Home Blog Page 3767

Vuçiq e tërheq ligjin për të cilin protestuesit i bllokuan rrugët në Serbi

0

Qeveria e Serbisë në seancën e sotme ka marrë vendim për tërheqjen e Ligjit për shpronësim nga procedura parlamentare, ligj për të cilin kanë protestuar qindra qytetar pak ditë më parë.

Ligji është kthyer në Kuvendin e Serbisë për rivendim nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas mediumit rs.n1info, në të njëjtën seancë, qeveria i propozoi Kuvendit Popullor ndryshime në Ligjin për referendum dhe nismë popullore, në nenet 7, 20, 43 dhe 44.

Nenet e përmendura kanë të bëjnë me vërtetimin e nënshkrimeve të përfaqësuesve të propozuesit të autorizuar në referendum.

Propozimi i qeverisë heq tarifën për verifikimin e nënshkrimeve, si dhe u mundëson përfaqësuesve të propozuesve të autorizuar të jenë pjesë e organit për zhvillimin e referendumit.

Gjithashtu, sipas propozimit, nuk do të mund të shpallet referendum për të njëjtën çështje në më pak se katër vjet dhe Kuvendi i Serbisë nuk do të mund të marrë një vendim të ndryshëm nga ai i konfirmuar në referendum brenda katër viteve./GazetaSinjali/

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile dalin me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë

0

Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë i janë drejtuar 47 pjesëtarë të shoqërisë civile nga këto dy shtete, me një numër të madh kërkesash.

Kërkesat e tyre janë që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi si dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura, gjithashtu ata kanë kërkuar që të përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë.

Mes tjerash, ata kanë kërkuar që Qeveritë të zbatohen për transparencë, të marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim, të respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe të ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimin në mes të komuniteteve.

Ata kanë pasur disa thirrje edhe për komunitetin ndërkombëtar.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:- mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi; – përqendrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;- mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);- angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve; -nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog“.

Deklarata e tyre e plotë:

Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi

Deklaratë e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë

10 dhjetor 2021

Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.

Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:

U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:

§ vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;

§ zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;

§ përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;

§ zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;

§ marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;

§ respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,

§ ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:

§ mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;

§ pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;

§ mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);

§ angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;

§ nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.

Ne zotohemi të vazhdojmë:

§ nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;

§ shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;

§ reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;

§ përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;

§ krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;

§ t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;

§ përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.

Nënshkruesit:

1. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) Mitrovicë e Veriut

2. Advocacy Training and Resource Center (ATRC)

3. Assist Kosovo Center – ASSIST, Prishtinë

4. Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE)

5. Belgrade Centre for Security Policy

6. Balkan Policy Research Group (BPRG)

7. Crno-beli svet, Mitrovicë e Veriut

8. Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)

9. Center for Peace and Tolerance (CPT)

10. Centar za regionalizam Mitrovicë

11. Civic Initiatives, Beograd

12. Council for Human Rights – Bujanoc

13. Democracy Plus (D+)

14. Drita Dibrani, aktiviste e shoqërisë civile

15. European Fund for Balkan

16. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)

17. HANDIKOS, Kosovë

18. Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë

19. Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)

20. Institute for Territorial Economic Development (InTER)

21. Jelena Lončar, akademike, Universiteti i Beogradit

22. Instituti i Kosovës për Drejtësi/Kosovo Law Institute (IKD/KLI)

23. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë/Kosovar Centre for Security Studies (QKSS)

24. Instituti Demokratik i Kosovës/Kosova Democratic Institute (KDI)

25. Leadership and Development (LAD)

26. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)

27. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)

28. NGO Advocacy for Society Development (AFSD)

29. NVO “PLEJADA” Prizren

30. NVO Communication for the development of society (CSD), Graçanicë

31. NGO Aktiv

32. New Social Initiative, Mitrovicë

33. OJQ “Drugëza”

34. OJQ “VISION 02” Istog

35. OJQ Aureola

36. OJQ Qendra e Gruas “ATO” Vushtrri

37. OJQ Roma in Action Gjakovë

38. Open Society Foundation, Novi Sad-Beograd

39. Rahim Salihi, aktivist, Bujanoc

40. The Balkan Forum

41. Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës

42. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Prishtinë

43. Vjollca Krasniqi, akademike, Universiteti i Prishtinës

44. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)

45. Xhejrane Lokaj, aktiviste e shoqërisë civile

46. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë

47. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Beograd

/GazetaSinjali/

Dëmtohet shtëpiza dhe vidhen rreth 40 kostume të babadimrit në sheshin “Zahir Pajaziti” (FOTO)

0

Një shtëpizë që shet kostume në sheshin “Ibrahim Rugova” të Prishtinës për festat e fundvitit, është dëmtuar në orët e para të mëngjesit, ku janë vjedhur rreth 40 veshje të babadimrit.

Ende nuk dihet se kush ishte autori, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë e njëjtë ngjarje kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, ku ishte dëmtuar i njëjti biznes.

Vazhdon “mjeshtëria” në klinikat estetike të Kosovës, doktorët po injektojnë produkte të paautorizuara

0

Sallonet dhe klinikat estetike në Kosovë, në të cilat kryejnë ndërhyrje estetike janë tërësisht jashtë “llupës” së institucioneve vendore. Shkeljet të shumta që kryhen nga këto “klinika” janë raportuar nga sinjalizuesit dhe janë vërtetuar nga hulumtimet e Gazetës Sinjali.

Në maj të këtij viti, Sinjali pati publikuar një hulumtim, i cili zbardhi shkeljet që kryheshin nga e ashtuquajtura klinikë “FACIAL AM”, në Prishtinë nga një “doktoreshë” pa licencë e pa diplomë, e cila për vite me radhë u prezantua me titullin “doktor”, ndonëse u diplomua vetëm pak muaj para publikimit të hulumtimit.

Vajzat të cilat ia kishin besuar fytyrën “Dr. Lindës” ishin ankuar për efekte anësore dhe rezultatet të padëshiruara, të cilat dyshojnë se kanë ardhur nga përdorimi i produkteve të dyshimta gjatë injektimit.

Rast tjetër i ngjashëm, për të cilën raportoi Sinjali, është ai i përdorimit të tubave për procedurat e injektimit të plazmës së njohur si PRP nga Dr. Fitore Boshnjaku – Halili, në ordinancës “Dentaris”, po ashtu në Prishtinë.

Doktoresha në fjalë dyshohet se kishte injektuar plazmën për regjenerim të flokëve në kokën e një pacienti nga tubat me afat të skaduar.

Për më tepër, tubat e përdorur për PRP në këtë rast dyshohet se nuk kanë qenë tuba të duhur për këtë procedurë, por tuba për analiza të gjakut, përdorimi i të cilave është i ndaluar të përdoret në bazë të legjislacionit të BE-së.

Por, licencat dhe afati i produkteve janë vetëm disa nga shkeljet që kryejnë këto klinika, e që kalojnë pa u vënë re nga organet e hetuesisë.

Rasti më i ri me të cilën është njoftuar Gazeta Sinjali është përdorimi i fillerave dermalë REVOLAX për injektim në buzë dhe fytyrë, shitja e të cilëve nuk është e lejuar në Evropë, pasi që nuk e ka cilësinë dhe sigurinë e duhur për vënien në treg.

Mirëpo, ajo kjo gjë nuk po i ndalon klinikat në Kosovë që ta përdorin atë. Nga fotot e publikuara në profilin e doktoreshës Blerina Islami, kuptohet se në klinikën e saj përdoret ky produkt, i cili në pako e ka të shënuar që nuk lejohet të përdoret në BE.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me doktoreshën në fjalë, për të marrë një përgjigje nga ajo se pse përdor produkte të tilla dhe si arrin që të njëjtat t’i fusë në Kosovë, kur përdorimi dhe shitja e tyre është e ndaluar në Evropë, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Ndonëse nuk shfrytëzoi hapësirën e ofruar nga Gazeta Sinjali për të dhënë versionin e saj për këtë çështje, Dr. Blerina Islami u “motivua” nga pyetjet e redaksisë që të fshijë çdo “gjurmë” të përdorimit të këtij produkti nga ajo.

Ajo ka larguar nga Instagrami i saj postimin dhe storien e realizuar në klinikën e saj, ku shihet filleri dermal REVOLAX, në pjesën e sipërme të pakos së të cilit shkuan që përdorimi i tij nuk lejohet në Evropë.

 

Sinjali me hulumtime të mëtutjeshme ka zbuluar se fillerë të tillë REVOLAX të paautorizuar në BE, përdoren edhe në disa klinika të tjera estetike në Kosovë.

Një burim brenda një klinike tjetër estetike në kushte anonimiteti e ka pranuar për Gazetën Sinjali se në klinikën ku punon, e përdorin fillerin dermal të kompanisë REVOLAX, shitja dhe përdorimi i të cilit është i ndaluar në Kosovë.

Ky burim thënë se arsyeja se pse zgjedhin këtë produkt është për shkak të çmimit më të lirë, pasi që filleri dermal REVOLAX i autorizuar kushton 50 euro, ndërsa ky i paautorizuar është shumë më i lirë.

Sipas tij, klinika ku ajo punon furnizohet me këtë produkt përmes Shqipërisë.

Se ky produkt i paautorizuar po qarkullon në tregun e Kosovës dhe po përdoret në klinikat estetike e ka konfirmuar edhe Dr, Rezana Saraqi – Govori.

E kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Dr. Rezana ka thënë se është në dijeni për këtë lloj produkti, por ajo vetë përdor vetëm variantin e autorizuar nga bashkimi Evropian.

Ajo ka thënë se janë dy lloje të këtij filleri dhe se ka pasur raste kur në klinikën e saj kanë shkuar me fillerin i cili nuk është i autorizuar për përdorim në BE dhe ajo ka refuzuar një gjë të tillë.

Madje, ajo thotë se i ka këshilluar shitësit që të mos sjellë produkte të tilla të paautorizuara në Kosovë.

“Ka dy lloje të fillerëve REVOLAX, ai që është i autorizuar nga Bashkimi Evropian dhe ai që nuk është, Filleri i cili është i autorizuar nga BE, ka mbrapa markën CE, ndërsa tjetri nuk e ka dhe shkruan qartë ‘nuk është për shitje në BE’, siç edhe shihet në foton të cilën e kam bashkëngjitur këtu.”

“Unë punoj me REVOLAX që tre vjet dhe gjatë gjithë kohës kam punuar vetëm me atë filler, i cili është i autorizuar nga Bashkimi Evropian. Ka pasur raste kur më kanë ardhur në klinikë me fillerin REVOLAX që nuk e ka fare markën CE (pra nënkupton se nuk është i autorizuar nga BE) dhe natyrisht se kam refuzuar ta përdor dhe po ashtu e kam njoftuar edhe shitësin që të mos sjellin diçka të tillë në treg”, tha ajo për Sinjali.

Pas kërkesës së Sinjalit, ajo ka dërguar në adresë të redaksisë një video të produkteve që ajo përdor, në të cilën shihet produkti REVOLAX me markën CE, mirëpo i njëjti është prodhim korean, i prodhuar nga ACROSS KOREA.

Raste të tilla të përdorimit të këtij filleri ka mjaft, por mjekët hezitojnë të deklarohen. Në kushte anonimiteti, një doktoreshë ka thënë për Sinjalin se këtë filler po e përdor sepse ka çmim më të lirë, çmimin e marrjes për 1ml shiringë është diku 40/50 euro, ndërsa nëse blihet në sasi të mëdha, është edhe më i lirë. Ndërsa, injektimi për një pacient, sipas saj, është nga 150 deri në 200 euro për 1ml.

Gazeta Sinjali fton Inspektoratin Shëndetësor, Farmaceutik, Inspektoratin Tatimor dhe të Doganës, të shqyrtojnë edhe më tutje rastet e lartshënuara dhe raste të tilla të ngjashme.

Doktorët e kësaj fushe paralajmërojnë se nëse rastet e tilla vazhdojnë edhe më tutje, do të kemi shfaqje të alergjive, komplikimeve e deri te kanceri i lëkurës, për shkak të përdorimit të produkteve false, të paautorizuara dhe të paverifikuara./Gazeta Sinjali/

Punimet në rrjet, shumë fshatra të Vërrinit sot do të kenë nderprerje të rrymës

0

KEDS ka njoftuar se në vende të ndryshme në nivel vendi, do të ndalet rryma, për shkak të punimeve për siguri të sistemit energjetik. Në rajonin e Prizrenit do të ketë ndërprerje të rrymës në fshatrat: Zhur, Hoça e Qytetit, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë,etj, raporton TV Prizreni.

Ky është orari i ndërprerjeve

TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprerët:

TS 10/0.4 kV Hoça e Qytetit  (kodi: 30035005) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoçë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë, afariste: Resturant “Keshtjella”,” Pompa Benxines Zhuri, Betoniera “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit” dhe Vlashna “Fanaj Petroll”.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në TS 10/0.4kV, revizion në LP 10kV.

A garantoi Policia e Kosovës për lirimin e Haradinajt e Gucatit? Flasin nga Gjykata Speciale

0

Policia e Kosovës ka dërguar garancë për lirimin nga paraburgimi të krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Griep, duke theksuar se trupi gjykues e ka pranuar këtë informacion nga Policia e Kosovës më 25 nëntor.

“Më 22 tetor, gjykatësit urdhëruan policinë e Kosovës që të ofrojë informacione lidhur me zbatueshmërinë e lirimit me kusht për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Trupi gjykues ka pranuar informacionin e kërkuar nga Policia e Kosovës më 25 nëntor”, bën të ditur DHSK-ja.

Në një përgjigje për Reporteri.net, nga DHSK-ja kanë thënë se Trupi Gjykues ka urdhëruar këtë javë Prokurorinë e Sppecializuar që të dërgojë komentet e saja mbi raportin, teksa mbrojtjes i ka dhënë afat që këtë ta bëj deri më 16 dhjetor.

“Këtë javë, Trupi Gjykues urdhëroi Prokurorinë e Specializuar dhe Mbrojtjen që të dorëzojnë çdo vërejtje mbi Raportin e Policisë së Kosovës, ndër çështjet tjera që kanë të bëjnë me shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit, përkatësisht deri më 10 dhjetor dhe 16 dhjetor”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së për Reporteri.net.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. /Reporteri.net/

Tri zotimet e presidentes Osmani që u dhanë në Samitin e Demokracisë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në nisjen e Samitit për Demokracinë, dje tha se demokracia po përballet “me sfida të qëndrueshme dhe alarmante” në mbarë botën.

Në këtë samit, pjesë mori edhe Kosova, ku u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë fjalës së saj, Osmani prezantoi zotimet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.
“Po ju drejtohem si Presidente e Republikës së Kosovës, një nga demokracitë më të reja por edhe më aktive në botë. Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, Republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se Kosova vazhdon të përparojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me tranzicion paqësor të pushtetit, liri të pacenuar të mediave dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në Kushtetutë.

Osmani citoi edhe postulatin e famshëm të presidentit Rugova për Liri, Demokraci e Pavarësi.

“Po ju drejtohem si Presidente e Republikës së Kosovës, një nga demokracitë më të reja por edhe më aktive në botë. Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, Republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci. Sot, Kosova vazhdon të përparojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me tranzicion paqësor të pushtetit, liri të pacenuar të mediave dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në kushtetutën tonë”, u shpreh Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, shefja e shtetit në fund të fjalimit falenderoi presidentin Biden nga populli më proamerikan në botë.

“Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë. Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje! Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim”, tha ajo.

Në këtë Samit morën pjesë liderë botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata nga sektori privat, ndërkaq është paraparë të diskutohet për: forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit, mbrojtjen e institucioneve demokratike, kundërshtimin e autoritarizmit digjital dhe afirmimin e vlerave demokratike. /Reporteri.net/

Pacolli: Zvonko Veselinoviçin e kam parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës

0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga anëtarët e grupit të Zvonko Veselinoviçit, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje kanë vënë sanksione, duke i bërë përgjegjës për trafikim të mallrave, të parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli në RTV 21 ka treguar se Zvonko Veselinoviçin e ka parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës, rreth dy vjet më parë.

“Dy vite më parë gjatë pushimeve në bregdetin e Adriatikut në Budva, mua më është ofruar një njeri, që shumë më vonë e kam kuptuar se ishte Zvonko Veselinoviq. Ai atje ishte i shoqëruar me deputetë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Unë vetëm i kam përshëndetur dhe aq. Unë nuk e njoh Veselinoviqin, as nuk e kam parë më vonë. As sot nuk e di cili prej tyre ishte Veselinoviqi”, deklaroi Pacolli.

“Thjeshta na ka rastisur që gjatë ankorimit të anijeve të takohemi. Ata vetëm se ishin aty kur unë shkova. E kemi njohur kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe jemi përshëndetur. Aty ishin edhe tre deputet të Kuvendit të Kosovës”.

Tutje, kreu i AKR-së ka theksuar se sanksionet ndaj Veselinoviçit dhe grupit të tij janë një veprim i drejtë nga ana e SHBA-së.

Bën Ferrarin “për skrap”: Kosovari akuzohet për gara ilegale me makina

0

osovari 22 vjeçar dhe një shtetas zviceran 55 vjeçar akuzohen se kanë marrë pjesë në një garë të palejueshme me mjete motorike

Në maj të këtij viti, një kosovar ka shkatërruar makinë sportive që po e ngiste në rrugën lokale, në Dietikon. Sipas hetuesve, ai po merrte pjesë kështu në një garë, transmeton albinfo.ch. Tani, prokuroria përgjegjëse ka ngritur akuzë kundër tij dhe kundër një shtetasi zviceran.

Këtë e ka konfirmuar të mërkurën ër gazetën “Limmattaler Zeitung”, zyra për media e Prokurorisë Publike Kantonale. Personi që ngiste Ferarrin është arrestuar pas aksidentit dhe është caktuar në mbajtje.

Ai është ende në paraburgim, thotë kryeprokurori publik kantonal.

Nga përplasja e fuqishme, dëmet materiale që ka shkaktuar 22 vjeçari duke çuar Ferarrin në “skrap”, thuhet të kenë qenë shumë të mëdha.

Ndeshja ka ndodhur kur ai po shkonte në drejtim të Spreitenbach-ut kur automjeti kishte rrëshqitur për shkak të shpejtësisë së tepruar dhe ishte përplasur në një mur.

Prokuroria publike Limmattal / Albis ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën e Qarkut në Dietikon në fund të shtatorit, transmeton albinfo.ch. Ajo e akuzon 22 vjeçarin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor duke mos respektuar masën e shpejtësisë maksimale, me parakalim theqafës dhe duke marrë pjesë në një garë të palejueshme me mjete motorike”.

Në garën e paligjshme ishte përfshirë edhe një zviceran

Siç njofton prokurori publik, në lidhje me aksidentin është zhvilluar edhe një procedurë tjetër. “Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se 22-vjeçari kosovar para aksidentit në Dietikon ka qenë duke garuar me një shofer tjetër, zviceran, i lindur në vitin 1966.

Prandaj, Prokuroria publike Limmattal / Albis ka ngritur akuzë po ashtu edhe kundër tij, në Gjykatën e Qarkut, të Dietikonit në fund të shtatorit 2021, transmeton albinfo.ch. Prokuroria e akuzon të përmendurin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shkelje të detyrës në rast aksidenti”.

Është për brengosje se rruga lokale në Dietikon u bë kështu një pistë garash, shkruan gazeta. Dy javë më parë, zyra e prokurorit publik ka folur për një “akumulim serioz” të shkeljeve të shpejtësisë në kantonin e Cyrihut.

0 48

Macron paralajmëron konferencë për Ballkanin Perëndimor

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor.

Ai e ka thënë këtë në një konferencë për shtyp, ku ka folur gjerësisht për prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së që fillon më 1 janar të vitit të ardhshëm.

“Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor. Në qershor do të organizojmë konferencën për Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës. Mjafton të shikohet harta dhe historia jonë”, tha Macron, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.

Macron shtoi se aktualisht rajoni është duke kaluar në një fazë të tensioneve.

“Historia kthehet nganjëherë edhe në mënyrë tragjike. Prandaj sot kemi një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Atje duhet të zbatojmë politikën e angazhimit të ri, por edhe investimeve në mënyrë që të favorizojmë integrimin ekonomik të rajonit, ndihmojmë shkëmbimin e njerëzve, zgjidhim çështjet e pakicave dhe luftojmë kundër ndikimeve dhe manipulimeve që janë pasojë e angazhimit të fuqive që përmes Ballkanit duan ta destabilizojnë Evropën”, u shpreh presidenti Macron.

Ai ka shtuar se angazhimi politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor është agjendë e vërtetë për sovranitetin e Evropës, sepse, siç është shprehur, “nuk mund ta ndërtojmë Evropën në paqe për 50 vjetët e ardhshme, nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor në situatën në të cilën është sot”.

“Kjo do të thotë se duhet të sqarojmë perspektivën evropiane, të investojmë në rajon, në unitetin e tij dhe të kemi një ambicie të përbashkët për dekadën që vjen”, shtoi Macron.

Ky paralajmërim është inkurajues pasi Franca në vitet e fundit ka qenë ndër shtetet skeptike ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Pikërisht me kërkesë të Francës është ndryshuar metodologjia e procesit të negociatave të anëtarësimit në BE.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort