Home Blog Page 3768

Nga e hëna disa departamente të Fakultetit të Filologjisë do të vazhdojnë ligjëratat online

0

Nga 13 dhjetori, ligjërata në disa departamente të Fakultetit të Filologjisë do të vazhdojnë online.

Kështu ka njoftuar Këshilli Studentor i këtij fakulteti. Në njoftimin e këtij këshilli thuhet se kjo do të ndodhë për shkak të disa renovimeve që do të bëhet në sallat e departamentit të Gjuhës Shqipe, Letërsisë Shqipe, Gjuhës Turke, Gazetarisë dhe Orientalistikës.

Mësimi online mund të zgjasë deri në dy muaj, aq sa pritet të zgjasin edhe punimet.

“Në takim mes përfaqësuesve të Fakultetit dhe donatorit TIKA, kishte marrëveshje që punimet të mbarojnë brenda 60 ditëve. Ndërkaq, mësimi do të vazhdojë online përmes platformës Google Meet, në koordinim me profesorët e lëndëve”, thuhet në njoftim.

Borë dhe shi – Moti për pesë ditët e ardhshme!

0

Deri në fundjavë mot i lagësht, kryesisht me vransira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat fillimsht në rritje, në fundjavë në rënie.
10.12 – Kryesisht me vransira, paradite me mundësi për riga lokale shiu.

11.12 – Në mëngjes ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Kryesisht vranët, që nga paraditja priten të reshura shiu, vende-vende edhe intenzive. Vonë në mbrëmje reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë.
12.12 – Ftohtë, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës në vise më të ulëta edhe të përziera me borë.

13.12 – Ftohtë, me vransira e diell. Në mëngjes ngrica.
Temperaturat fillimisht në rritje, e nga fundjava pësojnë rënie. Minimalet deri të premten rriten deri në 2C, e më pas zbresin edhe në -2C, të shtunën, e të hënën edhe deri -4C. Temperaturat maksimale në rritje deri në 8C ditën e premte, e në fundjavë zbresin edhe në 1C.

Era frynë nga juglindja e lehtë dhe mesatare 5-10m/s deri të shtunën, me hove edhe mbi 15m/s, ditën e enjte dhe të shtunë. Nga e shtuna mbrëma ndryshon drejtimin në verilindje ku frynë e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të ulëta ditëve të ardhshme, me tendencë të rritjes nga dita e diel.

Rexhaj: LVV nuk lejon Asociacion të komunave serbe as kur jemi në pozitë e as opozitë

0

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive “as kur LVV është në pozitë e as opozitë”.

Rexhaj në “Debat Plus” thotë se i gjithë debati bëhet për Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Ne nuk do të lejojmë në asnjë far forme dhe për asnjë çmim të vetëm formim të “Zajednicës”. Zajednicë nuk do të ketë as kur jemi qeveri, e nuk do të ketë edhe nëse nuk jemi në qeveri sepse nuk do ta lejojmë”.

“Çështja nuk është për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, pasi që kohët e fundit Serbia dhe të tjerët po thonë se Asociacioni duhet të zbatohet si i tillë (me kompetenca ekzekutive)”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Siç parashikohet me marrëveshjet përkatëse, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja fillestare për Asociacionin (e vitit 2013) thekson se Asociacioni do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

A do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq deri në fund të vitit? Flasin nga BE-ja

0

Ka pak ditë që nga takimi i fundit i kryenegaciatorëve të shtetit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq në kuadër të dialogut në mes dy shteteve.

Por, për dallim të takimeve të cilat po zhvillohen në këtë kuadër, janë kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilët nuk janë takuar në një kohë të gjatë pavarësisht zhvillimeve të shumta të cilat kanë ndodhur përgjatë kësaj kohe.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili ka theksuar se nuk ka ndonjë datë të caktuar ende për takim të mundshëm në mes këtyre dyve pavarësisht se kanë mbetur edhe pak ditë deri në fund të vitit.

Pavarësisht se kryeministri Kurti, më 5 dhjetor, në një konferencë për media, tha se është diskutuar mundësia që në javën e dytë të dhjetorit të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Madje është theksuar se nga informimi i fundit që kanë marrë nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është thënë se nuk ka një gatishmëri për dakordim lidhur me rezultatet konkrete të këtij dialogu.

“Ne gjithmonë shpallim takimin e dialogut të nivelit të lartë kur është e nevojshme. E kemi bërë shumë të qartë pas dy takimeve këtë vit se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rënë dakord për rezultatet konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Tutje është theksuar se “informimi i fundit nga diplomacia dhe përfaqësuesit Lajçak është treguar se nuk ka një gatishmëri të tillë në këtë pikë”.

Pavarësisht gjithë kësaj, deri më tani në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i tyre i fundit u zhvillua më 19 korrik, por palët nuk arritën ndonjë rezultat konkret.

Që nga atëherë, një takim i Kurtit dhe Vuçiq ishte bërë i pamundur për shkak të insistimit të palës serbe që të bisedohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq në këtë kushtëzim kishte refuzuar pala e Kosovës.

Duke mos përfunduar me kaq, ka pak javë që nga deklarimi i Vuçiq-it ku theksonte se në rast se në takimin e radhës nuk diskutohet lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pala serbe nuk do të pranojë që të takohet më.

Madje sipas Vuçiq kjo duhet të jetë edhe tema kyçe për të cilën duhet debatuar në takimin e radhës, temë kjo e cila ishte kundërshtuar që në fillim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më 7 dhjetor, në Bruksel, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell tha se megjithatë nuk ka gatishmëri të palëve që të angazhohen në dialog.

“Viti ende nuk ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që të organizojmë këtë takim, nëse shohim se do të ketë gatishmëri. Por, nuk mund ta detyrojmë askënd”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka deklaruar së fundi se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë 33 marrëveshje që janë arritur në Bruksel, por Beogradi insiston në zbatimin e vetëm njërës, atë të Asociacionit, por të cilën, siç tha ai, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si marrëveshje jokushtetuese.

Por, Borrell, insistoi se kjo ishte njëra prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë duhet të respektohet, duke e vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton themelimin e Asociacionit.

“Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Borrell.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.

IKSHPK ngre alarmin: Gripi sezonal po shton intensitetin në Kosovë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes pasi gripi sezonal në Kosovë është duke u përhapur me të madhe.

IKSHPK thotë se edhe pse gripi sezonal akoma nuk ka arritur pragun epidemik, vërehet një intensitet i shtuar i rasteve me grip sezonal në vendin tonë.

Ky institucion ka bërë të ditur se nga 1 tetori e deri më 9 dhjetor të këtij viti, janë raportuar 9,788 raste të sëmundjes së ngjashme me grip, 2,033 raste infeksione respiratore akute dhe 57 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

“Prej 01 tetor 2021 deri më 09 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip, 2.033 raste Infeksione respiratore akute dhe 57 raste me Infeksion të rëndë respirator akut”.

Sipas IKSHPK-së, në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifikuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponentën e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar.

IKSHP apelon te të gjithë Drejtorët Komunal të Shëndetësisë të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal, por rekomandohet vaksinimi për të gjithë personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar.

Mbrojtja e Thaçit: Gjykata Speciale frymëzohet nga Rusia

0

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës po jep argumente anti-shqiptare dhe me motive politike për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas mbrojtjes të Thaçit, ZPS-ja ka tendenca që Kosovën ta paraqes si shtet të dobët dhe Policinë e Kosovës si organizatë kriminale.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka parashtruar në Gjykatën Speciale përgjigjen e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku kjo e fundit e ka konsideruar që Policia e Kosovës s’do të mund të garantonte sigurinë e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Kehoe ka krahasuar Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar, pasi sipas tij, të njëjta rreziqe ekzistonin edhe për të akuzuarit që gjykoheshin në Tribunalin Ndërkombëtar.

“Arsyetimet që përfshihen në rastin e z. Thaçi janë “rreziku” që ai “mund” të arratisej, edhe pse u dorëzua vullnetarisht dhe nuk ka shfaqur asnjë synim për një gjë të tillë; “rrezikun” që ai “mund” t’i pengojë procedurat dhe të ndërhyjë në dëshmitarët dhe “rrezikun” që ai do të kryejë krime të ngjashme. Këto “rreziqe” teorike ekzistonin për çdo të akuzuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por përkundër kësaj, atyre u është dhënë lirimi i përkohshëm. Kështu nuk ndodh në Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e avokatit të Thaçit.

Më tej, Kehoe ka përmendur edhe raste të tjera kur Tribunali i Hagës i ka dhënë liri shumë serbëve në Serbi.

“Tribunali i Hagës gjithashtu u dha lirim të përkohshëm shumë serbëve në Serbi, edhe pse shkeljet masive të të drejtave të njeriut të kryera nga forcat e sigurisë së këtij shteti – shkelje të shkallës shumë më të madhe se ato që i ngarkohen UÇK-së apo të akuzuarve në rastin aktual. Në ato raste, Tribunali i Hagës respektoi garancitë e dhëna nga Serbia megjithatë mizoritë e kryera nga qeveria e saj ndaj shqiptarëve. Sigurisht, këto garanci shtetërore dhe kushtet e lirimit dhe kthimit ishin respektuar në mënyrë rutinore”, thuhet në përgjigjen e Kehoe.

Tutje, avokati Kehoe, thotë se ZPS-ja tenton që ta paraqes Policinë e Kosovës si organizatë kriminale, ku përmend edhe fotografinë e ish-presidentit Thaçi me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si arsyetim që ZPS-ja e ka përdorur si dëshmi që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi.

“ZPS nuk ofron asnjë provë për asnjë sjellje të papërshtatshme . Ajo mbështetet në një fotografi të z. Thaçi. Realisht kjo foto vjen nga profili zyrtar në Facebook i ministrit të atëhershëm të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, më datë 29 shtator 2018. Në të është paraqitur z. Thaçi duke zhvilluar një takim në terren me shefin e atëhershëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pastaj drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, e më pas me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, pas vizitës zyrtare në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak dhe liqenin e Ujmanit”, thuhet në përgjigjen e avokatit të Thaçit.

Për Kehoe, këto arsyetime nga ana e Prokurorisë janë të motivuara politikisht nga shteti rus, artikuj mediatik jo të besueshëm e kundërshtarë politikë të Thaçit.

“Arsyetimet e ZPS-së për ndalimin e vazhdueshëm të z. Thaçi bazohen në deformime dhe gjysmë të vërteta të frymëzuara nga propaganda ruse, kundërshtarët politikë të z. Thaçi dhe artikuj mediatik jo të besueshëm. ZPS në mënyrë efektive nënkupton që z. Thaçi, në cilësinë e tij si kryeministër dhe president, e udhëhoqi Kosovën si shtet kriminal”, thuhet në përgjigjen e Kehoe.

Zvicër: E bëri Ferrarin për skrap, ngritet aktakuzë ndaj 22 vjeçarit nga Kosova

0

Në maj të këtij viti një 22 vjeçar nga Kosova e kishte shkatërruar një makinë të tipit “Ferrari”, gjatë një gare me makina në Dietikon në Zvicër.

Me këtë Prokuroria ka ngritur akuzë kundër tij dhe kundër një shtetasi zviceran.

Kjo u konfirmua edhe nga Zyra Kantonale e Prokurorisë.

Pas aksidentit kosovari i cili voziste Ferrarin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme makina ka pësuar dëme të mëdha materiale sa që Ferrari është dashur të dërgohet për skrap (hekura).

Kosovari gjendet ende në paraburgim tash e shtatë muaj.

Përplasja ka ndodhur kur ai po shkonte në drejtim të Spreitenbach-ut.

Automjeti kishte rrëshqitur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe ishte përplasur në një mur.

Prokuroria publike Limmattal e ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën e Qarkut në Dietikon në fund të shtatorit, shkruan Limmattaler Zeitung përcjell Klankosova.tv.

Kjo prokurori e akuzon 22 vjeçarin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në garë ishte i përfshirë edhe një zviceran.

Sipas njoftimit të prokurorit publik, në lidhje me aksidentin është zhvilluar edhe një procedurë tjetër.

“Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se 22-vjeçari kosovar para aksidentit në Dietikon ka qenë duke garuar me një shofer tjetër, zviceran, i lindur në vitin 1966″.

Prandaj, Prokuroria publike Limmattal ka ngritur akuzë po ashtu edhe kundër tij, në Gjykatën e Qarkut, të Dietikonit në fund të shtatorit 2021.

Është për brengosje se rruga lokale në Dietikon, në një pistë garash.

Kosova, vendi i mundësive: 111 vetura të tipit Mercedes AMG të regjistruara për këtë vit

0

Afro 150 vetura të linjës AMG të markës së veturave ‘Mercedes’ janë në total në pronësi të kosovarëve.

Sipas të dhënave të siguruara nga lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme, numri i veturave të kësaj linje që janë regjistruar përgjatë vitit 2021 është 111, ndërsa totali i tyre është 148.

Në anën tjetër, në faqen e shpalljeve ‘MerrJep’ që mundëson shit-blerjen e produkteve, vetëm për një javë, respektivisht nga 1 deri me 8 dhjetor, janë regjistruar 40 shpallje për shitjen e veturave të linjës AMG.

Trendi i luksit në vetura është vërejtur edhe përgjatë mbylljes totale të vitit të kaluar si rezultat i pandemisë koronavirus.

Të dhënat e dërguara nga Dogana e Kosovës nga lajmi.net tregojnë se nga 1 janari i vitit të kaluar deri më 20 dhjetor në Kosovë janë importuar vetura në vlerë prej 59,225, 415 euro.

Luksi i veturave qëndron në disproporcion me pagën mesatare në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistika të Kosovës, pagat mesatare bruto në Kosovë sillen nga 450-470 euro.

Po ashtu, rroga minimale në vend është 150 euro, ndonëse është premtuar të ngritet në 250 sosh.

GDP-ja e Kosovës është vlerësuar të jetë si një ndër më të ulëtat në raport me vendet e rajonit. Në fundin e këtij viti, është paraparë që GDP-ja të rritet në 7.80 miliardë dollarë, gati 3 fish më pak sesa Shqipëria dhe tetëfish më pak se Serbia.

Çmimi i veturave të linjës AMG varion nga 10 mijë euro e sipër.

Pëparim Rama pret bashkëpunim me Albin Kurtin

0

Kryetari i ri i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, ka thënë se pret bashkëpunim me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Rama, që këto deklarata i bëri në emisionin “Hallakamë n’4” në Radio Klan Kosova FM, tha se niveli qendror është i qytetarëve dhe i popullit të Kosovës.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

Aktakuzë për terrorizëm për të kthyerin nga Siria në Kosovë

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.M., për shkak të se i njëjti ka kryer veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe “Rekrutimi për terrorizëm”.

Përmes një njoftimi, Prokuroria Speciale tha se i pandehuri A.M. kishte marrë pjesë në luftërat e Sirisë dhe poashtu u kishte bërë thirrje të tjerëve për pjesëmarrje në atë luftë.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë. I njëjti në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi nga zonat e konfliktit në Siri, si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, ka ofruar fonde për qytetarët nga Kosova, të cilët janë interesuar për të udhëtuar për në Siri, që t’i bashkëngjiten kësaj organizate. Gjithashtu, përmes ligjëratave të cilat i ka mbajtur në Kosovë, publikisht u ka bërë thirrje personave tjerë që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS që vepronte në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit” dhe “Rekrutimi për terrorizëm” nga nenet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort