Home Blog Page 3748

Kriza energjetike/Rritet çmimi i druve, ky është arsyetimi i shitësve

0

Çmimi i druve është rritur sivjet sikurse edhe i shumë produkteve tjera.

Një metër i kësaj lënde djegëse në nëntor kushtoi 45 euro.

E sasia e ngjashme në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar më lirë, 39 sosh, shkruan “Front Online” .

Shtrenjtimin prej 6 eurosh e ka evidentuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Megjithatë, shitësit e druve arsyetohen.

“Front Online” ka kontaktuar me dy të tillë gjatë ditës së martës.

Njëri ka thënë se rritja e çmimeve të produkteve tjera është manifestuar edhe me rritjen e çmimit të druve.

“I kanë rrit çmimet e krejt produkteve tjera, po i rrisim edhe na. U rrit çmimi i benzinës. S`mundemi me punu me humbje na”, theksoi një shitës për “Front Online” , që deshi të mbesë anonim.

Një tjetër këtë e lidh me shpenzime të tjera.

“Nuk e kemi malin afër ku i prejmë, po duhet me pagu dikënd me i bart drutë prej malit tek pllaci, me i pre – po ka harxhime. Tani po duhet me e rrit çmimin normal”, theksoi shitësi për “Front Online”, që po ashtu kërkoi të mos i zbulohet identiteti.

Shtrenjtimi i kësaj lënde djegëse, që kryesisht përdoret për ngrohje, po e rëndon jetën e qytetarëve.

E telashet shtohen edhe më, pasi edhe energjia elektrike, që është alternativa tjetër që përdoret për të njëjtin qëllim nga qytetarët, po kushton po ashtu jo pak.

Shto këtu edhe kërkesën e qeverisë e cila ka kërkuar kursimin e saj shkaku i krizës energjetike globale dhe përdorimin e alternativave tjera për ngrohje.

Të tillat mungojnë.

Shitja e qymyrit, që ishte njëra prej tyre, në kryeqytet është ndaluar para katër vjetësh./“Front Online”

Këto vende sot në Prizren do të mbesin pa energji elektrike

0

Përmes një komunikate për media, KEDS ka njoftuar se sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në disa vende shkaku i punimeve në rrjet.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet

Prizren

1.

Nga TS 35/10 kV Prizreni III  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Skënderbeu  (kodi: 30032006 ) nga ora 11:00 deri 16:00

Vendet:  rr. Jusuf Gërvalla, Tregu i Gjelbër dhe  Policia e trafikut.

Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Presidenti maqedonas Pendarovski viziton sot Kosovën

0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media.

OBSH deklarohet sërish për dozat përforcuese të vaksinave

0

Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19 për aq kohë sa njerëzit që kanë më së shumti nevojë për to kanë qasje në këto doza, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarët shëndetësorë në shumë shtete të botës po u bëjnë thirrje njerëzve që të marrin dozat përforcuese, pasi disa studime kanë sugjeruar se ato ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj koronavirusit.

“Është pyetja e prioritizimit. Ka rëndësi se kush ka qasje në këto doza. Dhënia e dozave përforcuese te grupet e njerëzve që kanë rrezik të ulët nga sëmundja e rëndë apo vdekja, vë në rrezik jetën e njerëzve që janë në kategorinë e personave me rrezik të lartë e të cilët ende po presin që të marrin dozat e para, për shkak se ka mungesë të furnizimeve me vaksina”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai foli edhe për variantin e ri të COVID-19, Omicron dhe tha se vaksinat ekzistuese duket se janë më pak efektive ndaj këtij varianti, por shtoi se ato megjithatë ofrojnë “mbrojtje të mjaftueshme” për të parandaluar sëmundjen e rëndë dhe vdekjet.

Varianti Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe që atëherë është raportuar në 77 shtete të botës. Por, shefi i OBSH-së tha se ky variant nuk duhet të cilësohet si më i “lehtë” se variantet paraprake, duke shtuar se ky variant mund të jetë përhapur në pothuajse gjithë botën.

“Omicroni po përhapet me një shpejtësi që nuk e kemi parë me asnjë variant paraprak. Edhe nëse Omicroni shkakton sëmundje më të lehtë, nëse rritet numri i rasteve do të mund të mbingarkojë sërish sistemet shëndetësore”, tha Tedros, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.

Në një studim të publikuar të martën, u tha se vaksina kundër koronavirusit e Pfizer/BioNTech ishte më pak efektive te personat në Afrikën e Jugut, vendin ku u detektua për herë të parë varianti Omicron.

Kreu i OBSH-së shprehu shqetësimet e tij lidhur me programet e vaksinimit të disa shteteve, që kanë nisur dhënien e dozave përforcuese për të gjithë popullatën e rritur nga frika e përhapjes së Omicronit. Ai tha se ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me efikasitetin e dozave përforcuese ndaj variantit Omicron.

Ramush Haradinaj paralajmëron protesta kundër Qeverisë

0
Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka adresuar një sërë kritikash ndaj qeverisë, nuk ka përjashtuar as mundësinë se do të protestojnë nëse situata mbetet e njëjtë.

“Jemi seriozë në punën tonë, edhe pse jemi grup i vogël parlamentar, e shihni sa seriozë jemi në punë. Por, nëse situata në tema të caktuara përkeqësohet, nuk e përjashtojmë edhe mundësinë e protestave. Por mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet institucionale”.

Haradinaj vlerëson se partitë tjera opozitare nuk janë aq ballafaquese ndaj Vetëvendosjes dhe se AAK-ja mban fronin opozitar.

“Partitë e tjera opozitare kanë një tjetër dinamikë, e kanë një rrugëtim të vetin, jo aq ballafaques me Vetëvendosjen, të paktën nuk shihet se është ashtu. Është konstatim se fronin opozitar e mban Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mbajmë ne dhe unë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Gastronomët protestojnë para Qeverisë kundër masave anti-Covid

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës sot do të protestojë nga ora 13:00, për të kundërshtuar masat ndaj COVID-19, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Arian Vranica nga kjo shoqatë tha se protesta do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë, ku bashkë me ta, do të protestojë edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës.

“Gastronomët janë më gati se kurrë dhe për këtë protestë janë mobilizuar gastronomët nga të gjitha qytetet e Kosovës. Do të dëgjohet jashtëzakonisht shumë zëri ynë, i cili na është ndaluar të komunikojmë me institucionet publike, po ashtu do të shihet se sa po preket ekonomia dhe se nuk po dëmtohet vetëm gastronomia por e gjithë ekonomia”.

314 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 314.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.892 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës.

Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.

Parashikimi i motit për sot në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK’së, do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore pritet të bie edhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Maqedonia e Veriut planifikon t’i blejë tre milionë tonë thëngjill nga Kosova

0

Maqedonia e Veriut planifikon t’i blejë tre milionë tonë thëngjill nga Kosova për të furnizuar termocentralet e veta të prodhimt të rrymës.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Ekonomisë i këtij shteti, Kreshnik Bekteshi, me një status në facebook.

Ai ka thënë, të hënën, se kanë nisur negociatat më Kosovën për importimin e linjitit.

E në një intervistë për Alsat, Bekteshi pohoi se planet janë që këta tre milionë tonë thëngjill të blihen gjatë tre vjetëve të ardhshme.

Qeveria në Shkup shpalli gjendjen e krizës energjetike më 9 nëntor për shkak të prodhimit të pakët vendor dhe sezonit të thatë, gjë që ndikoi në mosmbushjen e lumenjve më ujë.

Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për mundësinë e shitjes së thengjillit në Maqedoni të Veriut.

Vuçiq: Prishtina zyrtare s’do të na lejojë të organizojmë referendum edhe në Kosovë

0

Më 16 janar, Serbia do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë, e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar ta mbajë atë edhe në Kosovë, përkatësisht në pjesët ku jetojnë serbët.

Sipas mediave në Serbi, Vuçiqi ka njoftuar sot kabinetin qeveritar serb se ka marrë njoftim joformal se kjo nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës, njofton B92.

Më pas, ai ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun.

“Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, ka thënë Vuçiq.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort