Home Blog Page 3769

Mot me borë e shi në tri ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Të shtunën, në të gjithë vendin, do të ketë shi dhe në disa zona parashihet të shkaktohen vështirësi.

“Të premten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset kodrinoro-malore me lartësi mbidetare mbi 800m, reshjet do të jenë në formë dëbore. Të shtunën, reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi,” thuhet në një njoftim për media të IHK-së.

Kurse, të dielën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

“Të dielën, reshjet parashihen të jenë në formë dëbore, për shkak të masave të ajrit, të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve.”

Ndërsa java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa u përket temperaturave, ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

Kosova e gatshme që të thellojë bashkëpunimin me Turqinë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa​, Fahrettin Gülener dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.

Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, derisa është shprehur i gatshëm për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi.

Siç thuhet në komunikatën e qeverisë, në takim është diskutuar për bashkëpunimin me qytetin e Bursas, aty ku jeton një numër i madh i shqiptarëve.

“U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa”, thuhet tutje.

Blinken njofton sanksione të reja nga SHBA-të

0

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se SHBA-të do të vendosin sanksione të reja.

Ai tha se do të vendosen ndalesa për marrje vizash drejt SHBA-ve për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar, njofton Klankosova.tv.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.” shkroi Blinken.

Përmes një komunikate për media Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit, dje ka njoftuar se ka targetuar rrjetet e korrupsionit në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore. Në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar, siç u tha, si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë

Sveçla: SHBA-të do të jenë përgjithmonë inspirim në rrugën tonë drejt zhvillimit

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të delegacionit të kryesuar nga Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, ndoqi punimet e “Samitit për Demokracinë”.

Ai tha se SHBA-të do të jenë përgjithmonë inspirim dhe pishtar në rrugën tonë drejt zhvillimit konsolidimit të shtetit ligjor dhe demokratik.

“Kosova dhe SHBA-të ndajnë vlera të përbashkëta, dhe ne si anëtarë të kësaj nisme globale të jashtëzakonshme, do të ndërmarrim hapa konkret për të avancuar agjendën tonë kombëtare në zhvillimin e demokracisë, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave universale të njeriut, forcimin e shtetit ligjor, dhe garantimin e sigurisë për gjithë qytetarët, pa dallim.” tha Sveçla në një postim në Facebook.

Tutje, i pari i dikasterit të Punëve të Brendshme, deklaroi se Kosova është duke ndërmarrë të hapat e nevojshëm për krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

“Presidenti Biden theksoj po ashtu se “Demokracia kërkon kampion” prandaj Kosova do t’i përgjigjet kësaj ftese me ngulm dhe dedikim të jashtëzakonshëm dhe tashmë është duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar trans-nacional dhe krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë.”

Për shkak të COVID-19, Samiti për Demokracinë i organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në të cilin mori pjesë edhe e para e Kosovës, Vjosa Osmani, u mbajt virtualisht.

Çfarë mund të ndërmarrë Kosova ndaj serbëve të sanksionuar në veri nga SHBA-ja?

0

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po shohin në vijim se çfarë mund të bëhet në lidhje me 13 serbët e Kosovës, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listë të zezë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë mediave të enjten më 9 dhjetor, se sistemi gjyqësor duhet të veprojë në bazë të vendimit të SHBA-së.

“Sistemi i drejtësisë [duhet] t’i përcjellë me vëmendje të gjitha vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë informacion të bollshëm, në mënyrë që ata të mos kenë vetëm sanksione nga SHBA-ja, por të jenë të sanksionuar, hetuar, gjykuar e dënuar edhe këtu te ne”, ka deklaruar Kurti para mediave.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së i ka futur në listë të sanksioneve, ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviqin, si dhe Srgjan Vulloviqin, Zhelko dhe Andrija Bojiqin dhe Radulle Steviqin.

Sipas vendimit që u bë i ditur të mërkurën (8 dhjetor), këta persona janë identifikuar si të lidhur me skema të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i grupit të krimit të organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Institucionet e Kosovës, përfshirë ato që kanë të bëjnë me prokurimin publik, nuk kanë mundësi të ndërmarrin sanksione ndaj kompanive të personave të sanksionuar pa u vërtetuar lidhja e tyre me korrupsionin.

Kështu mendon Qemajl Marmullaku nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili thotë se nevojitet një vendim i plotfuqishëm i gjykatës që vërteton veprimet kriminale të këtyre personave për të vepruar tutje.

Megjithatë, ai mendon se duhet bërë një distancim publik nga politikanët dhe zyrtarët institucionalë me këta persona.

“Për shembull, partitë politike mund apo edhe duhet të distancohen nga personat e tillë që potencialisht mund të jenë të afërt me partitë politike”, thotë ai.

Aktualisht, mundësitë ligjore për futjen në listë të zezë të bizneseve i ka Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ndryshe i njohur edhe si Gjykata e Tenderëve.

Sipas rregullores së punës së këtij institucioni, një operator ekonomik mund të futet në listë të zezë ose “të diskualifikohet” pas një ankese të autoritetit kontraktues dhe pas vërtetimit se operatori ekonomik ka dorëzuar informata të rrejshme apo dokumente të falsifikuara.

Ky organ në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë sqaron se futja në listë të zezë, operatorit ekonomik i pamundëson të marrë pjesë në aktivitete të prokurorimit aktual dhe në të ardhmen deri në kohën e përcaktuar në vendim. Aktualisht, në listën e zezë është vetëm një kompani nga Shtimja.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 13 serbët e Kosovës, i akuzon ata se janë të lidhur me krim të organizuar.

Megjithëkëtë, ende nuk dihet nëse për këta persona në Kosovë ka ndonjë vendim gjyqësor apo aktakuzë që i lidh ata me veprimet e përmendura nga SHBA-ja.

Rreze Hoxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thotë se vendimi i SHBA-së do të duhej të ishte thirrje për Prokurorinë që të nisë hetimin e këtyre personave.

“Ky rast është dështim i shtetit tonë lidhur me atë se si ne nuk kemi arritur të ndjekim krimin e organizuar në këtë nivel. Është moment krucial të tregohet seriozitet dhe të ketë veprime konkrete ndaj këtyre bandave kriminale”, thotë ajo.

Sipas Hoxhës, Prokuroria përveç fillimit të hetimeve do të duhej të bënte edhe sekuestrimin e pasurisë së këtyre shtetasve deri në përfundim të gjykimit të tyre.

Ajo shton se SHBA me këtë vendim i ka bërë thirrje Kosovës për të luftuar bandat kriminale pa u kufizuar vetëm te këta persona.

“Është thirrje që pjesë e këtyre proceseve të jenë edhe shtetasit shqiptarë që janë konsideruar se kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e këtyre veprave” ,tha ajo.

Vendimin e SHBA-së e kanë mirëpritur udhëheqësit e Kosovës, kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, ka deklaruar Vuçiq.

Ndryshe, ndaj Millan Radoiçiqit, në vitin 2011 ishte ngritur akuza edhe në Serbi, për shkak të përvetësimit të 32 kamionëve të Hipo Alpe Adria Lizing. Me këtë akuzë ishte përfshirë edhe Zvonko Veselinoviq, por që të dy janë janë liruar nga akuzat me vendim të plotfuqishëm, në vitin 2016.

Edhe Zvonko Veselinoviq, në Kosovë, ndërlidhet me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.

Cila është fuqia e ushtrive të Rusisë dhe Ukrainës?

0

Të gjitha raportet ndërkombëtare thonë se Rusia ka dislokuar numër të madh ushtarësh në kufi me Ukrainën, në pritje të momentit për ta pushtuar atë, apo një pjesë të saj.

Raportet flasin për 100 mijë ushtarë rusë të stacionuar në vijën e gjatë kufitare.

Zyrtarë ukrainas, të vetëdijshëm për forcën e tyre, shpresojnë në ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.

“Ushtria ukrainase është e gatshme të mbrojë atdheun e saj. Aleatët tanë mund të përgjigjen me sulme ekonomike, ndërsa ne do të luftojmë në terren. Më vjen keq ta them këtë, por një numër i madh ushtarësh rusë do të vriten dhe shpresoj që edhe presidenti rus (Vladimir) Putin nuk e dëshiron këtë”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Në fakt, Rusia llogaritet si superfuqia ushtarake numër dy në botë, pas SHBA-së, por as Ukraina nuk qëndron keq. Sidomos, e favorizon fakti që mbrohet e nuk sulmon, për çka duhet më pak personel e pajisje.

Po cili është dallimi mes ushtrive të këtyre vendeve?

Për sqarim, Rusia është larg më e fortë në çdo segment.

Buxheti e këmbësoria

Rusia ka buxhet ushtarak vjetor 66.3 miliardë dollarë, kurse Ukraina 3 miliardë. Rusia ka 771 mijë ushtarë aktivë e 2 milionë rezervistë, ndërkohë Ukraina 200 mijë ushtarë aktivë e 1 milion rezervistë.

Forcat tokësore

Nga forcat tokësore, Rusia ka 20.050 tanke, 27.335 mjete të blinduara luftarake dhe 14.557 pajisje të ndryshme të artilerisë. Ukraina ka 2.045 tanke, 6.127 mjete të blinduara luftarake e 3.973 pajisje të artilerisë.

Forcat ajrore

Nga forcat ajrore, Rusia ka 4.441 mjete fluturuese. Këtu përfshihen 751 avionët luftarakë, 526 avionët shumëfunksional dhe 1.505 helikopterët. Ukraina ka 425 fluturake, prej tyre vetëm 39 avionë luftarakë, asnjë avion shumëfunksional dhe 243 helikopterë.

Forcat detare

Rol të rëndësishëm në luftë luan edhe marina. Rusia ka 314 anije. Prej tyre, një aeroplanmbajtëse, 18 anije shkatërruese të akulli, 10 fregata, 83 korveta dhe 59 nëndetëse. Ukraina ndërkohë ka vetëm 40 anije, e prej tyre vetëm një fregatë e një korvetë.

Armët nukleare

Rusia është vendi i dytë më i rëndësishëm në botë kur bëhet fjalë për kërkimin, posedimin dhe ruajtjen e armëve bërthamore, shkruan portali “Forcat e Armatosura”.

Edhe pse iu bashkuan vonë zhvillimit, rusët patën testin e tyre të parë bërthamor në vitin 1949, kur ishin në kuadër të BRSS-së. Edhe atëherë, ata befasuan Perëndimin, i cili besonte se sovjetikët nuk do të kishin armë bërthamore të paktën deri në vitin 1953 ose 1954. Pas provës së parë, BRSS-ja filloi të rrisë me shpejtësi numrin e kokave bërthamore që zotëronte. Nga fundi i viteve 1980, BRSS-ja ishte fuqia kryesore sa i përket numrit të armëve bërthamore të ruajtura – afërsisht 40.000.

Edhe pse Ukraina nuk ka prodhuar kurrë armë të saj bërthamore, duhet pasur parasysh se disa dekada më parë kishte afër 5000 të tilla. Gjegjësisht, ky shtet ishte pjesë e BRSS-së deri në vitin 1991 dhe me shpërbërjen e tij, secili shtet mori një numër të caktuar të kokave bërthamore të Bashkimit Sovjetik. Kështu, në vitin 1991 Ukraina u bë vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të kokave bërthamore.

Sidoqoftë, ukrainasit vendosën shpejt t’i heqin qafe armët e tilla. Tre vjet më vonë (1994), ata u bashkuan me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe në vitin 1996, të gjitha kokat e luftës u transferuan në Rusi dhe u çmontuan atje.

Stano: Po vëzhgojmë edhe në Kosovë se nga po shkojnë paratë tona

0

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, është pyetur në lidhje me deklarimet e BE-së për aksionet në veri të Kosovës, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën masa për Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij.

Në pyetjet e gazetarëve se a do të vazhdojë BE-ja t’i ndihmojë grupet në veri të vendit, pasi që sipas tij, ata nuk janë të gjithë biznesmenë, por janë edhe politikanë të mbështetur nga qeveria e Serbisë, dhe në të njëjtën kohë, BE-ja, sipas Palokajt, investon shumë para në veri.

Stano në përgjigjen e tij tha se lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet më strikte kur bëhet fjalë për zbatimin e shtetit ligjor dhe afrimin e veriut të Kosovës me standardet evropiane.

“Ne po i mbikëqyrim paratë tona që po u japim partnerëve tanë, po ndjekim zhvillimet dhe mënyrën se si qeveritë po luftojnë intensivisht krimin e organizuar, korrupsionin”, është shprehur Stano.

Tutje, ai tha se kjo vlerësohet dhe publikohet çdo vit në raportet e BE-së, teksa shtoi se bëjnë shumë presion për të treguar vendosmërinë e vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar.

“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, kjo është punë e vazhdueshme dhe sigurisht që ne po ndihmojmë”, ka thënë Stano, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku cak, sipas tyre, ishin grupet kriminale, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pati reaguar duke thënë se këto aksione duhet të jenë gjithnjë në koordinim me Bashkimin Evropian dhe palën me të cilën Kosova negocion në Bruksel.

Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Krasniqit dhe Selimit

0

Në vendimet e gjyqtarit paraprak për vazhdimin e paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, thuhet se rreziqet që ata të pengojnë procedurat e gjykatës dhe kryejnë krime të mëtejshme mund të zbuten përmes kornizës së monitorimit në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Këto vendime janë publikuar më 1 dhjetor në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në vendimin, me të cilin iu vazhdua paraburgimi Kadri Veselit, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Veseli do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që përceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose do të paraqiten në Dhomat e Specializuara.

Tutje aty thuhet se ndërkohë që rreziku i mesazheve dhe udhëzimeve të paligjshme nuk mund të eliminohet plotësisht, masat e vendosura në institucionet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, të parë në tërësi, ofrojnë garanci të forta kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e paramiratuar me qëllim për të minimizuar rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme.

Në vendim theksohet se sipas mendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, Policia e Kosovës nuk ka ofruar garanci që vërtetojnë se ka kapacitet për të zbatuar masat përkatëse që minimizojnë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese.

“Rrjedhimisht, gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se edhe me parashtresën e parë dhe të dytë të Policisë së Kosovës, kushtet e propozuara nga mbrojtja mbeten të pamjaftueshme për të zbutur në mënyrë adekuate rreziqet sipas nenit 41(6)(b)(ii)-( iii) të Ligjit në lidhje me Veselin dhe, përveç kësaj, çdo kusht shtesë i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk do të ndikonte në këtë përfundim”, njoftojnë Dhomat e Specializuara, përcjell Klankosova.

Sipas gjykatës, nga kjo rrjedh se komunikimet e Veselit mund të kufizohen dhe monitorohen në mënyrë efektive në një mënyrë për të zbutur mjaftueshëm rreziqet që ai të pengojë procedurat e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme përmes kornizës së monitorimit në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Edhe në vendimin sa i përket Rexhep Selimit, thuhet se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që ai do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që përceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose do të paraqiten përpara Dhomave të Specializuara.

Njëjtë si për Veselin, edhe për Selimin, gjyqtari i procedurës paraprake ka konkluduar se me parashtresat e PK-së dhe parashtresat e PK-së për Veselin, kushtet e propozuara mbeten të pamjaftueshme për të zbutur në mënyrë adekuate rreziqet sipas nenit 41(6)(b)(ii)-(iii) të Ligjit në lidhje me të dhe përveç kësaj, çdo kusht shtesë i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk do të ndikonte në këtë konkluzion.

“Nga kjo rrjedh se, siç u argumentua më parë, komunikimet e z. Selimi mund të kufizohen dhe monitorohen në mënyrë efektive në një mënyrë për të zbutur mjaftueshëm rreziqet që ai të pengojë procedurat e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme përmes kornizës së monitorimit në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në këtë vendim.

Edhe në vendimin për Krasniqin, përmendet se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i njëjti të arratiset dhe të pengojë mbarëvajtjen e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që përceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët, të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para Dhomave të Specializuara.

“Nga kjo rrjedh se, siç u argumentua më parë, komunikimet e z. Krasniqi mund të kufizohen dhe monitorohen në mënyrë efektive në një mënyrë për të zbutur mjaftueshëm rreziqet që ai të pengojë procedurat e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme përmes kornizës së monitorimit në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.

Nora e Distria shpërblehen me nga 10 mijë euro

0

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka shpërblyer dy xhudistet kosovare Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për sukseset e arritura në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

KOK-u i ka shpërblyer ato me nga 10 mijë euro, kurse trajneri Driton Kuka është shpërblyer me 5 mijë euro.

E po ashtu me nga 500 euro janë shpërblyer të gjithë sportistët pjesëmarrës.

Ceremonia e ndarjes së këtyre shpërblimeve u bë me rastin e shtatëvjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën të marrin medalje të arta në “Tokyo 2020”.

Ky sukses i dy heroinave tona bëri që Kosova të shkruajë historinë.

Osmani në Samitin për Demokraci prezanton tri zotimet e Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të fjalimit të saj në Samitin për Demokraci, ka prezantuar tri zotime të shtetit të Kosovës për të forcuar demokracinë.

Fjalimi i saj i plotë:

Po ju drejtohem si Presidente e Republikës së Kosovës, një nga demokracitë më të reja por edhe më aktive në botë.

Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, Republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci.

Sot, Kosova vazhdon të përparojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me tranzicion paqësor të pushtetit, liri të pacenuar të mediave dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në kushtetutën tonë.

Por, Demokracia nuk është kurrë një projekt i përfunduar apo i kufizuar në kohë. Andaj sot, do të paraqesë zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë sonë për të siguruar që ajo t’i rezistojë kohës. Ne do të:

Forcojmë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit, dhe një procesi të vetingut i cili do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë. Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm.

Forcojmë rolin e gruas në shoqërinë tonë duke iniciuar veprime për harmonizimin e të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore, për të garantuar vendin e duhur të gruas në institucionet publike dhe rolet vendimmarrëse. Ne gjithashtu do ta miratojmë një strategji kombëtare të guximshme kundër dhunës me bazë gjinore për ta zbatuar Konventën e Stambollit, për ta frenuar këtë epidemi përmes parandalimit dhe mbrojtjes dhe duke i rritur dënimet minimale për të pasqyruar peshën e rëndë të krimeve me bazë gjinore.

Do ta themeloj një Këshill Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të bashkojë institucionet publike dhe shoqërinë civile për të shtyrë përpara dhe monitoruar zbatimin e zotimeve tona. Ky këshill tregon përkushtimin tonë afatgjatë për ta përmirësuar demokracinë tonë.

Ne nuk duhet ta marrim demokracinë si të mirëqenë dhe duhet ta mbrojmë pa u dorëzuar asnjëherë. Qoftë një vend i madh apo i vogël, ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim, veçanërisht nëse i bashkojmë forcat. Andaj, ne zotohemi së do të punojmë me ju të gjithë për t`i arritur objektivat tona, për t`i ndarë praktikat më të mira, për ta kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën.

Në këtë frymë, unë do të organizojë një Samit Global për Gratë në Paqe dhe Siguri në vitin 2022 që do të bashkojë liderë nga e gjithë bota.

Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë.

Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje!

Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort