Home Blog Page 3756

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Rreth një e treta e qytetarëve në Kosovë nuk marrin shërbime shëndetësore

0

Rreth një e treta e popullatës në Kosovë nuk marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa 18 për qind e popullatës nuk kërkojnë fare shërbime shëndetësore për shkak të vështirësive financiare. Bazuar në këto shifra u theksuar si tejet e nevojshme të fillohet me sigurimet shëndetësore në Kosovës, e nga institucionet përgjegjëse u tha se do ketë lëvizje në këtë drejtim.

Kështu u tha në tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!” e organizuara nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) me rastin e shënimit të Ditës së Mbulimit Universal të Shërbimeve Shëndetësore.

Përfaqësuesi i PRAK-ut, Fadil Kryeziu u shpreh se ndonëse qeveritë kanë ndërruar vazhdimisht në aspektin e sigurimeve shëndetësore nuk ka pasur asnjë lëvizje.

Kryeziu theksoi se shumë qytetarë në Kosovë nuk kanë arritur të marrin shërbime shëndetësore sidomos tani edhe gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

“Në vendin tonë del se shumë qytetarë mbeten pa marr kujdesin shëndetësor, hulumtime të ndryshme edhe të Shoqatës sonë edhe të institucioneve të tjera flasin se gjatë kësaj kohe një pjesë e mirë e qytetarëve kanë mbetur pa mbuluar me shërbime shëndetësore. Raporti i Progresit thekson edhe më tej se 1/3 e popullatës në Kosovë nuk merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa 18 për qind e popullatës nuk kërkojnë fare shërbim shëndetësor për shkak të vështirësive financiare edhe hulumtimet tona rreth shërbimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë vetëm sa e ka thelluar këtë problem mbulueshmërinë shëndetësore”, theksoi Kryeziu.

Por, Jusuf Ulaj këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti u shpreh se si ekzekutiv do të lëvizin me një dinamik tjetër për të nisur zbatimin e sigurimeve shëndetësore.

Ai tha se do krijohet një grup punues në kuadër të Qeverisë për të analizuar punën e bërë dhe për të vendosur se si do vazhdohet tutje në këtë drejtim.

Ulaj shtoi tha se mosfunksionalizimi i Bordit Mbikëqyrës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore tregon se duhet të merren me urgjencë me këtë aspekt.

“Ajo që e ka ngadalësuar pak këtë proces është e dhe koha e pandemisë dhe tash po bëhen 2 vite me pandeminë dhe natyrisht që fokusi i gjithë strukturave ka qenë në pandemi dhe luftimin e saj, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të ndalemi dhe të merremi vetëm me pandeminë dhe gjërat e tjera të ngecin kështu që alternativën qeverisëse dhe në planin qeverisës të kësaj qeverie ne do të lëvizim përpara natyrisht me një dinamik tjetër dhe besoj që do të formohet një grup punues tjetër në kuadër të Qeverisë i cili do bëjë analizën e asaj që bërë deri tani dhe do caktohet një dinamik e zhvillimeve të mëtutjeshme drejt rregullimit të sigurimeve shëndetësore, fillimisht duhet të punohet në infrastrukturën ligjore, ligjet tashmë kanë nevojë të rishikohen nga profesionistët e fushës pastaj siç e kemi prioritet edhe Sistemin Informativ Shëndetësor i cili po ashtu zvarritet me vite të tëra, dhe bashkërisht të fillojmë të bëjmë një dinamikë kohore se kur sigurime shëndetësore do të realizohen”, theksoi ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, u shpreh se ndërhyrja në ligje është e domosdoshme.

“Sigurimet shëndetësore publike është një nga prioritet kryesore të Qeverisë dhe në planin Qeverisës së Kosovës, ku ne do të ndërhyjmë në ligje sepse e do edhe koha që të jemi në nivel bashkëkohor që të fuqizohet kapaciteti administrativ njerëzor, infrastrukturor si kusht për fillimin e grumbullimit të kontributeve. Prioritet do të jetë regjistri qendror i institucioneve private dhe publike që ofrojnë shërbime shëndetësore është lista e pacientëve ku ne kemi edhe grupin e formuar që do të punojë për mënyrën se si do bëhet zoonimi do jetë regjistri i shërbimeve, ku do të përfshihet vëllimi i shërbimeve që ofron do jetë çmimorja e shërbimeve të tilla, çmimorja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore të cilat janë pararendëse që të fillojmë edhe tek mbledhja e kontributeve për sigurime shëndetësore”, u shpreh Berisha.

Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, u shpreh se pandemia COVID-19 ka treguar për nevojën për investime në sektorin e shëndetësisë.

Ajo u shpreh se në mungesë së sigurimeve shëndetësore në Kosovë pacientët e atakuar nga COVID-19 shërbimet shëndetësore i kanë mbuluar nga xhepi i tyre.

“Përkundër shumë dobësive Kosova ka bërë menaxhimin shumë të mirë të të pjesës së pandemisë dhe mendoj se për shkak të faktit se nuk kemi sigurime shëndetësore të sigurisë publike dhe natyrisht që është një limitim mjaftë i madh për personat që të jenë në gjendje që të kenë qasje në kujdesin shëndetësor, sepse nëse shohim Evropën dhe jashtë shpenzimeve të xhepit pra të dhënat nuk janë aq të fuqishme në Kosovë ka shumë boshllëqe sa i përket të të dhënave, por për familjet individuale është më e larta në Evropë që i kanë pasuar të gjitha vetë ato shpenzime dhe ndoshta është njëra prej më të larta kam qenë dëshmitare se si personat, familjet kanë bërë shpenzime marramendëse për Remdesivir që e kanë porositur online dhe nëse kanë shkuar në spital kanë menduar se nuk do jetë në dispozicion”, tha ajo.

Richardson po ashtu theksoi se vetëm 7 për qind e grave dhe 12 për qind e burrave në Kosovë kanë sigurime shëndetësore.

“Shëndetësia, kujdesi shëndetësor është e drejtë në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk duhet që të jetë problem për personat dhe nëse e shohim në mënyrë botërore dimë gjysma kanë pjesërisht qasje në shërbime shëndetësore, në Kosovë të dhënat na tregojnë se 1/5 e popullatës ka qasje të limituar në kujdesin shëndetësor dhe statistikat multidimensionale dhe raportet e UNICEF që ka bërë dhe ka mbuluar 2019-2020 na kanë treguar se vetëm 7 për qind të grave, 15 për qind, 18 për qind dhe 12 për qind të burrave të njëjtë moshë janë të mbuluar me sigurim shëndetësor”, theksoi Richarsdon.

Kjo tryezë e organizuar nga PRAK u mbështet edhe nga UNFPA-ja. /KP/

MASHTI rikonformon se periudha e parë e vitit shkollor përfundon më 30 dhjetor

0

Ministria e Arsimit, Shkencës , Tekonologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka rikonfirmuar se periudha e parë e vitit shkollor 2021/22 përfundon më 30 dhjetor, ndërsa pushimi dimëror fillon nga 31 dhjetori në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

MASHTI ka bërë të ditur se periudha e dytë e këtij viti shkollor nisë më 10 janar 2022.

“Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompensimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi. Rikujtojmë se kompensimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit”, thuhet nga MASHTI.

Në vendimin e 28 shtatorit për kompensimin e ditëve të humbura shkaku i pandemisë, ishte vendosur që ndër të tjera në dhjetor të punohej pos dy të shtuna, edhe 28 dhjetor, 29 dhjetor e 30 dhjetor të jenë ditë pune.

218 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

0

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka gjobitur disa qytetarë për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, për mosrespektim të masave të parapara në Ligjin COVID-19 janë gjobitur 218 persona, përcjell Klankosova.tv.

Policia ka shqiptuar edhe 1157 tiketa trafiku, derisa ka njoftuar se kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 aksidente trafiku me dëme materiale.

E vrau me tetë plumba dhe ia hodhi trupin në lumë, istogasi dënohet me 17 vjet burgim

0

Kamber Bulleshkaj u dënua me 17 vite burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, pasi u shpall fajtor për vrasjen e A.D. me tetë plumba, në shtator të vitit 2018 në fshatin Istog i Poshtëm.

Sipas aktgjykimit të shpallur të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, dënimi me burgim do të ekzekutohet pas 15 ditësh kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Gjykatësja Kuka-Mekaj bëri të ditur se Bulleshkajt i vazhdohet masa e paraburgimit, kurse pala e dëmtuar u udhëzua në kontest civil.

Sipas aktakuzës së ngritur më 10 tetor 2019, Kamber Bulleshkaj më 12 shtator 2018, rreth orës 20:25 deri më 21:15, në shtëpinë e tij në fshatin Istog i Poshtëm, pikërisht në sallonin e shtëpisë së tij, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit A.D, me dashje e ka privuar nga jeta këtë të fundit.

Sipas aktakuzës, A.D kishte shkuar me veturën e tipit “BMW 120” në shtëpinë e të pandehurit, me qëllim që nga i njëjti të kërkonte një armë automatike-kallashnikov, e cila synohej të përdorej në një gazmend familjar dhe që me të, të festonin në fejesën e kushëririt të tyre.

Në aktakuzë thuhet se pasi tani i ndjeri shkon në shtëpinë e të pandehurit, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, i pandehuri nga arma automatike e llojit të panjohur shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, duke e goditur me tetë predha në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve vdes në vendin e ngjarjes.

Ndër të tjera në aktakuzë thuhet Bulleshkaj me veturën e tani të ndjerit, e merr trupin e tij e dërgon tek lumi i Shushicës, ku e hedhë atë nga ura, e pastaj me veturë vazhdon në drejtim të Mitrovicës, ku në lagjen “Bair” e braktisë veturën, derisa kufoma të gjendet rreth orës 15:05, në vendin e lartcekur, raporton Betimi për Drejtësi përcjell Klankosova.tv.

Me këtë, ai thuhet se ka kryer veprën penale të “Vrasjes”, nga neni 178 i Kodit Penal, i cili parasheh dënimin me jo më pak se pesë vjet burgim.

Rrëshqitje të dheut e bllokime, Ministria e Infrastrukturës tregon se a janë të kalueshme rrugët sot

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë sot është e mirë.

Sipas kësaj ministrie, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete përveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë.

“Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës. Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellur situatën hap pas hapi. Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmëri të plotë për të ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në një njoftim për media.

Sipas MMPHI, pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e tyre kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.

Ndërron jetë në aksident trafiku një 25 vjeçare nga Kosova në Gjermani

0
Foto ilustrim

Një 25 vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Gjermani.

Bëhet fjalë për Antonia Tolaj, nga Pobërgja e Deçanit.

Rasti tragjik ka ndodhur në qytetin e Leipzigut.

Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

Ramosaj iu ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeçare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë”.
“Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”.

8 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
13 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 323.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Duda Balje kërkon të ndryshohet udhëzimi i MASHTI-t që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

0

Deputetja Duda Balje sot në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që ndalon bartjen e shamisë në hapësira shkollore.

“Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave, t’u kërkohet vajzave të bëjnë një zgjedhje midis fesë së tyre dhe rolit të tyre në shoqëri apo institucion arsimor. Kjo është pikërisht e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti”, ka deklaruar Balje.

Për këtë udhëzim administrativ kishte pasur ankesa edhe nga institucionet tona fetare dhe hoxhallarë të ndryshëm.

Deklarata e plotë e saj:

Ndryshoni udhezimin administrativ te MASHT-it 06/2014

Detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë “I privon gratë myslimane nga e drejta për të vendosur vetë”.

Pra, është e ndaluar të urdhërohet mbulimi i kokës, por gjithashtu nuk mundet të urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën.

Ky është aspekti filozofik i Islamit, sipas të cilit të gjitha vendimet në fe duhet të jenë produkt i vullnetit të lirë.

Pikërisht për shkak të gjithë kësaj, dhe për sa i përket të drejtave kushtetuese dhe ligjore në vend, është e rëndësishme të dini se si të bëni një dallim në mes të “drejtës absolute dhe asaj të kufizuar”

“E drejta absolute” është një e drejtë që shteti nuk mund ta kufizojë ligjërisht në asnjë mënyrë: për shembull, e drejta për jetën; liria e mendimit, liria e besimit dhe e fesë.

Në mungesë të kuorumit, nuk zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

0

Sot, është mbajtur mbledhja për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës se Rahovecit për 4-tër vitet e ardhshme, të pranishëm në mbledhje ishin: Kryetari i komunës, Smajl Latifi, anëtarët e zgjedhur të Kuvendit Komunal, Sead Rabae monitorues nga OSBE.
Ashtu edhe siç është përcaktuar me ligj, mbledhja është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Rasim Fazliu. Në hapje të mbledhjes Rasim Fazliu ka thënë se për të gjitha procedurat deri në zgjedhje të kryesuesit të Kuvendit Komunal, fjalën do të marrë , Isak Hotit, shef i zyrës Ligjore në Komunën e Rahovecit.
Shefi i zyrës Ligjore, Isak Hoti i ka njoftuar anëtarët për mënyrën e zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit duke thënë se unë dua të citoj Udhëzimin Administrativ Nr. 2009/01, nenit 2 për procedurën e zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit Komunal, pika 2 secili subjekt politik, nismë qytetare apo kandidat i pavarur i përfaqësuar në Kuvendit Komunal ka të drejt që nga radhët e anëtarëve të Kuvendit Komunal të propozoj një anëtar për Kryesues të Kuvendit të Komunës. Pika 3, Kuvendi i Komunës me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës formon komisionin për mbarëvajtjen e procesit të votimit, i cili përbëhet nga 3 deri në 5 anëtar të Kuvendit të Komunës. Pika 4, Komisioni për votim është përgjegjës që të numëroj dhe ti komunikoj rezultatet e votimit para anëtarëve të Kuvendit Komunal. Neni 3, votimi dhe zgjedhja e kryesuesit,

pika 1, votimi për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Komunës bëhet me voto të fshehtë,

pika 2 për tu zgjedhur në votimin e parë kandidati i propozuar për Kryesues të Kuvendit të Komunës duhet të jetë më shumë se gjysma e votave të përgjithshme të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Pika 3, nëse pas votimit të parë asnjëri nga kandidatët e propozuar për kryesues të Kuvendit të Komunës nuk merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, atëherë dy kandidatët të cilët kanë fituar numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë.

Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit të Komunës në rundin e dytë zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës.

Pika 4, nëse edhe pas votimit të dytë asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar si në pikën 3 të këtij Udhëzimi atëherë shkohet në votimin e tretë. Në votimin e tretë kryesuesi i Kuvendit të Komunës zgjedhet kandidati, i cili merre më shumë se gjysmën e votave të anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë, për propozimin në mbledhje e Kuvendit të Komunës.

Pika 5, nëse edhe pas votimit të tretë nuk zgjidhet Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, atëherë i tërë procesi për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës Përsëritet. Besoj që isha i qartë, data e fundit për zgjedhjen e kryesuesit është 3 janari 2022.

Në vazhdim të mbledhjes, udhëheqësi i mbledhjes, Rasim Fazli ka kërkuar nga subjektet politike që të bëjnë propozimet e tyre për kryesues të Kuvendit të Komunës.
Fatmir Iska, nga AAK ka propozuar Afrim Dinën kandidat për kryesues, kurse Leonard Morina nga LVV ka thënë se si subjekt politik nuk kemi kandidat për kryesues, Burim Krasniqi nga LDK ka thënë se nuk kemi kandidat për kryesues, ndërsa Bejtullah Deliu ka thënë se nuk kemi kandidat për kryesues.

Pas përfundimi të propozimeve, anëtarët e kuvendit nga subjektet politike, LVV, LDK dhe PDK kanë lëshuar mbledhjen, me daljen nga mbledhja e anëtarëve të LVV-së, LDK-së dhe PDK-së, Rasim Faliu, udhëheqës i mbledhjes ka kërkuar nga sekretaria e kuvendit që të shikoj se a ka kuorum, për të vazhduar mbledhjen duke thënë se kjo mbledhje, përfundon këtu deri në mbledhjen e radhës kurdo që mbahet.

Porosia e Albin Kurtit për Rrahman Jasharin nga Kuvendi i Kosovës

0

Me të filluar seanca e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, kritikoi kryeministrin Kurti, që nuk po i merr për bazë kërkesat e punëtorëve të arsimit, shëndetësisë dhe sektorëve tjerë, raporton Gazeta Blic.Mirëpo, në përgjigjen e tij, Kurti ani pse nuk ia përmendi emrin, dha një kritikë për disa nga udhëheqësit e sindikatave.
Ai tha se na kryesindikalistë, që janë politikë, duke thënë se në vitin 2017, në mes të fushatës kishin nënshkruar memorandum me atëherë udhëheqësit e PAN-it (PDK, AAK, NISMA).

Në mesin e nënshkruesve të këtij memorandumi, ka qenë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili ka pasur përplasje në distancë me vetë kryeministrin Kurti.Madje, Jashari ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të hyjnë në grevë në sektorin e arsimit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort