Home Blog Page 3764

Ambasadori britanik në Shqipëri: Dialogu Kosovë-Serbi s’po përparon aq sa ç’do të donim, Peach ka shumë përvojë

0

Sir Stuart Peach është caktuar si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Gabriel Escobar dhe Bashkimit Europian me Miroslav Lajçak, ka edhe një të dërguar të posaçëm nga Mbretëria e Bashkuar.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, foli për këtë angazhim në rajon.

Alastair King-Smith theksoi se ka shumë forca që duan ta minojnë këtë stabilitet të rajonit dhe Britania kërkon që të përforcojë stabilitetin.

“Besoj se e dini që Ballkani Perëndimor ka pasur gjithnjë rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar. Si kur ishim në BE, edhe tani që nuk jemi më. Ky emërim është pjesë e angazhimit të përforcuar të Mbretërisë së Bashkuar në rajon. Shohim që ka çështje me rëndësi, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për katër të gjitha vendet këtu. Stabiliteti rajonal është thelbësor, natyrisht. Ka shumë forca që duan ta minojnë këtë stabilitet të rajonit dhe duam të sigurohemi që po e luajmë rolin tonë sa më fort për ta përforcuar. I shohim me shqetësim zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë, se si dialogu Kosovë-Serbi s’po përparon aq sa ç’do të donim. Do të donim të kishim një rol sa më të fortë. Ky është roli i të dërguarit të posaçëm. Stuart Peach ka shumë përvojë. Ka qenë në Kosovë. Ka një histori të gjatë në krye të qeverisë e ushtrisë”.

Por pse është zgjedhur Sir Stuart Peach dhe a ka ndikuar e shkuara e tij si ushtarak?

“Pikërisht, ka përvojë ushtarake, por në nivel të lartë vendimmarrës. Ka qenë pjesë e Këshillit të Sigurisë, si dhe mes krerëve të NATO-s. E ka vizituar rajonin, Shqipërinë. E pëlqen Shqipërinë dhe di që mezi pret ta vizitojë bashkë me vendet e tjera, së shpejti. Ky emërim është vetëm një pjesë e angazhimit tonë të përforcuar. Sekretari i Jashtëm është angazhuar personalisht në rajon. Kryeministri ka folur me kryeministrin tuaj. Ministrat e Jashtëm janë takuar së fundmi në Riga e Stokolm për takimet e NATO-s dhe të OSBE-së. Shpresoj të shohim rritje të angazhimeve në vitet e ardhshme”, u shpreh ambasadori britanik./A2CNN

Hoti: Pa u zgjidh fati i personave të zhdukur s’mund të ketë marrëveshje me Serbinë

0

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, Andin Hoti, ka folur mbi deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mbi atë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur fati i personave të zhdukur.

Hoti tha se deklarata e Kurtit qe normale, pasi sipas tij, nuk mund të ketë asnjë proces normal të shtetit të Kosovës dhe asnjë marrëveshje me Serbinë pa u ballafaquar shteti serb me të kaluarën.

“Por e kaluara nënkupton edhe gjëra të tjera ku përfshihet edhe kërkim-falja, por e kemi thënë edhe në Bruksel kur kemi qenë se pa u zgjidh fati i personave të zhdukur nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë dhe unë e përkrahi një deklaratë të tillë të kryeministrit Kurti”, është shprehur Hoti në “Edicioni Special” në klan Kosova.

Ai thotë se në takimet e fundit të delegacionit të Kosovës në Bruksel, kërkesat e tyre ishin të qarta që kanë të bëjnë me atë se Bashkimi Evropian duhet t’i ushtrojë presion dhe kushtëzime Serbisë në lidhje me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, sepse sipas tij, forma të tjera deri më sot nuk kanë treguar sukses dhe këtë më miri sipas Hotit tregon numri i personave që akoma figurojnë të zhdukur që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

“Nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje as me Brukselin por as me Serbinë, por ne jemi të qartë me kërkesat tona dhe ne nuk do të ndërrojmë qëndrim derisa BE-ja dhe shtetet tjera tona mike të rrisin trysnin dhe t’i fusin kushtëzimet e tyre drejtë Serbisë sepse vetëm Serbia është ajo që i di informatat për personat e zhdukur”.

“Kur mund të ndodhë një kushtëzim i tillë mund ta dijë vetëm BE-ja. Ne do të vazhdojmë t’i shpalosim kërkesat tona dhe ne nuk mund të ecim përpara pa u zgjidhë këto kërkesa tona. Ne nuk kthehemi mbrapa pa u ballafaquar Serbia me të kaluarën , dhe një gjë e tillë nuk duhet ta mendojmë që të tejkalohet sepse e dimë që edhe mund të përsëritet”, është shprehur Hoti, njofton Klankosova.tv.

Përsëri ndërprerje, këto vende sot do të mbesin pa rrymë në Prizren

0

KEDS ka njoftuar se sot në disa qytete të Kosovës nuk do të ketë rrymë.

Shkaku i punimeve në rrjet, këto janë vendet ku sot nuk do të ketë energji elektrike.

11.12.2021

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV  5 Dëshmorët (kodi 30000016) prej orës 10:00  deri në ora 15:00

Vendet: rr.Ismet Gashi, rr.Ismail Qemajli, rr.Aziz Kelmendid dhe rr.Jashar Salihu.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në TS 10/0.4kV, revizion në LP 10kV.

Fundjava me shi e borë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi.

IHK njofton se të dielën reshjet parashihen të jenë në formë dëbore për shkak të masave të ajrit të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

Fitim i madh i bankave, ulën kamatat e kredive por i rritën tarifat

0

Bankat në Kosovë i kanë ulur normat e interesit në kredi, por i kanë rritur tarifat, thonë Albulena Kastrati, studiuese e politikave bankare dhe Florin Aliu, studiues i tregjeve financiare në “Java Sonte me Rronin” në KTV.

Sipas tyre, kjo ka bërë që profiti i bankave megjithatë të jetë i lartë.

Kastrati ka thënë se 11 bankat komerciale që operojnë në Kosovë, kanë raportuar profit në vlerë prej 100 milionë euro brenda 10 muajve të këtij viti, që sipas saj, është profiti më i lartë i realizuar ndonjëherë deri më tani.

“Sivjet vetëm deri në tetor 2021, Bankat kanë raportuar 100 milionë mijë euro profit, që është profiti më i lartë që kanë realizuar ndonjëherë në Kosovë, si sektor. Së pari bankat te ne e dominojnë sektorin financiar, dhe financimi kryesor i ekonomive familjare dhe bizneseve vjen prej bankave, e dyta është se kanë fuqi tregu edhe nga ana e aseteve, kanë mundësi ta përcaktojnë edhe çmimin e kredisë edhe sasinë e kredisë që e ofrojnë. Edhe kanë pozicion shumë stabil të likuiditetit, pasi njerëzit nuk kanë ku t’i depozitojnë mjetet e tyre financiare. Një arsye tjetër shumë e rëndësishme është se kreditë që nuk kthehen janë shumë të ulëta në Kosovë”, ka thënë Kastrati.

Sipas saj, e hyra kryesore e bankave në Kosovë janë tarifat dhe se qytetarët e Kosovës janë kredimarrësit më të mirë në rajon, pasi niveli i kredive të këqija është i ulët.

“Njerëzit në Kosovë janë kredimarrësit më të mirë në rajon. E hyra kryesore e bankave është arkëtimi i interesit në kredi. Bankat realizojnë të hyra edhe nga tarifat dhe provizionet, që janë ato ngarkesa për qytetarët për secilën pagesë, tërheqje etj. Bankat i kanë ulur normat e interesit por i kanë rritur ngarkesat në provizione. 25% të të gjitha të hyrave bankat i realizojnë përmes tarifave”, është shprehur Kastrati.

Ndërkaq, Florin Aliu ka folur edhe për kursimet e Trustit Pensional, duke thënë se kjo shtyllë duhet të liberalizohet.

Ai ka thënë se në Kosovë është shumë e nevojshme që të krijohet bursa e Prishtinës.

“Në Kosovë, duhet të krijohet tregu i kapitalit, bursa e Prishtinës. Nëse i shohim vendet e Ballkanit, janë integruar në një bursë të përbashkët. Janë brenda një burse të përbashkët, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnja, Bullgaria, Rumania. BE-ja operon me një bursë të përbashkët thirret Euronext. Janë mbi 2 miliardë mjete në menaxhim, ne i kontribuojmë zhvillimit të vendeve të tjera, e nuk vijnë këtu. Duhet të fillojë iniciativa përndryshe ne vazhdimisht mund të na qëndrojnë atje. Me pas bursën e ristrukturon shumë mirë ekonominë tënde. Qytetarët e Kosovës bëhen pronarë të këtyre kompanive. E vetmja mënyrë për të tërhequr investimet e tyre është që ata të jenë bashkëpronar të këtyre kompanive”, ka thënë Aliu.

Ndërkaq, duke folur për dhënien e 10% të trustit për qytetarët e Kosovës vitin e kaluar, në kohë të pandemisë, Kastrati e Aliu kanë thënë se ky ishte një vendim i gabuar.

Sipas tyre, kjo është një simptomë që shteti ka dështuar t’i menaxhojë krizat dhe e udhëzon qytetarin që t’i shfrytëzojë fondet që duhet të përdoren pas 20 apo 30 vitesh.

Propozohet që qeset e plastikës të bëhen me pagesë

0

Po të prekeshin në xhep, kosovarët nuk do të përdornin kaq shumë qese plastike.

Ky është edhe njëri nga propozimet e ambientalistëve, që këto qese të jenë me pagesë, në mënyrë që të mbrohet mjedisi, ashtu si në Maqedoninë e Veriut ku një e tillë në market kushton rreth 25 centë.

Aktualisht qytetarët vazhdojnë t’i marrin me shumicë edhe pse i dinë të metat e tyre, njofton Klan Kosova.

Ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, thotë se për shkak të rënies së qeverisë më 2019, nuk arriti ta çojë deri në fund Udhëzimin Administrativ që kishte dy opsione.

“Të ndalohet importi dhe dhënia pa pagesë e qeseve të plastikës, ose të vendoset taksë për qeset e plastikës”, shpjegon ai.

Punën e lënë në gjysmë duhet ta vazhdojë qeveria aktuale, thonë në organizatën “Gjethi”. Këta propozojnë edhe alternativa tjera.

“Të përdoren qeset e tekstilit në vend të plastikës. Ose të ketë një vend për riciklim të tyre, pas përdorimit”, thotë Valon Raka.

Ministria e Mjedisit nuk i ktheu përgjigje televizionit nëse po punojnë në evitimin e përdorimit të qeseve të plastikës.

Por, kjo është një nga problemet kryesore globale, pasi vetëm një qeseje i duhen rreth një mijë vjet për t’u asgjësuar në natyrë.

Shkencëtarët britanikë: Dy doza vaksine nuk mjaftojnë për ta luftuar Omicronin

0

Shkencëtarët nga Britania e Madhe paralajmërojnë se dy doza të vaksinës kundër coronavirusit nuk mjaftojnë për të parandaluar infeksionin me variantin Omicron.

Një analizë e hershme e rasteve të infeksionit me variantet Omicron dhe Delta në Britani tregoi se vaksinat ishin më pak efektive në ndalimin e variantit të ri. Megjithatë, doza e tretë rriti ndjeshëm mbrojtjen në rreth 75 për qind.

Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka njoftuar se vaksinat kanë ende gjasa të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër një forme të rëndë infeksioni që përndryshe do të kërkonte trajtim spitalor.

Shqetësimet për efektivitetin më të dobët të vaksinës u shfaqën pas zbulimit të Omicron, një variant i ri i virusit, raporton bbc.

Studiuesit analizuan të dhënat e 581 rasteve të infeksionit Omicron dhe mijëra raste të infeksionit Delta për të llogaritur se sa efektive ishin vaksinat kundër variantit të ri. Studimi tregoi një rënie të madhe të efektivitetit të AstraZeneca dhe një rënie të konsiderueshme në dy doza të Pfizer. Megjithatë, doza e tretë rriti mbrojtjen kundër simptomave të coronavirusit në mes 70 dhe 75 për qind.

Vlerësohet se më shumë se gjysma e të gjitha infeksioneve të reja në Mbretërinë e Bashkuar do të infektohen me Omicron nga mesi i dhjetorit dhe se, nëse kjo rritje vazhdon e pandërprerë, do të ketë më shumë se një milion të infektuar deri në fund të këtij viti.

Këto vlerësime të hershme duhet të merren me kujdes, por ato tregojnë se disa muaj pas dozës së dytë të vaksinës ekziston një rrezik më i lartë i infeksionit me Omicron në krahasim me Delta. Shkencëtarët presin që vaksinat do të tregojnë akoma më shumë mbrojtje kundër komplikimeve serioze dhe i nxisin njerëzit që të vaksinohen.

Shoqata e Gastronomeve dhe Oda e Hotelerisë protestojnë më 15 dhjetor

0

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës (SHGK) dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), kanë vendosur që me 15 dhjetor të protestojnë për shkak të mos mbështetjes financiare, mohimit të të drejtës për të punuar dhe mosgatishmërisë për takime dhe gjetje të zgjidhjes nga Qeveria e Kosovë.

Përfaqësues të të dy shoqatave në një konferencë për media, thanë se protesta do të nis në orën 13:00 para Qeverisë, pasi ajo i ka burgos dhe nuk po u jap bukë.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se pas shumë tentativave për t’i shfrytëzuar rrugët demokratike lidhur me kërkesat e tyre dhe mungesa e një strategjie të Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar gastronomisë.

“Mos pasja e një vizioni dhe një strategjie nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me gastronominë, neve na ka imponuar që t’i shfrytëzojmë rrugët demokratike, pra organizimin e protestës të cilën e kemi paralajmëruar me datë 15 dhjetor më pra 13:00 para qeverisë”, tha ai.

Vranica tha se Qeveria i ka burgos dhe nuk po u jap bukë.

Kryetari i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sugujeva tha se po përgatitën për këtë protestë.

“Kjo protestë nuk është me dëshirën tonë por është imponuar për arsye se i kemi shterë të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kontaktojmë dhe të vazhdojmë bisedimet me Qeverinë dhe ministritë përkatëse, por i kemi has në vesh të shurdhër dhe na u është imponuar kjo protestë, kështu që ftojë të gjithë bizneset që i përkasin fushës së hotelerisë dhe turizmit që të na bashkohen, estrada të na bashkohen, përfaqësues të sallave të dasmave , përfaqësues të këtij sektori”, ka thënë ai.

Sipas tij, këta sektorë kanë qenë më të atakuarit gjatë kohës së pandemisë

“Ne edhe ndihmat, do të thotë edhe ato që është dashur prej 420 milionë, as që ka filluar, prandaj nuk është çështja vetëm e zgjatjes së orarit, orës policore ose hapja e ahengjeve por edhe shumë faktor tjerë kanë ndikuar që të marrim këtë hap”, tha ai.

Në këtë konferencë u tha se ata nuk janë subvencionuar, iu është mohuar e drejta e punës dhe injorohen për takime.

ShSKUK: Për 9 muaj u kursyen 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se për 9 muaj ka kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen. Sipas SHSKUK-së, këto kursime u mundësuan falë investimeve të bëra në QKUK dhe spitalet përgjithshme për instalim të rezervuarëve të oksigjenit.

Kështu bëhet e ditur se u mundësua furnizimi me oksigjen të lëngshëm dhe u hoqën nga përdorimi cilindrat (bombolat e oksigjenit) të cilat kanë shkaktuar, siç u tha, shpenzime shumë më të mëdha, transmeton Klankosova.tv.

“Furnizimi ka qenë më i vështirë, sidomos në spitalet e përgjithshme që nuk kanë pasur rezervuare të furnizimit të lëngshëm me oksigjen. Në një raport/analizë të shpenzimeve të oksigjenit të lëngët për periudhën 9 mujore të vitit 2021 (janar-shtator 2021) rezulton se vetëm në spitalet e përgjithshme janë shpenzuar rreth 900 mijë L oksigjen (e shprehur në vlerë financiare rreth 400 mijë Euro). Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2 milion euro për oksigjen të gazët me bombola, pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion Euro në furnizimet me oksigjen.” thuhet në një postim në Facebook të SHSKUK-së.

Tutje shpjegohet se këto kursime u mundësuan edhe falë zgjerimit me oksigjen qendror në dhomat e pacientëve si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

“ShSKUK ka instaluar rezervuarët për furnizim me oksigjen të lëngët në të gjitha spitalet e përgjithshme, ndërkohë ka rritur kapacitetet edhe në QKUK. Nga kapaciteti 20 ton që kishte në QKUK, tashmë ka 35 ton, kurse në spitalet e përgjithshëm që nuk kishte fare, tashmë ka kapacitet për furnizim me 55 ton me oksigjen të lëngshëm.”

SHBA: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

0

Departamenti amerikan i Shtetit, në përgjigje të deklaratave të ministrit serb, Alleksandar Vullin, tha se “mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”.

“Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vullin, deklaroi më 10 dhjetor se Masakra e Reçakut, ishte një “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vullin.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes.

Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Vullin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort