Home Blog Page 3765

Haxhiu: Komisioni i Venecias i jep dritën jeshile reformave në KPK

0

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se Komisioni i Venecias ka pëkrahur reformat që pritet të ndodhin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Komisioni ka konfirmuar se reformat në KPK janë të nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Mbështetje e Komisionit të Venecias për reformimin e sistemit prokurorial

Sapo dolëm nga takimi në kuadër të Mbledhjes Plenare të Komisionit të Venecias ku u diskutua nisma e Ministrisë së Drejtësisë për të reformuar Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ndryshimet në këtë projektligj janë rekomandime që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026, e cila tashmë ka filluar të zbatohet.

Në përgjigje të kërkesës tonë, Komisioni i Venecias konfirmoi nevojën për reformim të Këshillit Prokurorial. Komisioni i Venecias i jep dritë të gjelbër ndryshimeve ligjore në sistemin prokurorial dhe ofron rekomandime specifike për plotësimin e mëtejshëm të projekt-ligjit, për të sigurar përfaqësim të balancuar.

I mirëpresim këto rekomandime. Grupi Punues do të vijojë punën në projekt-ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në përputhje me rekomandimet në fjalë. Reforma në sistemin prokurorial njëjtë si ajo në drejtësi do të ndodhë dhe kjo, në përputhje me standardet vendore kushtetuese, rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Hisen Berisha: Shqipëria ta dënojë sjelljen e Serbisë për mohimin e masakrës në Reçak

0

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i ka bërë thirrje Shqipërisë që në vigjilje të samitit “Ballkani i Hapur” në Tiranë ta dënojë sjelljen e Serbisë për mohimin e masakrës në Reçak, në të cilën forcat serbe vranë civilë të pafajshëm shqiptarë.

Berisha ka thënë se angazhimi shtetëror nga ana e Serbisë për realizimin e një dokumentari mbi tragjedinë e Reçakut, ku ata pohojnë që kjo masakër është falsifikim i historisë, tregon që revizionizmi i historisë nga shteti serb, krahas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë, po merr përmasa të rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon.

“Si ish-epror i UÇK-së dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, në vigjilje të samitit të radhës të “Open Balkan” në Tiranë, e ftoj shtetin shqiptar që të dënojë këto sjellje të rrezikshme revizioniste. Revizionizmi i historisë e pengon pajtimin, e pengon dialogun, e pengon bashkëpunimin rajonal si dhe i hap rrugë një konflikti të ri”, ka thënë Berisha.

22 vjet më parë, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen masakrën më të madhe në Kosovë që njihet si Masakra e Reçakut. Pamjet e kësaj masakre u përhapen në të gjithë botën dhe sensibilizuan ndërkombëtarët për të ndërhyrë në luftën mes Serbisë dhe Kosovës.

Ishte shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, ai që pa nga afër këtë masakër dhe alarmoi se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur, mes tyre gra e fëmijë. Banorët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

Forcat policore serbe, që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit, kishin arrestuar shumë banorë e më pas i vranë ata./ KP

Walker: Ata që e mohojnë masakrën e Reçakut, janë të përfshirë në të

0

Ish-diplomati amerikan, William Walker, thotë se përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Walker thotë se masakra e Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, është një ngjarje që nuk mund ta mohojë e as modifikojë askush.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, thotë Walker.

Ai e bën përgjegjës presidentin serb për “rol të rëndësishëm” në fshehjen e krimeve që forcat serbe të sigurisë kanë kryer ndaj popullatës civile në Reçak, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Ai [Aleksandar Vuçiq] ka qenë i përfshirë që nga fillimi në përpjekjen për të mbrojtur të pambrojturën, e që është fakti se forcat e sigurisë së Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në vetëm atë që ka ndodhur në Reçak, por kanë qenë të përfshira në shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit”, thotë Walker.

Walker ishte personi i parë që vizitoi Reçakun, në ditën kur ndodhi masakra në këtë fshat.

Asokohe, Walker ishte shef i një misioni vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas vizitës në vendin e masakrës, ai mbajti një konferencë në Prishtinë, ku për herë të parë deklaroi se ajo që kishte parë, ishte “një krim i rëndë kundër njerëzimit”.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, e cilësoi të premten sërish si “trillim” masakrën e Reçakut.

Pas një vizite në një lokacion afër Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak, Vullin tha se “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

Masakra e Reçakut ka qenë një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars, 1999.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë, e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, u citua të ketë thënë Vullin, sipas Ministrisë së Brendshme serbe.

Sipas tij, serbët “nuk do të lejojnë më kurrë që të tjerët të shkruajnë për ta”.

“Nuk do të lejojmë më kurrë që të tjerët të shpikin të vërteta për ne, sepse e vërteta është në anën e popullit serb”, tha Vullin.

Duke e komentuar këtë deklaratë të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Walker thotë se Serbia mundohet që, përmes deklaratave të tilla, të ndërtojë një narracion të rrejshëm për krimet që ka kryer gjatë luftës së viteve ‘98-99 në Kosovë.

“Mendoj se ndoshta Beogradi, të paktën Qeveria atje, beson se nëse e përsërisin vazhdimisht shprehjen ‘gënjeshtër e madhe’ [për masakrën e Reçakut], do t’i bëjë disa njerëz të besojnë. Dhe, në ndonjë formë, ata shpresojnë se historia mund të rishkruhet. Unë vazhdoj të them se [ngjarja] në Reçak, ku unë isha dëshmitar dhe bota ishte dëshmitare, nuk është një gënjeshtër e madhe, por një e vërtetë e madhe”, thotë Walker.

Kjo nuk është hera e parë që Vullin e mohon masakrën e Reçakut. Autoritetet në Serbi, që udhëhiqen nga presidenti Aleksandar Vuçiq, këtë masakër e kanë cilësuar si “krim të fabrikuar”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Radio Televizioni i Serbisë janë në një bashkëprodhim të një seriali me gjashtë episode, të quajtur “Dosja e Kosovës”, i cili, siç është paralajmëruar, trajton “kronologjinë e ngjarjeve dhe fatin e civilëve dhe policisë në Kosovë” nga viti 1998 deri më 2001.

BE kërkon që të mos mohohet masakra e Reçakut

Duke komentuar deklaratat e Vullinit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi se nuk ka vend për mohimin e masakrës së Reçakut.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999, janë të dokumentuara mirë”, thotë Stano.

Sipas tij, modifikimi i ngjarjeve që ndodhën në Reçak të Komunës së Shtimes, është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, thotë Stano.

Ai shton se BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjithë rajonin që të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës, pasi, sipas tij, rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Kandiq: Strategjia e Serbisë për të prodhuar një “histori të re”

Ish-drejtoresha e Fondit joqeveritar për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, thotë se ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish jep një pasqyrë të pasaktë të Reçakut dhe asaj që është vërtetuar për atë krim.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për strategjinë e Serbisë për të prodhuar një “histori të re”.

“Ajo, për të cilën flet ministri Vullin, është detyrë e tij politike dhe, përderisa është në Qeveri dhe përderisa e ka për detyrë të interpretojë atë që ka ndodhur në të kaluarën, ne nuk kemi rrugëdalje nga kjo klimë që ka çimentuar nacionalizmin ekstremist etnik”, thotë Kandiq.

Kandiq thekson se hulumtimet e Tribunalit të Hagës dhe organizatave ndërkombëtare, kanë konstatuar se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Human Rights Watch ka biseduar me së paku 15 dëshmitarë dhe të gjeturat janë mjaft precize. Policia e dinte se në fshat kishte edhe civilë dhe aksioni u zbatua krejtësisht në mënyrë joselektive. Nuk është konstatim i saktë se civilët janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por është shtënë edhe në shtëpitë ku ata ishin strehuar”, thekson Kandiq.

Sipas saj, Fondi për të Drejtën Humanitare ka biseduar me dëshmitarët dhe gjetjet e këtij fondi tregojnë për pasaktësinë e pretendimit se të gjitha viktimat në Reçak kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Asnjë e dhënë, as nga Human Rights Watch dhe as nga Fondi për të Drejtën Humanitare, se aksioni në Reçak ishte planifikuar, nuk është vënë ndonjëherë në pikëpyetje”, thotë Kandiq.

Masakra e Reçakut ka qenë edhe pjesë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës kundër presidentit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë.

Megjithatë, gjyqi është ndërprerë pas vdekjes së Millosheviqit dhe asnjë nga të akuzuarit e tjerë nuk janë dënuar për krimet e kryera në Reçak.

Maqedonia synon të tejkalojë krizën e rrymës me thëngjill nga Kosova

0

Thëngjilli nga Kosova po shihet si shpëtim për të tejkaluar krizën me rrymë në Maqedoninë e Veriut. Ky shtet po planifikon të blejë tre milionë tonë qymyr nga Kosova për të furnizuar termocentralet e veta si mungesë e prodhimit të brendshëm dhe ngritjes së çmimeve.

Ministri i Ekonomisë i këtij shteti, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar të premten se zyrtarisht kanë nisur negociatat me Kosovën për import të thëngjillit nga Kosova. Ai ka treguar se është takuar me ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, dhe drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

“Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën energjetike! Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft verzion të Memorandumit për bashkëpunim! Shpresoj që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të dyja vendeve të arrijmë deri te një marrëveshje konkrete me çka do të ndikojë drejtpërdrejt në tejkalimin e krizës energjetike në të dy vendet!”, ka deklaruar ai.

Maqedonia e Veriut e ka deklaruar krizën energjetike më 9 nëntor. Emergjenca shtetërore do të zgjasë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa autoritetet kanë ngritur çmimin për 10 për qind.

Ndërkaq Kosova është ndër vendet më të pasura në botë me rezerva linjiti.

Kosova është vendi i dytë në botë për varësi nga thëngjilli për rrymë. Vendi shfrytëzon thëngjillin për prodhimin e rreth 95 për qind të energjisë elektrike. Së fundmi, KEDS-i është ankuar për ngritje të lartë të çmimit të importit të rrymës në kohën kur shfrytëzimi është fokusuar për ngrohje gjatë dimrit.

Autoritetet e Kosovës s’kanë komentuar marrëveshjen potenciale.

U prezantua si polic dhe ndali veturat në autostradë, arrestohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video shihet një automjet me një person të dyshuar duke përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke i ndaluar veturat civile në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarjeje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti “Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Arritje historike, peshëngritësi shqiptar, Briken Calja shpallet kampion bote

0

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja është shpallur kampion bote, deri në peshën 73 kg, në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Uzbekistan.

Shqiptari ka bërë shumë mirë në stilin e shkëputjes, ku fillimisht ngriti me sukses 152 dhe 154 kg. Në fund, Calja ngiti me sukses në provën e fundit edhe 156kg, diçka që nuk e bëri dot tajlandezi Jeeram. Kështu Calja bën një arritje historike, duke u shpallur kampion bote.

Nuk bëri dot të njëjtën gjë edhe Erkand Qerimaj, i cili ngriti me sukses në provën e parë 150 kg, ndërsa dështoi në të dytën me 153 kg. Ndonëse Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë, u rendit në vendin e katërt, pas rusit Sergei Petrov.

Policia e Kosovës demanton mediat serbe se po përgatit operacion në Veri

0

Policia e Kosovës i ka demantuar disa mediume nga Serbia se gjoja po përgatit operacion në Veri të Kosovës.

Disa mediume si puna e Kurir-it kishin raportuar se këto janë planet e Policisë së Kosovës, por kjo e fundit i ka mohuar kategorikisht.

“Referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik”, kanë thënë për Klankosova.tv nga Zyra për Informim.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në baza ditore kryen aktivitete dhe punë rutine policore”.

ATK regjistron të hyra 29.5 përqind më shumë se vitin e kaluar

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka regjistruar të hyra 29.5 përqind më shumë se vitin e kaluar.

ATK inkason 552.7 milionë euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.

“Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ndryshe, sipas ATK-së, një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.

Kurti priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh-it, folën për sistemin dual të arsimit

0

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli.

Kryeministri Kurti e falënderoi Colangelin dhe BERZh-in për nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës, e cila kontribuon në shëndetin publik.

Ndërsa Colangeli shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se BERZh-i është i vendosur për të rritur shkallën e mbështetjes në Kosovë në fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti përmendi edhe synimin dhe planet e qeverisë për sistemin dual të arsimit, si zgjidhja drejt zvogëlimit të hendekut në mes të aftësive profesionale dhe tregut të punës.

“Kjo do të mundësonte rritjen e produktivitetit brenda sektorit privat dhe rrjedhimisht gjenerimin e vendeve të reja të punës, si një nga prioritetet e qeverisë sonë, tha kryeministrit Kurti.

Tutje, në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit me sektorin privat në shërbim të rritjes së kapaciteteve të tyre.

Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët nga tani do ta deklarojnë pasurinë

0

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Ky vendim ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, raporton FrontOnline.

Ai ka thënë se tashmë është bërë një kategorizim i ri i zyratrëve publik për deklarim të pasurisë.

“Ky projektligj parasheh disa risi. Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë edhe disa kategori. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët e licencuar që ushtrojnë veprimtari në institucionet publike dhe profesorët e universiteteve publike”, ka thënë ai.

Përndryshe, Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend./FrontOnline

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort