Home Blog Page 3759

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj viziton nga afër rrugën e bllokuar në Reçan

0

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në orët e vona të natës së sontme, ka vizituar rrugën e bllokuar në Reçan duke u informuar më afër me situatën, raporton TV Prizreni.

“Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes.
Nga personat kopetentë për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident.

Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë, thuhet në fund nga kryetari Totaj.
“.

Sa përqind e qytetarëve mbi 18 vjet janë të vaksinuar në Kosovë

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar numrat e personave të vaksinuar me vaksinën anti-Covid.  

Sipas qeverisë, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 60.01% e popullatës mbi 18 vjet.

Ndërkohë 66% e popullatës janë vaksinuar së paku me një dozë.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar më 30 mars të këtij viti.

Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të fillojë edhe vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Dhuna në familje: Bashkëshortët rrahën më së shumti mes vete

0

Lidhjen e nisin me dashuri. Por, jo të gjitha çifteve të martuara u vazhdon jeta me këtë ndjenjë.

Bile rezulton se bashkëshortët rrahën më së shumti me njëri-tjetrin. Janë mbi 950 raste të raportuara vetëm këtë vit të dhunës në familje, në raportin mes burrit e gruas.

E në më shumë se 2 mijë viktima të dhunës, nuk mungon gati asnjë anëtarë familje në statistika.

Por ajo që është më e shpeshtë, e që merr më tepër vëmendje është dhuna ndaj grave e vajzave, raportimin e të cilave në polici pranojnë se e ka motivuar edhe aktivizmi kundër kësaj dukurie.

Ndonëse rastet e raportuara janë në rritje, sipas aktivistes Luljeta Demolli, ende nuk është në fazën e kënaqshme.KlanKkosova.

https://youtu.be/osSWncxGc5c

 

Këta janë 73 të akuzuarit për krim e korrupsion në Karaçevë, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë

0

Përtej tendenca për ta minimizuar aksionin e realizuar kundër krimit e korrupsionit në Karaçevë. Sot, për shkak të atij operacioni që nisi nga Inspektorati Policor dhe rrugës iu bashkuan edhe institucione të tjera, ka çuar në një dosje të Prokurorisë, që ka hiç më pak se 300 faqe dhe 73 të akuzuar.

Në këtë dosje, kallëzimet penale, që i posedon InDoks, lista e të akuzuarve nis me zyrtarët policorë.

Sipas dosjes së hetuesisë, të akuzuar pas këtij operacioni janë zyrtarët policor: Ferid Leci, Hydush Kastrati, Sokol Keka, Imer Spahiu, Fatmir Kallaba, Asllan Kryeziu, Feat Zeqiri, Raif Thaqi, Selami Geci, Slavisha Nikoliç, Zlatan Arsic, Naim Krasniqi, Naim Selishta dhe Fitim Kryeziu.

Për këtë në InDoks foli edhe Bardhyl Haxhimustafa, Udhëheqës i Divizionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në IPK.

“Në kallëzimin penal është dorëzu ndaj 15 zyrtarëve policor dhe pjesa tjetër janë qytetarëve të zonave të ndryshme të Kosovës, të përfshirë në vepra të ndryshme penale duke filluar nga kontrabandimi me mallra dhe bixhozi”, u shpreh ai.
Pjesa tjetër e të akuzuarve janë qytetarë, përfshirë këtu edhe biznesmenë. Lista është e gjatë.

Ajo përmban këta emra: Driton Spahiu, Albert Thaçi, Albert Sadiku, Blerim Spahiu, Fatmir Spahiu, Agron Spahiu, Naim Kryeziu, Sead Dermaku, Blend Spahiu, Fadil Spahiu, Vigan Spahiu, Lirik Morina, Fatmir Veseli, Ismail Veseli, Sadik Sadiku, Mevlan Spahiu, Fatos Morina, Burim Fazliu, Enis Keka, Florian Sylejmani, Rexhep Spahiu, Nehat Morina, Hesat Rrudhani, Përparim Shabani, Arsim Dërmaku, Fatlum Bajrami, Adhurim Thaqi, Faton Kryeziu, Lirim Spahiu, Jusuf Hasani, Nadir Shantir, Shani Kryeziu, Kujtim Morina, Umer Arapi, Bajram Rahmani, Armin Huduti, Hilmi Mullallari, Jeton Buquku, Bekim Bajrami, Bujar Ajeti, Ylber Fera, Lulëzim Gashi, Idriz Kurteshi, Feta Leci, Naser Leci, Denis Hyseni, Mustafë Leka, Bekim Gashi, Qamil Memeti, Mentor Maqani, Sherif Ilazi, Muharrem Morina, Nazim Rulani, Afrim Thaqi, Ibush Fazliu, Xhelal Kryeziu, Artizan Thaqi, Vullnet Bytyqi dhe Sylejman Ismajli.

Biznesmeni që bie më në sy është edhe Mentor Maqani. Ai akuzohet si pronar i një kazinoje ilegale në Karaçevë, në të cilën u gjetën mbi 30 aparate lojërash fati. Ai në dosje përmendet hiç më pak se 43 herë.

Mentor Maqanit së fundmi nga Prokurori i është ngritur edhe një aktakuzë tjetër. Ai akuzohet bashkë me Ismet Osmanin-Currin.

Sipas dosjes së hetuesisë, për muaj me radhë, hetuesit e IPK-së kishin përcjellë kontingjente të tëra të gjedheve që kontrabandoheshin përmes kufirit, dhe silleshin ilegalisht për tu shitur nëpër disa mishtore nëpër Kosovë. Në këtë krim pashmangshëm hise kishin zyrtarët policor që tashmë janë nën aktakuzë. Vlera e mallit ishte mijëra euro çdo natë.

Dokumentari i plotë:

OBSH e konsideron Omicronin më pak të rrezikshëm se Delta

0

Sipas informacionit të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), lloji i virusit Omicron është më pak i rrezikshëm se varianti Delta.

Thuhet se deri më tani janë mbledhur një sasi e kufizuar e të dhënave dhe se nuk ka dëshmi të konfirmuara se sa efektive janë vaksinat kundër variantit Omicron.

Bazuar në të dhënat paraprake dhe një profil të ndryshuar ndjeshëm të proteinës së variantit Omicron, mund të supozohet se efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit dhe transmetimit të llojit omikron do të reduktohet, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, OBSH vëren se të dhënat paraprake tregojnë se lloji i ri do të jetë më pak i rrezikshëm, sepse shumica e rasteve ishin asimptomatike ose me simptoma të lehta deri në mesatare.

OBSH thekson se lloji Omicron është konfirmuar në 63 vende dhe se, sipas treguesve paraprakë, do të kalojë variantin delta në shpejtësinë e përhapjes në botë.

Informacioni shton se ende nuk është e qartë se me çfarë lidhet përhapja e shpejtë e llojit të ri të coronavirusit. /kp

Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve, raporton Gazeta Express.

Mehaj ka treguar se sot ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, të cilit i ka shprehur gatishmërinë për mbështetje.

Shkrimi i tij i plotë:

Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!

Për shkak të shembjes së dheut, u kërkohet qytetarve të shfrytezojnë rrugë alternative për Prevalle dhe Brezovicë

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikate për media ka njoftuar se rreth orës 18:20 ka pranuar informata se ka shembje masive të dheut dhe gurëve tek tuneli i parë i rrugës Prizren-Reqan.

Në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës dhe jane duke u marrë me rastin. Policia ka informuar qytetarët që kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kërkohet që të shfrytezohen rrugë alternative tjera për Prevalle dhe Brezovicë.

Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

0

Lajme

Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

18:57 | 12 Dhjetor 2021

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se të njejtit kanë kryer vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5, 1.8 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim tkontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Të pandehuve H.M, KM dhe M.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktim të paraburgimit duke pas parasysh dënueshmërinë e lartë të vepres penale nga neni 173 i KPRK-se, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, fakti se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke pas parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njejtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitar osë të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me kete te pamundesojne zbardhjen e plote te rastit.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Anton Quni jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së në Prizren

0

Anton Quni ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së, në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar vet Quni përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se ky vendim ka ardhur për mosarritjen e rezultatit në zgjedhjet lokale.

“Unë, sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së – Dega në Prizren.Këtë vendim e mora si pergjegjësi morale e imja për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Quni.

Quni tha se autorizimet e tij i bart te nënkryetari i kësaj dege, Hatim Baxhaku.

Pushimi dimëror në shkolla do fillojë nga 30 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 10 janar

0

Pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme do të fillojë nga 30 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 10 janar të vitit të ardhshëm.
Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Ilirjana Pyllla.

“Pushimi planifikohet të jetë prej 30 dhjetorit deri më 10 janar, megjithatë megjithatë mund të ndryshojë në bazë të situatës epidemiologjike apo si pasojë e kushteve atmosferike”, tha Pylla.

Në vitet paraprake, pushimi dimërorë në shkolla ka filluar me datën 23 dhjetor

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort