Home Blog Page 3763

Shqiptohen 337 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

0

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19. Shkak i mosrespektimit të masave të vendosura për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona, policia po shqipton edhe gjoba.

Vetëm gjatë së premtes policia shqiptoi 337 gjoba për qytetarët që nuk i përfillën masat antiCOVID-19.

Që nga pjesa e dytë e muajit gusht kur edhe filloi të përhapet me shpejtësi varianti Delta, Qeveria mori masa antiCOVID-19, masa këto që herë pas herë kanë pësuar ndryshime.

Ndërsa nga e hëna kanë hyr në fuqi masat e reja kundër COVID-19, të cilat u prezantuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nëpërmjet një konference për medie të dielën që lamë pas.

I pasi i ekzekutivit të shtetit pati thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, derisa kapërmendur edhe shkallën e ulët të vaksinimit si dhe variantin Omicron, që është përhapur në 34 vendet e botës.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me jetët e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’iu kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

As orari i gastronomisë nuk është ndryshuar. Ky sektor lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat kundër pandemisë COVID-19.

Shqipëri: Miratohet statuti i ri i PD, kryetari që humb zgjedhjet i përfundon mandati

0

Në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, u miratua edhe statuti i ri i partisë, sipas të cilit bëhen disa ndryshime thelbësore në organizimin e saj.

Sipas statutit të ri është parashikuar që kryetarit të saj t’i mbarojë mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.

Me këtë hapet rruga për largim të kryetarit aktual të partisë, Lulëzim Basha.

Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu, statuti i ri përpiqet të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thirrur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që çdo vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

Në statut është parashikuar ngritja e një komisioni të përkohshëm, që do të hapë rrugën për ndryshimet e plota të partisë.

Sali Berisha, i cili propozoi mbajtjen e kuvendit kombëtar pasi Lulzim Basha e pezulloi përkohësisht nga grupi parlamentar i PD për shkak se ishte shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se gjatë punimeve të kuvendit kombëtar të sotëm, Basha do të shkarkohet nga detyra e kryetarit.

Ai vetë ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kryetar partie, e nëse votohet do të rikthehet në këtë post pas 8 vitesh. /a2/

Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim procedohet në Kuvend, MASHTI: Pamundësohet çdo ndërhyrje politike në sistemin e arsimit në Kosovë

0

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim është proceduar në Kuvend dhe sipas saj, me këtë ligj pamundësohet çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanë goditur sistemin e arsimit në Kosovë.

MASHTI në një postim në Facebook shkruan se Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garanton ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Prioriteti i 18 i Qeverisë së Republikës së Kosovës po jetësohet në praktikë.

Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) është miratuar në Qeveri dhe është proceduar tutje në Kuvend.

Ky projektligj garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së në fushën e akreditimit dhe validimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre akademike.

Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garanton ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, nxitë shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik, ndikon në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, transferin e teknologjisë dhe dijeve, dhe krijon parakushte për ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës.

Me këtë vendim shkojmë drejt finalizimit të plotësimit të të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistrimin në Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Me këtë ligj pamundësohet poashtu çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanë goditur rëndë sistemin e arsimit në Kosovë.

Pritet që i njëjti të miratohet edhe në Kuvend brenda afateve të parapara. /Telegrafi/

Fletëvotimet nga disapora për Dragashin: Ky është numri i pakove me fletëvotime që pranoi KQZ-ja

0

332 pako me fletëvotime nga diaspora për Komunën e Dragashit ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se të drejtë vote përmes postës në Dragash kanë 1 mijë e 90 votuese jashtë Kosovës. Ai ka bërë të ditur se do të pranojnë fletëvotime deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri më tani, KQZ ka pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”, tregoi Elezi për kp.

Me votat nga jashtë Xheladini kishte përmbysur rezultatin në balotazh ku garon me Shaban Shabanin e PDK-së.

Votimi përmes postës për Dragashin nis më 29 nëntor pasi që Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ishte ankuar në Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) kishte vendosur të anulonte tërësisht votat nga jashtë.

Supremja pranoi pjesërisht ankesën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ndërsa ka vendosur që të përsëritet votimi nga jashtë, ka reaguar ndaj kërkesës së Xheladinit që votat nga diaspora të përfshihen në rezultatin final të raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kishin ndryshuar rezultatin zgjedhor në Dragash, ku pas numërimit të votave i pari në garë doli Bexhet Xheladini nga LDK, kurse me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

/GazetaSinjali/

Drafti i Këshillit të BE-së javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për kosovarët?

0

27 vendet anëtare të BE-së do të takohen në Këshillin që udhëhiqet nga presidenca e Sllovenisë për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.
Në draftin e konkluzave që do të prezantohet javën e ardhshme do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në atë draft s’parashihet ndonjë veprim konkret për heqjen e vizave për kosovarët dhe çështja është ende në shqyrtim në Këshillin e BE-së.

“Këshilli e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe kujtohet se Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin, Parlamenti Evropian e ka mbështetur, porse tash çështja ndodhet në shqyrtim në Këshill”, thuhet në draftin e konkluzave që e posedon REL.

Por aty thuhet që Kosova duhet t’i respektojë dhe zbatojë marrëveshjet që kanë dalë nga dialogu i deritanishëm.
“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet, po ashtu, t’i shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin, si dhe retorikën që nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në këtë draft konkluzash.

Mjeku mungon në QMF 1 në Prizren, ankohen pacientët (Video)

0

Ndërrimet e stafit mjekësor nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë zakonisht bëhet në ora 07:00 të mëngjesit.

Mirëpo, një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje të bëra sot rreth orës 09:00, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 në Prizren, ku shihen dhomat e mjekëve të mbyllura.

Sipas tij, në komplet katin e dytë nuk kishte asnjë mjek.

Ai ka pyetur një person nga stafi mjekësor në katin e parë për mungesën e mjekëve dhe sipas tij, ka marrë përgjigje që “doktori nuk është këtu”, pa i dhënë arsye pse.

Kusari – Lila thotë se viti 2022 nuk është vit zgjedhor

0

Nuk ka asnjë indikator që tregon se mund të ketë zhbërje të Qeverisë, kështu ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila.

Madje, ajo tha se Qeveria është e përkushtuar për një mandat të plotë, duke shtuar se ka pasur ngecje në Kuvend shkaku i zgjedhjeve lokale.

Kusari-Lila vitin 2022 nuk e sheh si vit zgjedhor, por si vit të dinamikës së punës institucionale në ekzekutiv dhe legjislativ.

“Nuk shoh asnjë indikator i cili tregon për zhbërjen e qeverisë. Shohim se kemi një qeveri stabile e cila programin dhe mandatin të cilin e ka marrë në këtë vit që po e përmbyllim është e përkushtuar ta realizojë në një mandate të plotë dhe si asnjëherë më parë një stabilitet qoftë në nivelin e qeverisë qoftë në nivelin e kuvendit. Ne patëm një ndërprerje si kuvend me procesin e zgjedhjeve lokale një ngecje të cilën po e zëvendësojmë me një dinamikë të përshpejtuar. Prandaj ne vitin 2022 nuk e shohim vit zgjedhor por si vit të dinamikë të punës institucionale si në ekzekutiv si në legjislativ”, tha Kusari-Lila.

Sipas deputetes Kusari-Lila, dialogu ka sfidat e veta, duke shtuar se Kosova vetëm si e barabartë mund të jetë pjesë e proceseve që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

“Dialogu vërehet se ka sfidat e veta të theksuara. Ajo çka është evidente është se ka ndryshim të qasjes dhe ka një mënyrë të angazhimit të Kosovës e në veçanti me propozimet të cilat kryeministri Kurti i ka vendosur para përfaqësuesve të BE-së qoftë me marrëveshjen e përbashkët të tregtisë e vendet e rajonit ku Kosova është palë e barbartë qoftë në deklaratën e paqes në mënyrë proaktive ka propozuar ide të reja dokumente të reja të cilat po vërehet që nuk janë marrë parasysh ose nuk janë trajtuar dhe ne duhet të punojmë më shumë në të gjitha nivelet që të tregojmë se Kosova vetëm si e barabartë mund të jetë pjesë e proceseve që lidhen me Ballkanin Perëndimor”.

“Ndërsa në anën tjetër vërejmë se Serbia duke kaluar në një vend i cili prej vendit që është portretizuar se është i hapur ndaj të gjithëve po e tregon me blerjet ushtarake, me provokimet e vazhdueshme me Bosnje pastaj javë më parë me kufijtë e Kosovës se nuk është faktor stabilitet, por është faktor i sigurisë për rajonin”.

Është vështirë e parashikueshme se kur mund të ndodh njohja reciproke duke i marrë parasysh këto rrethana, thotë Kusari-Lila, raporton eo.

“Dhe nuk mundemi që të dy palët në njërën anë Kosovën e cila vazhdimisht ka lënë teste të demokracisë siç e kemi pasur rastin me procesin zgjedhor me rendin e ligjit të barazohet me një shtet i cili tashmë intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, hynë në blerje të armëve dhe ndryshon retorikën në raport me sigurinë dhe mandej të kërkohet që të gjitha kompromiset t’i bëjë Kosova ku palët nuk kanë qenë të barabarta në kuptimin që Serbia ka qenë agresori ndërsa Kosova ka qenë viktima. Prandaj nuk mund të ndryshohet këto rrethana, por unë jam e bindur se shpejt do të ketë vlerësim të drejtë edhe të qasjes së Kosovës edhe nga BE-ja”.

“…sa i përket njohjes ajo është një proces të cilin duhet të dy palët, gjegjësisht Kosova e do përparimin e vet, por nuk mund të punojë ose t’i bëjë ndryshimet në Serbi. Atë duhet ta bëjë Serbia vetë. Është vështirë e parashikueshme se kur mund të ndodh njohja reciproke duke i marrë parasysh këto rrethana”, tha ajo.

Shkencëtarët japonezë kanë krijuar maska që shkëlqejnë në rast të infektimit me coronavirus

0

Shkencëtarët japonezë kanë bërë të ditur se, me ndihmën e antitrupave të strucit, kanë krijuar maska mbrojtëse që shkëlqejnë nën rrezet ultravjollcë, duke bërë të mundur përcaktimin nëse një person është i infektuar me coronavirus.

Metoda e pazakontë e Yasuhire Tsukamota dhe kolegëve të tij nga Universiteti i Kiotos mund të lejojë testimin e coronavirusit në shtëpi.

Bazuar në hulumtimet e mëparshme që kanë treguar se zogjtë janë shumë rezistent ndaj sëmundjeve, shkencëtarët japonezë i kanë vendosur një filet një maske antitrupa struci për të zbuluar COVID-19, raporton reuters.

Strucët fillimisht iu injektua një formë joaktive dhe e padëmshme e virusit ndërsa më pas nxorën antitrupat në një filtër special të vendosur brenda maskës. Në prani të coronavirusit, filtri u ndriçua nën dritën ultravjollcë, transmeton Telegrafi.

Në një studim të vogël që përfshinte 32 persona të infektuar, i ndjekur për 10 ditë, njerëzit kanë mbajtur maska dhe pas tetë orësh filtrat u hoqën ndërsa u spërkatën me një kimikat që, në prani të virusit, shkëlqente nën dritën ultravjollcë. Filtrat e veshur nga personat e infektuar me COVID-19 shkëlqenin në zonën rreth hundës dhe gojës.

Drejtori i universitetit dhe autori kryesor i studimit, Yasuhiro Tsukamoto, pohoi se edhe ai ishte i bindur se ishte i infektuar me coronavirus pasi kishte veshur një nga maskat eksperimentale. Diagnoza u konfirmua pas një ekzaminimi standard.

Ai tha se shpresonte që në kërkime të mëtejshme të mund të kryente teste në një numër më të madh të të anketuarve, gjë që do të lejonte që maskat mbrojtëse të ndizen automatikisht në rast të një virusi. /Telegrafi/

Një grua në Prizren raportoi në Polici se bashkëshorti e detyroi të kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër në Prizren ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka kryer marrëdhënie me të, pa dëshirën e saj.

Rasti ka ndodhur të premten në Prizren, në orën 12:30.

“Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka kryer marrëdhënie me të, pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Merrte 100 dollarë në muaj nga ISIS: Kush është snajperisti nga Ferizaj që u zbulua nga FBI?

0

Vetëm 100 dollarë në muaj. Kjo është paga që Skënder Qerimi nga Ferizaj ka deklaruar se ka marrë për 7 vite qëndrimi në zonat e luftës në Siri.

Autoritet kosovare, me ndihmën e FBI-së kanë gjetur prova se Skënder Qerimi, që xhihadin e tij në vitin 2014 e nisi me një kallashnikov, dy vite më vonë arriti që të inkuadrohet në një kontingjent të snajperistëve të brigadës “Dabik”.

Skënder Qerimi i njohur me nofkën “Ebu Dher”, ishte riatdhesuar në Kosovë verën e këtij viti, bashkë me 10 persona tjerë që mbaheshin në kampe në Siri. Me të arritur në vendlindje, 30 vjeçari nga fshati Muhovec i Ferizajt, u arrestua nga autoritet kosovare dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, e dënueshme nga 5 deri në 10 vite burg.

Prokuroria pretendon se Qerimi për 7 vjet rresht ka qenë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk, e ku sipas tyre ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e Snajperistëve.

Në aktakuzë thuhet se Qerimi udhëtoi për në Siri më 27 qershor 2014, së bashku me dy shokët e tij, poashtu nga Ferizaj, tashmë të deklaruar si të vdekur në luftime atje./TCH

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort