Home Blog Page 3766

MPB: 155 dënime për tejkalim shpejtësie

0

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi aksion kontrollues në gjithë terrion e vendit për të dënuar automjetet që tejkalojnë shpejtësinë.

“Gjatë aksionet janë dënuar 155 shoferë, ndërsa 13 prej tyre kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ata shtojnë se 56 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 99 prej tyre jashtë vendbanimeve.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

7 raste me COVID-19 sot në Kosovë

0
10 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 328.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Shpallet fajtor ish-rektori i Universitetit të Prizrenit për cenim të së drejtës së punës

0

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit Ramë Vataj, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit.

Vataj është dënuar me gjobë prej 1500 euro, për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.

Sipas gjykatës, Vataj “nga data 30 shtator 2017, e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, duke vepruar në cilësi të Rektorit të Universitetit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj. “

“Vendimin e Sektorit të Inspekcionit të Arsimit në Prizren të datës 14.09.2017, pasi që i njëjti vendim me datën 30.09.2017 behët i plotfuqishëm, i pandehuri si udhëheqës kryesor i institucionit nuk e zbaton, e përmes të cilit urdhërohej Universiteti që: “të rishqyrtoj konkursin e datës 01.08.2016 me nr. të protokollit 01-236 për lëndët si në vendim; të themeloj komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantoj respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtoj barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedh komision recensues të veçantë për çdo fushë.”, vendim i cili në mënyrë të plotë nuk është zbatuar nga i pandehuri R.V., , me çka të dëmtuarit V.M., ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs“, thuhet në vendimin e gjykatës..gazetasinjali/

Në çfarë ore jeni vaksinuar? Një studim tregon rëndësinë e këtij aspekti

0

Edhe pse mund të duket një aspekt i parëndësishëm, koha kur vaksinoheni është e rëndësishme. Një studim i publikuar në “Journal of Biological Rhythms” ka zbuluar se njerëzit që marrin injeksionin kundër COVID-19 pasdite, kanë nivele më të larta të antitrupave.

Arsyeja është se sipas të dhënave të marra, ritmet e zemrës ndikojnë në vaksinë.

“Studimi ynë ofron prova se koha e vaksinimit ndikon në përgjigjen imune ndaj vaksinës SARS-CoV-2, gjetje që mund të jenë të rëndësishme për optimizimin e efikasitetit të vaksinës”, thotë Elizabeth Klerman, studiuese e Spitalit të Massaçusetsit.

Studimi ka marrë si kampion 2190 punonjës shëndetësorë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kanë qenë asimptomatikë në momentin e vaksinimit. Është marrë parasysh jo vetëm koha e marrjes së injeksionit, por edhe lloji i vaksinës, gjinia, mosha, madje edhe numri i ditëve pas administrimit të dozës.

Ndërkohë, në rastin e vaksinës së gripit, situata është krejtësisht e kundërt, pasi një studim tjetër zbuloi se meshkujt e moshuar që vaksinoheshin në mëngjes kishin më shumë antitrupa sesa ata që e merrnin vaksinën pasdite.

/GazetaSinjali/

Bashkimi Evropian i reagon Vulinit pasi e quajti Masakrën e Reçakut “gënjeshtër”

0

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.

Këto komente ai i bëri pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin e quajti “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim të tmerrshëm” vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Stano për Radion Evropa e Lirë.

Të premten, më 10 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, vizitoi ekipin e një projekti filmik që po punon në realizimin e një serie të dokumentareve, që sipas autorëve ka për qëllim të dokumentojë të vërtetën e kësaj ngjarjeje që mohohet nga zyrtarët në Serbi.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vulin gjatë vizitës.

Duke komentuar qëndrimin e zyrtarëve në Serbi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se mohimi apo modifikimi i Masakrës së Reçakut ku u vranë 45 civilë shqiptarë, është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, tha Stano.

Stano shtoi se BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjithë rajonin që të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës, pasi sipas tij, rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Vulin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.

Kurti: Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur

0

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka organizuar aktivitetin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa ka folur për personat e zhdukur gjatë luftës, tha se ai vet ka qenë i zhdukur në vitin 1999, pasi që familja nuk dinte për fatin e tij.

Në fjalën e tij para familjarëve te personave të zhdukur, Kurti është zotuar se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur gjatë luftës më dhunë.

“Është më se e qartë që në këtë ditë duhet të theksojmë se ata të cilët u është shkelur më së shumti e drejta, e padyshim që bëjnë pjesë të zhdukurit me dhunë dhe familjet e tyre që janë viktima sot e kësaj dite”.

“Nga qershorin e vitit 1999, kam qenë i zhdukur, jo për vete por sepse familja nuk e dinte ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i Kuq në korrik të vitit 1999. Prandaj kur u lirova kisha edhe thirrje te brendshme edhe përgjegjësi qytetarë që t’i bashkohem nënës Nysrete dhe shumë nënave tjera, të cilat ishin organizuar që të bëjnë trysni mbi vendorët e ndërkombëtarët, e kjo tenasferohet mbi Beogradin, ashtu që të zbardhen fati i djalit të saj dhe i shumë djemve e vajza të prindërve të Kosovës, të cilët fillimisht ishin 5 mijë, mandej u mor vesh që 2 mijë kanë përfunduar në burgje, ndërkaq rreth 3 mijë ende janë të pagjetur. Ndërkaq tani i kemi mbi 1 600 të pagjetur, nga të cilat janë 2/3 janë shqiptarë të Kosovës”.

“Andaj edhe puna e komisionit dhe e të gjithë neve në këtë problem, ka qenë më prioritet dhe urgjent, e vështirë dhe sfiduese. Çështja e të zhdukurve, është nder prioritet tona, dhe gjithmonë e kemi bërë të qartë këtë”.

“Familjarët kanë kërkuar të ushtrojmë më shumë ndikim të faktorët ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet të zhdukurit. Marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjedhur problemi i të zhdukurve me dhuna. Kërkesë tjetër ka qenë hapja e varrezave ne Kishevak, ku këto kanë nisur për t’u gjetur të zhdukurit tanë”, tha tutje Kurti.

Lista e shpenzimeve/ Këta janë deputetët “kampionë” të udhëtimeve dhe mëditjeve

0

Nuk mbajtën shumë seanca të Kuvendit.

Të zgjedhurit e popullit që nga fillimi i punës së sesionit vjeshtor e deri më tani kanë mbajtur vetëm gjashtë të tilla.

E, të radhës do ta mbajnë më 13 dhjetor, shkruan FrontOnline.

Mosmbajtjen e seancave deputetët e Kuvendit të Kosovës, e shfrytëzuan në një mënyrë tjetër.

Ata nuk ia lanë keq udhëtimeve zyrtare jashtë Kosovës.

Dikush më shumë e dikush më pak.

Por, jo pak deputetë morën mëditje e shfrytëzuan buxhetin e shtetit për udhëtime jashtë vendit.

Në dokumentin e dërguar për FrontOnline nga Kuvendi i Kosovës, bëhet e ditur shuma e mëditjeve që kanë marrë deputetët dhe se sa i kushtoi buxhetit të shtetit akomodimi i tyre.

Të zgjedhurit e popullit për tre muaj kanë marrë 5693.38 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Ndërsa, akomodimi i tyre i kushtoi buxhetit të shtetit 2 mijë e 940.38 euro që bashkërisht çojnë në shumën e 8 mijë e 633. 76 euro, shkruan FrontOnline.

Deputeti Haki Abazi, “kampioni” i mëditjeve

Për periudhën tre mujore jashtë vendit udhëtuan gjithsej 27 deputetë.

Dikush mori më shumë mëditje, e dikush më pak.

E, nga të gjithë këta deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi po del të ketë marrë më shumë.

Abazi që kohët e fundit ka pasur pakënaqësi me lidershipin e partisë së tij, për një udhëtim zyrtar në Austri më 20 shtator të këtij viti mori gjithsej 902.88 euro.

Hiç më pak se 266.40 euro Abazi mori mëditje edhe për një udhëtim që ka bërë në Bruksel më datën 29 tetor.

Ndërsa, vetëm një ditë para kësaj më 28 tetor deputeti Abazi, mori mëditje edhe për një udhëtim zyrtar që bëri në Shqipëri.

Për këtë udhëtim ai mori nga Kuvendi mëditje prej 78 euro.

E, nëse mblidhen të gjitha këto atëherë sipas dokumentit i bie që Abazi ka marrë një mijë e 247.28 euro mëditje për tri udhëtime që ka realizuar jashtë vendit.

Nënkryetarja Bogujevci e deputetët Gashi e Kervan morën kaq mëditje nga Kuvendi i Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci për një udhëtim zyrtar që realizoi më 15 dhjetor në Francë, mori mëditje prej 593.40 euro.

Hiç më pas e as më shumë, por mëditje të njëjtë mori edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan.

Që të dy morën mëditje të njëjtë sikurse edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Shqipëria u vizitua më së shumti nga deputetët e Kuvendit për udhëtime zyrtare

Janë gjithsej nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës që gjatë muajit tetor udhëtuan për në Shqipëri e që u shpërblyen me mëditje prej 78 eurove, shkruan FrontOnline.

Në listën e të zgjedhurve të popullit që kanë vizituar Shqipërinë vetëm në muajin tetor bëjnë pjesë, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku nga Levizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli nga VV-ja, Ganimete Musliu nga PDK-ja, Ardian Gola nga VV-ja, Doarsa Kica-Xhelili nga VV-ja, Armend Muja nga VV-ja, Haki Abazi nga VV-ja, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja, Hykmete Bajrami nga LDK-ja, dhe Ferat Shala nga PDK-ja.

Nëse mblidhet kjo shumë për të nëntë deputetët atëherë i bie që të gjithë së bashku kanë marrë 702 euro mëditje.

Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut

Nga 117 euro mëditje morën deputetët e Kuvendit të Kosovës që udhëtuan zyrtarisht për në Maqedoninë e Veriut.

Janë hiç më pak se shtatë.

E, prej tyre pesë janë të Lëvizjes Vetëvendosje, një nga PDK-ja dhe një nga grupi multietnik.

Bëhet fjalë për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deputetët Dimal Basha, Jeta Statovci, Sali Zyba, Gani Krasniqi, Ganimete Musliu e Fridon Lala.

Me një llogaritje të thjeshtë këta deputetë së bashku morën mëditje prej 819 euro.

Sa mori mëditje kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca brenda një dite udhëtoi në dy vende të ndryshme.

Këto udhëtime nuk është që i sollën edhe pak mëditje të parit të Kuvendit.

Ai udhëtoi për në Hungari e Slloveni, shkruan FrontOnline.

Për udhëtimin në Hungari Konjufca mori 205.20 euro mëditje.

Ndërsa, për atë në Slloveni mori 69.70 euro.

Mëditje morën edhe gruaja e Rexhep Selimit e Blerta Deliu-Kodra

Mëditje nga Kuvendi i Kosovës për udhëtime zyrtare mori edhe gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, Shqipe Selimi e cila mban ulësen e Kuvendit nga radhët e LVV-së.

Selimi, më 13 shtator udhëtoi për në Hungari.

Për këtë udhëtim ajo mori mëditje nga Kuvendi i Kosovës, 162 euro.

Pak më shumë mëditje se Selimi mori deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Të njëjtën ditë ajo bëri një udhëtim.

Por, ndryshe nga Selimi, Deliu-Kodra udhëtoi për në Gjermani.

Ajo mori 12 euro më shumë mëditje se sa Selimi.

Nga ky udhëtim Deliu-Kodra mori 180 euro mwditje nga Kuvendi i Kosovws.

Sa i kushtoi buxhetit të shtetit akomodimi i të zgjedhurve të popullit?

Hiç më pak se dy mijë e 940.38 euro i kushtoi buxhetit të shtetit akomodimi kur ata udhëtuan jashtë vendit.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nënkryetarja Saranda Bogujevci e deputetëve Haki Abazi, Arben Gashi e Enis Kervan iu deshën para nga buxheti edhe për akomodim.

Kryetari Konjufca për akomodim në Hungari e Slloveni shpenzoi 376.58 euro.

Akomodimi në Hungari për të ishte më i shtrenjtë gjithsej 238.45 euro, derisa në Slloveni 138.13 euro.

Nënkryetares Bogujevci, e deputetëve Arben Gashi e Enis Kervan në udhëtimet e tyre që bënë në Francë, por në periudha të ndryshme kohore akomodimi u kushtoi nga 662.10 euro për secilin.

Ndërsa, së bashku kanë shpenzuar një mijë e 986.30 euro.

Para për akomodim iu deshën edhe “maraklisë” së mëditjeve, deputetit të VV-së, Haki Abazit.

Për një akomodim në Austri, Abazi shpenzoi nga buxheti i shtetit 577.50 euro
Deputetët bën edhe shpenzime të tjera

Janë vetëm dy të zgjedhur të popullit që përpos mëditjeve edhe akomodimit bën edhe shpenzime të tjera, shkruan FrontOnline.

Në dokumentin e dërguar për FrontOnline nga Kuvendi i Kosovës për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare, nënkryetarja Saranda Bogujevci e shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bën edhe shpenzime të tjera.

Në dokument shihet se për një udhëtim në Francë, Bogujevci shpenzoi 14.70 euro.

Kurse, Gashi më shumë se kjo, gjithsej 46.50 euro.

Sa para shpenzuan deputetët për aviobileta?

Dy mijë e 20.72 euro shpenzuan të zgjedhur e popullit për bileta në udhëtimet e tyre që realizuan jashtë vendit.

Në dokument shihet se për disa bileta janë shpenzuar vetëm 299 euro.

Kurse, për të tjerat një mijë e 721.72 euro./FrontOnline

​Dëshmitari Gashi: Kemi dashur t’i tregojmë publikut që Serbia i ka dhënë informata Hagës

0

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari mbrojtjes, Qelë Gashi i cili është anëtar i këshillit drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gacatit dhe Nasim Haradinajt, ai ka thënë se në paketat që kishin arritur në OVL-UÇK kishte dokumente në gjuhën serbe dhe emra serb ndër të cilët edhe Vukoviq. Gashi ka deklaruar se me publikimin e tyre kanë synuar të informojnë publikun që Serbia po i jep informata Gjykatës Speciale.

Në deklaratën e tij më shkrim, të cilin e ka lexuar mbrojtja, Gashi ka thënë se më 7 shtator ka qenë bashkë me Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Faton Klinkun në zyrën qendrore të OVL-UÇK në Prishtinë kur rreth orës 10:00 dikush kishte sjellë paketa me dokumente.

“Skena ishte shumë hetuese, disa thonin që paketa kishte bombë dhe kjo shkaktonte panik, megjithatë kur Nasimi shkoi të shikonte ne e kuptuam që në paketë kishte vetëm letra, sapo u kuptua një gjë e tillë situate u qetësua”, ka thënë ai në deklaratën e tij me shkrim.

Ai ka thënë se i ka shikuar pjesërisht dokumentet dhe ka parë që shumë prej tyre ishin në gjuhën serbe dhe përmbanin emra serb.

“Këto dokumente kishin shkrim në gjuhën serbe përfshirë emra serb si Vukoviq, nuk e njihja këtë emër megjithatë e kam parë këtë emër shumë herë sepse ishte përmendur në shumë dokumente”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, publiku në Kosovë duhej të informohej lidhur me përmbajtjen e paketave që nga një person i panjohur ishin dërguar në OVL-UÇK.

“Duke shikuar paketën me dokumente mendova me vetvete se si ka mundur ZPS të bie në nivelin e Serbisë, isha i hutuar lidhur me qëllimin e arsyes pse ishin sjellur dokumentet. Ne menduam që publiku kosovar duhet të informohej lidhur me përmbajtjen e paketës meqë kjo do të minonte Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) i cili është organ që ne nuk e njohim si legjitim. Ne nuk kemi dashur të japim emra vetëm kemi dashur t’i tregojmë publikut që Serbia ja ka dhënë informatat Hagës”, ka thënë Gashi në deklaratën e tij me shkrim.

Gashi ka thënë se nuk i ka lexuar të gjitha dokumentet që kishin arritur më 7 shtator në OVL-UÇK meqë sipas tij numri i tyre ishte i madh, raporton kp.

Dëshmia e Qelë Gashit vjen pasi dje në Dhomat e Specializuara janë dëgjuar katër dëshmitarë të mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Avokati i Popullit: Gjatë masave kufizuese është rritur dhuna në familje, e po ashtu është përkeqësuar statusi ekonomik

0

Avokati i Popullit publikoi sot raportin e veçantë të punës lidhur me ndikimin e pandemisë në të drejtat e njeriut, ku ofron një pamje të përgjithshme të sfidave dhe problemeve të veçanta që u përballën qytetarët në fushën e drejtave te njeriut.

Raporti “Emergjenca shëndetësore dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 në të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës”, trajton ndikimin e masave kufizuese te pandemisë, në veçanti në shëndetin publik, në shëndetin mendor, në të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhunën në familje, të drejtat e fëmijëve dhe ndikimi i emergjencës shëndetësore në jetën e fëmijëve, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuar, dhe të drejtat sociale dhe të punës.

Avokati i Popullit konstaton se shërbimet sociale edhe pse shumë të nevojshme në kohë pandemie, kanë qenë të kufizuara dhe janë shoqëruar me vështirësi të shumta. Situatën e ka përkeqësuar edhe shpallja me vonesë e granteve të rregullta me të cilat përkrahen ofruesit e shërbimeve sociale. Ai shtoi se gjatë kohës së masave kufizuese është rritur ndjeshëm numri i dhunës në familje.

Sipas të gjeturave të raportit, 1915 raste janë shënuar në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 janë paraqitur në polici 2069 raste të dhunës në familje.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka konstatuar se pandemia ka ndikuar edhe në përkeqësimin e statusit ekonomik, duke e thelluar edhe më tepër hendekun e pabarazisë sociale ndërmjet familjeve. Gjendja ekonomike e familjeve raportohet të jetë rënduar edhe më tej me rrezikun e rritjes së shkallës së varfërisë.

Raporti nxjerr 22 rekomandime të cilat u adresohen autoriteteve publike me qëllim që në të ardhmen të respektohen standardet për të drejtat e njeriut në secilën masë kufizuese që mund të vendoset në situata emergjente.

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz: https://bit.ly/3lSlfEW /Telegrafi/

Rreziku për sulme terroriste/ 219 të arrestuar në Kosovë, gjysma e kanë përfunduar burgun

0

Në 11 vjetët e fundit Policia ka arrestuar 219 persona të dyshuar për vepra penale të terrorizmit në Kosovë. Shifrat zyrtare janë nga viti 2010 e deri më 30 nëntor të 2021-s. Prokuroria Speciale nuk ka treguar për numrin e aktakuzave të ngritura për veprat e kësaj natyre. E të dhëna nuk kanë ofruar as nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për numrin e personave të dënuar për terrorizëm brenda kësaj periudhe dekadëshe.

Sidoqoftë, drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi thotë se rreth 70 % e personave që u dënuan për vepra penale në Kosovë që lidhen me terrorizmin janë në liri. Ata e kanë kryer tashmë pjesën e tyre të dënimit. Pjesa tjetër, 30 %, akoma jo. Janë në burg.

“Mund të them rreth 70 % e personave të cilët janë dënuar nën 4 vjet për vepra që lidhen me terrorizmin e kanë kry dënimin. Ata që nuk e kanë përfunduar janë ata që janë dënuar mbi 5 vjet. Së shpejti pritet të lirohen edhe disa. Ne i kemi takuar thuajse të gjithë personat që i kanë kryer vuajtjet dhe i monitorojmë në vazhdimësi”, theksoi ai për Front Online.

Grupi prej 219 vetash, sipas ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, monitorohet vazhdimisht. Dhe jo vetëm.

“Sipas protokollit të cilin e patëm hartu, këta persona monitorohen nonstop, por edhe fëmijët, edhe bashkëshortet edhe familjarët”, theksoi ai për “Front Online”.

Sipas tij, personat e identifikuar për terrorizëm nuk paraqesin rrezik.

Njëjtë mendon edhe njohësi i sigurisë, Avni Islami.

“Këta persona nuk paraqesin rrezik sepse janë identifikuar. Ata përgjohen dhe vëzhgohen nga shteti. Rrezik paraqesin personat që nuk janë identifikuar dhe kamuflohen në forma të ndryshme”, u shpreh Islami për “Front Online”.

Exhan Galushi është deputet, njëherit anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvend.

Ai është pro monitorimit të vazhdueshëm të këtij grupi.

“Për mendimin tim do të ishte mirë një monitorim i rregullt i këtyre personave. Mënyra e vrojtimit përcaktohet nga ekspertët e fushës”, theksoi Galushi për “Front Online”.

Deputeti madje paralajmëron se do të shtrojë në komision disa çështje që lidhen me këtë kategori, sidomos personat e kthyer nga luftërat në Siri.

“Monitorimi duhet të jetë në atë se apo rehabilitohen këta persona si duhet, aspekti psiqik i tyre, ndihma e ofruar nga psikologët shkaku i vuajteve dhe streseve të përjetuara atje”, u shpreh Galushi për “Front Online”.

Njohësit e sigurisë për alarmet rreth sulmeve terroriste: Kosova s`është target

Ditë më parë, mediet nxorën disa komunikime që u pretendua se janë të brendshme të ambasadave, ku të njëjtat u kërkuan shtetasve të tyre të shmangnin frekuentimin e Qendrave Tregtare dhe ambienteve me shumë njerëz, caqe këto të mundshme të sulmeve terroriste. Informatat u mohuan nga kryepërfaqësitë diplomatike në Prishtinë.

Deputeti Galushi deklaron se në bazë të informacioneve që kanë nga Policia, situata është e qetë.

“Normal kërkojmë nga organet e rendit që t`i rrisin vëzhgimet e situatës. Të jenë të gatshëm për çdo rast, të evitojnë çdo sulm, sidomos terrorist – që qytetarët të jenë të sigurtë”, u shpreh Galushi për “Front Online”.

Të njëjtë gjendjen e sigurisë në vend po e vleresojnë edhe njohësit e kësaj fushe.

“Nuk e konsideroj që Kosova është target për sulme sepse edhe po të kryhen, ato nuk e kanë efektin e vetë dhe nuk e arrijnë terroristët atë që duan: të ndjellin frikë dhe pasiguri në krejt vendin. S`ka tendencë për destabilizimin e gjendjes”, u shpreh Islami.

BIK: Është zhduk ideja, jo vetëm pjesëmarrja në luftëra

Bashkësia Islame e Kosovës është institucion i pavarur i myslimanëve të Kosovës.

Zyrtari i saj, Fitim Flugaj, thotë se është zhdukur jo vetëm pjesëmarrja, por edhe ideja si ide e kosovarëve për pjesëmarrje në luftërat e huaja.

Hairi për këtë mes tjerash thotë se erdhi edhe nga ligjëratat e imamëve.

“Ne kemi apeluar që të mos shkojnë atje djemtë e çikat e Kosovës. Një nga shkaqet që u ulë shkuarja janë ligjëratat e imamëve. Ato kanë arritur ta zhdukin edhe idenë si ide dhe jo vetëm pjesëmarrjen”, u shpreh Flugaj.

Që nga konflikti në Siri dhe Irak, rreth 400 kosovarë besohet të kenë udhëtuar në drejtim të këtyre vendeve.

Rreth 100 e tyre vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut. Ka prej atyre që kanë vdekur atje. E një grup i madh prej mbi 200 veta është kthyer në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort