Home Blog Page 3752

“Fikni dritat kur dilni nga dhoma”, këshillat e Qeverisë për të kursyer rrymën

0

Qeveria e Kosovës ka publikuar një manual për kursim të energjisë elektrike, pas krizës që ka kapluar vendin dhe gjithë botën nga ngritja e çmimit të saj.

Në manualin e publikuar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, këshilla e parë është që të kursehet në ndriçim.

“Fikja e dritave kur del nga dhoma/shtëpia”, është këshilla e parë në këtë pikë. Aty rekomandohet edhe zëvendësimi i poçave elektrikë me ata me eficiencë të lartë (LED).

Ndërkaq bëhet thirrje edhe për shfrytëzim të rrymës në orarin 22:00 – 07:00 kur edhe tarifa është më e ulët. Sipas manualit, në këtë kohë rekomandohet përdorimi i rrobalarëses, enëlarëses dhe hekurit për hekurosje.

Manuali tutje vazhdon me këshillën për ndalje të ujit të ngrohtë kur qytetarët i lajnë dhëmbët. Kjo sepse “shfrytëzimi sa më racional i ujit të ngrohtë rrit kursimin e energjisë”.

Po ashtu thuhet se s’duhet të lihen gjatë natës në rrymë mbushësit e telefonave, llaptopëve etj.

Kriza energjetike ka bërë që së fundmi të ketë ngritje enorme të çmimit me të cilin importohet rryma në Kosovë. Nga Qeveria kanë thënë se s’mund të garantohet që s’do të ketë ngritje çmimesh.

Dy ministra të Kurtit takojnë kryesindikalistin e Arsimit, ja çfarë u morën vesh

0

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për t’u dakorduar për për Ligjin e Pagave.

Jasharaj në një prononcim për Front Online tha se në këtë takim janë marrë vesh që në fund të marsit të votohet Ligji i Pagave.

Të dy ministrat i kanë premtuar Jasharajt se në fillim të muajit mars do të filloj debati dhe konsultimet me Sindikatat.

“Ai na ka premtuar që në mars do të filloj debati dhe konsultimet me Sindikatat, dhe deri në fund të marsit versioni me pajtueshmëri me Sindikatat do të shkojnë në qeveri për të votuar dhe për të filluar pastaj procedurat për Parlamentin, ne jemi dakorduar për këtë”, tha ai për Front Online.

Pavarësisht kësaj, Jasharaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’i ndal sulmet ndaj organizatave sindikale.

“Ne i kemi dhënë këtë afat që kanë kërkuar, por le ta dinë edhe ministri Sveçla, dhe kryeministri Kurti le t’i ndalin sulmet ndaj sindikatave për organizmin sindikal, por le të merren me punët e tyre, le të merren me ligjin, se marsi vjen, fundi i marsit do të sjell ose ligjin në Parlament ose protesta e greva për të cilat ne nuk jemi fajtorë dhe qytetarët e Kosovës duhet të na kuptojnë”, tha ai për Front Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se disa nga krerët e sindikatave janë fajtorë për gjendjen në arsim dhe shëndetësi dhe se duhet të ndërrohen ata.

Sipas tij, ka pasur sindikalistë që kanë mbrojtur interesin e sindikatave por ka edhe të tjerë që në fushatën zgjedhore të 2017 ishin bërë bashkë me PAN-in për ta mbështetur në zgjedhje dhe u kishin shërbyer atyre./Front Online/

Gripi sezonal, Vishaj: Asnjë pacient me këtë grip nuk është i shtrirë në Infektivë

0

Megjithëse gripi sezonal është përhapur në Kosovë, situatë e qetë është në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk kanë asnjë pacient të shtrirë në këtë klinikë.

Sipas tij, fakti që nuk ka pacientë në spital, do të thotë se ky virus sezonal po manifestohet me simptoma të lehta.

“Gripi sezonal duket se është shumë i përhapur në bazë të komunikimit me qytetarë. Mirëpo, ajo që është karakteristike është që asnjë pacientë me grip sezonal nuk është i shtrirë në Klinikën Infektive. Që i bie se po manifestohet me simptoma të lehta”, thotë Vishaj.

Vishaj theksoi se përhapja e gripit sezonal në këtë periudhë është shumë normale.

“Përhapja e gripit sezonal në këtë kohë është dukuri normale, edhe fakti që asnjë pacient me grip sezonal nuk e kemi të shtrirë, nënkupton që është dukuri e zakonshme paraqitja e virozëve dimërore dhe nuk paraqet ndonjë problem për mbarëvajtjen e jetës shoqërore, ose humbje jete ose dëmtim të shëndetit në masë të theksuar”, u shpreh Vishaj.

Tutje, infektologu Vishaj këshilloi që qytetarët t’i respektojnë vendimet e Qeverisë të marra me rekomandim të profesionistëve shëndetësorë, të mbahet maska e të shmangen turmat.

“Kjo është dukuri e zakonshme, gripa ka pasur gjithmonë, ndoshta edhe më shumë. Sa i përket mbrojtjes duhet të shmangen turmat, të përdoret maska në hapësira të mbyllura, të respektohen masat e IKSHPK-së e Qeverisë, këto janë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

23 vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

0

Sot bëhen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

23 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirin e Kosovës!

Vazhdon ‘lufta’ mes Kurtit dhe sindikatave- ku është filli i mospajtimeve?

0

Tash e disa javë po vazhdojnë diskutimet e mospajtimet mes sindikatave të Kosovës në njërën anë dhe kryeministrit Albin Kurti e Qeverisë në tjetrën anë.

Përplasjet e javëve të fundit, vijnë pasi muaj me radhë sindikatat kishin kërkuar takim me kryeministritn për t’i paraqitur kërkesat e tyre, ndërkaq ky i fundit deklaroi se duhet të ketë edhe ndryshime nëpër sindikata.

Diskutimet e debatetet në distancë filluan të ashpërsohen, kur Blerim Syla dhe Ymer Ymeri zbuluan detaje të takimit me kryeministrin gjatë Qeverisë Kurti 1.

Sipas tyre gjatë këtij takimi Kurti i kishte akuzuar se kanë bërë marrëveshje me PAN-in gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2017.

Ndikimet në sindikata u përmendën edhe gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës. Kryeministri Kurti i pyetur nga deputetët e opozitës për kërkesat e sindikatave tha se kryesindikalistët kanë nënshkruar memorandume në mes të fushatës zgjedhore me partitë që tashmë janë në opozitë.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij po ashtu tha se sindikalistët edhe janë rrahur gjatë privatizimit të ndërmarrjeve publike , duke shtuar se kjo dukuri ka elemente fashiste.

Fotografi nga takimi i kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e Sindikatave gjatë Qeverisë Kurti 1

“Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtur ndërmarrjet, i kanë mbrojtur vendet e punës, i kanë mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për atë gjë janë rrahur nga grupet e caktuar që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv dhe këto po që janë elemente fashiste. Rrahja e sindikalistëve përgjatë privatizimit neoliberal është dukuri me elemente fashiste që nuk ka ndodhë vetëm te ne”, tha Kurti.
“Në anën tjetër keni sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017, midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in, pra nuk mund t’i fusim të gjithë kryesindikalistët e degëve të ndryshme në të njëjtin thes. Kemi pasur të tillë që kanë qenë punëtorë e kryepunëtor dhe i kanë mbrojtur punëtorët e ndërmarrjet dhe kemi pasur të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhët e punëtorëve. Gabim më të madh se sa të flasësh e t’i trajtosh njësoj këta nuk ka”, tha Kurti.

Kurse, përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, kishte zbuluar detaje nga takimi që kanë pasur përfaqësuesit e sindikatave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte qeveria Kurti 1.

Sipas Ymerit, gjatë këtij takimi ka pasur tensione, fillimisht në mes të kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla për një marrëveshje të nënshkruar më herët.

Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni

0

Ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, i ka prezantuar letrën kredenciale presidentit slloven, Borut Pahor.

Presidenti Pahor ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, me rastin e prezantimit të ambasadorit Sadiku.

“Ambasadori i ri i emëruar i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku ka prezantuar letrën e kredenciale tek presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, thuhet në postimin e Pahor-it.

Kurti: Paratë në fushata zgjedhore që nuk u dihet burimi, paraqesin elemente të korrupsionit

0

Në diskutimin e hapur ku morën pjesë përfaqësues të lartë BE-së u diskutua për Projektligjin për Financimin e Partive Politike.

Aty kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi rëndësinë e këtij projektligji. Sipas tij ky projektligj ndihmon në shfaqjen e transparencës së partive politike.

“Për ne ligji për financim duhet të tregojë qartë burimet e financimit, shumat e shpenzuara dhe të ketë transparencë maksimale”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq shtoi se parave nëpër fushatat zgjedhore të cilave nuk u dihen burimet, sipas tij shfaqin elemente të korrupsionit.

“Duhet ta kuptojmë se parave në fushata zgjedhore që nuk i dihet burimi e shuma, paraqesin elemente të korrupsionit dhe ndikojnë në elektorat po edhe në demokracinë tonë”, ka thënë kryeministri.

Sipas tij zgjedhjet varen nga një elektorat i një mirinformuar që zgjedhjen e bën mbi bazën e fakteve, jo nga korporatat që shkruajnë çeçe e populli paguan faturat.

“Kur një korporatë jep milionat për një politikan nuk i jep se ka simpati për politikanin por dëshiron që nesër ajo  të jetë në pushtet dhe të fitojë shumëfishin e tyre përmes tenderëve. Pra janë investim që presin edhe kthim”, ka vazhduar Kurti./Klankosova.tv

Qeveria del me manual për kursimin e energjisë elektrike

0

Qeveria e Kosovës ka dal me një manual për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë kur e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.

Ky manual është shpërndarë edhe nga Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, në Twitter.

Në manualin e shpërndarë nga Rizvanolli thuhet se 40 përqind e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.

E për të kursyej energjinë, Qeveria bën thirrje që t’i fikni dritat kur dilni nga dhoma, t’i zëvendësoni poçat elektrik me ata me eficiencë të lartë (LED), të shfrytëzoni dritën natyrore gjatë ditës dhe të vendosni senzorët e efiçiencës.

Bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, siç janë: rrobalarësja, enëlarsja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00, atëherë kur tarfifa e ulët është 57 përqind më e lirë se tarifa e lartë.

Në fund të manualit, kërkohet edhe edhe që të shfrytëzoni racionalisht ujin e ngrohtë, të mos i lini ndezur pajisjet elektrike kur nuk i përdorni dhe të përdorni enëlarëset dhe rrobalarëset të mbushura plotësisht./FrontOnline

Sot në orën 15:00 nis numërimi i votave me postë për Komunën e Dragashit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë sot numërimi i votave të pranuara nga jashtë vendit cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Poashtu KQZ sot do të mbajë edhe mbledhje.

“13:00 – Mbledhja e KQZ-së; 15:00 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim.

Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme, votimi nga jashtë vendit është ripërsëritur në Komunën e Dragashit pas dyshimeve se ka pasur manipulim të këtyre votave.

Mungesa e tregut efektiv konkurues të energjisë elektrike në Kosovë

0

Sektori i energjisë elektrike në Kosovë ende po ballafaqohet me problemin e mungesës së tregut efektiv konkurrues. Edhe pse po bëhet hapja graduale e tregut të energjisë elektrike, deri tani nuk ka treg konkurrues të energjisë elektrike në Kosovë.
Megjithëse deri tani janë të licencuar tre furnizues, vetëm njëri prej tyre është aktiv në treg i cili furnizon të gjithë konsumatorët. Nëse do të kishte më shumë furnizues në tregun e energjisë elektrike në Kosovë, furnizimi me energji elektrike do të ishte më i qëndrueshëm.

Kosova ka bërë mjaft hapa drejt reformimit të sektorit të energjisë, por ka ende shumë punë lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë. Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë po bëhet në mënyrë graduale, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për të përshtatur ndryshimin e ligjeve me gjendjen e sektorit të energjisë në Kosovë.
Kur shumë shtete kanë dështuar me dekada të liberalizojnë tregun e energjisë elektrike nga monopolet e zhvilluara, Kosova synon të liberalizojë tregun totalisht edhe për konsumatorët fundor në një të ardhme shumë të afërt.
Ka projekt modele të shumta, por gjithashtu mund të merren si modele shtetet si Norvegjia, e cila po shfrytëzohet si një histori suksesi në krijimin dhe funksionimin e tregut të energjisë, tani kur edhe Evropa e zhvilluar duket se nuk është hapur totalisht drejt liberalizimit të tregut.

Një ndër objektivat kryesore për krijimin e një sektori të zhvilluar të energjisë, pa dyshim është edhe integrimi në tregun rajonal të energjisë.

Objektiv tjetër është ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese për zëvendësimin e atyre që janë shumë të vjetruara për të mbuluar kërkesën në rritje të energjisë elektrike për konsumatorët dhe kërkesat e sistemit, krahas integrimit të tregut të energjisë elektrike me Shqipërinë, si hap i parë drejt integrimit rajonal.

Fillimi i operimit të KOSTT-it si Zonës Rregulluese e me këtë edhe integrimi në mekanizmat regjional ka ndikuar pozitivisht në realizimin e tregtisë ndërkufitare duke rritur edhe likuiditetin e tregut të energjisë elektrike. Mbulimi i kërkesave për energji elektrike, përveç që bëhet në masën dërmuese nga prodhimi vendor, gjithashtu një pjesë sigurohet nga importi.

Në rastet kur kërkesa totale për mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit nuk plotësohet nga prodhimi vendor, atëherë diferenca mbulohet përmes importit.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami GASHI – Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort