Home Blog Page 3750

KPK: Opinioni i Komisionit të Venecias siguron pavarësinë e sistemit prokurorial

0

Këshill Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mirëpritur opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me draft-amendamentimin e Ligjit për KPK-në.

“Ky opinion siguron ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e sistemit prokurorial duke ritheksuar se iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për të ndryshuar Ligjin për KPK-në me këto propozime janë në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare. Në opinion, përkatësisht në pikën 49, theksohet se procedura e zgjedhjes së anëtarëve laik (që nënkupton edhe iniciativën e zgjedhjes së anëtarit prokuror nga Kuvendi i Kosovës) është shumë e ndërlikuar, e paqartë dhe krijon mundësi për manipulime. Komisioni i Venecias në pikën 57 të këtij opinioni, ngreh dy shqetësime kryesore; Një “Këshill i “reduktuar” që do të përbëhej ekskluzivisht prej anëtarëve laik (duke përfshirë edhe prokurorin të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga ana e Kuvendit të Kosovës) do të ketë të njëjtin pushtet si Këshilli Prokurorial i Kosovës me përbërje të plotë, dhe më e rëndësishmja se ai do të vendosë për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit që do të bëhet në fillim të vitit 2022”, thuhet nga KPK-ja.

KPK-ja ka thënë se, bazuar në mendimin e Komisionit të Venecias, ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

“Çështja e dytë është se i njëjti “Këshill i reduktuar” me përfaqësues laik do të sigurojë kontroll të plotë në komisionin zgjedhor që mbikëqyrë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit nga kolegët e tyre. Sipas mendimit të Komisionit të Venecias, ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, dhe këto ndryshime propozojnë largimin e prokurorëve nga qeverisja e sistemit prokurorial në momentin më kritik kur do të zgjidhet Kryeprokurori i Shtetit dhe anëtarët prokurorë nga radhët e tyre. Ndërsa, sa i përket shkëputjes së mandatit të anëtarëve aktual të KPK-së, Komisioni i Venecias në pikën 54, rithekson se ndërprerja e mandatit të parakohshëm të një anëtari të Këshillit (kur nuk vjen për shkak të dorëheqjes vullnetare, shfuqizimit të tërë institucionit ose për arsye të tjera të ngjashme) duhet të lidhet gjithmonë me një keqbërje të identifikueshme ose dështim në ushtrimin e detyrës së tij ose të saj. Anëtarët e KPK-së nuk duhet të “fajësohen” thjeshtë sepse shumica parlamentare ose kolegët e tyre nuk pajtohen me vendimet që ata marrin. Po ashtu, në konkluzionet e opinionit, në pikën 71, shprehimisht thuhet se reforma nuk duhet të qoj në nënshtrimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës ndaj shumicës qeverisëse e që propozimi i Ministrisë së Drejtësisë rritë rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në”, thuhet nga KPK.

Ndalet rryma në Kuvendin e Kosovës, Konjufca ndërpret seancën

0

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka shkaktuar edhe një herë të qeshura në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Derisa njëri deputet i ka kërkuar fjalën, Konjufca i ka thënë se nuk mund t’ja ofrojë këtë mundësi pasi që pritet të ndërpritet energjia elektrike.

“Ta kisha jep fjalën po tash na ndalet rryma, e pasi ka me u nal rryma deri të dilet në sistemin me gjenerator, ju kërkoj pauzë pesë minuta”, ka thënë Konjufca.

Nesër inaugurohet linja ajrore Zagreb-Prishtinë-Zagreb

0

Nesër ne Terminalin e Ri të ANP ‘Adem Jashari’ do të mbahet ceremonia e inagurimit te fluturimit të parë Zagreb-Prishtinë-Zagreb.

Në këtë eveniment do të jenë të pranishëm: Ministri i Infrastrukturës se Kroacisë, Oleg Butkovic dhe Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Një grua ther një tjetër në Prishtinë

0

Një grua ka therur me mjet të mprehtë një grua tjetër të martën pasdite në një qendër tregtare në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Siç mësohet, për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga therja, gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.

E dyshuara është arrestuar.

Policia ka thënë se ka nisur një hetim për rastin.

Haradinaj: Toka e privatëzuar ishte e babait tim

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e tij e kishte sjellë Ligjin për Paga dhe ishin lavdëruar nga BE-ja. Por, Haradinaj ka thënë se Qeveria aktuale e ka hequr nga agjenda legjislative ligjin për një kohë të pacaktuar.

“Kjo Qeveri, e ka heq nga gjenda legjislative për një kohë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë kësaj Qeverie i teprojnë 400 milionë euro. O jeni të pa zotë, o keni probleme serioze në implementim, o jeni kundër atyre që paguhen nga publiku”, ka thënë ai.

Haradinaj shtoi se Kurti po fshihet për shkak të pazotësisë së tij, teksa i ktheu përgjigje për blerjen e tokës 200 hektarëshe për të cilën e kritikoi kryeministri Kurti.

“Kurti sa herë po do me u fsheh prej pazotësisë, po thotë i ke ble 200 hektarë tokë , po është e vërtet zotëri Kurti, e kom ble me ligje të Kosovës në kohë të OKB-së e kom shfrytëzuar një të drejtë ligjore që ka mundur edhe një shtetas i huaj. Dhe e kam riblerë tokën e babës tim, dhe të katundit tim në Gllogjan”.

“Kryeministër, kur keni me sjellë në Kuvend ligjin e pagës, sa keni me i mashtru atyre që ia keni lypë votën, sepse po shiheni që jeni mashtrues. A është me 1 mars, qershor? Kur është? Unë nuk kam pa ndonjëherë Qeveri më mashtruese se kjo, ju siguroj nuk kam pa. Thotë Kryeministri nuk është urgjencë. Kryeministër nuk është për ty ndoshta. Sepse ndoshta ti je komunist e do me punu pa pare. Për sindikatat që po të vijnë te dera për ata është urgjencë. Ndoshta kryeministri ka qejf mos me pas private, ndoshta ka qejf me nacionalizu edhe njëherë, e vërtetë që tokën njëherë ma ka marrë shteti, sigurt. Le t’ma merr sërish, qaty është. Nëse do le ta nacionalizon sërish, sepse kështu është edhe në Kore të Veriut”, ka thënë Haradinaj.

Një muaj paraburgim për një person, i dha 50 euro doganierit që ta kalonte kufirin në Vërmicë

0

Përmes një komunikate, Gjykata Themelore në Prizren Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.12.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12.01.2022, ndaj të pandehurit R.C., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datën 12 dhjetor 2021, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, kufiri Shqipëri-Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të pa arsyeshëm apo përfitim tjetër, personit zyrtar në atë mënyrë që ai person të veproj ose të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në automjetin e markës “ ………. ”, në të cilën ishte edhe një pasagjer tjerë, i pandehuri, afrohet për kontroll në kabinë, tek zyrtari policor, dhe në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedha me vlerë prej pesëdhjete (50) euro , me numër serik : ………., në momentin që i vëren zyrtari i policisë e pyet se përse janë këto para, i pandehuri i përgjigjet “ këto të holla i kam lënë për ju për respekt tuajin, nuk kemi certifikatë të vaksinimit, dhe as testin PCR për Covid-19, nëse do të keni mundësi të na lejoni hyrjen”

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes dhe përgjegjësia penale, pasi që nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, dhe prezenca e tij është e detyrueshme në procedurën penale, prandaj nëse i njëjti lihet në liri apo me ndonjë masë më të butë i pandehuri mund të jepet në arrati me çka do të pamundësojë zhvillimin normal të procedurës penale.

Po ashtu, duke marrë parasysh peshën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri ka tentuar që të kaloj pikë kalimin kufitar përmes dhënies së ryshfetit dhe qëllimin e tij të kaloi kufirin pa i përfillur dhe respektuar procedurat dhe rregullat e Republikës së Kosovës, tregojnë rrezikun se i njëjti mund të përsërisë veprën penale, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Qeveria: Hiqni nga priza edhe joystickët e videolojërave!

0

Qeveria e Kosovës ka publikuar një manual për kursim të energjisë elektrike.

Në manualin e publikuar nga Ministria e Ekonomisë, këshilla e parë është që të kursehet në ndriçim, pasi siç theksohet aty një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që e konsumojmë vjen nga ndriçimi.

“Fikja e dritave kur del nga dhoma/shtëpia, zëvendësimi i poçave elektrikë me ata me eficiencë të lartë (LED)”, janë disa nga rekomandimet.

Tutje përmes manualit, bëhet thirrje edhe për shfrytëzim të rrymës në orarin 22:00 – 07:00 kur edhe tarifa është më e ulët.

Në këtë kohë rekomandohet përdorimi i rrobalarëses, enëlarëses dhe hekurit për hekurosje.

Poashtu aty theksohet që nuk duhet të lihen në pozicionin “standby” pajisjet elektronike, duke e përfshirë edhe konsolën e videolojërave, e njohur si “joystick”.

 

Përfundojnë për sivjet seancat gjyqësore ndaj Salih Mustafës

0

Procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të vazhdojë nga 18 janari i vitit 2021. Gjykimi për sivjet ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarit të dhjetë të Zyrës së Prokurorit të specializuar i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe pjesa më e madhe seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun.

Dëshmitari i dhjetë i ZPS-së është i fundit për këtë vit ndërsa në janar të vitit 2022 pritet të dëgjohen edhe tre dëshmitarë të tjerë të kësaj zyre.

Pas dëgjimit të tre dëshmitarëve të fundit, ZPS nuk planifikon të paraqes dëshmitarë apo prova të tjera materiale, ka bërë të ditur kështu ndihmës prokurorja Silvia D’Ascoli.

“Kemi dëshmitarin W04485 që është parashikuar për javën e 17 janarit, dëshmitarin 4484 planifikuar për javën e katërt të janarit dhe pastaj dëshmitarin e fundit 4849 planifikuar javën e 31 janarit deri 4 shkurt që do të jetë edhe dëshmitari i fundit pas së cilëve ZPS nuk pret të ketë më dëshmitarë shtesë, po ashtu nuk presim të kemi prova materiale provuese për tu zbuluar për dëshmitarit të fundit. Prandaj do të jemi në gjendje të dorëzojmë njoftimin zyrtar në përputhje me rregullën 129 ose po atë ditë që është e premte 4 shkurt, ose maksimumi të hënën pas të premtes”, ka thënë ajo.

Çështja e ZPS-së në këtë rast gjyqësor pritet të përfundojë më 7 shkurt 2022.

Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës do të mbahet më 18 janar të vitit të ardhshëm ku do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së i cili mban kodin W04458.

Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre dhjetë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./KSP

Droga e kapur në Vermicë, Gjykata ua cakton një muaj paraburgim dy të dyshuarve

0
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.12.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12.01.2022, ndaj të pandehurve A.M., dhe A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurveka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datën 12 dhjetor 2021. Në orët e mbrëmjes, në pikën kufitare të Vërmicës, në bashkëkryerje pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që derisa ishin duke kthyer nga Republika e Shqipërisë me automjetin e markës “ ……….”, të cilin ishte duke e drejtuar i pandehuri A.H., ndërsa pasagjer i pandehuri A.M., gjatë kontrollit policor në pikën kufitare në Vërmicë, në bagazh tek goma rezervë e automjetit, policia arrin t’iu gjejë një qese plastike, brenda së cilës gjendej një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 1016.70 gram, ndërsa në portofolin e të pandehurit A.H., është gjetur një qese e vogël brenda së cilës kishte sasi të vogël për narkotik të llojit marihun në peshë prej 1.22 gram, e cila edhe është sekuestruar përkohësisht nga ana e zyrtarëve policorë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes dhe përgjegjësia penale, si dhe faktin që procedura është në fazën fillestare të hetimeve, dhe në vazhdimësi duhet të ndërmerren veprime me qëllim të zbardhjes së rastit, prandaj nga këto rrethana ka arsye për të besuar se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të tentojnë që ti ndryshojnë provat e kësaj vepre penale duke ndikuar tek ndonjë dëshmitarë eventual apo të harmonizojnë mbrojtjen e tyre.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe numrin e lartë të këtyre veprave penale të cilat po ndodhin tregojnë rrezikun se nëse të pandehurit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Haradinaj, Kurtit: Mos na mbani ligjerata, miratoje Ligjin për paga

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i tha kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ligjëratat që i mban ai nuk i zgjidhin dot problemet.

Haradinaj e porositi Kurtin se qytetarët presin se kur do të miratohet Ligji për paga.

“Po më pëlqen nganjëherë që po na mban ligjërata këtu, ju siguroj që këto ligjërata janë edukuese edhe mua më ndihmojnë nganjëherë, por nuk po i zgjidhin temat. Punëtorët jashtë, pesë pare si japin çfarë ligjërate më jepni mua. Ata presin që kur do ta miratoni ligjin, kur do t’i rritni pagat. Ne ju admirojmë për dëshirën e tuaj për të na mbajtur ligjërata. Më mirë dërgoni ata ministra te KEK-u me ndonjë tendë le të mërdhihen pak ndoshta gjejnë zgjidhje”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort