Home Blog Page 3755

Grupi i Kumanovës reagon pas diskutimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës

0

Sot në Kuvendin e Kosovës përgjatë seancës parlamentare është diskutuar dhe është kërkuar nga disa deputetë që pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”, duhet të kthehen për vuajtur dënimet në Kosovë.

E pas kësaj kanë reaguar vetë “Grupi i Kumanovës” përmes një njoftimi të postuar nga Islam Qerimi, i cili është vëllai i Mirsad Qerimit, njërit prej pjesëtarëve të këtij grupi.

Në këtë reagim thuhet se asnjëherë nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë plan që të kërkojnë për të vuajtur dënimin në Kosovë.

“Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara”, thuhet ndër të tjera në reagimin e këtij grupi.

Reagimi i plotë:

Reagim Publik

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që gjendën në Burgjet e Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin e Kumanovës!

Reagim lidhur me kërkesat/deklaratat nga shumë Deputetë/Politikanë apo edhe persona tjerë, se pjestaret e “Grupit të Kumanovës” duhet të kthehet për të vuajtur denimet në Kosovë. Ju informojmë që ne asnjëhere nuk kemi kërkuar, as nuk kemi plan që të kërkojmë një gjë të till!

Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara!

Ne do të kërkojmë drejtësi deri në Instancat më të larta ndërkombëtare deri në shtjerrjen e të gjitha mjeteve ligjore.

Jasharaj për deklaratat e Kurtit: Nuk është faji i jonë që ndërrohen qeveritë çdo 5-6 muaj

0

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se as sot e as dikur krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë, nuk po pëlqehen nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton Ekonomia Online.

Ky i fundit, ka thënë se Kurti nuk e njeh historinë e sindikalizmit në Kosovë e as në botë.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Kurti, ka thënë se ka pasur sindikalistë që gjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht por që kanë mbrojtur ndërmarrjet, punëtorët, derisa tha se ka sindikalistë që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.

Por këto akuza i ka mohuar Jasharaj, për të cilat tha se marrëveshja me PAN-in ka qenë për Ligjin për vitet e 90-ta.

“Marrëveshjen është e vërtetë që e kemi lidhur, por Kurti duhet ta thotë edhe pjesën tjetër të së vërtetës. Në atë kohë çdo subjekti politik i kemi dërguar kërkesë që të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje me përmbajtjen e tekstit të njëjtë. Marrëveshja me PAN-in ka bërë që ta kemi ligjin për vitet e 90-ta, sepse atë marrëveshje e kishte nënshkruar edhe kryeministri Haradinaj edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në emër të partisë së tij”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj për Ekonomia Online, ka thënë se nuk janë në funksion të asnjë subjekti politik, dhe se në SBASHK mbrohen interesat e të punësuarve në sektorin e arsimit.

“Kurti është dashur t’ju tregoj medieve se i ka ardhur një letër nga Brukseli, nga Unioni i Sindikatave të Evropës dhe nga Unioni i Sindikatave të Shërbimeve Publike ku është anëtare Sindikata që përfaqëson zoti Blerim Syla ndërsa ne jemi anëtare te Unioni i Sindikatave të Arsimit që ka 11 milionë anëtarë dhe ata i kanë treguar se ka bërë gabim të madh që në përzierjen e parë para medieve për sindikatat”, tha Jasharaj për EO.

Teksa ka folur për kërkesat e tyre për rritje të pagave, numri një i Sindikatës së Arsimit, thotë se nuk është problem për ta ndërrimi i qeverive çdo muaj. Tutje ai ka përmendur kushtet e rënda që përballen arsimtarët në Kosovë, për të cilat thotë se ata ende punojnë me shkumës dhe shpuzë.

“Nuk kam faj unë që qeveritë te na po ndërrohen çdo pesë-gjashtë muaj, e kemi ngritur çështjen edhe të kushteve madje shpesh në emisione televizive, në bisedat për media e kam përmendur se kolegët e mi në shkollat e Kosovës ende punojnë me shkumës dhe shpuzë”, u shpreh ai.

Jasharaj tutje tha se Kurti duhet ta dijë që kur ishin në opozitë kishin qëndrim tjetër ndaj kërkesave të SBAShK-ut.

“E vërteta është se asnjë kërkesë e SBASHK-ut nuk ka ndodhë të jetë jolegjitime sepse është kërkesë e anëtarësisë dhe asnjëherë SBASHK-u nuk e ka bërë asnjë hap pa u këshilluar me anëtarësinë dhe pa i respektuar ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin mbi organizimin e grevave. Kurti duhet të ruhet se duke u përzier në sindikata po shkel ligjin mbi organizimin sindikal i cili në nenin 25 e ndalon rreptësisht përzierjen e institucioneve të shtetit”, thotë ai.

Rrahmani për Kurtin tha që t’i lë sindikatat rehat. Anëtarësia vendos se kush po i udhëheq e si po i udhëheq. Tutje, ai ka paralajmëruar grevë si në kohën e ish-kryeministrit Haradinaj, grevë kjo që zgjati 3 javë.

“Nëse nuk ndodh asgjë deri në fund të marsit Kurti le ta dijë se na jemi ata sikur dikur dhe të mos harroj se Haradinaj dhe qeverisë tij i kemi bërë grevë 3 javore. Ne jemi të njëjtit dhe mos të habitet dhe të dal të zbuloj gjëra të reja që nuk ekzistojnë sepse një gjë të tillë mund ta ketë edhe në fund të marsit edhe tani kur ai po udhëheq këtë qeveri”./EO

Kuvendi miraton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit

0

Kuvendi i Kosovës me 68 vota pro, ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Të gjitha partitë politike pjesë e Kuvendit të Kosovës i ka dhënë mbështetje këtij projektligji.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se si parti do ta mbështesin këtë projektligj, por që ka pasur një kërkesë që të gjithë të jenë të matur sa i përket deklaratave për përfshirjen e FSK-së në operacione të ndryshme ndërkombëtare.

“Duhet të jemi të matur sa i përket deklaratave për përfshije të Forcës në operacione të ndryshme ndërkombëtare bazuar në kapacitetet operacionale që kemi. Mendoj që ky ligj meriton të kalohet për shkakun se e intensifikon rolin e ushtrisë në politikën e jashtme të vendit, një rol që do të bëjë që Kosova të rreshtohet krahë shteteve që e mbështetin paqen në botë, por asnjëherë duke dalë përtej kapaciteteve tona operacionale që kemi për të mbështetur këtë paqe”, tha ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentari AAK-së, Besnik Tahiri, referuar një deklarate të kryeministrit të Kosovës rreth dërgimit të FSK-së në rast të shpërthimit të konflikti në Ukrainë, tha se duhet të kenë kujdes me deklarata publike.

“Ai e ka thënë saktë, ka thënë ‘çka do që NATO e parasheh të nevojshme, ne natyrisht që jemi të gatshëm’, mirëpo ajo që ne si Grup Parlamentar dëshirojmë ta ngremë në këtë temë është se para se të shohim se çka parasheh NATO për FSK-në ne duhet ta bëjmë ushtrinë tonë NATO, t’i krijojmë kushtet e ushtrisë tonë për NATO”, tha ai.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe për hyrje të FSK-së në NATO.

Sa i përket anëtarësimit të FSK-së në NATO, Mehaj tha se janë duke i përmbushur të gjitha kapacitetet.

“Sa i përket pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare, kjo ka domethënie të madhe edhe për hyrjen në NATO, se kjo është një pikë që shumë shtete të tjera para neve i kanë kaluar këto faza dhe kanë marrë pjesë në operacione ndërkombëtare. Diplomacia ushtarake ka ndikim shumë të madh jo vetëm në ngritjen e Forcës, ngritjen e kapaciteteve, po edhe ndërlidhjen e partneritetit me shtetet e NATO-s dhe shtetet partnere, se këtu lidhet partneriteti ushtarak përmes pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare. Sa i përket rrugëtimit drejtë NATO-s ne jemi në proces e sipër, të gjitha kapacitetet jemi duke i përmbushur, e kemi një plan të tranzicionit dhe atë jemi duke e përmbushur në bashkëpunim me partnerët tanë, por këtu edhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare ka domethënie të madhe në ndikimin e Kosovës ne diplomaci ushtarake po edhe në pjesëmarrjen e paqes jashtë vendit, se më nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë po edhe eksportojmë siguri jashtë vendi”, tha ai.

Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim edhe Projektligjin për pijet e forta alkoolike, ku pro këtij projektligji ishin 60 vota, derisa ishin katër abstenime.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se ky projektligj rregullon kornizën ligjore përmes parimeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me përshkrimin, prezantimin dhe etiketimin e pijeve të forta alkoolike, si dhe mbrojtjen e treguesve gjeografik të pijeve të forta alkoolike.

Po ashtu, me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar në parim edhe Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Në arsyetimin e tij, ministri Faton Peci, tha se ky projektligj ka për synim zbatimin e objektivave, të cilat përmbajnë qasje në bujqësi, fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin më të lehtë dhe më efikas të legjislacionit në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Ky projektligj i përcakton politikat kombëtare për bujqësi dhe zhvillim rural, planifikimin dhe masat e politikave bujqësore, masat për bujqësi të integruar, prodhim organik, standardet e cilësisë si dhe ato të marketingut, bazën e të dhënave, regjistrat, monitorimin dhe raportimin në bujqësi. Mbështetjen institucionale për bujqësi, kontrollin administrativ, masat e menaxhimit të rrezikut në bujqësi, restaurimin e potencialit të prodhimit bujqësor, partneritetin social dhe ekonomik në fushën e bujqësisë, si dhe inspektimin në terren dhe zbatimin e masave”, tha ai.

Ndërkaq, në mungesë të ministrit është shtyrë për seancën e ardhshme, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturinat.

Miratimin e deputetëve e ka marrë edhe kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022, ku taksa investive do të jetë 0.32 për qind dhe taksa operacionale prej 0.057 për qind. /Kp/

Bojkoti i Listës Serbe, sërish dështon miratimi i Projektligjit për festat zyrtare

0

Ka dështuar të hidhet në votim sërish Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare. Bojkoti i Listës Serbe, në seancën e sotme plenare, ka bërë që të pamundësohet miratimi i tij, pasi nevojiten 2/3 e votave edhe të deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Iniciuesi i këtij plotësim-ndryshimi, deputeti i komunitetit egjiptian, Fridon Lala, tha se Lista Serbe po ia pamundëson komunitetit egjiptian për ta pasur ditën ceremoniale të tyre.

“Siç po shihet, po vazhdon bojkoti i Listës Serbe, kështu që ky plotësim-ndryshim ka nevojë për 2/3 e votave të deputetëve dhe komuniteteve. Edhe sot mungon ky numër, kolegët tanë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’ia mohuar një grupi tjetër, këtë rast komunitetit egjiptian, për të pasur ditën ceremoniale të tyre”, tha ai.

Me këtë konstatim u pajtua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se kushtëzimet që po i bën Lista Serbe lidhur me këtë projektligj janë të pandershme.

“Pajtohem plotësisht, është i padrejtë dhe i pandershëm kushtëzimi që po e bën Lista Serbe në këtë rast”, tha ai./KP

Gastronomët – Qeverisë: Ju lutem reflektoni!

0

Gastronomët po vazhdojnë të kërkojnë lirimin e masave dhe zgjatjen e orarit të punës.

Njëri nga gastronomët Dekorim Sahiti ka thënë se shtetet në botë kanë numër më të lartë të të prekurve me virusin Covid-19 dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Ai ka paralajmëruar protesta duke thënë se kjo nuk vije nga dëshira e tyre.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës JU LUTEM REFLEKTONI

I gjithe rajoni është hapur, e gjithe bota eshte hap edhe ato pak vende qe ishin mbyll tash u hapen.

Cdo shtet ne rajon kane numer teper me te larte te rasteve dhe te gjithe punojne me full kapacitet.

Qeveria e Republikës së Kosovës po lutemi qe te reflektoni, varianti Omicron sipas OBSH ka dal si varianti më i lehte i Covid, tash mbase e dim ate dhe e dim qe vaksina e mbron kete variant e kemi me te lehte te gjithe.

Nuk po kerkojme qe ne te eksperimentojme , thjesht shiqone boten dhe veproni njejte. Ka muaj te tere qe ne bote punohet per ata qe jane te vaksionuar , kete po e kerkojme edhe ne.

Mbi 60% e popullates jemi tani te vaksionuar me dy doza e mbi 66% me nga nje doze, ska asnje arsye qe ne akoma te jemi me ore policore.

Qeveria e Republikës së Kosovës lutemi te reflektoni te shiqoni te analizoni dhe kuptoni qe per ne hapja tani eshte jetike, kerkojme keto dy jave te festave te hapemi, hapja jone eshte vaksine per biznese eshte mbijetes per ne, eshte motiv per mergaten tone qe te vizitojne vendin e tyre.

Protesta jone nuk eshte me deshire , ajo buron sepse ne tani jemi te mbeshtetur per muri e te ngulfatur…

Qeveria e Republikës së Kosovës lutemi te reflektoni te hapemi dhe te krijojme energji pozitive, shprese e jete per vendin tone.

Kosova përballë një krize energjetike

0

Partitë opozitare në Kosovë, në seancën e Kuvendit të mbajtur të hënën, kanë ngritur shqetësim për mungesën e energjisë elektrike, me të cilën kanë nisur të përballen qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.

Kosova, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hyrë në një krizë energjetike dhe për këtë ai ka kërkuar nga qeveria një strategji, si do t’i qaset këtij problemi.

“Si do ta kalojmë këtë dimër, sa i vështirë do të jetë për qytetarët për vendin për ekonominë dhe çfarë strategjie do të ndjekim në të ardhmen?”, pyeti Haradinaj.

Ndërprerjet e energjisë ditëve të fundit në Kosovë janë evidente. Reduktimet e herëpashershme paralajmërohen edhe përmes njoftimeve zyrtare nga Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Pamundësia për të përmbushur kërkesat për energji elektrike i ka theksuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo ka bërë të ditur se të hënën në mëngjes, termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ në Obiliq kanë arritur të prodhojnë 759 megavatë, derisa kërkesa për energji ka qenë 1,113 megavatë.

“Treqindepesëdhjetekatër megavatë jemi duke i prodhuar më pak sesa që është kërkesa”, tha Rizvanolli.

Korporata Energjetike e Kosovës, sipas ministres Rizvanolli, është duke bërë përpjekje maksimale që të fusë në operim edhe bllokun e tretë të termocentralit ‘Kosova A’, që sipas saj, do të ndihmonte me 120 megavatë të tjera.

“Për të përmbushur kërkesat me energji elektrike në sezonin e dimrit, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor është duke u marrë me prioritet të licencimit të kapaciteteve të impiantit të erës të ndërtuar në fshatin Selac, që do të shtojë edhe 60 megavatë”, tha Rizvanolli.

Ndërkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kriza energjetike në të cilën do të futet Kosova, është si pasojë edhe e refuzimit të projekteve energjetike nga Qeveria e kryeministrit, Albin Kurti, siç ishte projekti për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë.

Duke iu përgjigjur Haradinajt, ministrja Rizvanolli tha se termocentrali “Kosova e Re” ishte një projekt i dështuar dhe i papërshtatshëm për sistemin energjetik të Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket projektit për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, Rizvanolli nuk e përjashtoi si mundësi.

“Kjo do të bëhet vetëm nëse shihet që është opsioni më i lirë dhe më i mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Ministria e Ekonomisë, ndërkohë është duke e hartuar Strategjinë e Energjisë 2022-2031.

Kjo strategji, sipas ministrisë, do të analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji, si dhe të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kurti: Kriza energjetike po troket në dyert tona

Evropa tash e sa javë është përfshirë nga kriza energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe faktorëve të tjerë.

Kriza energjetike në Evropë ka ndikuar edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor si në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Të dy nga këto shtete kanë shpallur krizë energjetike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriza energjetike, ashtu si në shtetet tjera, po troket edhe në Kosovë. Këtë çështje, Kurti tha se e kanë adresuar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Ai tha se po punojnë bashkë me Korporatën Energjetike të Kosovës, KEDS-in dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), që të gjejnë zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që të ketë edhe furnizim të qëndrueshme, por edhe ta zbusin krizën energjetike.

“Konsumi është shumë më i madh edhe për shkak të stinës së dimrit edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës edhe e banimit edhe jetesës është e organizuar përmes ngrohjes nga termocentralet, por që edhe energjia elektrike është e lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha Kurti.

Kryeminsitri Kurti tha se çmimet e energjisë në bursë janë shumëfishuar dhe as Kosova nuk mund të ngelet ne një situatë të favorshme me çmime, siç është aktualisht.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

Krahasuar me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Serbia e Shqipëria, rryma në Kosovë është më e lirë për 3 deri në 4 centë.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, çmimi në Kosovë nuk pritet të ndryshojë së paku deri më 1 prill, 2022, kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të bëjë rishikimin e rregullt të tarifave.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) dhe KEDS-i kanë kërkuar nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos vijë deri te mungesat.

Gërvalla: Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit

0

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit. Ajo këto deklarata i ka bërë sot në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se përkundër progresit që është bërë që nga formimi i Qeverisë së re, Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia.

Shefja e diplomacisë ka vënë në pah se Serbia para pak javësh ka dërguar automjete të blinduara, trupa dhe aeroplanë luftarakë në kufirin me Kosovën.

Megjithatë sipas saj, Kosova nuk është e vetmja që po kërcënohet por që ka një përshkallëzim të retorikës nga Serbia, edhe ndaj disa vendeve tjera të rajonit.

Gërvalla e ka quajtur gënjeshtër të pastër edhe qëndrimin e ministrit serb Vulin, rreth masakrës së Kosova nuk është e vetmja që kërcënohet.

“Kemi të bëjmë me një përshkallëzim sistematik të retorikës, ku si shembuj të freskët mund të përmendim lëvdimin zyrtar që iu bë kriminelëve të luftës si Ratko Mladiq nga një aleat i afërt i Presidentit Vuçiq, Ministri Vulin, dhe gënjeshtrën e tij e pastër vetëm pak ditë më parë në lidhje me njërën prej masakrave më mizore në Kosovë, masakrën e Reçakut, e cila kishte nxitur një ndryshim të shpejtë në qëndrimin e Perëndimit karshi Kosovës. E gjithë kjo nuk po ndodh rastësisht. Udhëheqësia aktuale serbe po e rrit në mënyrë sistematike propagandën dhe gjuhën e urrejtjes në kuadër të programit të qeverisë për ta sulmuar Perëndimin dhe NATO-n për ndërhyrjen humanitare dhe për ta barrikaduar Serbinë prapa një qasjeje agresive, përsëri, kundër fqinjëve të saj”, ka thënë ajo.

Në këtë drejtim, sipas Gërvallës, Qeveria e Serbisë e ka miratuar edhe zyrtarisht një strategji e cila përdorë një version të riformuluar të ideologjisë së “Serbisë së Madhe” e cila çoi në katastrofë në Ballkan në vitet e 1990-ta.

Shefja e diplomacisë ka thënë se në vitin 2021 një zyrtar qeveritar thërret për “Botën Serbe” dhe sërish nacionalizmi serb thotë që të gjithë serbët e rajonit duhet të jetojnë nën sundimin serb, siç tha Vulin në verën e këtij viti në prani të Vuçiqit.

Sipas saj, nacionalistët serbë po e kërcënojnë Kosovën me luftë, po provokojnë ndarje në Bosnje dhe Hercegovinë, siç bënë edhe në vitin 1991, si dhe po përpiqen të destabilizojnë së brendshmi edhe vendet e tjera.

“Këto nuk janë incidente të veçuara; ato janë pjesë e një fushate sistematike për destabilizimin e rajonit, e ndërmarrë nga Rusia dhe përfaqësuesja e saj Serbia. Vetëm para disa javësh u detyruam të largonim nga vendi ynë dy diplomatë rusë për shkak se përbënin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka folur edhe për punën e Qeverisë. Sipas saj që kur mori detyrën qeveria e re, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1,401 raste që ndërlidhen me krime serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ne jemi tejet të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe jemi duke e riorganizuar vendin tonë sipas mënyrës evropiane. Këtë vit kemi parë një rritje rekorde prej 10%, si dhe rritje të deklarimeve tatimore e të të hyrave doganore. Si qeveri kemi një shkallë të jashtëzakonshme miratimi”, ka thënë ajo.

Gjykata liron një person nga akuza i cili akuzohej pë terrorizëm

0

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.A për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“I akuzuari N.A është liruar nga akuza konform dispozitës 364, pasi që gjykata nuk gjeti prova për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën ka qenë i ngarkuar sipas Prokurorisë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në komunikatë thuhet se kundër këtij aktgykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Për katër muaj, 89% e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ishin të pavaksinuar

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në periudhën 5 gusht – 1 dhjetor në Kosovë kanë vdekur 1.435 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre 1.280 ishin të pavaksinuar apo 89 për qind.

MSH-ja ka bërë të ditura këto shifra, duke apeluar se vaksinat kanë rol kyç në parandalimit e infektimit, vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19.

Sipas MSH-së, kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga ky virus.

Në Kosovë, deri tani, janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës, nga ta 772.388 të vaksinuar plotësisht.

Lira arrin nivelet më të ulëta, mijëra njerëz protestojnë në Turqi

0

Mijëra njerëz marshuan nëpër Stamboll të dielën pasi sindikatat denoncuan rritjen e varfërisë në vend dhe bënë thirrje për një rritje të pagës minimale.

Lira turke ka arritur nivelet rekorde më të ulëta kundrejt dollarit, duke humbur gati 30% në vlerë vetëm në muajin e fundit dhe mbi 43% që nga fillimi i vit. Inflacioni vjetor u rrit mbi 20%, duke shkatërruar fuqinë blerëse të turqve.

Erdogan, i cili ka shkarkuar tre guvernatorët e bankës qendrore që nga korriku 2019, ka refuzuar të pranojë çdo përgjegjësi për rënien e lirës.

“Unë kundërshtoj politikat që dënojnë popullin tonë me papunësi, uri dhe varfëri,” tha presidenti turk, duke paralajmëruar se vendi ishte në “luftë të pavarësisë ekonomike”.

Mbi gjysma e të gjitha depozitave në bankat turke janë në valuta të huaja, kryesisht në dollarë. Objektivi zyrtar i inflacionit të Turqisë është 5%, por me kokëfortësi ka mbetur dyshifror në dy vitet e fundit, afër 20% muajin e kaluar, shkruan Euronews.

Partitë opozitare thonë se inflacioni real është shumë më i lartë se sa tregojnë të dhënat zyrtare. Nisur nga situata, opozita ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme përpara një votimi të planifikuar në qershor 2023, por Erdogan u zotua se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”.

Disa ekspertë kanë akuzuar Erdogan se kërkon ta bëjë Turqinë më tërheqëse si një qendër për prodhimin e lirë me paga turke që vlejnë më pak në terma dollarë. Paga minimale mujore neto e Turqisë prej 2 mijë e 825 e 90 lirash arriti në 380 dollarë (337 euro) në janar 2021, por që nga e mërkura e javës së kaluar ishte ekuivalente me 222 dollarë (197 euro).

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort