Home Blog Page 3753

Kurti: Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jenë produkt i korporatave

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përmes Projektligjit për financimin e partive politike synojnë të përcaktojnë qartë të hyrat e subjekteve politike dhe ofrimin e transparencës më të madhe.

Në diskutimin publik lidhur me këtë projektligj, kreu qeveritar tha se rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave, pasi sipas tij të njëjtat investojnë në parti, për t’iu kthyer investimi përmes tenderëve.

“Kur një korporatë jep milionët për një politikan, dëshiron që nesër ai të jetë në pushtet dhe të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve. Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave”, tha ai.

Ndryshimet në këtë projektligj i konsideroi të nevojshme edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Ndryshimet bë këtë draft ligj janë të rëndësishme dhe kanë për qëllim identifikimin e metave që janë shfaqur deri tani. Reforma e forcon kredibilitetin e zgjedhjeve. Financimi i partive politike është i rëndësisë së veçantë për funksionimin e demokracisë. Financat e partive politike duhet të jenë më të qarta dhe transparente”, tha ai.

Ndërron jetë personi që u aksidentua para dy javësh në Prizren

0

jë person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të hënën, dy javë pas aksidentit që kishte pësuar në Prizren. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq në raportin e Policisë për datën 1 dhjetor, kur kishte ndodhur aksidenti, ishte raportuar për një aksident në rrugën “Wesli Klark”, ku një person ishte goditur nga vetura. Aksidenti dyshohej se kishte ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima ishte dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari ishte dërguar në mbajtje.

Tre vjetori i Ushtrisë, Mehaj: Kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenarë

0

Në tre vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ka arsye të fuqishme që të jetë krenarë me të gjitha të arriturat e deritanishme të FSK-së.

Mehaj nërmjet një postimi një postimi në Facebook ka thënë se do të vazhdojnë rrugëtimin përpara drejt realizimit të vizionit për ushtrinë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike dhe moderne.

“Sot, në trevjetorin e miratimit të pakos ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së krahas themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme duke qenë të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë. Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për ushtrinë që kemi. Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë! Vazhdojmë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë: Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, ka shkruar Mehaj.

Ndahet nga jeta dr. Ibrahim Opoja, specialist i Mjekësisë Interne në Spitalin e Prizrenit

0

Drejtori i spitalit Rajonal “Daut Mustafa” në Prizren, Dr . Afrim Avdaj ka njoftuar në rrjetin social facebook, se ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, Dr.Ibrahim Opoja, specialist i Mjekësise Interne në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton TV Prizrenit. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, teksa Avdaj është shprehur falënderues për punën e doktorit në Spitalin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Kurdo që të vdes dua që njerëzit që më kanë njohur të thonë se unë gjithmonë kam shëruar plagë, kam lehtësuar vuajtjet, por se edhe kam qenë rob i detyrës sime fisnike të ndihmoj të sëmuarit.
Përjetësisht falënderues për kontributin e dhënë ndër vite në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
Drejtori
Prof.Asoc.Dr. Afrim Avdaj

Gati çdo i pesti kosovar nuk shkon te mjeku, shkak mungesa e parave

0

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, për nder të Ditës së Mbulimit Universal të Shërbimeve Shëndetësore, ka organizuar një tryezë me temën “Sigurimi shëndetësor”.

Sipas të parit të shoqatës, Fadil Kryeziu, 1/3 e popullatës në Kosovë nuk merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa 18 përqind e popullatës nuk kërkojnë fare shërbim shëndetësor për shkak të vështirësive financiare.

Ndërsa zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, premtoi që me anë të ligjit të ri do të ndërhyjë në ligj.

“Sigurimet shëndetësore publike janë një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe në planin e Qeverisës së Kosovës, ku ne do të ndërhyjmë në ligje sepse e do edhe koha që të jemi në nivel bashkëkohor që të fuqizohet kapaciteti administrativ njerëzor, infrastrukturor si kusht për fillimin e grumbullimit të kontributeve”.

Të padiskutueshëm kujdesin shëndetësor e ka cilësuar edhe koordinatorja për zhvillimin e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson./GazetaSinjali/

E pranojnë që kryen prostitucion, arrestohen një grua nga Shqipëria dhe një burrë nga Kosova

0

Një shtetase e Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës janë arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës pas dyshimit se janë marrë me prostitucion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën, njofton Klan Kosova.

Në konsultim me gjyqtarin rasti kalon në procedurë të rregullt. Të dyshuarit janë liruar.

Kosovë: Sa parashihet të jenë pagat e mësimdhënësve, mjekëve e policëve?

0

Në rast se Ligji i ri i Pagave do të jetësohet me 1 mars të vitit 2022, atëherë do të ketë ngritje pagash për arsimtarët, mjekët e policët
Aktualisht për këtë ligj, për mënyrën e jetësimit dhe koston e tij do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancave që do të mbahen në muajin dhjetor e ku më 22 të këtij muaji do të dihet përfundimisht nëse ligji i ri i pagave mund ta marrin amin për t`u implementuar në fund të tre mujorit të vitit 2022.

Implementimi i këtij ligji tashmë është edhe kërkesa kryesore e disa sindikatave në vend si ajo e SBASHK, e shëndetësisë, zjarrëfiksve dhe shërbyesve civil.

Në rast se ligji i ri i pagave nuk do të impelemtohet deri në 1 mars të vitit të ardhshëm, SBASHK dhe sindikata të tjera kanë paralajmëruar mbyllje të shkollave.

Më i ashpër ndaj Qeverisë Kurti ka qenë Blerim Syla nga FSSHK së Kosovës që Kurtit dhe misnitrave të tij i ka dhënë afat deri më 15 dhejtor për rritje pagash deri në 50 për qind ose s’do të këtë ofrim të shërbimeve shëndetësore, përveç atyre emergjente.

Gazeta Blic ka siguruar ligjin e pagave të propozuar asokohe (2019) nga Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për reforma shtetërore.

Ky ligj tashmë me këreksë të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës është futur për debat në Kuvendin e Kosovës nga deputetë aktual dhe qeveria aktuale për të gjetur një rrugë që përmes impelemtimit të këtij ligji të synohet rritja e pagave për seketorë të ndryshme, kërkesë kjo e shumicës së sindikatave në Kosovë.

Por kush sa fiton dhe sa humb nga ky ligj – në rast se nis të jetësohet me 1 mars të vitit 2022

Shëndetësia

Drejtorit të Shërbimti Spitalor Klinik Univeristar me ligjin e ri do t`i rritet paga mujore nga 1.216 euro sa ka aktualisht në 1.6134 euro e që do të thotë se për 396.33 cent do të ketë rritje page për të.

Një mjek specialit me ligjin e ri të pagave nga 812 euro do të përfitojnë në 1242 euro apo që rritja e pagës do të jetë më e madhe për 353 euro.

Mjeku specialist i mjëkësisë familjare do të përfitojë gjithashtu nga ky ligj ku nga 672 euro sa është paga aktuale do të rritet në 1195 euro ose për 492 euro më shumë.

Një ulje të vogël të pagave për kryeinfermierët do të ketë me ligjin e ri – nga 602 euro sa marrin në muaj atyre do t`i zvogëlohet paga në 597 euro.

Arsimi

Edhe në sektorin e arsimit do të ketë rritje pagash në rast se ligji i ri i pagave merr amin nga Kuvendi dhe Qeveria për implementim.

Një drejtor i shkollës së mesme nga paga sa merr aktualisht 609 euro do të marr me ngritje 693 apo shtesa që do të jetë me ligjin e ri është 83 euro.

Nga 547 euro në 693 do të jetë paga për një drejtor të shkollës speciale me ligjin e ri e që nënkupton se do të ketë një pagë me rritje prej 145 eurove.

Një drejtor i institicioneve parashkollore do të ketë pagë 597 euro me ligjin e ri e që momentalisht paga ëhstë 534 euro. rritje od të ketë për 73 euro.

Nga ligji i ri i pagave do të përfitojnë edhe mësimëdhënësit. Një i tillë në shkollën e mesme do të marr pagë 621 euro e që tash për tash paguhet 525 euro. Rritje do të ketë për 95 euro më shumë.

Një mësimdhënëse në shkollën fillore ( klasat 6-9) me ligji ne ri do të marr pagë mujore në 585 euro apo për 114 euro më shumë.

E një mësimëdhënës në klasat nga 1 deri në 5 do të përfitojnë 78 euro më shumë . Paga e tyre është 471 euro por me ligji ne ri do t`i bëhet 549 euro.

Një pedagog apo psikolog në shkolla do të marrë pagë 549 euro apo 96 më shumë. Paga e tyre është 431 euro.

Policia

Në rast se ligji do të implementohet atëherë krerët e lartë të policisë së Kosovës gjithashtu do të preken në pagat e tyre – por për dallim nga mjekët dhe arsimtarët, atyre do t`iu ulet paga me ligjin e ri.

Ligji i ri prasheh ulje të pagës së drejtorit të përgjithshëm të policisë nga 1929 euro në 1912.

Po ashtu nga ky ligj do të preket edhe zëvendës drejtori i policisë ku paga e tij do të jetë 1553 euro me ligjin e ri ndërkohë që aktualisht merr paga mujore në vlerë prej 1706 euro.

Edhe ndihmësdrejtorit të policisë do t`i ulet paga nga 1508 euro sa është tash për tash, ai do të marr me ligji ne ri 1434 euro.

Zjarrëfikësit

Rritje pagash do të ketë edhe për zjarrëfikësit në vend. Përveç udhëheqësve të zjarrëfikësve, rritje do të ketë edhe për punëtorët e tyre.

Komandanti i zjarrëfikësve nga 621 euro sa merr aktualisht do të marr 669 euro apo 47 më shumë.

Zëvendësi i tij nga 480 euro do të marr pagën me rritje 525 euro.

Rrije do të ketë edhe për kategoritë, zjarrëfiëks 1, 2 , 3 nga 480, 470, 470 në 525 euro.

Me 22 dhjetor do të dihet nëse ligji i ri do të zbatohet

Tashmë Qeveria e Kosovës në planin qeverisë për vitin 2021 – 2025 e ka paraparë edhe këtë ligj në planin e saj të punës.

Përveç Qeverisë edhe në agjendën legjilstative ky ligj është i përfshirë.

Aktualisht në Kuvend në lexim të parë ka kaluar projkeligji për buxhetin e vitit 2022.

Partitë politike që janë të përfshira në Kuvend tashmë kanë dhënë amandamente shtesë për buxhetin e vitit 2022.

Njëri nga këto amandamente është edhe i shefit të grupit parlamenatart të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“Për zbatimin e ligjit të pagave për vitin 2022 do të duhen 85 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në këtë amandament që ka siguaruar Gazeta Blic.

I kontakaktuar nga Gazeta Blic, Besnik Tahiri, ka thënë se shpreson se kjo shumë do të buxhetohet për vitin 2022 që ligji të zbatohet.

“Kryeminsitri e ka përmendur se në tetor të këtij vitit ky ligj do të vie në Kuvend për diskutim kjo nuk ka ndodhur. Ligji është i përfshirë në agjendën e qeverisë për vitin 2021 – 2025. Unë kam tri pyetje për kryeministrin. Në rast e nuk zbatohet ky ligj – a i mashtruat sindiktat, a është paaftësi e kësaj qeveria implementimi i këtij ligji apo nuk është priroitet i kësaj qeveria ligji i ri i pagave?”, ka thënë Besnik Tahiri.

A do të shtrenjtohet rryma? ZRRE shqyrton tarifat

0

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se ka vendosur të hapë procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, për të reflektuar çmimet e ngritura të importit si pasojë e krizës globale të çmimeve të energjisë.

ZRRE-ja e ka marrë këtë vendim në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike (KESCO).

“Gjatë këtij procesi (ZRRE) do të shqyrtojë aplikacionet e të licencuarve, duke vlerësuar nevojën për vazhdim të furnizimit me energji elektrike, rritjen e efiçiencës së konsumit dhe përballueshmërinë e çmimeve nga ana e konsumatorëve”, thuhet në një njoftim të ZRRE-së.

Po ashtu shtohet se muajve të fundit, përveç rritjes së çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike, vërehet edhe një rritje enorme e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë.

Siç theksohet në njoftimin e ZRRE-së, kjo rezulton në rritjen e nevojës për blerje të energjisë me shumicë për mbulimin e konsumit dhe nevojat e rrjetit.

“Duke qenë se prodhimi vendor nuk mund të plotësojë të gjithë kërkesën për energji elektrike, paraqitet nevoja për import, që do të tejkalojë sasitë e lejuara nga ZRRE gjatë shqyrtimit të rregullt tarifor. Importi shtesë paraqet edhe kosto shtesë për operatorët, të cilat nuk janë parashikuar në të hyrat e lejuara maksimale për vitin relevant tarifor 2021”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

ZRRE bën të ditur se në kuadër të këtij procesi do të bëjë analiza dhe kalkulime të bazuara në të dhënat e disponueshme dhe do të analizojë të gjitha rrethanat e krijuara në sektorin e energjisë në lidhje me kostot e sistemit si dhe në lidhje me menaxhimin e sigurisë së furnizimit.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

Javë më parë zyrtarë të KEDS-it, patën deklaruar se çmimi në Kosovë i energjisë elektrike nuk pritet të ndryshojë së paku deri më 1 prill, 2022, kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të bëjë rishikimin e rregullt të tarifave.

Debat në Kuvend për situatën energjetike në Kosovë

Ndërkohë, partitë opozitare në Kosovë, në seancën e Kuvendit të mbajtur të hënën, kanë ngritur shqetësim për mungesën e energjisë elektrike, me të cilën kanë nisur të përballen qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.

Kosova, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hyrë në një krizë energjetike dhe për këtë ai ka kërkuar nga qeveria një strategji, si do t’i qaset këtij problemi.

“Si do ta kalojmë këtë dimër, sa i vështirë do të jetë për qytetarët për vendin për ekonominë dhe çfarë strategjie do të ndjekim në të ardhmen?”, pyeti Haradinaj.

Ndërprerjet e energjisë ditëve të fundit në Kosovë janë evidente.

Reduktimet e herëpashershme paralajmërohen edhe përmes njoftimeve zyrtare nga Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Pamundësia për të përmbushur kërkesat për energji elektrike i ka theksuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo ka bërë të ditur se të hënën në mëngjes, termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ në Obiliq kanë arritur të prodhojnë 759 megavatë, derisa kërkesa për energji ka qenë 1,113 megavatë.

“Treqindepesëdhjetekatër megavatë jemi duke i prodhuar më pak sesa që është kërkesa”, tha Rizvanolli.

Korporata Energjetike e Kosovës, sipas ministres Rizvanolli, është duke bërë përpjekje maksimale që të fusë në operim edhe bllokun e tretë të termocentralit ‘Kosova A’, që sipas saj, do të ndihmonte me 120 megavatë të tjera.

“Për të përmbushur kërkesat me energji elektrike në sezonin e dimrit, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor është duke u marrë me prioritet të licencimit të kapaciteteve të impiantit të erës të ndërtuar në fshatin Selac, që do të shtojë edhe 60 megavatë”, tha Rizvanolli.

Haradinaj: Projektet e refuzuara rrezikojnë të ardhmen energjetike

Ndërkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kriza energjetike në të cilën do të futet Kosova, është si pasojë edhe e refuzimit të projekteve energjetike nga Qeveria e kryeministrit, Albin Kurti, siç ishte projekti për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë.

Duke iu përgjigjur Haradinajt, ministrja Rizvanolli tha se termocentrali “Kosova e Re” ishte një projekt i dështuar dhe i papërshtatshëm për sistemin energjetik të Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket projektit për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, Rizvanolli nuk e përjashtoi si mundësi.

“Kjo do të bëhet vetëm nëse shihet që është opsioni më i lirë dhe më i mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Ministria e Ekonomisë, ndërkohë është duke e hartuar Strategjinë e Energjisë 2022-2031.

Kjo strategji, sipas ministrisë, do të analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji, si dhe të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kurti: Kriza energjetike po troket në dyert tona

Evropa tash e sa javë është përfshirë nga kriza energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe faktorëve të tjerë.

Kriza energjetike në Evropë ka ndikuar edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor si në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Të dy nga këto shtete kanë shpallur krizë energjetike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriza energjetike, ashtu si në shtetet tjera, po troket edhe në Kosovë. Këtë çështje, Kurti tha se e kanë adresuar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Ai tha se po punojnë bashkë me Korporatën Energjetike të Kosovës, KEDS-in dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), që të gjejnë zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që të ketë edhe furnizim të qëndrueshme, por edhe ta zbusin krizën energjetike.

“Konsumi është shumë më i madh edhe për shkak të stinës së dimrit edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës edhe e banimit edhe jetesës është e organizuar përmes ngrohjes nga termocentralet, por që edhe energjia elektrike është e lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha Kurti.

Kryeminsitri Kurti tha se çmimet e energjisë në bursë janë shumëfishuar dhe as Kosova nuk mund të ngelet ne një situatë të favorshme me çmime, siç është aktualisht.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Krahasuar me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Serbia e Shqipëria, rryma në Kosovë është më e lirë për 3 deri në 4 centë.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) dhe KEDS-i kanë kërkuar nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos vijë deri te mungesat./Rel

Jasharaj: Mësimëdhënësit në Kosovë në kushte të rënda, ende punojnë me shkumës e me shpuzë

0

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë, nuk po pëlqehen nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se shefi i ekzekutivit, duket se nuk e njeh historinë e sindikalizmit në Kosovë e as në botë.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, shefi i Qeverisë, ka thënë se ka pasur sindikalistë që gjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht por që kanë mbrojtur ndërmarrjet, punëtorët, derisa tha se ka sindikalistë që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.

Por këto akuza i ka mohuar Jasharaj, për të cilat tha se marrëveshja me PAN-in ka qenë për Ligjin për vitet e 90-ta.

“Marrëveshjen është e vërtetë që e kemi lidhur, por Kurti duhet ta thotë edhe pjesën tjetër të së vërtetës. Në atë kohë çdo subjekti politik i kemi dërguar kërkesë që të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje me përmbajtjen e tekstit të njëjtë. Marrëveshja me PAN-in ka bërë që ta kemi ligjin për vitet e 90-ta, sepse atë marrëveshje e kishte nënshkruar edh kryeministri Haradinaj edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në emër të partisë së tij”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se nuk janë në funksion të asnjë subjekti politik, dhe se në SBASHK mbrohen interesat e të punësuarve në sektorin e arsimit.

“Kurti është dashur t’ju tregoj medieve se i ka ardhë një letër nga Brukseli, nga Unioni i Sindikatave të Evropës dhe nga Unioni i Sindikatave të Shërbimeve Publike ku është anëtare sindikata që përfaqëson zoti Blerim Syla ndërsa ne jemi anëtare te Unioni i Sindikatave të Arsimit që ka 11 miljon anëtarë dhe ata i kanë treguar se ka bërë gabim të madh që në përzierjen e parë para medieve për sindikatat”, tha Jasharaj për EO.

Teksa ka folur për kërkesat e tyre për rritje të pagave, numri një i Sindikatës së Arsimit, thotë se nuk është problem për ta ndërrimi i qeverive çdo muaj. Tutje ai ka përmendur kushtet e rënda që përballen arsimtarët në Kosovë, për të cilat thotë se ata ende punojnë me shkumës dhe shpuzë.

“Nuk kam faj unë që qeveritë te na po ndërrohen çdo pesë-gjashtë muaj, e kemi ngritur çështjen edhe të kushteve madje shpesh në emisione televizive, në bisedat për media e kam përmendur se kolegët e mi në shkollat e Kosovës ende punojnë me shkumës dhe shpuzë”, u shpreh ai.

Jasharaj tutje tha se Kurti duhet ta dijë që kur ishin në opozitë kishin qëndrim tjetër ndaj kërkesave të SBAShK-ut.

“E vërteta është se asnjë kërkesë e SBASHK-ut nuk ka ndodhë të jetë jolegjitime sepse është kërkesë e anëtarësisë dhe asnjëherë SBASHK-u nuk e ka bërë asnjë hap pa u këshilluar me anëtarësinë dhe pa i respektuar ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin mbi organizimin e grevave. Kurti duhet të ruhet se duke u përzier në sindikata po shkel ligjin mbi organizimin sindikal i cili në nenin 25 e ndalon rreptësisht përzierjen e institucioneve të shtetit”, thotë ai.

Rrahmani për Kurtin tha që ti lë sindikatat rehat. Anëtarësia vendos se kush po i udhëheq e si po i udhëheq. Tutje, ai ka paralajmëruar grevë si në kohën e ish-kryeministrit Haradinaj, grevë kjo që zgjati 3 javë.

“Sveçlës për hir të sistemit arsimor, për hir së ja kemi nis një muaj më vonë i’a kemi dhënë afatin që e ka kërku deri në fund të marsit. Nëse nuk ndodh asgjë deri në fund të marsit Kurti le ta dijë se na jemi ata sikur dikur dhe të mos harroj se Haradinaj dhe qeverisë tij i kemi bërë grevë 3 javore. Ne jemi të njëjtit dhe mos të habitet dhe të dal të zbuloj gjëra të reja që nuk ekzistojnë sepse një gjë të tillë mund ta ketë edhe në fund të marsit edhe tani kur ai po udhëheq këtë qeveri”.

Balla vjen në Kosovë, pritet nga Konjufca

0

Taulant Balla i Partisë Socialiste në Shqipëri sot gjatë ditës do të jetë në Kosovë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Nuk është bërë e ditur nëse Balla gjatë vizitës në Kosovë do të takojë edhe krerë të tjerë institucionalë ose partiakë./

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort