Home Blog Page 3762

Haradinaj reagon pas deklaratës së Vulinit për masakrën e Reçakut

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndëretnike dhe nga secili person që mundohet t’i rikthejë në të kaluarën.

Haradinaj në reagimin e bërë ka thënë se Kosova u ndërtua me shumë vuajtje, dhembje e sakrifica.

“Pas luftës së përgjakshme, ajo gjeti forcën dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar konsolidoi demokracinë dhe krijoi një ambient ku shqiptarët dhe komunitetet pakicë, të jetojnë bashkë në paqe e harmoni. Fatkeqësisht, investimin shumëvjeçar në Kosovë, kohë pas kohe janë munduar ta cenojnë personazhe të shumtë me gjuhë të urrejtjes, siç është rasti i fundit i ministrit serb Vulin.

Në Kosovë, ne ju kemi dhënë përgjigjen e duhur zërave të tillë. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në vitin 2019, kam shkarkuar ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal Ivan Teodosijeviq dhe zv.ministren e Drejtësisë Vesna Mikiq, për shkak të gjuhës së tyre që ishte në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e demokraci”, ka pohuar ai.

Haradinaj ka shtuar tutje se “këtë standard që e vendosëm atëherë, duhet ta respektojë secila qeveri, duke mos lejuar asnjërin që të tentojë të shkatërrojë investimin shumëvjeçar”.

“Orientimi ynë, vazhdon të mbetet bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe të gjitha grupeve etnike pakicë, që Kosova të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj e që respekton të drejtat e secilit.

Në fund, iu bëj thirrje serbëve të Kosovës, që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndëretnike dhe nga secili person që mundohet t’i rikthejë në të kaluarën”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, ministri serb Aleksandar Vulin ditë më parë e ka quajtur masakrën e Reçakut si “gënjeshtër”, deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta.

Kryeministri Kurti takon kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ndërsa u diskutua për problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe për shlyerjen nga regjistri civil.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se Arifi e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për buxhetimin e 2 milionë eurove për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“E kemi mirëpritur ndarjen e këtyre mjeteve edhe për faktin që për herë të parë jemi bërë pjesë e buxhetit të Kosovës”, tha Arifi, duke shprehur shpresën se kjo shumë do të rritet vit pas viti.

Në takim u diskutua për problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe z. Arifi shprehu shqetësimin për vazhdimin e shlyerjes së tyre nga regjistri civil.

Në Serbi ekziston ligji për shlyerjen e qytetarëve nga regjistri civil nëse nuk banojnë në adresat të cilat i kanë të paraqitura, por kjo shlyerje apo pasivizim, po ndodh në mënyrë selektive dhe nga kjo më së shumti pësojnë qytetarët shqiptarë.

“Për ne ky veprim i politikës serbe paraqet tendencë për ndryshimin demografik të komunave me shumicë shqiptare”, tha Arifi.

Teksa u shpreh mirënjohës për subvencionimin nga Qeveria të specializantëve që deri më tani ishin me vetëfinancim, Arifi theksoi problemin e mosnjohjes nga Serbia të diplomave të Republikës së Kosovës, që po e pamundëson punësimin e të diplomuarve dhe po nxit migrimin e profesionistëve në vendet perëndimore.

Kryeministri Kurti tha se në takimet që ka pasur në Bruksel me palën serbe, por edhe në të gjitha takimet e konferencat ndërkombëtare vazhdimisht e rithekson se për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë, duhet të zbatohet reciprociteti i të drejtave të minoriteteve në shtetet e rajonit.

“Për çështjen e diplomave, certifikatave, patentë shoferëve e letërnjoftimeve është duke u insistuar në Bruksel, por Serbia vazhdon të refuzojë të njohë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar banorët shqiptarë, dhe kërkoi nga liderët shqiptarë që t’i koordinojnë dhe t’i bashkërendojnë veprimet politike.

Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni e Avni Dehari, dhe babai i aktivistit të vrarë të LVV-së, Arben Xheladini, Shaban Xheladini.

Në njoftim thuhet se takimi me Nagip Arifin është vazhdimësi e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Berisha kërcënon Vuçiqin: Mos shkel në Tiranë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga Kuvendi i thirrur prej tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”.

Berisha i dha ultimatum Vuçiqit që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.

“Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Millosheviq mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.

Policia ua gjen dy të rinjve një AK-47 në veturë

0

Policia e Kosovës, këtë të shtunë në orën 14:12, përkatësisht patrulla kufitare e SPMK Dragash dhe DPRK Perëndim në Gjakovë, kanë ndaluar një automjet në të cilin kanë gjetur një armë AK-47 dhe një karikator me 20 fishek të kalibrit 7.62mm.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kohës së patrullimit veturën e ngiste i dyshuari V.Y (2001) dhe i shoqëruar nga A.H (2000).

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes është gjetur edhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në këtë njoftim bëhet e ditur se arma dhe elektroshoku janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lëndës janë liruar në procedurë të rregullt.

Escobar parlajmëron sanksione të reja në vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën

0

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dje ka paralajmëruar se do të ketë edhe më shumë shpallje personash non grata e sanksione për liderë të korruptuar, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

“Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për mediat shqiptare.

I pyetur specifikisht për Shqipërinë, Escobar ka thënë se s’do të flas përpara se të ndërmerren sanksionet.

“Nuk dua t’i paraprij sanksioneve tona, por do të ketë më shumë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Escobar.

I pyetur se pse ka kaq shumë shqiptarë në listën e zezë të SHBA, Escobar tha se, “jo! Në fakt, do të shihni më shumë! Por në fakt, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit, apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare, përcjell Express.

Ky parlajmërim i Escobar vjen pak ditës pas sanksioneve të SHBA’së të vendosura për kokat e krimit të organizuar në veri, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Dialogu në udhëkryq, kërkohet përfshirje më e madhe e Kuvendit

0

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në udhëkryq. Një takim i nivelit të lartë brenda këtij viti po shihet i pamundur. Dallimet e mëdha mes palëve për arritjen rezultateve konkrete e kanë zmbrapsur edhe vet BE-në nga insistimi për progres, sidomos edhe pas përplasjeve për themelimin e Asociacionit.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm në Serbi pritet ta shtyjnë dialogun edhe për një periudhë më afatgjate. Kësisoj nga opozita dhe njohësit e procesit të dialogut kërkohet përfshirja më e madhe të Kuvendit në këtë proces dhe arritja e një konsensusi ndërmjet partive parlamentare për dialogun.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se Qeveria Kurti nuk është aspak transparente rreth procesit të dialogut.

Ajo thotë se Kuvendi duhet të jetë më i përfshirë në këtë proces, përmes raportimeve para dhe pas çdo takimi në Bruksel.

“Ne si deputetë asnjëherë nuk jemi njoftuar përmes Kuvendit në lidhje me agjendën e takimeve (të dialogut) ata e kemi marrë vetëm përmes mediave. Me sa di, kryeministri Kurti në fund të muajit do të ketë takim me presidentin Vuçiq. Besoj se para dhe pas takimit do të raportojë në Kuvend…Që nga fillimi ne si opozitë e kemi kërkuar (raportimin), por deri tash nuk ka vendosur të raportojë”, thotë deputetja opozitare.

Koordinim më të madh ndërinstitucional për temën e dialogut kërkon Emir Abrashi nga Demokracia Plus. Ai thotë për kp se dialogu ka hyrë në një fazë bllokuese dhe nuk sheh lëvizje konkrete deri pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi.

“Për çfarëdo zhvillimi të ri në dialog duhet të presim në përfundimin e ciklit zgjedhor në Serbi. Pasi në periudhën në të cilën ndodhemi, pala serbe do të jetë jokonstruktive, jo që ka qenë ndonjë herë konstruktive, por marrë parasysh se janë në fushatë parazgjedhore dhe në rajonin tonë ballkanik ngrihen tonet nacionaliste dhe populliste, nuk pres zhvillime konkrete në dialog[…]

Deri tani nuk është bërë një koordinim i mirëfilltë mes Qeverisë dhe opozitës. Nuk kemi pas një përfshirje të shoqërisë civile në procesin e dialogut dhe pa një strategji kombëtare në procesin e dialogut edhe qëndrimi i Kosovës do të jetë mangët në tryezën e diskutimit… deri më tani kryeministër Kurti i ka bërë krye më veti këto takime, nuk ka raportuar në Kuvend për zhvillimet në Bruksel”, thotë ai.

Në bazë të zhvillimeve të fundit në Bruksel, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi nuk pret takim fare gjatë këtij muaji për dialogun, ani pse ishte paralajmëruar një i tillë, raporton kp.

“Dialogu ka kohë që është në një udhëkryq. Jam i bindur që edhe takimi i fundit i kryeministrit me zotëri Borrell në Bruksel, në kuadër të Samtit për Stabilziim-Asocimit ka dëshmuar se palët nuk janë as afër. Pasi, nuk ka klimë të përafrimit të qëndrimit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese që do t’i normalizonte raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Në qoftë se kemi parasysh zhvillimet e fundit nuk mund të pritet një takim i shpejtë i nivelit të lartë. Aq më tepër nëse i referohemi qëndrimeve të vazhdueshme të presidentit të Serbisë, lidhur me dialogun, pasi ka ndjekur një qasje destruktive dhe kushtetuese. Në anën tjetër, ata veçse hynë në procesin e zgjedhjeve në Serbi së shpejti. Unë besoj që dialogu do të vazhdojë të ngelet në këtë nivel”, thotë ai.

Takimi i fundit i nivelit të lartë në kuadër të dialogut ka qenë në muajin korrik në Bruksel. Prej atëherë edhe dy herë janë takuar delegacionet e dy palëve në nivel teknik, por pa arritjen e rezultateve konkrete.

/GazetaSinjali/

Publikohet raporti i fundit i MSh-së për COVID-19

0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për 24 orët e fundit në Kosovë, ku tregohet se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj kohe, nga 2 mijë e 779 testime, 10 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 14 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktualisht janë 324 raste aktive në Kosovë.

Berisha thotë se do t’i japë fund Ballkanit të Hapur: Tirana është kthyer në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër Prishtinës

0

Në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë. Berisha u shpreh se Tirana është kthyer në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër Prishtinës. Ai zotua se do t’i japë fund iniciativës Ballkani i Hapur.

“Ballkani i hapur është Ballkani i influencës direkte ruse, i interesave antikombëtare, antieuropiane, është projekti që kërkon të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit.

Ne zotohemi se do t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Slobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos guxo të vish ndonjëherë në Tiranë”, tha Berisha.

Ndryshe, në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, u miratua edhe statuti i ri i partisë, sipas të cilit bëhen disa ndryshime thelbësore në organizimin e saj.

Sipas statutit të ri është parashikuar që kryetarit të saj t’i mbarojë mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse. /a2cnn/

10 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
11 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 324.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Këto janë profesionet që paguhen më së shumti në Kosovë

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin për nivelin e pagave për vitet 2012-2019, konstaton se paga mesatare bruto në Kosovë gjatë vitit 2019 ishte 602 euro.

Bazuar në këtë raport, paga më e lartë është për ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ku për këtë punë, paga mesatare bruto është 923 euro.

Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.

Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehtari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.

Sipas raporti të ASK-së, pagë më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatere 256 euro.

“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 923 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 797 euro, pastaj xehëtari dhe gurëthyes me 657 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 256 euro”, thuhet tutje në raport.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort