Home Blog Page 3757

Ngujohen dy familje nga bora e madhe në Bjeshkën e Rugovës

0

Nga reshjet e mëdha të borës kanë pësuar dy familje, pasi që kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.

Patrulla kufitare e Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të iu ofruar ndihmë familjeve, por për shkak të kushteve të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora në fshat policia ka arritur pas disa orëve.

Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë.

Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë, pastaj është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës./GazetaSinjali/

Omicron: Një dhimbje specifike po shfaqet te pacientët e prekur nga varianti

0

Lloji, i njohur shkencërisht si B.1.1.529, aktualisht njihet për potencialin e tij për t’u përhapur më shpejt se variantet e mëparshme dhe për t’i dhënë rezistencë më të madhe mbrojtjeve imune aktuale.

Ndërsa virusi vazhdon të rritet, rriten edhe përpjekjet shkencore globale për të zgjeruar njohjet mbi llojin e ri. Në zhvillimet e fundit, një mjek ka vërejtur raporte të përhapura të dhimbjes së tepërt të trupit pas kontraktimit të variantit.

Mjeku i përgjithshëm Dr. Unben Pillay, nga Departamenti i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, tha gjatë një konference se ai po sheh shumë pacientë që paraqiten me “shumë dhimbje trupi”.

Sipas mjekut të përgjithshëm, janë raportuar gjithashtu raste të djersitjeve gjatë natës që e lënë shtratin tuaj të lagur. Mjeku i përgjithshëm vuri në dukje gjithashtu se pacientët e vaksinuar në përgjithësi ishin “shumë më mirë” pas infektimit me variantin.

Dhimbja e trupit është një simptomë e zakonshme e infeksionit, pasi trupi përdor inflamacionin për të luftuar infeksionet ose patogjenët e tjerë.

NHS shpjegon: “Disa njerëz kanë dhimbje të përhapura që mund të vijnë dhe të shkojnë për një kohë ndërsa shëroheni”. Raportet e infeksioneve me variante të mëparshme përshkruan dhimbje të forta në shpatull dhe krahë pas kontraktimit të COVID-19.

Këto probleme shpesh ndodhën së bashku me ngurtësimin në krahë dhe dobësinë në disa muskuj, sipas NHS.

Organizata shëndetësore shtoi: “Shumë nga këto probleme do të përmirësohen ndërsa përmirësoheni, por nëse keni probleme të rënda kontaktoni me një mjek ose fizioterapist. Disa njerëz kanë gjithashtu ndjesi të çuditshme ose të ndryshuara si mpirje apo gjilpëra dhe dobësi në krahët apo këmbët e tyre”. /Telegrafi/

Përleshje në mes 100 persona në Zvicër, të përfshirë edhe shqiptarë

0

Bëhet e ditur se një përleshje mes 100 persona ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00 në Qarkun e vogël në mes të Baselit dhe Delemont, përcjell albinfo.ch.

Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i kësaj përleshjeje masive, por, sipas dëshmitarëve shkaku i rrahjes ishte një grua.

Thuhet se përleshja nisi fillimisht në mënyrë verbale para “Sheshit të Akullit” në mes të dy të miturve, një 15-vjeçari shqiptar dhe një moshatari të tij zviceran.

Më pas përleshjet u zhvendosën në drejtim të stacionit të trenit, i cili është rreth 650 metra larg. Policia e Basel-Landschaft njofton se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, njofton Blick.ch.

Me të mbërritur policia, personat e përfshirë në rrahje janë larguar në drejtime të ndryshme.

Dy grupe të ndryshme nga Thierstein dhe Laufental.

“Me sa dihet, dy grupet janë të rinj dhe të rinj të rritur që identifikohen me rajonin Thierstein SO nga njëra anë dhe rajonin Laufental BL nga ana tjetër”.

Organet e rendit janë akoma në kërkim të dëshmitarëve.

Sipas një dëshmitari në rrahje janë përdorur edhe thika dhe shkopinj bejsbolli.

Ky tregon që përleshja nisi një për një, por që më pas shqiptari thirri shumë “përforcime”.

Dëshmitari thotë se shokët e shqiptarit ishin dukshëm më të rritur “nga mosha 15 e deri në moshën 30-vjeçare”.

 

Gradohet komandanti i FSK-së Bashkim Jashari

0

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë gradoi kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.
Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.
Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneralejtënanti është graduar në gradën më të lartë.

“Sot është graduar në gradën më të lartë dhe jam e bindur si presidente dhe qeverinë dhe jam e bindur që do ta udhëhiqni me profesionalizëm dhe nder. Nami i familjes suaj që ranë për lirinë e vendit tonë, besimi juaj në presidencë dhe qeverisë, bëjnë që keni një detyrë të madhe “, shtoi Osmani-Sadriu.
Ndërkaq, Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.

Blakaj: Mbi 40% të përdoruesve të drogës e ndërpresin trajtimin

0

Blakaj tregon se ka prej atyre personave që gjatë trajtimit edhe shërohen, por thotë se kjo varet prej nivelit të përdorimit të drogës.

“Po ka raste që janë shëru, por varet shumë prej nivelit të varshmërisë, llojit të drogës, e kohëzgjatjes së përdorimit e kështu me radhë, në çfarëdo rasti ka prej atyre që kanë abuzu shumë me droga dhe ka prej atyre që e kanë braktis drogën, themi që përgjithmonë kjo nuk dihet, për neve që kushdo që nuk e përdorë drogën prej 1 viti e konsiderojmë që e ka kalu problemin e përdorimit të drogës. Po trajtimin e ndërpresin pothuajse 40% e më tepër, i kthehen përsëri e kështu me radhë”, tha Blakaj për Front Online.

Përdoruesit e drogës e përdorin atë për arsye nga më të ndryshmet, duke u ballafaquar me probleme që u sjellë jeta.

Blakaj përmend tri arsyet kryesore pse të rinjtë po bëhen përdorues të drogës.

“Nuk ka një arsye apo disa arsye pse dikush përdor drogë e dikush jo, sido që të jetë na konsiderojmë që në Kosovë tri arsye kryesore janë dëshira për t’i takuar grupit, ndryshe që njihet personi i moshatarëve, pastaj është qasja e lehtë e drogave, dhe kureshtja”, tha Blakaj në një prononcim për Front Online.

Përurohet treni i parë panoramik në botë

0

Treni do të udhëtojë përgjatë linjës hekurudhore që lidh qytetin Lijiang me zonën panoramike të malit Yulong Snow, në provincën jugperëndimore kineze të Yunnan.

Specialisti i “Crrc”, Yang Ying, shpjegoi se treni plotëson nevojën për zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe me karbon të ulët.

Dritaret e kabinave të trenit janë rregulluar elektrikisht sipas intensitetit të dritës së diellit dhe të dizajnuara për t’u ofruar pasagjerëve një fushëpamje nga 120 gradë deri në 150 gradë, ndërsa treni ecën përgjatë shpatit të malit.

Me një shpejtësi maksimale prej 70 km në orë, treni mban një kapacitet total prej 351 personash.

Kthehen rezultatet nga Gjermania, 20 raste të mostrave rezultojnë me Delta plus

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) në fillim të këtij muaji ka marr rezultatet e 69 mostrave pozitive me COVID 19 të cilat ishin dërguar për analiza më të detajuara në Gjermani. Sipas tyre, 49 mostra kanë rezultuar pozitiv me variantin Delta, ndërsa 20 me Delta plus.
Lajmin e kanë bërë të ditur për FrontOnline, nga zyra për informim e Institutit të Shëndetit Publik.

“Ne fillim te dhjetorit 2021 kemi pranuar rezultatet e mostrave pozitive ne COVID 19 te dërguara për sekuencionim, nga mesi i nëntorit 2021 ne Gjermani, përmes projektit te përkrahur nga ECDC (European Center for Disease Control) .

Nga 69 mostra për të cilat është arritur të realizohet sekuencionimi, 49 mostra kanë rezultuar me variantin Delta dhe 20 mostra Delta Plus”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK

Ndërsa ky institucion ende nuk ka marrë përgjigje nga Gjermania për mostrat të cilat i ka dërguar me 7 dhjetor për varantin e ri të virusit “Omicron”./Front Online/

Sot përfundon votimi nga diaspora për Komunën e Dragashit

0

Sot përfundon afati i votimit nga diaspora për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dragashit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Sot përfundon afati për votim nga diaspora për Komunën e Dragashit”, ka thënë Elezi.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote përmes postës në Dragash kanë 1 mijë e 90 votuese jashtë Kosovës.

Votimi përmes postës për Dragashin kishte nisur më 29 nëntor, pasi që Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kishin ndryshuar rezultatin zgjedhor në Dragash, ku pas numërimit të votave i pari në garë doli Bexhet Xheladini nga LDK, kurse me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani. /Telegrafi/

Kërkoheshin me urdhër të gjykatës, arrestohen 44 persona në Prizren për vepra të ndryshme penale

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media, ka njoftuar se nga data 06 dhjetor 2021 është duke realizuar ekzekutimin e urdhëresave dhe kërkesave nga Gjykata Themelore në Prizren, me çraste janë arrestuar 44 persona të cilët janë dërguar në vuajte të dënimit për vepra penale të ndryshme, raporton TV Prizreni.

Komunikata e plotë:

Policia rajonale në Prizren, përveç detyrave zyrtare, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne parandalim të aktiviteteve kriminale, në theks te veçantë është duke i realizuar urdhëresat dhe kërkesat e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në aktivitetin e policisë, njësiti i zbatimit të urdhëresave nga data 06 dhjetor 2021 deri me datë 12 dhjetor 2021, ka realizuar gjithsej 44 urdhëresa, nga këto 40 urdhëresa në Prizren dhe 4 në Suharekë.

Në lidhje më këtë rast janë arrestuar 44 persona të dënuar të cilët janë dërguar në vuajte të dënimit për vepra penale të ndryshme.

Njësiti i urdhëresave në drejtorinë rajonale në Prizren dhe njësitë tjera policore edhe në të ardhmen duke zbatuar urdhëresat do të jenë në nivelin më të lartë profesional, për të siguruar një klimë të qete dhe siguri për qytetarët e rajonit të Prizrenit, thuhet në njoftim nga zyra për informim nga Policia Rajonale e Prizrenit./tvprizreni.net/

Në mungesë të vaksinimit u mundua t’i korruptonte zyrtarët policorë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

0

Policia e Kosovës bënë të ditur që kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë për shkak që kishte tentuar ta korruptojë zyrtarin policorë kufitar.

Kjo është hetuar kur të njëjtit i është kërkuar prezantimi i dokumenteve, në brendi të tyre i dyshuari kishte futur një shumë parash në vlerë të 50 eurove.

Me qëllim që ai ta kalojë kufirin me Shqipërinë dhe të futet në territorin e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50 euro me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri-Kosovë në mungesë të vaksinave (ishte i pa vaksinuar kundër COVID-19). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort