Home Blog Page 3758

Kosovari i akuzuar si “tirani i familjes” pëson kolaps gjatë gjyqit

0

Një 50-vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Austri akuzohej se ka rrahur, torturuar dhe burgosur prej vitesh familjarët e tij. Seanca kundër tij u ndërpre dje

Një burrë 50-vjeçar me shtetësi kosovare është dashur të dalë dje para Gjykatës së Landit në Ried për veprën penale të dhunës së ushtruar në vazhdimësi, transmeton albinfo.at.

Seanca ishte caktuar të zgjaste deri në orën 17:00, por pas pushimit të drekës pak para orës 14:00, i akuzuari papritur ra ngadalë nga karrigia. Shërbimi i shpëtimit është kujdesur për të dhe e ka çuar në spital për sqarim, shkruan nachrichten.at.

Procesi pritet të vazhdojë të premten e ardhshme.

Pretendimet e prokurorit publik Alois Ebner ndaj të akuzuarit janë serioze.

“I akuzuari mund të quhet padyshim një tiran i familjes. Përgjatë viteve, ai ka rrahur vazhdimisht gruan, tri vajzat dhe djalin e tij, ka fyer, kërcënuar me vdekje, torturuar, burgosur dhe detyruar” thotë Ebner.

“Ka pasur sulme të dhunshme. me shufra hekuri dhe kaçavida. I akuzuari me dhunën e tij ka shënuar jetën familjare për rreth 15 vjet”, ka shtuar Ebner.

Tri nga viktimat kanë denoncuar së bashku

Fëmijët tani janë nga 16 deri në 22 vjeç: dy vajza dhe djali kanë denoncuar babanë. Sipas raportit të psikiatres Adelheid Kastner, tirani i familjes është i përgjegjshëm penalisht, por ka një çrregullim të thellë personaliteti.

Për këtë arsye, zyra e prokurorit publik Rieder ka urdhëruar vendosjen e tij në një institucion për shkelësit me çrregullime mendore, përcjell albinfo.at.

Dënimi për një vepër penale si kjo, sipas StGB 107 (dhuna e vazhdueshme në familje) është deri në 15 vjet burg

Austria largon masat kundër COVID-19 për të vaksinuarit

0

Austria hoqi bllokimin të dielën për njerëzit e vaksinuar kundër COVID-19 ose ata që së fundmi u shëruan nga sëmundja.

Ndërkohë personat pa certifikatë lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të shkuar në punë ose për qëllime të tjera thelbësore.

Gjithashtu, shumë vende kulturore do të mund të rihapen të dielën, megjithëse disa nga rregullat varen nga rajoni.

Ndërsa sa i përket tubimeve apo ngjarjeve kulturore, ka kufij për numrin e njerëzve në varësi të faktit nëse ngjarja zhvillohet brenda apo jashtë.

Austria vendosi një bllokim kombëtar në fund të nëntorit, menjëherë pasi vendosi kufizime për të pavaksinuarit.

Dhe siç thuhet më tej, infeksionet ditore kanë rënë ndjeshëm që nga vendosja e bllokimit.

Megjithatë, Qeveria ka thënë se nga shkurti, do të ketë një mandat vaksinimi me gjoba nëse njerëzit refuzojnë të marrin vaksinën. Aktualisht, rreth 68% e popullsisë është e vaksinuar.

MSH bën thirrje për vaksinim: Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash

0

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, MSH tha se të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.

“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Gjeni qendrën më të afërt të vaksinimit në: https://bit.ly/3o9WNPv

Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 321.

Bashkim Jashari sot e merr gradën Gjenerallejtënant

0

Në një ceremoni të veçantë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të gradojë Gjeneralmajor Bashkim Jasharin, në gradën Gjenerallejtënant.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e bërë për media nga Presidenca, ku thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më datën 1 dhjetor .

Para Jasharit, në krye të FSK-së ishte Rrahman Rama.

Sot mblidhet Kuvendi, ky është rendi i ditës

0

Kuvendi i Kosovës sot do të diskutojë për pagat e sektorit publik.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në orën 11:00, ndërkaq në rend të ditës janë 14 pika për diskutim.

Pikat e rendit të ditës:

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Pyetjet parlamentare,

-Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

-Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

-Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,

-Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pijet e forta alkoolike,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,

-Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

-Debat parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Mërgimtari merr rrugën nga Gjermania për në Kosovë, i ndodh e papritura në Serbi

0

Mori rrugën nga Gjermania për në Kosovë, për të kaluar festat e fundvitit bashkë me familjen e tij. Por, mërgimtarit i ndodhi e papritura në Serbi.

Ai në një postim në rrjetet sociale tregoi që mbrëmë pas mesnate, rreth orës 00:30 në Serbi, afër 20 km pa hyrë në Kosovë, iu dëmtuan gomat e veturës.

Siç thotë ai, disa serb kanë vendos disa gurë me armatura në rrugë dhe të njëjtat i kanë mbuluar me borë.

Kështu, ka dëmtuar gomat bashkë me felge, ku për pasojë ka paguar 150 euro për transport deri në Merdare.

“Deshta tju tregoi qa me ka ndodh prom. Tuj ardh ne Kosove rreth ores 00:30 isha ne Serbi, afersisht 20 km pa hy ne Kosove ( Merdare ) ku disa Serb i kan qit disa gur me armatur ne rrug dhe te mbulume me bore. ( nuk u vrejke mire) dhe e prisha Gomen me gjith Felge. Pas 2 minutave ka ardh Policia dhe ju thash qe po du me thirr ADAC me thaten Jo me thirr, na ta thirrim Schlepwagen.

Deshta mi ba disa foto te gureve dhe armaturave. Nuk me kan Leju ( ma banen hyn ne Kerr dhe mos bon foto te vendit ) kan shku dhe i kan largu gurt dhe armaturat i kan qit ne skaj te rruges. Mas aferisht 5 minutave ka ardh Schlepi ku mi murr per 20 km 150 euro deri ne Merdare. Nuk me kan lan me pas zgjidhje tjeter. I falenderoj Policin e Kosoves qe kan ba ni pun shum tmir dhe me kan ndihmu ne at ore. Ju apeloj te gjitheve Ruhuni, sepse nuk eshte hera e par qe ndodhin ksi sende“, ka thënë ai.

Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti deri të premten

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të vranët.

Sipas IHK-së, në fillim dhe në fund të javës priten reshje të dobëta bore, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqërojë gjatë javës që po na pret. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (13 – 17 dhjetor 2021)

Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë javës që po na pretë.

Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Haxhiu: Komisioni i Venecias u thotë po ndryshimeve në Sistemin Prokurorial

0

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me Reformën e thellë në Sistemin Prokurorial dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.

Sipas saj, në disa media vazhdojnë të raportojnë kinse Komisioni i Venecias është “shokuar” me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial dhe Komisioni ka “rrëzuar” këtë iniciativë të filluar nga Ministria e Drejtësisë.

Këto raportime ajo i ka quajtur të pavërteta duke thënë se nuk kanë qëllim të mirë.

“Komisioni i Venecias u thotë PO këtyre ndryshimeve. Të premten që shkoi, si Ministre e Drejtësisë e shoqëruar me ekipin tim, kam qenë në seancën plenare të Komisionit në Venedik, me ç’rast edhe njëherë kemi paraqitur argumentet tona se si duhet të bëhet kjo reformë përmes kësaj nisme ligjore”, shprehet Haxhiu.

Postimi i saj i plotë:

Lidhur me Reformën e thellë në Sistemin Prokurorial dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.

Ka disa ditë që disa portale, vazhdojnë të raportojnë kinse Komisioni i Venecias është “shokuar” me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial dhe Komisioni ka “rrëzuar” këtë iniciativë të filluar nga Ministria e Drejtësisë.

Pas gati 14 vitesh, Kosova vazhdon të përdorë IP-të e internetit nga Serbia

0

Pas gati 14 vitesh me institucione të formuara, shteti i Kosovës ende përdor internetin me adresa IP të Serbisë.

Për bizneset e Kosovës një situatë e tillë është shqetësuese, pasi ndërhyrjet në treg dhe dëmtimi që i është bërë nga konkurrenca ka sjellë mjaft pasoja.

“Ky shqetësim ka ardhur nga biznesi, sektori i mediave, të cilat janë ankuar, sepse me përdorimin e IP adresave të Serbisë, reklamat që dalin në portale dhe në ueb faqe dalin sipas gjuhës nga vijnë IP. Nga IP-të e Serbisë gjuha nuk del në gjuhën shqipe, por në gjuhën serbe. Kjo pastaj po i dëmton bizneset, por edhe vendin, sepse po na identifikon me një shtet tjetër, e realisht po e dëmton edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thekson kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Deputeti nga AAK, që është edhe anëtar i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Pal Lekaj, duke kërkuar me urgjencë adresimin e IP-ve, ka thënë për KosovaPress se përdorimi i tyre nga Serbia rrezikon sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve në Kosovë.

Në lidhje me këtë shqetësim, Oda e Afarizmit i ka dërguar shkresë kryeministrit Kurti, si dhe ka zhvilluar disa takime me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, por deri më tani nuk ka veprime konkrete. Dëmi shtetëror dhe ekonomik po vazhdon

E mitura në Prizren rrahet fizikisht nga babai i saj

0

Një e mitur në Prizren ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Policia nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit.

Ndërkohë, rasti është duke u trajtuar.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort