Home Blog Page 3760

Forca të shtuara të policisë para gjykatës ku do të dalin tre të dyshuarit për vrasjen në Gllogjan

0

Forca të shtuara të Njësisë Speciale janë parë para Gjykatës Themelore në Pejë, pak para se të nisë seanca e parë dëgjimore ndaj tre të arrestuarve nën dyshimet për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Seanca dëgjimore do të fillojë nga ora 16:00.

Në këtë seancë dëgjimore pritet të caktohet masa e paraburgimit për tre të pandehurit

Dimri do të jetë me reshje mbi mesataren, Aliu tregon se kur do të nisin temperaturat e ulëta

0

Kosovën edhe një javë ditë e ndajnë nga sezoni i dimrit dhe as ky vit nuk do të jetë më ndryshe se sa vite të tjera, pasi që pjesa e parë e dimrit do të jetë me temperatura të ulëta. Kurse, me fillim të javës së ardhshme temperaturat më të ulëta do të jenë në viset e ulëta malore, duke filluar prej -3 gradë celsius, ndërsa në ato viset më të larta do të jenë diku -6 apo -7 gradë celsius.
Kështu meteorologu Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili thotë se si do të jetë stina e dimrit, më saktësisht do të dihet pas datës 21 dhjetor.

“Kemi një dimër me reshje mbi mesataren domethënë pjesa e parë e dimrit dhe me temperatura që do të jenë me episode, me temperatura të ulëta por që duke i ruajtur vlerat e viteve tjera. Por sa i përket reshjeve do të ketë më shumë se dimrin që e lamë pas por që temperaturat se sa do të jenë deri në fund të dimrit. Me siguri se pas 21 dhjetorit do të japim një parashikim më të saktë”, shton Aliu.

Aliu njofton se gjatë gjithë muajit dhjetor do të ketë temperatura të ulëta nga -4 dhe -5 grandë celsius.
“Pra gjatë këtij muaji fillimisht kishim temperatura të reshjeve të ulëta diku -5, -4 gradë celsius, ato do të vazhdojnë ta mbajnë këtë ritëm por që e veçanta është që do të kemi reshje, të cilat mund t’i rrezikojnë disa zona sepse ne patëm reshje edhe më herët dhe tani toka vetëm se është e ngopur me sasinë e këtyre reshjeve, dhe këto reshje të cilat janë për momentin të cilat mund të bien edhe gjatë natës do të mund t’i rrezikojnë disa zona në Kosovë,” shton ai.

Po ashtu, ai tregon se që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë reshje, por më pas do të fillojnë edhe reshjet e ulëta të dëborës.

“Do të kemi një mot kryesisht të vranët me pak verbale të shkurta me diell por që temperaturat nuk do të jenë të larta, ato do të lëvizin pre 1 deri në 3 4 grandë celsius, kurse minimore do të lëvizin, diku -3 gradë celsius diku nëpër vise të ulëta dhe në vise të larta do të jenë diku -6 apo -7 gradë celsius. Por e veçanta është se reshjet do të ulen, dhe intensiteti i tyre do të bie do të kemi sërish reshje por do të jenë reshje në formë bore por jo të intensitetit të lartë, pasi që reshje kemi pasur edhe më herët dhe në bazë të parashikimeve numerike do të kemi fjolla bore në javën që po hyjmë”, potencon ai për kp.

Për më tepër, Aliu ka folur edhe për ajrin e ndotur, ku thotë se drita e kuqe për këtë gjë është vetëm në qytetin e Gjilanit, drita e verdhë është në Mitrovicë, kurse në vendet e tjera cilësia e ajrit është e mirë.

“Cilësia e ajrit për momentin vetëm në Gjilan është në dritën e kuqe në stacionin e ajrit në Gjilan që tregon se është në dritën e kuqe, nënkupton se atje kemi një ajër jo të mirë, dhe në Mitrovicë që tregon se atje jemi në dritën e verdhë që edhe atje është ajri relativisht i ndotur.

Ndërsa në qytetet tjera jemi në dritën e gjelbër që tregon se ajri është i cilësisë së mirë, falë aktivitetit të këtyre elementeve meteorologjike të erës dhe të reshjeve që po janë të kohë pas kohshme dhe të presionit atmosferik i cili është i luhatshëm , por në përgjithësi kemi një cilësi të mirë të ajrit”, ka thënë ai

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme

0

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë, pas reshjeve të vazhdueshme të borës, është e mirë.

Sipas njoftimit, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme, përveç atyre në viset malore.

“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal dhe te Autudhëve gjendja e rrugëve është e mirë. Te gjitha janë të qarkullueshme përpos në viset malore, duhet vozitur me kujdes të shtuar. Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Edhe rrugët malore: Kullë, Bogë Bajgore janë të hapura. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!”, thuhet në njoftim.

Djali rrahë nënën në Suharekë

0

Është raportuar dje se një i dyshuar, mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht të ëmën e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Suharekë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Pse disa njerëz nuk e kthejnë kurrë karrocën në dyqan! Kulturë apo ves?

0

Ndoshta kanë përjetuar shpesh një moment të pakëndshëm kur has një karrocë me rrota të lënë në mes të një parkingu, madje edhe jashtë objektit tregtar, të lënë në mëshirë. Ndoshta nuk keni mundur kurrë ta ktheni vetë karrocën dhe shkencëtarët thonë se kanë një shpjegim për këtë fenomen devijues të moskulturës.

Scientific American i ndan klientët në kategori të ndryshme kur bëhet fjalë për përdorimin e karrocave të blerjeve. Ndoshta nuk keni menduar kurrë shumë për këtë, por ka shumë klientë që nuk e vendosin kurrë karrocën në vendin e saj dhe shkencëtarët pohojnë se kanë disa arsye për ta bërë këtë.

Ka nga ata që e bëjnë këtë vetëm nga përtacia – sepse hapësira për karrocat është shumë larg makinës dhe tani që i kanë ruajtur gjërat ushqimore në bagazh, nuk do të donin të ecnin dhe ta kthenin karrocën. Disa, përveç kësaj, justifikojnë se nuk mund ta lënë një fëmijë në makinë pa mbikëqyrje, dhe nuk kanë nerva të shkojnë me të dhe të kthejnë karrocën.

Në kategorinë e dytë janë ata që mendojnë se është puna e punëtorëve në dyqan dhe ata që lënë karrocat kudo sepse mendojnë se një klient tjetër do të shërbehet shpejt, kështu që nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në një vend që nuk është i destinuar për. ato.

Pas tyre janë “të kthyerit që janë në gjendje” dhe janë ata që parkojnë shumë pranë depove të karrigeve me rrota, ndaj nuk është problem që të bëjnë disa hapa dhe t’i kthejnë.

“Të kthyerit nën presion” janë ata që i kthejnë sepse përndryshe ndihen fajtorë, dhe “të kthyer nga fëmijët” – ata, fëmijët e të cilëve duan të hipin në një karrocë për aq kohë sa të jetë e mundur.

Sigurisht që ekziston një kategori e të ashtuquajturve “të kthyer” që e vendosin gjithmonë karrocën në vendin e saj, qoftë me fëmijë apo të parkuar larg.

Një studim i vitit 2008 u tregoi shkencëtarëve se sjellja e një individi ndikohet nga mjedisi. Kjo teori është e vërtetë për krimet e rënda, por edhe për zakone të vogla si kjo. Njerëzit janë gjithnjë e më të prirur të veprojnë si masë, edhe nëse ata që ndikojnë në vendimet nuk janë të pranishëm.

Shumë njerëz pranojnë normat shoqërore dhe bëjnë atë që ata mendojnë se është më e mira për të gjithë, por shkencëtarët pajtohen se ka ende nga ata që e bëjnë këtë thjesht sepse u mungon edukimi në shtëpi.

Shumica e dyqaneve kanë gjetur një mënyrë për të parandaluar parkimin e karrigeve me rrota brenda dhe afër dyqanit duke i tarifuar karrocat – duhet të vendosni një monedhë për t’i zhbllokuar dhe monedha juaj do të kthehet pas kthimit.

Edhe sot reshje shiu dhe bore

0

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar. Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.

Prokuroria konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjet në Gllogjan

0

Tre persona janë arrestuar për vrasjet e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Pejës të shtunën në mbrëmje.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Agim Kurmehaj, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin për ndalim për 48 orë për të arrestuarit.

Ai ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë s’mund të jepet asnjë detaj tjetër. Është zotuar se pas arrestimit të të dyshuarve, do të vazhdohet me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ndriçimin e rastit.

Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi që shkonte nga Gjakova mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës.

SHBA-të vendosin sanksione ndaj Kinës, Mianmarit dhe Koresë së Veriut

0

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja lidhur me të drejtat e njeriut ndaj dhjetëra njerëzve dhe subjekteve të lidhura me Kinën, Mianmarin, Korenë e Veriut e Bangladeshin.

Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar iu bashkuan SHBA-ve në vendosjen e sanksioneve në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut në Mianmar, ndërsa Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut nën administrimin e Presidentit Joe Biden dhe vuri në shënjestër entitete ushtarake të Mianmarit, ndër të tjera, në aksionin që shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut.

“Veprimet tona sot, veçanërisht ato në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, dërgojnë një mesazh se demokracitë në mbarë botën do të veprojnë kundër atyre që abuzojnë me pushtetin e shtetit për të shkaktuar vuajtje dhe represion,” tha Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo, në një deklaratë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Thesari po përdor mjetet e tij për të ekspozuar dhe mbajtur përgjegjës autorët e abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut.”

Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe ambasadat e Kinës, Mianmarit dhe Bangladeshit në Washington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment të këtyre vendimeve, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Masat janë më të fundit në një sërë sanksionesh që koincidojnë me Samitin virtual dy-ditor të Biden për Demokraci, ku ai njoftoi iniciativat për të forcuar demokracinë në mbarë botën dhe mbështetjen për legjislacionin pro-demokracisë në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Thesarit shtoi të premten kompaninë kineze të inteligjencës artificiale SenseTime në listën e “kompanive komplekse ushtarako-industriale kineze”, duke e akuzuar atë se ka zhvilluar programe të njohjes së fytyrës që mund të përcaktojnë përkatësinë etnike, me një fokus të veçantë në identifikimin e ujgurëve etnikë.

S’mirëpritet projektligji që obligon mjekët e profesorët të deklarojnë pasurinë

0

Projektligji i miratuar i Qeverisë që listës së zyrtarëve për deklarim të pasurisë t’i shtohen edhe profesorët dhe mjekët nuk është mirëpritur. Nga Oda e Mjekëve thonë se është diskriminuese që të zgjidhen kategori të caktuara dhe jo të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit. Sipas analistëve, ky projektligj do t’i dekurajojë profesionistët të qëndrojnë në sektorin publik dhe mund të jetë motiv shtesë për mjekët që të largohen nga Kosova.

Mbi 4 mijë mjekë e profesorë pritet t’i shtohen listës së zyrtarëve publikë që janë të detyruar ta deklarojnë pasurinë.

Projektligji që do të bëjë të mundur një gjë të tillë u miratua të premten në mbledhjen e Qeverisë, por nuk po mirëpritet nga ana e profesionistëve shëndetësorë.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se nuk janë kundër deklarimit të pasurisë, porse është e papranueshme që nuk janë futur edhe kategori të tjera për deklarim.

Sipas tij, me këtë lloj përzgjedhjeje, Qeveria i ka vënë në cak si kategori e dyshuar për korrupsion.

“Nuk ka asgjë të keqe deklarimi i pasurisë, porse kemi kërkuar që të mos jenë vetëm mjekët, sepse atëherë apriori i bëjmë me dije publikut dhe në përgjithësi, se mjekët janë ata të dyshuarit apo të vetmit të dyshuar për mundësinë e mitos apo korrupsionit dhe kemi kërkuar që këtu të hynë të gjithë”, ka thënë Sejdiu.

Ky veprim i Qeverisë, sipas Bekim Salihut nga Instituti GAP, do të mund t’i shtynte profesionistët e arsimit, e sidomos ata të shëndetësisë, që ta lënë sektorin publik dhe të koncentrohen në atë privat.

Madje, sipas tij, një pjesë e mjekëve do të kenë motiv shtesë që të largohen nga Kosova.

“Pretendimet që edhe mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë konsideroj që janë të gabuara. Për faktin që mjekët dhe profesorët janë kategori profesionale ndërkaq deklarimi i pasurisë lidhet me funksionet zyrtare. Në kuadër të shëndetësisë dhe arsimit do të duhej që pasurinë të deklaronin menaxhmenti i lartë i këtyre institucioneve por jo edhe mjekët dhe profesorët”, ka deklaruar Salihu.

Nga Qeveria janë arsyetuar se këto kategori duhet të jenë transparente me pasurinë e tyre meqë paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe sipas kryeministrit Albin Kurti, një projektligj i tillë është përgjigje ndaj korrupsionit.

“Me anë të këtij projektligji janë paraparë dispozitat që vijnë si përgjigje ndaj historisë me korrupsion në vendin tonë kur zyrtarë të shumtë janë pasuruar në mënyrë të pajustifikuar e të paligjshme”, ka thënë Kurti.

Pa mjekët dhe profesorët aktualisht në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë janë të obliguar ta deklarojnë 4.769 zyrtarë publikë.

Pas vazhdimit të paraburgimit për Veselin, Krasniqin e Selimin, avokatët thonë se Specialja po përdor standarde të dyfishta

0

Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit iu është vazhduar e masa e paraburgimit me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Në vendim thuhet se edhe me parashtresën e parë dhe të dytë nga Policia e Kosovës, nuk janë eliminuar rreziqet.

“Kushtet e propozuara nga mbrojtja ende mbeten ta pamjaftueshme për të evituar rreziqet”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Megjithatë sipas avokatit Taulant Hodaj ky është një rast i mirë që rasti të rikthehet në rivendosje nga Apeli.

“Tani kanë një rast të mirë në Gjykatën e Apelit, të bëjnë ankesë ndaj atij vendimi pasi që është Gjykata e Apelit ajo që ka kërkuar këtë garancion nga Policia e Kosovës. Ka mundësi që Gjykata e Apelit e kthen në rivendosje apo merr ndonjë vendim tjetër”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Taulant Hodaj.

Derisa për avokatin tjetër të licensuar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, ky vendim përdorë standarde të dyfishta, përcjell Telegrafi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar shërbime nga Policia e Kosovës atëherë kur është dashur të kryhen bastisje që janë veprime hetimore mjaft të ndjeshme. Tani shtrohet pyetja si është e mundur që kur janë kryer këto bastisje i është besuar Policisë së Kosovës e tash kur është në pyetje lirimi me kusht i zotit Veseli, Krasniqi e Selimi të mos i besohet këtij institucioni. Për mendimin tim këtu po përdoren standarde të dyfishta”, deklaroi Qerkini.

Të gjithë të akuzuarve në vazhdimësi u janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht, përfshirë edhe ish-presidentin Thaçi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort