet e propozuara nga mbrojtja mbeten të pamjaftueshme për të zbutur në mënyrë adekuate rreziqet sipas nenit 41(6)(b)(ii)-( iii) të Ligjit në lidhje me Veselin dhe, përveç kësaj, çdo kusht shtesë i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk do të ndikonte në këtë përfundim”, njoftojnë Dhomat e Specializuara, përcjell Klankosova.

Sipas gjykatës, nga kjo rrjedh se komunikimet e Veselit mund të kufizohen dhe monitorohen në mënyrë efektive në një mënyrë për të zbutur mjaftueshëm rreziqet që ai të pengojë procedurat e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme përmes kornizës së monitorimit në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Edhe në vendimin sa i përket Rexhep Selimit, thuhet se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që ai do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që përceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose do të paraqiten përpara Dhomave të Specializuara.

Njëjtë si për Veselin, edhe për Selimin, gjyqtari i procedurës paraprake ka konkluduar se me parashtresat e PK-së dhe parashtresat e PK-së për Veselin, kushtet e propozuara mbeten të pamjaftueshme për të zbutur në mënyrë adekuate rreziqet sipas nenit 41(6)(b)(ii)-(iii) të Ligjit në lidhje me të dhe përveç kësaj, çdo kusht shtesë i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk do të ndikonte në këtë konkluzion.

“Nga kjo rrjedh se, siç u argumentua më parë, komunikimet e z. Selimi mund të kufizohen dhe monitorohen në mënyrë efektive në një mënyrë për të zbutur mjaftueshëm rreziqet që ai të pengojë procedurat e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme përmes kornizës së monitorimit në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në këtë vendim.

Edhe në vendimin për Krasniqin, përmendet se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i njëjti të arratiset dhe të pengojë mbarëvajtjen e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që përceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët, të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para Dhomave të Specializuara.

“Nga kjo rrjedh se, siç u argumentua më parë, komunikimet e z. Krasniqi mund të kufizohen dhe monitorohen në mënyrë efektive në një mënyrë për të zbutur mjaftueshëm rreziqet që ai të pengojë procedurat e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme përmes kornizës së monitorimit në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.

Nora e Distria shpërblehen me nga 10 mijë euro

0

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka shpërblyer dy xhudistet kosovare Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për sukseset e arritura në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

KOK-u i ka shpërblyer ato me nga 10 mijë euro, kurse trajneri Driton Kuka është shpërblyer me 5 mijë euro.

E po ashtu me nga 500 euro janë shpërblyer të gjithë sportistët pjesëmarrës.

Ceremonia e ndarjes së këtyre shpërblimeve u bë me rastin e shtatëvjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën të marrin medalje të arta në “Tokyo 2020”.

Ky sukses i dy heroinave tona bëri që Kosova të shkruajë historinë.

Osmani në Samitin për Demokraci prezanton tri zotimet e Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të fjalimit të saj në Samitin për Demokraci, ka prezantuar tri zotime të shtetit të Kosovës për të forcuar demokracinë.

Fjalimi i saj i plotë:

Po ju drejtohem si Presidente e Republikës së Kosovës, një nga demokracitë më të reja por edhe më aktive në botë.

Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, Republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci.

Sot, Kosova vazhdon të përparojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me tranzicion paqësor të pushtetit, liri të pacenuar të mediave dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në kushtetutën tonë.

Por, Demokracia nuk është kurrë një projekt i përfunduar apo i kufizuar në kohë. Andaj sot, do të paraqesë zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë sonë për të siguruar që ajo t’i rezistojë kohës. Ne do të:

Forcojmë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit, dhe një procesi të vetingut i cili do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë. Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm.

Forcojmë rolin e gruas në shoqërinë tonë duke iniciuar veprime për harmonizimin e të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore, për të garantuar vendin e duhur të gruas në institucionet publike dhe rolet vendimmarrëse. Ne gjithashtu do ta miratojmë një strategji kombëtare të guximshme kundër dhunës me bazë gjinore për ta zbatuar Konventën e Stambollit, për ta frenuar këtë epidemi përmes parandalimit dhe mbrojtjes dhe duke i rritur dënimet minimale për të pasqyruar peshën e rëndë të krimeve me bazë gjinore.

Do ta themeloj një Këshill Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të bashkojë institucionet publike dhe shoqërinë civile për të shtyrë përpara dhe monitoruar zbatimin e zotimeve tona. Ky këshill tregon përkushtimin tonë afatgjatë për ta përmirësuar demokracinë tonë.

Ne nuk duhet ta marrim demokracinë si të mirëqenë dhe duhet ta mbrojmë pa u dorëzuar asnjëherë. Qoftë një vend i madh apo i vogël, ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim, veçanërisht nëse i bashkojmë forcat. Andaj, ne zotohemi së do të punojmë me ju të gjithë për t`i arritur objektivat tona, për t`i ndarë praktikat më të mira, për ta kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën.

Në këtë frymë, unë do të organizojë një Samit Global për Gratë në Paqe dhe Siguri në vitin 2022 që do të bashkojë liderë nga e gjithë bota.

Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë.

Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje!

Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim!

Nis Samiti i Demokracisë, Biden: Demokracia po përballet me sfida të mëdha

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se demokracia po përballet “me sfida të qëndrueshme dhe alarmante” në mbarë botën.

Ai këto komente i bëri në nisjen e Samitit për Demokracinë, një samit virtual, ku po marrin pjesë liderët e 110 shteteve, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas Bidenit, trendet e demokracisë “gjerësisht janë duke shkuar në drejtimin e gabuar”, prandaj, ai tha se “demokracia ka nevojë për kampionë”. Sipas presidentit amerikan, ripërtëritja e demokracisë kërkon “përpjekje të vazhdueshme”.

“Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas meje, kjo është çështje urgjente për të gjithë ne”, tha Biden.

Presidenti Biden thanë se autokracitë e fuqishme po tentojnë që ta zgjerojnë ndikimin e tyre në mbarë botën.

“Përmes presionit të jashtëm nga autokratët, që duan të zgjerojnë fuqinë e tyre, për ta eksportuar dhe zgjeruar ndikimin e tyre në mbarë botën dhe për të justifikuar politikat dhe praktikat e tyre represive, si mënyrë më e mirë për të adresuar sfidat e sotme. Kështu e paraqesin ata këtë gjë”, tha Biden.

Ai tha se në planin e brendshëm, SHBA-ja ka nisur një sërë iniciativash për t’ua përmirësuar jetën amerikanëve, por po ashtu “ne po dyfishojmë mbështetjen tonë për demokracitë në mbarë botën”, tha Biden.

Biden bëri thirrje që bota të ngrihet në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Si komunitet global për demokracinë ne duhet të ngrihemi për vlerat që na bashkojnë, ne duhet të ngrihemi për drejtësi dhe sundim të ligjit, për liri të shprehjes, liri të tubimit, liri të medias, liri të besimit dhe për të gjitha të drejtat e njeriut”, tha Biden.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo pritet që në këtë samit të paraqesë zotimet kryesore të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

Samiti për Demokracinë do të mbahet gjatë dy ditëve, përmes video-lidhjeve, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ngjarje është cilësuar si demonstrim i udhëheqjes amerikane në mesin e një lufte ekzistenciale midis demokracive dhe autokracive apo diktaturave të fuqishme.

Kina dhe Rusia – dy shtete të cilat Bideni i sheh si autokracitë kryesore – nuk janë ftuar që të marrin pjesë në këtë samit, gjë që ata thonë se ka nxitur dallime ideologjike.

“Asnjë shtet nuk ka të drejtë të gjykojë peizazhin e gjerë dhe të larmishëm politik të botës përmes një mase të vetme”, shkruan muajin e kaluar, ambasadori i Rusisë, Anatoly Antonov dhe ai i Kinës, Qin Gang.

Duke e irrituar edhe më shumë Kinën, administrata Biden e ka ftuar në këtë samit Tajvanin, ishulli që udhëhiqet në mënyrë demokratike, por që Pekini e sheh si provincë kineze.

Liderët e shteteve të NATO-s, siç është Turqia dhe Hungaria nuk janë ftuar, ndërkaq udhëheqësit e Pakistanit, Filipineve dhe Brazilit janë ftuar në këtë samit.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, janë ftuar edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ndërkaq, Bosnje e Hercegovina nuk është ftuar.

Një tjetër problem është edhe sulmi i 6 janarit ndaj Kongresit amerikan, në kohën kur po certifikohej fitorja e Bidenit ndaj presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, i cili ende vazhdon të mos i njoh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Biden iu referua këtij sulmi, në kontekstin e demokracisë, gjatë adresimit në Kongres, disa javë më vonë.

“A mundet që demokracia jonë të tejkalojë gënjeshtrat, zemërimin, urrejtjen dhe frikën që po na ndajnë?”, pyeti Biden gjatë mbledhjes së Kongresit.

“Armiqtë e Amerikës – autokratët e botës – po vënë bast se ne nuk mund t’ia dalim”, shtoi ai.

Michael Abramowitz, president i Freedom House tha se demokracia në SHBA po lulëzon, por viteve të fundit ajo është lënduar.

“Tani për tani, ne po kalojmë nëpër një fazë në Amerikë ku është shumë e vështirë të kryhen gjërat dhe të vërtetohet se demokracia funksionon”, tha ai për AP.

Raporti i fundit vjetor i Freedom House shënoi vitin e 15 me radhë të rënies së demokracisë në botë.

“Nuk është sekret që demokracitë në mbarë botën po përballen me sfida nga kërcënimet e reja. Shtetet, në të gjitha rajonet e botës, po përballen me një shkallë të rënies së demokracisë”, tha Uzra Zeya. Nënsekretare e Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Një prej temave të samitit do të jetë efektet e dëmshme të korrupsionit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se grupet që veprojnë përtej kufijve janë “stabilizues” dhe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë qeveritarë.

“Ne e dimë gjithashtu se krimi i organizuar, i mbështetur nga aktorët e korruptuar, mund të destabilizojë sundimin e ligjit, të përkeqësojë besimin në institucione publike dhe të dobësojë qeverisjen demokrate”, tha Blinken përmes një deklarate. /REL

Kamberi: Nuk dorëzohemi para mediave të Vuçiqit

0

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mediat serbe janë duke raportuar kundër të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Presionet që vijnë nga mediumet e kontrolluara nga A. Vuçiq nuk mund ta ndalin betejën tonë për të drejta”,ka thënë Kamberi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Është koha për mandarina: Sa janë të shëndetshme në ditët e ftohta

0

Dimri është afër, moti po bëhet më i ftohtë dhe frutat që dalëngadalë po “futen” në shtëpitë tona janë mandarinat.

Tani është koha ideale për mandarinat, ato u rritën fillimisht në Azi, dhe më pas gjetën rrugën e tyre në të gjitha vendet e botës.

Mandarinat dhe shëndeti

Mandarinat përmbajnë vitamina A, B dhe nivele të larta të vitaminës C, e cila është e mrekullueshme për parandalimin e infeksioneve, largimin e radikaleve të lira dhe ruajtjen e lëkurës së shëndetshme.

Vitamina C e gjetur në mandarina vepron për të ndaluar ftohjet dhe për të ruajtur funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Mandarinat janë një mënyrë e shijshme dhe e shëndetshme për të përmirësuar dietën dhe imunitetin tuaj.

Ato ndihmojnë në largimin e toksinave

Mandarinat janë një mënyrë e shkëlqyer për të larguar toksinat nga trupi, dhe janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave!

Gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ruajtjen e ekuilibrit të sheqerit në gjak duke ngadalësuar përthithjen e ushqimit.

Ato forcojnë kockatMandarinat janë një opsion i shkëlqyeshëm sepse përmbajnë kalcium, fosfor dhe magnez, të cilët ndihmojnë në ndërtimin e forcës së kockave dhe luftojnë osteoporozën.

Presionin e gjakut

Konsumimi i rregullt i mandarinave mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Fibra, kaliumi dhe antioksiduesit në fruta ruajnë qarkullimin e gjakut të papenguar dhe mbajnë presionin e ulët të gjakut./FrontOnline/

Ministria e Infrastrukturës ka një thirrje për shoferët

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që për shkak të kushteve atmosferike, të kenë pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe të mbajnë distancën e duhur nnë mes të automjeteve.

Përmes një komunikate për media, MMPHI-ja deklaron se drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes për shkak të reshjeve dhe ngricave.

Kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve, për shkak të kushteve atmosferike (reshjeve dhe ngricave) nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet e tyre si: (gomat e dimrit dhe zinxhirët përkatës). Veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, kërkohet: Të përshtatin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po ashtu bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara nga MMPHI-ja janë të furnizuara me kripë dhe pajisje për pastrimin e borës.

“Ministria e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e përgatitur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës. Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe pajisjet për pastrimin e borës. Ne si ministri, do të bëjmë të pamundurën, që të bëjmë pastrimin e rrugëve, në mënyrë që të ketë qarkullim normal të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Në ora 16:00, do të flasë Osmani në Samitin e Demokracisë, fjalimi i saj zgjatë vetëm tre minuta

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson vendin në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Osmani pritet që të fillojë fjalimin e saj rreth orës 16:00 dhe deklarimi do të zgjasë vetëm tre minuta, transmeton Demokracia.com.

Fjalimin e Osmanit dhe të presidentëve të tjerë që po marrin pjesë në samit mund ta ndiqni duke klikuar në këtë LINK.

Nga presidenca, kanë bërë të ditur se Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

Ndërkohë, hapjen e samitit e ka bërë presidenti Joe Biden pak më herët, me një fjalim përmes së cilit tha se demokracia po përballet me “sfida të qëndrueshme dhe alarmante”.

“Demokracia ka nevojë për kampion dhe që të ripërtrihet ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme. Demokracia nuk ndodh aksidentalisht, duhet të kalohet në secilën gjeneratë”, ka thënë Biden.

Gjithsej 110 shtete po marrin pjesë në këtë samit.

Biden është zotuar se do ta organizojë këtë samit në nisje të mandatit të tij presidencial, me qëllim që të përforcojë angazhimin e SHBA-së që të vendosë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme të Uashingtonit.

Në samit janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort