Home Blog Page 3754

Pulat që kushtojnë 2 mijë e 500 dollarë, kjo është arsyeja

0

Lloji i pulave, Ayam Cemani, janë pulat më të shtrenjta në botë, dhe kur themi të shtrenjta e kemi fjalën për një shumë prej 2500 dollarë.

Këto pula janë të veçanta pasi ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.

I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.

Vetëm një pulë ‘Ayam Cemani’ arrin çmimin deri në 2 500 dollarë.

Dana Cowin, kryeredaktorja e ‘Food & Wine’, përgjigjet se kjo pulë kushton kaq shumë, “sepse është shumë elegante, e gjitha e zezë.

Pupla e saj janë të zeza. Organet e saj janë të zeza. Mishi i saj është i zi. Kështu që është shumë e veçantë, është një pulë e një race të rrallë”. Pula ka marrë emrin e një fshati (Cemani) në Java-n Qendrore.

Ayam Cemani rooster, a black rooster with black skin, muscles, bones and organs due to fibromelanosis.

Për ngjyrën e zezë merita është e një tipari gjenetik i njohur si “fibromelanosis”, që është karakteristikë e ‘Chinese Silkie’, një lloj pule e zezë, tepër e çmuar në Kinë.

Kuvendi mblidhet edhe sot

0

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot.

Në seancën që pritet të nisë në orën 14:00 në rend dite do të jenë pikat e mbetura nga seanca e djeshme.

Pozita dhe opozita janë përplasur dje për sindikatat dhe çështjen e energjisë elektrike.

Moti sot, temperatura në minus gradë dhe reshje bore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë javës.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Haxhiu: Ne i kemi lënë anash inatet politike kur kemi dashur t’i takojmë Thaçin e Veselin

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vlerëson se si Lëvizje Vetëvendosje do t’i adresojnë problemet që kanë nga paslufta me ish-presidentin, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, sapo këta të kthehen nga Haga.

Haxhiu, në një intervistë për “Info Magazine”, ka thënë se për t’i takuar Thaçin dhe Veselin në Hagë, kanë lënë anash inatet politike, njofton Klankosova.tv.

“Unë kam probleme me Thaçin e Veselin pas luftës apo ne si Vetëvendosje dhe këto do t’i adresojmë sërish kur ata të jenë këtu. Mirëpo, në kohën kur kanë një aktakuzë që konsideroj që përbën shqetësim serioz për ne. Natyrisht që ne jemi bashkë në këtë drejtim sepse konsiderojmë që ajo që ka kryer krime në Kosovë është Serbia, që asnjëherë nuk ka dhënë llogari dhe përgjegjësi, madje kriminelët serbë enden lirshëm edhe në Kosovë”.

“Ne kemi konsideruar që është e rëndësishme që të bëhet një vizitë e tillë, unë nuk kam mundur të shkoj fizikisht për faktin se në kohën kur kam pasur interes të shkoj atje, kanë qenë masat kundër COVID-19 dhe nuk janë lejuar vizitat. Mirëpo, pas lirimit të masave, unë sapo kisha sjellë në jetë fëmijën tim, prandaj e kam pasur të pamundur që të shkoj. Kanë shkuar zëvendësministri Sallahu, shefi i kabinetit dhe zyrtarja për mbështetje financiare dhe është e vërtetë që zotëri Thaçi dhe zotëri Veseli nuk kanë dashur të na takojnë e kjo është çështje e tyre”.

Pse veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale?

0

Tetë vjet prejse Kosova dhe Serbia janë pajtuar për integrimin e institucioneve serbe të drejtësisë dhe sigurisë nga veriu i Kosovës në sistemin qendror, në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara gjenden emra pikërisht nga kjo pjesë e Kosovës.

Të jesh person në “listën e zezë” nënkupton aplikimin e sanksioneve amerikane kundër tij. Sanksionet bllokojnë pronën e individëve, ndërsa shtetasve amerikanë ua ndalojnë bashkëpunimin me ta.

Njerëz nga veriu i Kosovës janë futur në listën e zezë të SHBA-së, sepse, siç është thënë, ata kanë marrë pjesë në rrjete korruptive, të lidhura me krimin e organizuar transnacional.

Veriu i Kosovës përbëhet nga katër komuna me shumicë serbe, të lidhura territorialisht: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Ato kanë filluar të funksionojnë në sistemin e Kosovës në vitin 2013, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vesellinoviq dhe njerëzit rreth tij

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, beson se institucionet e Kosovës nuk e kanë kryer punën e tyre siç duhet, gjë të cilën, siç thotë, e ka konfirmuar edhe lista e zezë e Departamentit amerikan të Thesarit, e publikuar më 8 dhjetor.

Duke folur për REL, Miftaraj thotë se grupi kriminal, i cili është përfshirë në listën e zezë të SHBA-së, është i njohur në mbarë Kosovën.

Sipas tij, ai “bën biznes shumë lehtë”, sepse “e ka mbrojtjen e politikanëve dhe institucioneve të drejtësisë”.

“Mesazhi që SHBA-ja ka dashur t’u dërgojë institucioneve të Kosovës, është se ato nuk po e bëjnë punën e tyre, nuk i kanë hetuar apo ndjekur penalisht [anëtarët e grupit kriminal]”, thotë Miftaraj.

Ai shton se vendet që nuk janë në gjendje të luftojnë korrupsionin, janë nën kontrollin e grupeve kriminale.

SHBA-ja e ka identifikuar biznesmenin Zvonko Vesellinoviq si udhëheqës të grupit kriminal nga veriu i Kosovës, ndërsa ka sanksionuar edhe dhjetëra emra të tjerë të lidhur me të.

Në vitin 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka identifikuar Vesellinoviqin si një prej organizatorëve të trazirave në veri.

Bashkëpunimi i grupeve kriminale dhe politike

Verolub Petroniq, ekspert i sigurisë nga Mitrovica e Veriut, i cili është edhe kryetar i organizatës “Human Center Mitrovica”, thotë për Radion Evropa e Lirë se grupet kriminale nga veriu i Kosovës janë forcuar shumë.

Prej kohësh, thotë ai, ato i “kanë kaluar kufijtë”. Bashkëpunimi i tyre me grupet e interesit politik është gjerësisht i njohur, thotë Petroniq.

“Biznesi që lidhet me krimin, është rritur aq shumë në aspektin e parave, saqë tani edhe Serbia, edhe Ballkani janë të vegjël për të”, thotë Petroniq.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit, të lëshuar më 8 dhjetor, thuhet se grupi i krimit të organizuar ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.

Petroniq beson se grupet kriminale serbe dhe shqiptare bashkëpunojnë dhe shton se institucionet e drejtësisë në Kosovë është dashur të reagojnë dhe të zbatojnë ligjin në veri të Kosovës.

Një nga mënyrat për të “dekriminalizuar veriun”, thotë Petroniq, është përmes Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, e cila është formuar me mbështetjen e Beogradit dhe të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Petroniq thekson se për diçka të tillë, është i nevojshëm vullneti politik.

Përgjigjja nga Lista Serbe

Duke qenë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është në listën e zezë të SHBA-së, partia e tij ka thënë më 9 dhjetor se “akuzat e pabaza kundër serbëve nga veriu, janë një fushatë e koordinuar”, që, sipas tij, synon “dobësimin e unitetit dhe të mbrojtjes së popullit tonë në këto hapësira”.

Radoiçiq është bërë nënkryetar i Listës Serbe në vitin 2018, pak muaj pas vrasjes së politikanit opozitar nga Mitrovica e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përmendur në dokumentet e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

Në aktakuzë, ata përmenden si “udhëheqës të një grupi kriminal”, i cili vazhdimisht ka bërë përpjekje ta vendosë Mitrovicën e Veriut nën kontrollin e tij.

Megjithatë, akuza kundër tyre nuk është ngritur kurrë, sepse ata nuk kanë qenë në dispozicion të gjyqësorit.

Për Radoiçiqin është lëshuar një urdhër arresti, por ai është tërhequr në mars të këtij viti, pa ndonjë shpjegim.

Veselinoviq dhe Radoiçiq janë të njohur edhe për organet e drejtësisë në Serbi qysh në vitin 2011, kur kundër tyre është ngritur aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve nga kompania Hypo Alpe Adria Leasing.

Aktakuza është ngritur në Gjykatën Speciale në Beograd, në kohën kur ka filluar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të dy janë liruar nga akuzat në vitin 2016.

Bojana Pavlloviq, nga Rrjeti për Hulumtimin e Krimit dhe Korrupsionit në Serbi – KRIK, thotë se Kosova nuk ka arritur ta shtrijë kontrollin në veri dhe se Serbia, për ta mbajtur kontrollin e saj në atë pjesë, ka bashkëpunuar me “njerëz me biografi të dyshimta”.

Ajo thotë se këta persona kanë ndikim të madh në Listën Serbe, e cila është e afërt me Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit.

Pavloviq thotë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Milan Radoiçiqin dhe se KRIK ka publikuar edhe fotografi, në të cilat Radoiçiq duket në shoqërinë e politikanit kosovar, Behxhet Pacolli.

“Paratë kryejnë punë, disa gjëra në këtë kuptim bëhen me dyer të mbyllura, jashtë institucioneve”, thotë Pavloviq për REL-in.

Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet për të zgjidhur çështjen e krimit.

Veriu i Kosovës si burim i paqëndrueshmërisë

Në listën e zezë të SHBA-së është edhe ish-shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq, për shkak të lidhjeve të tij me Zvonko Veselinoviqin.

Bojiq ka kohë që është në arrati, pasi Prokuroria e Kosovës e ka lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Besa Ramaj, eksperte e sigurisë, thotë se veriu i Kosovës, në periudhën e pasluftës, ka qenë gjithmonë burim i paqëndrueshmërisë.

Ajo beson se e gjithë kjo lidhet me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas saj, marrëveshja përfundimtare mes dy palëve është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit.

Ramaj i sheh sanksionet e SHBA-së si një hap pozitiv, që do të thotë se nuk do të tolerohet më destabilizimi i situatës.

“Qeveria e Serbisë ka ende ndikim të madh atje [në veri] dhe e përdor këtë si avantazh për ta çuar përpara agjendën e saj. Më vjen keq për qytetarët që jetojnë në atë pjesë. Ne kemi nevojë për një fushatë më agresive për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që dialogu të shkojë kah fundi dhe të arrihet njohja reciproke”, thotë Ramaj.

Zyrtarët e Kosovës i kanë mirëpritur sanksionet e SHBA-së kundër grupit të serbëve nga veriu i Kosovës, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet kompetente të vendit të tij do të hetojnë nëse ka “akuza të rënda”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar më 10 dhjetor mobilizim në luftën kundër grupeve kriminale, “pavarësisht etnisë”./rel/

Trusti thyen rekordin, 2.3 miliardë euro nën menaxhim

0

Muajve të fundit Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), ka pasur një kthim shumë pozitiv nga kthimi i investimeve.

Fiks 2 miliardë e 316 milionë euro, janë mjetet nën menaxhim që ka ky institucion.

Saktësisht ky institucion ka pasur nën menaxhim këtë shifër të investimeve deri më datë 9 dhjetor 2021.

Ndërsa viti i kaluar është mbyllur më 1, 988, 073, 030 euro mjete nën menaxhim. Kurse në kuadër të vitit 2019, Fondi Pensional i Kursimeve kishte mbyllur vitin më 1,966,956,583 euro.

Por jo vetëm kaq. Jashtë Kosovës janë të investuara mbi 1.5 miliardë euro.

Ndërkohë, para dy javësh, Bordi i Trust ka marr vendim që të shiten nga ‘Vanguard Global Stock Index Fund’ 100 milionë euro. Të shitet i gjithë investimi nga fondi i tregtueshëm i naftës USO Oil ETF (rreth 48.14 milionë euro), dhe po ashtu, që të shitet i gjithë investimi nga fondi i tregtueshëm Invesco Nasdaq ETF (rreth 79.95 milionë euro).

Agim Musliu tregon skicën e ngjarjes në Gllogjan

0

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu përmes një skice ka treguar ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona.

Ai thotë se në vendin ku ka ndodhur krimi, tre të arrestuarit kanë një arë në pronësi të tyre.

Tutje, ai tregon edhe vendin që vrasësi të mund ta ketë fshehur armën, një ditë apo dy para rastit.

“Kjo me rreth të vogël është lokacioni ku ka ndodhur krimi. Por është shumë interesant që menjëherë afër autobusit ku është ndal autobusi, këta të arrestuarit e kanë një arë në pronësi të tyre, menjëherë afër ku ka ndodhur vrasja”, thotë Musliu.

Ai në ATV u shpreh se nga ai vend deri te vendbanimi, deri te rruga Agron dhe Gazmend Mehmetaj, që e mban emrin e dy dëshmorëve është distanca 15 minuta nëse ecet në këmbë.

“Nëse janë këta vrasësit, nëse vrasësi ka shku në shtëpi të tyre, nëse shkoni me veturë diku 3 min e gjysmë. Në vendin ku u ndal autobusi, pas kanë shtënë në të, në afërsi është ara, është një gardh i vogël dhe ka drunj, që potencialisht vrasësi i cili ka vrarë 3 njerëz në këtë fshat, sigurisht ka qenë i familjarizuar ekziston mundësia që mu këtu gjatë ditës ose dy ditëve paraprakisht ka fshehur armën apo atë çka iu ka desht dhe ka shku pa pengesë dhe pa rënë në sy dhe e ka marrë. Është një prej versioneve që e kam menduar“, shpjegoi Musliu.

Pa dëshmi të prejardhjes, deklarimi i pasurisë është i kotë në Kosovë

0

Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë në Kosovë nuk mjafton, nëse nuk dihet prejardhja e kësaj pasurie, thonë juristë dhe njohës të çështjeve juridike.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 dhjetor, ka miratuar projektligjin e Ministrisë së Drejtësisë, i cili kërkon edhe nga mjekët e licencuar dhe profesorët universitarë ta bëjnë deklarimin e pasurisë.

Me ligjin e deritashëm, vetëm drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.

Masa e re është mirëpritur nga profesorët, nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe nga Asociacioni i të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Hasan Preteni, ish-drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, e cila merret me çështjen e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve shtetërorë, thotë se nuk mjafton vetëm deklarimi i pasurisë. Sipas tij, duhet të hetohet edhe prejardhja e saj.

“Çdo zyrtar, që e ka deklaruar pasurinë, duhet të ketë mbulesë për atë pasuri. Duhet të rregullohet me ligj, që në qoftë se nuk ka mbulesë se si është siguruar ajo pasuri, e njëjta të konfiskohet. Nuk fitojmë asgjë me rritjen e numrit të zyrtarëve që deklarojnë pasurinë, në qoftë se nuk lëvizim rreth vërtetësisë së prejardhjes së pasurisë”, thotë Preteni për Radion Evropa e Lirë.

Kosova nuk ka ende ligj për verifikimin prejardhjes së pasurisë.

Sipas Pretenit, “futja në një thes” e të gjithëve zyrtarëve është një përgjithësim i panevojshëm, që nuk do të sjellë asgjë.

Preteni thotë se duhet të bëhet një vlerësim i projektligjit, ndërsa pasurinë, sipas tij, duhet ta deklarojnë vetëm ata që vendosin se si shpenzohet paraja publike.

“Në qoftë se mjeku e ka një pagë, të njëjtën edhe e deklaron. Të mos presim që do ta deklarojë edhe pjesën që e merr në ordinanca private, sepse qëllimi i ligjit është kujdesi për paranë publike. Paraja që merret nga buxheti i shtetit”, thotë Preteni.

Ish-kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë propozon që pjesë e deklarimit të pasurisë të jenë zyrtarët e lartë shtetërorë, që menaxhojnë me paranë publike, e që deri më tash nuk janë futur ende në këtë proces.

Ai përmend edhe zyrtarët policorë, zyrtarët e lartë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe ata të Doganës.

Deklarimi i pasurisë nga mjekët dhe profesorët është përmendur para më shumë se një viti nga drejtori i tanishëm i Agjencisë kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Në një raportim të tijin para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit të Kosovës, Havolli ka thënë se me ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit do të përfshihet edhe deklarimi i pasurisë së mbi 1,000 zyrtarëve policorë, si dhe mjekëve e profesorëve.

Mirëpo, projektligji i miratuar nga Qeveria e Kosovës më 10 dhjetor nuk i përfshin zyrtarët policorë.

Sipas ligjit aktual, drejtorët e departamenteve në Policinë e Kosovës e bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, por jo edhe zyrtarët e tjerë policorë.

Kush duhet ta deklarojë pasurinë?

Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, ka prezantuar para kabinetit qeveritar projektligjin për deklarim të pasurisë dhe ka njoftuar për ndryshimet që janë bërë, duke shtuar edhe mjekët dhe profesorët universitarë në listën e zyrtarëve që duhet ta deklarojnë pasurinë.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do ta deklarojnë pasurinë, e që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe zyrtarë publikë, si dhe kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë, si subjekte deklaruese janë shtuar mjekët e licencuar që ushtrojnë veprimtari në institucionet publike, si dhe profesorët e universiteteve publike”, ka thënë Sallahu.

Sipas tij, projektligji mundëson deklarimin e pasurisë online, me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial dhe të kontribuohet në rritjen e transparencës.

Të dhënat e regjistruara në këtë data-bazë, ka thënë Sallahu, do të jenë lehtësisht të transferueshme edhe në regjistrat e institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për qëllime të hetimit penal apo edhe administrativ.

Avokati Florim Shefqeti vlerëson se nuk është e nevojshme që mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë.

“Cilësia dhe performanca e mjekëve dhe profesorëve, por edhe llogaridhënia duhet të rriten përmes mekanizmave konkretë, të kontrollit të vijueshmërisë, të kontrollit të kompetencës dhe profesionalizmit të tyre, të vlerësimeve periodike të mundshme, por assesi përmes deklarimit të pasurisë, sepse janë dy gjëra tërësisht të kundërta”, thotë Shefqeti për Radion Evropa e Lirë.

Përmes këtij veprimi, shton ai, mund të cenohet privatësia e tyre dhe njëkohësisht të vihet në rrezik potencial siguria e tyre.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë mjekët duhet ta bëjnë deklarimin e pasurisë, pa dallim.

“Mjekët [me ligjin e deritashëm] diferencohen, ata të mjekësisë sekondare dhe terciare ta deklarojnë pasurinë, kurse ata të primares jo. Është një pabarazi dhe një diskriminim bazuar në Kushtetutë. Nuk duhet të bëhen diferenca të këtyre niveleve, por të gjithë ata që marrin pagë, ta deklarojnë pasurinë. Nuk ka asgjë të keqe”, thotë Sejdiu.

Besim Kodra, nga Asociacioni i të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, thotë se mjekët duhet ta deklarojnë pasurinë, sepse, sipas tij, stafi shëndetësor ka kompetenca publike, pasi merret me pacientë.

Puna në dy sektorë – privat dhe publik – shumë herë e ka çuar stafin shëndetësor në veprime korruptive, të cilat kanë qenë në dëm të qytetarëve, thotë Kodra.

“Të gjitha këto veprime, deri më tani, kanë shkuar në dëm të pacientëve. Është abuzuar me pacientë, duke i referuar në [ordinanca] private, duke përfituar nga kompanitë farmaceutike. Unë konsideroj se stafi shëndetësor nuk ka nevojë të jetë i shantazhuar nga veprimet e Qeverisë, për shkak se unë nuk mendoj se duhet të ketë diçka për të fshehur”, thotë Kodra.

Profesori universitar, Shukri Klinaku, pajtohet me deklarimin e pasurisë, por, siç shprehet, kjo nuk është forma më e mirë e luftimit të korrupsionit.

“Unë, në parim, nuk jam kundër. Jam që të gjithë, jo vetëm profesorët e mjekët, por të gjithë… nuk hezitoj ta deklaroj pasurinë në çdo moment. Por, jam kundër kësaj që ‘hajde të fusim në ligj monitorimin e profesorëve dhe mjekëve’. Unë mendoj se kjo nuk i kontribuon luftës kundër korrupsionit”, thotë Klinaku, ligjërues në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Prishtinës.

Asnjë i dënuar me burgim për mosdeklarim të pasurisë

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Deri më tash, duke mos përfshirë mjekët dhe profesorët, deklarimin e pasurisë në Kosovë e kanë bërë rreth 5 mijë zyrtarë publikë, nisur nga presidentja, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave e deri te mijëra zyrtarë të tjerë që kanë pozita udhëheqëse.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, Agjencia Kundër Korrupsionit, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsion, gjatë vitit 2020, 98 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë.

Edhe këtë vit, përqindja është gati e njëjtë. Nga rreth 5 mijë zyrtarë publikë, mbi 4,700 e kanë deklaruar pasurinë.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tash, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burg.

Basha: Partia Demokratike do të çlirohet nga Sali Berisha

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot iu referua mbledhjes së organizuar nga Sali Berisha në selinë blu si “batalion non grata” dhe një “organizatë antiamerikane” e zhvilluar përmes zellit të një ish-komunisti me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave.

Basha e akuzoi paraardhësin e tij si burracak dhe ish-komunist të vjetër, i aftë sipas tij të shkatërrojë dhe fëmijën e vet politik.

“Përballë njerëzve me precedentë kriminalë që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pa ngordhur të një ish-komunisti. Duhet t’i them Sali Berishës se është një pakicë e dëshpëruar. Në përpjekjen e tij për t’i shpëtuar ligjit, si burracak u përpoqe të gjeje një vend për t’u fshehur në PD”, tha Basha.

Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të çlirohet nga Berisha.

“Berisha po përpiqet të minojë Kuvendin Kombëtar, pasi Berisha është minusi më i madh i legjitimitetit dhe i demokracisë”, u shpreh Basha./tch

“Treshi Përsheshi”, takohen djemtë e Cimës, Lecit dhe Qumilit

0

Djemtë e anëtarëve të famshëm të grupit të humorit “Treshi Përsheshi” janë takuar sot.

Artan Thaçi, djali i Rasim Thaçit – Cimës, ka publikuar një fotografi me Bim Radogoshin (djalin e Sevdai Radogoshit-Qumili) dhe Bekim Krajkovën (djalin e Ibrahim Krajkovës-Lecit).

Artan Thaçi e ka përshkruar fotografinë me një fjali.

“Treshi Përsheshi … 2022???”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort