Home Blog Page 3749

Gastronomët protestojnë nesër

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka organizuar sërish protestë për të kundërshtuar masat ndaj COVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve në emisionin “Hallakamë n’4” në radio KLAN fm dha detaje rreth protestës, njofton Klankosova.tv.

“Gastronomët janë më gati se kurrë dhe për këtë protestë janë mobilizuar gastronomët nga të gjitha qytetet e Kosovës. Nesër do të dëgjohet jashtëzakonisht shumë zëri ynë, i cili na është ndaluar që të komunikojmë me institucionet publike, po ashtu nesër do të shihet se sa po preket ekonomia dhe se nuk po dëmtohet vetëm gastronomia por e gjithë ekonomia”.

“Si shkak i mbylljes dhe mungesës së strategjisë është duke u dëmtuar e gjithë ekonomia e vendit. Institucionet shtetërore deri tani ka kanë injoruar dhe s’na kanë dëgjuar, për këtë nesër do të ketë një tubim masiv”, tha Vrainca.

Protesta do të mbahet nesër nga ora 13:00 para ndërtesës së Qeverisë.

Muqiqi: Organizimet për festat e fundvit kanë filluar dhe besoj se do të mbahen

0

Këngëtari dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë së Kosovës, Afrim Muqiqi, vlerëson se dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë nga masat antiCOVID janë të pariparueshme.

“Humbja e terminëve është shumë e rëndësishme në këtë kohë, pasi kanë mbetur shumë dasma dhe evente në ajër pasi as nuk janë mbajtur e as nuk janë anuluar – pritet që të mbahen. Humbjet financiare po ashtu janë shumë të mëdha dhe të pariparueshme, sikur edhe nesër me u hapë të gjitha bizneset përsëri humbjet janë të mëdha”.

Muqiqi në emisionin “Hallakamë n’4” në radio KLAN fm po ashtu bëri të ditur se shumë restorante dhe hotele kanë filluar organizimin e ndejave të fundvitit, njofton Klankosova.tv.

“Organizimet për festat e fundit vitit veçse kanë filluar, janë publikuar edhe reklamat në restorante dhe hotele të ndryshme dhe besoj që këto organizime do të mbahen”, tha Muqiqi.

Kujtojmë se nesër duke filluar nga ora 13:00, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë së Kosovë do të organizoj protestë para objektit të Qeverisë.

Abdixhiku: Sot për herë të tretë u konfirmua fitorja jonë në Dragash

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot për herë të tretë u konfirmua fitorja e LDK-së në Dragash.

Abdixhiku ka shtuar se kanë qenë të bindur se vullnetin e qytetarëve nuk mund ta ndryshonte asnjëri.

“Të dashur qytetarë, Sot, për herë të tretë, u konfirmua fitorja jonë në komunën e Dragashit. Votimi i 17 tetorit, i 14 nëntorit dhe rivotimi i mërgatës i finalizuar sonte me 14 dhjetor, rikonfirmuan tri herë radhazi mbështetjen e qartë për kandidatin tonë, Dr. Bexhet Xheladini. Tendencat e vendimeve skandaloze për fitore në tavolinë, ishin korrigjuar nga Supremja pas ankimimit të LDK-së. Ishim të bindur, sikurse herën e parë e të dytë, se zëri i votuesve me postë ishte i drejtë, i pastër dhe bindës; dhe se këtë zë e këtë vullnet s’mund ta ndryshonte asnjëri. Sonte vullneti qytetar u mbajt në vend”, thotë ai.

Abdixhiku ka pohuar se LDK ka fituar 8 komuna në zgjedhjet lokale.

“LDK, përfundoj ciklin e zgjatur të zgjedhjeve lokale me 8 komuna të fituara. Dr. Xheladini i bashkohet të shtatë kryetarëve tanë të tjerë në misionin e shërbimit të drejtë e të mbarë për të gjithë qytetarët pa dallim. Dragash urime! Doktor, ju priftë e mbara”, shton ai.

Ndryshe, sonte ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Në bazë të dhënave nga QNR, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 470 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 173 vota.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut të mërkurën për vizitë zyrtare në Kosovë

0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë të mërkurën për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja, Vjosa Osmani.

Ceremonia e pritjes së tij do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova, me fillim nga ora 09:00.

Zëdhënësi i KEDS-it: Në prill energjia elektrike mund të shtrenjtohet deri në 40 përqind

0

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se situata me krizën e energjisë elektrike është alarmante.

“Situata nuk është e favorshme me prodhimin vendor, dihet çmimet e importit janë në stratosferë, i kanë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Gjendja është shumë e vështirë dhe alarmante”.

“Konsumi është në rritje konstante, që është normale me periudhën që po kalojmë, për shkak të temperaturave të ulëta, përdorimit masiv te energjisë për t’u ngrohur, konsumi është duke u rritur në mënyrë të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Buzhala.

“Tri trafo janë djegë dje për shkak të mbingarkesës, kjo situatë është alarmante, duhet t’i ndërrojmë mbi 200 trafo, për shkak se nuk janë në gjendje të mirë”.

Tutje, Buzhala theksoi se rritja e energjisë elektrike mund të shkojë deri në 40 përqind.

“Ne kemi bërë aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor, rritja është për 7 përqind, sigurisht kjo nuk do të rregulloj krejt sistemin, mirëpo në mars, prill është shqyrtimi i rregullt, presim me këto parametra që të ketë rritje akoma më të lartë, në prill rritja mund të shkojë deri në 40 përqind”.

Diaspora përmbys rezultatin në Dragash, Behxhet Xheladini i LDK-së kryetar i ri i komunës

0

Sapo ka mbaruar procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora, për kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit, Shaban Shabani nga PDK dhe, Behxhet Xheladini i LDK-së.

Sipas rezultateve , Bexhet Xheladini ka marrë 460 vota ndërsa rivali i tij, Shaban Shabani, 152 vota .

Ministrja Rizvanolli: Në sektorin publik nuk ka kuptim të rriten rrogat, në atë privat duhet të ngritet paga minimale

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nuk ka kuptim të rriten pagat në sektorin publik.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ajo ka shtuar se ky sektor punon në kushte shumë më të mira se ai privat.

“Në sektorin publik nuk ka kuptim të rriten pagat, duke qenë se veç janë 25 për qind më të larta se sa në sektorin privat. Sektori publik punon në kushte të punës shumë më të mira dhe me produktivitet e orë të punës me të ulëta, ndërsa në sektorin privat absolutisht se duhet të rritet paga minimale dhe kjo do të bëhet, por që kërkon ndryshime legjislative që marrin kohë, e kur do të bëhet kjo saktësisht këtë mund t’iu tregoj ministri i Financave”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se situata energjetike në Kosovë gjatë tri ditëve të ardhshme pritet të rëndohet, duke shtuar se mjetet e parapara për import të rrymës për tërë vitin janë shpenzuar për vetëm dy muaj.

“KEK-u zakonisht operon me dy blloqe të termocentralit ‘Kosova A’ dhe dy blloqe të ‘Kosova B’, që i bie rreth 800MW në orë. Është bërë përpjekje edhe e shtimit në funksion të një blloku tjetër të ‘Kosova A’, duke rritur për 120MW kapacitetet. Fatkeqësisht tentimi për t’i mbajtur te tri blloqet njëkohësisht nuk ka funksionuar. Sot është dashur që një bllok i ‘Kosova B’ të ndalet për 36 orë për një riparim. Kështu që tri ditët e ardhshme, situata energjetike pritet të jetë edhe më e rënduar”, ka shtuar ajo.

Rizvanolli ka thënë se mjetet e parapara për import të rrymës për tërë vitin u shpenzuan për dy muaj.

“Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milionë për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milionë euro për import”, ka përfunduar Rizvanolli.

Pfizer: Pilula COVID vepron edhe kundër variantit Omicron

0

Kompania Pfizer këtë të martë deklaroi se pilula e saj eksperimentale për trajtimin e COVID-19 duket efektive edhe kundër variantit Omicron.

Kompania thotë gjithashtu se rezultatet e plota të studimit të saj me 2,250 persona konfirmuan rezultatet e hershme premtuese të pilulës kundër virusit si: redukton shtrimet e kombinuara në spital dhe vdekjet me rreth 89 përqind midis të rriturve me rrezik të lartë kur merret menjëherë pas simptomave fillestare të COVID-19, shkruan AP.

Po ashtu u bë e ditur se testimi i veçantë laboratorik tregon se pilula ruan fuqinë e saj ndaj variantit Omicron, siç kishin parashikuar shumë ekspertë.

Pfizer testoi ilaçin antiviral kundër një versioni të krijuar nga njeriu të një proteine kryesore që varianti Omicron përdor për të riprodhuar veten.

Përditësimet vijnë pasi rastet e COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital po rriten sërish dhe SHBA-ja ka rreth 800 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave pritet të vendosë së shpejti nëse do të autorizojë pilulën e Pfizer dhe një pilulë konkurruese nga Merck, e cila iu dorëzua rregullatorëve disa javë më parë.

Nëse jepen, pilulat do të ishin trajtimet e para për COVID-19 që amerikanët mund të merrnin në një farmaci dhe t’i merrnin në shtëpi.

Të dhënat e Pfizer mund të ndihmojnë në sigurimin e rregullatorëve për përfitimin e ilaçit të saj pasi Merck zbuloi përfitime më të vogla se sa pritej për ilaçin e saj në testimin përfundimtar. Në fund të muajit të kaluar, Merck tha se pilula e saj reduktoi shtrimet në spital dhe vdekjet me 30 përind te të rriturit me rrezik të lartë.

Kurti: Ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet Kosovës e Shqipërisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, që udhëhiqej nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit thuhet se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve, në veçanti në politikën e jashtme të të dyja shteteve, ishin tema kryesore e takimit.

Duke theksuar stabilitetin institucional në të dy shtetet, si rezultat i udhëheqjes nga qeveri që kanë shumicën në parlament, kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, tha se duhet të shfrytëzohet ky moment për angazhim edhe më të madh të deputetëve në intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

“Roli i deputetit nuk është vetëm miratimi i ligjeve, por edhe angazhimi për promovimin dhe mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha Balla.

Ai tha se resurset dhe përvoja e deputetëve shqiptarë do të jenë në shërbim të lobimit dhe mbrojtjes së interesit të Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti u shpreh i nderuar për vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe u pajtua se ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.

Në kohën e krizës energjetike që ka përfshirë Evropën dhe rajonin, Kurti vuri theksin sidomos te bashkërendimi i politikave energjetike.

“Bashkërendim politikash nevojiten edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Kurti duke shtuar se blerja e objekteve dhe vendosja e ambasadave në ambiente të përbashkëta do të kursente buxhetet dhe do të lehtësonte bashkëpunimin.

Rryma mund të shtrenjtohet për 7% në Kosovë

0

Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm.

Një rritje të tillë e ka kërkuar Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i saj, Viktor Buzhala.

“Kemi bërë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Kërkesa është që të rriten tarifat e energjisë elektrike për 7 për qind”, tha ai.

Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

Ky çmim do të jetë deri më 1 prill të vitit 2022, nëse KEDS-i dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike nuk kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga ZRRE-ja më shumë hollësi rreth rritjes së çmimit të energjisë, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk siguroi ndonjë përgjigje.

ZRRE njoftoi më 13 dhjetor se do të hapë procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, “për të reflektuar mbi çmimet e ngritura të importit”, si pasojë e krizës globale energjetike.

Kriza ka nisur tash e sa muaj, kryesisht për shkak të mungesave të gazit dhe rritjes së çmimeve të gazit.

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike në vend.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se situata është pasojë e çmimeve të larta të importit.

Ajo tha se për import të energjisë elektrike këtë vit janë paraparë 12 milionë euro, por këto mjete, sipas saj, janë shpenzuar vetëm në dy muaj.

Rizvanolli tha se nuk mund të ketë garanci se çmimi i rrymës nuk do të rritet.

Ministria e Ekonomisë, ndërkohë, është duke hartuar Strategjinë e Energjisëpër periudhën 2022-2031.

Kjo strategji, sipas ministrisë, do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht, për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Për shkak të situatës së rënduar, Qeveria e Kosovës dhe autoritetet e tjera, si ZRRE dhe KEDS, kanë kërkuar nga qytetarët që të kursejnë rrymë, në mënyrë që të mos vijë deri te mungesat.

Kriza globale energjetike ka bërë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shpallin tashmë gjendje të krizës energjetike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se kriza e tillë ka arritur edhe në Kosovë.

Aktualisht, nga termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq prodhohen jo më shumë se 550 megavate në orë, tha Buzhala.

Sipas tij, kërkesat janë për mbi 1,100 megavate dhe importi është i domosdoshëm.

“Janë duke u importuar mbi 200 megavate energji elektrike, me çmime shumë të shtrenjta. Po blejmë energji me çmime astronomike, të cilat shkojnë në 300 euro për megavat – pesëfish më shumë se vitin e kaluar”, tha Buzhala, për të shtuar se rritja e çmimit të rrymës në Kosovë do të jetë e pashmangshme.

Bedri Vllasaliu, nga Prishtina, thotë se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të jetë vështirë e përballueshme për familjen e tij 6-anëtarëshe.

“Rrymë paguajmë diku 30 euro [në muaj]. Nëse shtrenjtohet, është e papërballueshme. Sikur të ishte vetëm rryma, por janë shtrenjtuar edhe produktet tjera. Me një rrogë 300 eurosh nuk mund t’ia dalësh”, thotë ai.

Edhe për Adrian Krasniqin, i cili jeton në Prishtinë bashkë me gjashtë anëtarë të familjes, rritja e çmimit të rrymës do të sillte vështirësi.

“Rreth 85 euro më ka ardhur fatura e energjisë elektrike. Për neve, si qytetarë, shtrenjtimi është vështirë i përballueshëm”, thotë Krasniqi.

Nexhip Shylemaja thotë se për muajin nëntor ka paguar 30 euro për rrymën. Në familjen e tij 4-anëtarëshe, ngrohjen e bëjnë me djegie të drurëve.

“Nuk paguaj shumë rrymë se nxehemi me djegie të drurëve. Nuk do të ishte mirë të shtrenjtohet energjia elektrike, pasi janë shtrenjtuar të gjitha [produktet], por, siç duket, do të ketë shtrenjtim”, thotë ai.

Përveç çmimit të energjisë elektrike, që pritet të shtrenjtohet, muajve të fundit në Kosovë janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja e çmimeve ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor.

Rritja më e lartë është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. / REL

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort