Home Blog Page 3751

Lajm i mirë, lëshohen paratë për komisionerët që punuan në raundin e dytë të zgjedhjeve

0

Për të gjithë ata që kanë punuar në raundin e dytë të zgjedhjeve me 14 nentor 2021, konkretisht në balotazhin e komunave, ju njoftojmë se nga sot kanë filluar të ekzekutohen mjetet në xhirollogarit e tyre bankare.

Këto pagesa këto po bëhen për raundin e dytë të zgjedhjeve në komunat ku kandidatët për kryetar ishin në balotazh, raporton TV Prizreni.

Gjatë këtyre zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 17 tetor, pagesat për komisionerët ishin kryer më herët ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve të 14 nëntorit nga sot ka filluar  të bëhet ekzekutimi i mjeteve./tvprizreni.net

 

Kurti premton Ligjin për Paga: Do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria që ai udhëheqë do të hartojë Ligjin për Paga me të cilin ka thënë se do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore të pagave.

“Hartimi i këtij ligji nuk është i lehtë dhe jemi të vetëdijshëm që ajo që nuk u bë për 22 vite nuk duhet të bëhet me nguti. Ligjin për pagat do ta bëjmë, do ta bëjmë ligj që zgjidh problemet thelbësore të pagave. Qeveria është e përkushtuar që t’i japë fund vendimeve ad hoc të ministrave dhe të drejtorëve të agjencive sipas preferencave dhe lidhjeve familjare. Me të marrë mandatin ne kaluam nga një kabinet me 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, në një kabinet minimalist. Kemi ulur shpenzimet qeveritare, janë rritur të hyrat”, ka thënë ai.

“Tash e 22 vite në Kosovë mospunën e një grupi janë munduar ta fshehin me rekrutime shtesë e shtesa të ndryshme që janë përdorur për të rehatuar miq e familjarë. Me ligjin e ri krahas përcaktimit të pagës bazë, kompensimeve e shpërblimeve do të përcaktohen edhe llojet e shtesave. Duke mos lejuar që dy kolegë në të njëjtën zyre për të njëjtën punë të paguhen ndryshe dhe të marrin shtesa në mënyrë të pajustifikuar”, ka shtuar ai.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në replikën ndaj Kurtit ka thënë se ai po shpenzon kohë duke folur për të kaluarën.

“Nuk do doja që kryeministri t’ia shpenzon kohën të gjithëve, më dëgju diçka që është shfuqizuar. Në premtimin tuaj e keni planifikuar ligjin e pagave në tetor. Punëtorët presin se kur do ta miratoni atë ligj”, është shprehur ai.

“Gashët e Gurit” – fshati në Kosovë ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi

0

Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka dy karakteristika shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishterizmin.

Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja.

Bursi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës.

Edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare është në maksimum.

Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë.

8 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
14 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.892 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 314.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Pfizer: Rezultate premtuese të pilulës kundër COVID-19

0

Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që ka zhvilluar kundër COVID-19, duket se është efektive ndaj variantit të ri, Omicron.Kompania tha se rezultatet e plota të studimit të pilulës kanë dhënë rezultatet e para premtuese kundër koronavirusit.

Kompania tha se sipas studimit, ku kanë marrë pjesë 2,250 persona, pilula ka zvogëluar edhe hospitalizimet dhe vdekjet për rreth 89 për qind në mesin e personave me rrezik të lartë të popullsisë së rritur, pasi ata kishin marrë pilulën pak kohë pasi kishin pasur simptomat e para të sëmundjes COVID-19.Ndërkaq, testet e ndara laboratorike kanë treguar se pilula ruan fuqinë e saj ndaj variantit Omicron, tha kompania.

Pfizer ka testuar ilaçin antiviral duke përdorur proteina kyçe që Omicroni përdor për t’u riprodhuar.Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Ilaçe pritet që së shpejti të marrë vendim për autorizim ose jo të përdorimit të pilulës së prodhuar nga Pfizer, apo të asaj të prodhuar nga Merck.

Nëse njëra nga këto dy pilula marrin miratimin, atëherë amerikanët e infektuar me koronavirus, do të mund ta blejnë atë në farmaci dhe të mjekohen në shtëpi.
Muajin e kaluar, kompania Merck tha se pilula që ka zhvilluar, zvogëlonte numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve deri në 30 për qind te personat në moshë madhore, që bëjnë pjesë në kategorinë me rrezik të lartë.Të dy kompanitë fillimisht kishin bërë studime të pilulave të tyre të personat në moshë madhore, por që ishin të pavaksinuar, pasi kjo kategori konsiderohet se është në rrezik më të lartë nga COVID-19.

Ndërkaq, studimi i pilulës së Pfizerit te të rriturit që nuk janë në rrezik të lartë – përfshirë edhe personat e vaksinuar – tha se pilula dështoi të arrinte qëllimin kryesor të studimit: të krijonte lehtësim nga COVID-19 pas katër ditësh trajtimi me pilulën.

Po ashtu, te personat me rrezik më të ulët, pilula zvogëloi mundësinë e hospitalizimeve për 70 për qind.Pfizer tha se më pak se 1 për qind e pacientëve që morën pilulën u hospitalizuan, krahasuar me 2.4 për qind e pacientëve që iu dha një substancë pa efekt terapeutik. Rel

Bie nga sistemi një bllok i ‘Kosova B’, rëndohet situata me energji elektrike

0

Një bllok i Termocentralit “Kosova B”, është nxjerrë nga prodhimi dhe për tre ditë ai do jetë jashtë funksionit.

Kjo pritet të rëndoj edhe më shumë situatën e furnizimit me energji elektrike në vend, ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi.

Kjo është “bisha” me të cilën do të vozitet kancelari i ri i Gjermanisë (VIDEO)

0

Kancerlari i ri i Gjermanisë Olaf Scholz, tashmë e ka përzgjedhur veturën e re me të cilën do të vozitet.

“Mercedes S 680 Guard” është emri i “bishës” i cili kushton 544 mijë euro dhe peshon mbi katër tonë.

Sipas Auto Motor und Sport për S klasën “të zakonshme” duhen 50 orë pune, dhe për Guard duhen 50 ditë!

Gjithçka fillon me ndërtimin e një “kafazi” prej çeliku special, fibër karboni dhe qelqi të laminuar me fletë të padepërtueshme dhjetë centimetra të trashë.

Pastaj trupi i veturës montohet në automjet.

Rezultati plotëson standardet më të larta: Inspektorët shtetëror qëlluan mbi 300 të shtëna nga një pushkë automatike në një limuzinë dhe shpërthyen 12 kilogramë eksploziv pranë saj përpara se t’i jepnin certifikimin VR10.

Përveç mbrojtjes balistike, kjo S-Class ka edhe goma rezistente ndaj shpimit, një fikës zjarri automatik dhe një sistem ajri të kompresuar që mund të parandalojë hyrjen e gazrave toksikë.

Ideja ishte që të ruhej forma e prodhimit sepse shumica e këtyre automjeteve shiten nga Mercedes tek klientët që janë në rrezik, si krerët e shteteve, por që duan të kalojnë pa u vënë re nga publiku.

“Guards” ka një motor më të madh dhe më të fuqishëm në ofertë – 6.0 V12 me 450 kW/612 kuaj fuqi, i cili zhvillon një maksimum prej 830 Nm.

Rahovecasi mohon se e vrau e më pas e dogji vëllanë e tij

0

I akuzuari Gani Kriezi ka mohuar se në shkurt të 2020-ës në Bërnjak të Rahovecit, e ka vrarë dhe më pas e ka djegur vëllanë e tij, B.K.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramiz Buzhala, i akuzuari mohoi fajësinë për vrasje të rëndë, ndërsa e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

“Të dy armët që janë gjetur në shtëpinë time i kam dorëzuar vet”, tha i akuzuari Kriezi.

Më pas, prokurori Buzhala e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të akuzuarit sa i përket veprës penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas tij, armët për të cilat i akuzuari e pranon fajësinë janë të involvuara në kryerjen veprës penale të vrasjes së rëndë.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Halim Shala, e ka mbështetuar deklarimin e prokurorit për mospranimin e fajësisë sa i përket armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Afrim Radoniqi tha se pas konsultimit me të mbrojturin e tij, kanë ardhur në përfundim për pranimin e fajësisë lidhur me pikën dy të aktakuzës.

Më pas, gjykatësi Drilon Haraçia, e ka refuzuar pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të akuzuarit sa i përket armëmbajtes pa leje, pasi që vepra penale e vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje kanë lidhshmëri mes vete.

Ai i njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se shqyrtimi i dytë nuk do të mbahet, por se kanë të drejtë që brenda 30 ditësh të parashtrojnë me shkrim kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Sipas aktakuzës, më 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, i akuzuari Gani Kriezi, me dashje ka privuar nga jeta vëllanë e tij, B.K.

Aktakuza thotë se i akuzuari, paraprakisht kishte njohuri se vëllai kishte një shumë të konsiderueshme të parave, të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës dhe në ditën kritike, Gani Kriezi kishte shkuar në shtëpinë e tij gjoja për t’ia dërguar një shumë të hollave prej 7 mijë euro, të cilat i kishte marrë nga djali i të ndjerit B.K, Altinit Jashar Cukiqit, në emër të një borxhi.

Aktakuza thotë se gjatë një bisede të përbashkët, i akuzuari ishte fyer nga tani i ndjeri, me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i revoltuar nga kjo, i akuzuari kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen, ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e tani të ndjerit B.K, hyn brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithnjë sipas aktakuzës, më pas i akuzuari e merr kufomën, duke e tërhequr zvarrë me një batanije, e vendosë në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: drunj, plastikë, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera, të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh, i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit thuhet se i hedh jashtë shtëpisë, në një vend deri tani të paidentifikuar, më qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.6 të Kodit Penal, e cila dënohet me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Tutje sipas prokurorisë, i pandehuri më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Republikën e Kosovës.

Me këto veprime, i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal. Kjo vepër dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet/ Betimi për Drejtësi. /

Vushtrria ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përveç në natën e Vitit të Ri

0

Komuna e Vushtrissë ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e fishekzjarreve.

Në urdhëresën e lëshuar nga kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi specifikohet se ndalohet ndezja e fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje.

Kjo ndalesë vlen nga data 15 dhjetor deri më 15 janar, përveç natës së Vitit të Ri ku lejohet ndezja e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike nga ora 23:00 deri në 00:30.

Në këtë urdhëresë parashihen edhe dënime, sipas ligjeve në fuqi, për të gjithë ata që nuk e zbatojnë atë.

Ministria e Financave hap thirrje për praktikë për 150 studentë të diplomuar të UP-së

0

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet Punë Sociale (me prioritet), Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri.

Ministria thotë se kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.

“Ftojmë të gjithë të diplomuarit në profilet e përmendura më lartë të aplikojnë për të qenë pjesë e programit të praktikës”, thuhet në thirrjen e tyre.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort