Home Blog Page 3761

Arrestohen tre persona për vrasjen në Gllogjan

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Paparaci ka zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan, Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje. Nga ky sulm mbeti i plagosur edhe një nxënës, i cili është operuar dhe tashmë gjendet në shtëpi.

Prokurori i Shtetit thërret konferencë të jashtëzakonshme

0

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se sonte në orën 21:30 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference për media.

Ndryshe dy javë më parë ka ndodhur vrasja makabare në Gllogjan të Deçanit dhe deri më tani autori vrasjes së trefishtë është në arrati.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Infektologu Tolaj tregon se a paraqet rrezik grumbullimi për festa të fundvitit

0

Kosovarët tashmë për të dytin vit me radhë janë duke i festuar festat e fundvitit në kushte pandemie, sikurse e gjithë bota.

Por sa përbëjnë mundësi për infektim festimet në hapësira të jashtme apo ambiente të hapura, flet infektologu Ilir Tolaj.

“Në qoftë se po flasim për manifestimet dhe festimet e ambientit të hapur, atëherë ndikimi është minimal për mos me thane jo përfillës, kontaktet e ambientit të jashtëm për një kohë relativisht të shkurtër, nuk janë i nivelit të tillë të rrezikut”, tha Tolaj.

Por Tolaj nuk e ndan të njëjtin mendim edhe për festimet në hapësira të mbyllura e në ambiente me grumbullime të shumë personave.

“Kur është fjala për festimet që mund të bëhen në ambientin e mbyllur, atëherë aty ndryshon gjithë kuptimi i rrezikut, çfarëdo lloj grumbullimi i shumë personave në ambient të mbyllur për një kohë të gjatë e shton shumë fish mundësinë që një burim i infeksionit, një individ i vetëm të infektojë shumë persona brenda asaj kohe”, tha Tolaj për Infokusin.

Berisha: Basha kufomë politike, Rama mos ta mbrojë

0

Në përfundim të shpalljes së rezultatit të votimit në Kuvendin Kombëtar të PD, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Bashën kufomë politike.

Berisha tha se tashmë vendit do t’i rikthehet pluralizmi politik dhe do të jetë “pa opozitë kukull” ndërsa vendimin e Kuvendit, e cilësoi “ngjarjen më të jashtëzakonshme e lirisë së shqiptarëve”.

I pyet nëse i druhet ndonjë vendimi për përjashtim nga partia në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Basha, Berisha tha se nuk do të donte të fliste fare për kryetarin e shkarkuar.

Lidhur me mundësinë e marrjes së selisë së partisë pas shkarkimit nga Kuvendi, Berisha tha se “do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim”, shkruan Euronews.al.

“Nuk është seli e pengjeve. Ramës i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë, ky revolucion do të kthehet te ti. Revolucionit nuk i reziston dot kush”, deklaroi ish-kryeministri.

Në Kuvendin e thirrur nga Berisha, 4,446 delegatë kanë votuar për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish më 18 dhjetor për të mbajtur referendum.

Në punimet e Kuvendit që zgjatën më shumë se 8 orë morën pjesë mbi 4,900 delegatë, ku pati disa qindra prej tyre që nuk morën pjesë në votim, kurse një numër i vogël votoi kundër shkarkimit të Bashës. /Euronews.al/

Ministri i Mbrojtjes i reagon ashpër Vulinit pas deklaratës së tij

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka reaguar ministrit të Brendshëm serbë, Aleksandër Vulin lidhur me deklaratën për masakrën e Reçakut.

Mehaj ka thënë se nuk është i befasuar nga skenarët antishqiptar e antinjerëzor nga kreatorët e krimeve çnjerëzore.

Më tutje, ministri kosovar i Mbrojtjes tha se bota e di të vërtetën si për Reçakun ashti edhe për Vukovarin e Srebrenicëm.

“Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore. Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut”, ka thënë Mehaj.

Ky reagim i Mehajt ka ardhur pasi, ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin gjatë vizitës së ekipit filmik për dokumentarit për Masakrën e Reçakutdhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut.

Vulin që ka shërbyer në partinë JUL të Mirjana Markoviqit, gruas së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se detyrë e gjeneratës së re është “t’ia shfaqë botës se Reçaku ishte gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë bie mbi ata që e kanë zbuluar këtë gënjeshtër”.

Postimi i plotë:

Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi, mundohen ta bëjnë edhe tani pinjollët e kryekriminelit Millosheviç, si Vulin.

Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore.

Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut.

E Vërteta e Madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14 vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq.

Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurr!

Shkarkohet Lulzim Basha nga Kuvendi i Berishës

0

Ka përfunduar numërimi i votave për ‘shkarkimin’ e Lulzim Bashës. Nga 4934 delegate , 4491 kanë marrë pjesë në votim dhe 4446 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Rezultati është bërë i ditur nga deputeti Belind Këllëçi ku 36 kanë votuar kundër dhe 9 vota të delegatëve kanë rezultuar të pavlefshme.

Moti të dielën, i vranët dhe me borë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kurti: Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është obligim institucional dhe etik

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me miratimin e projektligjit për Kompensimin e viktimave të Krimit do t’u mundësohet qasje e menjëhershme në kompensim.

“Me Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit që miratuam dje në mbledhjen e Qeverisë, viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe viktimave të dhunimit, që kryesisht janë gra dhe vajza, do t’iu mundësohet qasje e menjëhershme në kompensim. Kjo për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës por mbi të gjitha për t’ua njohur e pranuar dhimbjen që padrejtësisht e kanë vuajtur. Për t’u thënë e garantuar që nuk janë vetëm dhe nuk duhet të jenë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij me përpjekjet për të çrrënjosur dhunën me barazi gjinore po e përmirësojnë kornizën ligjore.

“Në përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën me bazë gjinore, me synimin e përafrimit dhe zbatimit të obligimeve të dala nga Konventa e Stambollit, po e përmirësojmë kornizën ligjore. Derisa ka shumë nene të dobishme e përparimtare në legjislacionin tonë që presin zbatim, duhet të punojmë edhe në përmirësimin e pasurimin e mëtejmë të ligjeve tona. Asnjëherë nuk duhet të jemi të vetëkënaqur kur angazhohemi për barazi”, ka shkruar tutje kryeministri.

Kurti theksoi se për të parandaluar dhunën, në radhë të parë duhet angazhim e punë e përbashkët institucionale e shoqërore.

“Dhuna ka shumë forma e ne duhet ta trajtojmë çdo ndërthurje të diskriminimit të përjetuar nga gratë e vajzat. Duhet të aktivizohet çdo segment i shoqërisë por urgjenca bie mbi policinë dhe institucionet e drejtësisë. Mosndëshkimi është vepër tjetër që nuk guxojmë ta tolerojmë”.

Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është obligim institucional dhe etik për ta ruajtur jetën dhe për t’i mbrojtur të drejtat e garantuara, tha Kurti, por është edhe përpjekje për barazi.

“Në fund të nëntorit, në hapje të fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave” kam thënë se përkushtimi ynë institucional për eliminimin e dhunës vazhdon çdo ditë”, ka vazhduar ai.

Sipas kryeministrit sot nuk janë në fushatë por nuk ka ditë të rëndomta për barazi. Të gjitha thotë se janë të vlefshme.

“Sot, pas përmbylljes së saj e ritheksojmë: Beteja për ta eliminuar këtë problem madhor është e përditshme, e përhershme dhe qeveria jonë është në ballë të saj. Shteti që kemi ëndërruar, jemi angazhuar e kemi luftuar për të, është shtet i lirë, i drejtë e i barabartë për të gjitha e për të gjithë:, ka përfunduar Kurti.

Arifi: Serbia po përpiqet ta ndryshojë demografinë në komunat me shumicë shqiptare

0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e Serbisë për të ndryshuar demografinë në komunat me shumicë shqiptare.

Në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Arifi ka thënë se ligji për shlyerje të qytetarëve nga regjistri civil nëse s’banojnë në adresat e paraqitura po bëhet në mënyrë selektive dhe nga kjo më së shumti pësojnë shqiptarët.

“Për ne ky veprim i politikës serbe paraqet tendencë për ndryshimin demografik të komunave me shumicë shqiptare”, ka thënë Arifi, sipas komunikatës së Qeverisë.

Sipas njoftimit, Arifi është shprehur i kënaqur që Kosova ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës, ndërsa ka shtuar se kjo shumë duhet të rritet vit pas viti.

Arifi theksoi edhe problemin e mosnjohjes nga Serbia të diplomave të Kosovës, që po e pamundëson punësimin e të diplomuarve dhe po nxit migrimin e profesionistëve në vendet perëndimore.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se në takimet në Bruksel dhe në konferencat ndërkombëtare vazhdimisht e rithekson se duhet të ketë reciprocitet të të drejtave të minoriteteve në shtetet e rajonit për të pasur paqe, siguri e satbilitet afatgjatë.

“Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar banorët shqiptarë, dhe kërkoi nga liderët shqiptarë që t’i koordinojnë dhe t’i bashkërendojnë veprimet politike.”, thuhet në njoftim.

Zvicra pritet të ashpërsojë masat për të pavaksinuarit

0

Një javë pas shtrëngimit të rregullave për certifikatat dhe mbajtjen e maskave, qeveria zvicerane ka propozuar masa të reja për të frenuar infeksionet në rritje nga COVID-19 dhe për të lehtësuar presionin mbi spitalet. Presidenti, Guy Parmelin, tha se situata mbetet kritike edhe pasi qeveria dërgoi dy skenarë të mundshëm për konsultim nga kantonet përpara se një vendim të merret të martën e ardhshme.

Skenari i parë parashikon një shtrirje të të ashtuquajturit rregulli “2G”, duke kufizuar hyrjen brenda vendeve publike, restorante, bare, salla koncertesh, kinema etj. – për ata që ose janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 ose janë shëruar, prej tij. Në këtë skenar, i cili do të përjashtonte personat e pavaksinuar me test negativ nga aktivitetet e brendshme, vendosja e maskave do të ishte gjithashtu e detyrueshme.

Skenari i dytë shkon më tej, duke propozuar mbyllje të atyre vendeve ku mbajtja e maskës nuk është e mundur, për shembull baret, restorantet, palestrat dhe klubet e natës. Aktivitetet e brendshme sportive dhe kulturore si kinematë dhe teatrot do të lejohen, por me maska, shkruan Swissinfo.

Ministri i Brendshëm, Alain Berset, tha se ky opsion është “jashtëzakonisht i pakëndshëm”, por qëllimi është të shmangen mbylljet e bllokimet më të gjera dhe të vazhdohet kërkimi për “mesin e lumtur” midis shëndetit publik dhe jetës socio-ekonomike.

Ndërkohë, përtej dy skenarëve, qeveria propozoi gjithashtu masa tjera të premten, duke përfshirë kufizimin e tubimeve private në pesë persona dhe bërjen e punës nga shtëpia të detyrueshme. Sa i përket shkollave, aktualisht vatra të infeksionit, atyre u është kërkuar të ndjekin shembullin e treguar nga kantone të ndryshme kohët e fundit me mbatjten e maskave të obligueshme në të gjitha nivelet, përfshirë filloren.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të nxitur interesin për fushatën e vaksinimit, zviceranët janë ende ndër më ngurruesit në Evropën Perëndimore; që nga e premtja, rreth 68% e popullsisë kishte marrë të paktën një dozë vaksine, që përbën rreth 78% të popullsisë së moshës 19 vjeç e lart.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort