Home Blog Page 3747

Vogëlushes, Lorena Mezraja, nëna ia dhuron veshkën, ajo ka nevojë për ndihmë financiare për transplant

0

Vogëlushja 7 vjeçare, Lorena Albert Mezraja, e cila vijon mësimin në klasën e pare, ka nevojë për ndihmë.

Ajo këto ditë do t’i nënshtrohet një operacioni ku do t’i vendoset veshka e nënës, andaj familja Mezraja kërkon nga bamirësit që t’a ndihmojnë financiarisht për t’ia rikthyer shpresën dhe për t’u rikthyer përsëri tek shokët dhe shoqet e klasës.

Shuma që është kërkuar nga mjekët në Turqi është e papërballueshme për familjen ku kërkohen 47,000 euro, ndërsa me 30,000 euro atë po e ndihmon Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë nga familja:

Urgjente

Nese nuk ke mundesi #Shpërndaje

Ju njoftojmë se Lorena Albert Mezraja 7 vjeçare, nxënëse e klasës së parë ,më shumë se kurr ka nevojë për ndihmën tonë, ajo të hënën me 31.01.2022 urgjent duhet me një avion special të udhëtojë për Turqi i cili kushton 11,000 eur ,sepse jeta e saj është vë në rrezik.

Asaj i duhet transplant i veshkës me çka nëna e saj do ta ndihmojë, mirëpo shuma që i kan caktuar mjekët është e papërballueshme për familjen 47,000€ ku me 30,000 € ndihmon Ministria e shëndetësisë!

Lutemi të gjithë juve që keni mundësi të ndihmoni Lorenën të shërohet sa më shpejtë, dhe të kthehet te shoqet e shokët e klasës.

Numrat telefon

Blerim Mezraja 049 468 646

Albert Mezraja 044 243 675

Mund te ndihmoni ne xhirollogarine e prindit, Albert Mezraja

Banka Raiffeisen Bank: 1504011001080279

Apo në Western Union, money gram Ria, në emer: Albert Mezraja

Për transfere nga jashtë shtetit:

Swift:RBKOXKPR

IBAN:XK051504011001080279

Emri:Albert Mezraja

 

Kurti takon pilotët e Ushtrisë së Kosovës: Do të investojmë në shkollim dhe pajisje të FSK-së

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, sot pritën në takim tre pilotët e Kompanisë së Helikopterëve të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës: toger Afrim Zabelin, toger Krenar Vocën, toger Atdhe Hasanin, të specializuarin për monitorim dhe orientim ajror, nëntoger Sunaj Shalën, dhe dy inxhinierë të helikopterit, rreshter Behar Zeqirin dhe rreshter Labinot Gashin.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ata për kontributin dhe rolin që kanë pasur deri tani dhe që do ta kenë edhe në të ardhmen në avancimin e Kompanisë së Helikopterëve të FSK-së.

“Ai theksoi se si ushtri jemi në fillet e gjinisë së aviacionit dhe se avancimin e shohim të rëndësishëm edhe për nevoja ushtarake, por edhe për ato shtetërore. Shkollimi dhe pajisjet janë të rëndësishme, dhe do të investojmë si shtet në të dyja, shtoi ai”, thuhet në njoftimin për media.

Pilotët i treguan kryeministrit për shkollimin që kanë kryer, për sfidat që kanë pasur e që i kanë.

Tre pilotët janë specializuar në Akademinë Ushtarake në Turqi, ashtu sikurse edhe dy inxhinierët e helikopterit, ndërsa nëntogeri Shala ka specializuar për monitorim, orientim, udhëzim e radar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë “Dr.Franjo Tugjman”.

 

IKSHPK: Omicron po rëndon situatën, mund të ngarkojë institucionet shëndetësore

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një shkrimi në Faceboik, kë kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen e të respektojnë masat anti-Covid për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Nga IKSHPK kanë thënë se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!

Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore ne ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Këshilltari i Vjosa Osmanit: Presidentja ka ulur shpenzimet në mënyrë drastike

0

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka publikuar grafikë të cilët, sipas tij, tregojnë për ulje të shpenzimeve në dreka, karburante, për akomodim dhe bileta jashtë vendit.

Sipas Kupinës, presidentja gjatë vitit 2021 ka ulur shpenzimet në mënyrë drastike.

Edhe pse nuk i ka publikuar saktë periudhat e krahasimit, në grafikët e publikuar Kupina pretendon se presidentja Vjosa Osmani ka ulur shpenzimet për 97% në dreka, 96% për karburante, 85% për akomodim jashtë vendit dhe 89% për bileta të udhëtimit jashtë vendit.

“Grafikat flasin vetë dhe shpërfaqin ule drastike shpenzimesh në të gjitha kategoritë. Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë”, ka shkruar Kupina në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ka thënë se ka pasur një interesim të madh të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e presidentes, ndërsa sipas tij, janë bërë publike, për ta mbushur kriterin e transparencës dhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie.

“Sa më racionale shpenzimet, më të më mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate”.

Këta janë grafikët e publikuar nga Bekim Kupina:

Të rinjtë e aftë po largohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor

0

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë emigracioni. Kjo është veçanërisht e dukshme në Maqedoninë e Veriut, siç tregon regjistrimi i saj më i fundit.

Vendi ka humbur të paktën 10 për qind të popullsisë prej afro dy milionë banorësh, që nga viti 2002.

Rritja e ngadaltë ekonomike dhe mungesa e investimeve kanë penguar vendin, që tani është shtëpia e vetëm 1.8 milion banorëve.

Që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, shumë maqedonas shpresonin se integrimi i shpejtë në Bashkimin Evropian, do të siguronte një të ardhme më të ndritur.

Por rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, është bllokuar në mënyrë të përsëritur për dekada me radhë, fillimisht nga Greqia dhe tani nga Bullgaria, duke sjellë dyshime të forta se vendi nuk do të bashkohet ndonjëherë me BE-në dhe si pasojë, duke nxitur shumë njerëz të largohen nga vendi.

Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovës nuk i është dhënë as statusi si vend kandidat, pavarësisht përpjekjeve të tyre, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu nuk kanë perspektiva të mira për anëtarësim me të drejta të plota, pavarësisht se të dyja konsiderohen si vende kandidate për anëtarësim dhe Serbia madje ka hapur edhe kapituj të rinj negociues me bllokun.

Në Shqipërinë fqinje, rreth 1.7 milionë njerëz ose afërsisht 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi në tre dekadat e fundit.

Me qindra mijë njerëz u larguan nga Serbia për t’u zhvendosur jashtë vendit, pas sanksioneve kundër regjimit të presidentit Slobodan Millosheviq, të shkaktuara nga luftërat e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990 dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999 për të ndalur konfliktin në Kosovë. Këto masa goditën rëndë ekonominë dhe disa vlerësime sugjerojnë se deri në 10 mijë mjekë janë larguar nga vendi në 20 vitet e fundit.

Në Bosnjë e Hercegovinë, hulumtimet nga OJQ-të lokale, tregojnë se të paktën 400 mijë boshnjakë kanë emigruar gjatë tetë viteve të fundit.

Kriza më e fundit politike e vendit – e konsideruar si më e rënda që nga pavarësia dhe fundi i luftës së viteve 1992-1995 – pritet të nxisë edhe më shumë njerëz të largohen nga vendi në një të ardhme të afërt.

Por për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Hercegovinën dhe Serbinë, shembulli i Kroacisë mund të tregojë se bashkimi nuk është një kurë magjike për hallet e tyre.

Që nga bashkimi me bllokun në vitin 2013, popullsia kroate prej pak më shumë se 4 milionë banorësh, është tkurrur me gati 10 për qind në një dekadë, sipas zbulimeve paraprake të censusit.

OKB parashikon se Kroacia do të ketë vetëm 2.5 milionë banorë deri në fund të shekullit. Demografët paralajmërojnë se popullata tashmë e vogël e vendit, mund të vuajë humbje të mëtejshme.

Në dhjetor, autoritetet u përpoqën të ndalnin “largimin e trurit”, duke u premtuar emigrantëve kroatë në BE një shumë deri në 26 mijë euro për t’u rikthyer dhe për të nisur një biznes në vend.

NATO i bën thirrje Evropës të diversifikojë furnizimin me energji

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Evropa duhet të diversifikojë furnizimet e saj me energji, pasi Britani paralajmëroi se është e mundshme që Rusia, furnizuesi kryesor i gazit natyror, të tentojë të pushtojë Ukrainën.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën energjetike në Evropë, sepse ajo tregon cenueshmërinë e të qenit shumë të varur nga një furnizues i gazit natyror dhe kjo është arsyeja pse aleatët e NATO-s bien dakord se ne duhet të punojmë dhe të fokusohemi në diversifikimin e furnizimeve”, tha Stoltenberg.

Derisa NATO ka shprehur shqetësimin për cenueshmërinë energjetike të Evropës, Moska zyrtare mohon se po planifikon një pushtim, teksa të dielën tha se do t’i kërkojë NATO-s të sqarojë nëse synon të zbatojë angazhimet kryesore të sigurisë.

“Nëse nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë, atëherë duhet të shpjegojnë pse”, tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në televizionin shtetëror. “Kjo do të jetë një pyetje kyçe në përcaktimin e propozimeve tona të ardhshme”, shtoi ai, raporton “The Guardian”.

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth një të tretën e furnizimeve të saj me gaz dhe çdo ndërprerje do të përkeqësonte një krizë ekzistuese energjetike të shkaktuar nga një mungesë.

Stoltenburg njoftoi se kjo organizata paqeruajtëse nuk kishte plane për të vendosur trupa luftarake në Ukrainën jo-anëtare të NATO-s në rast të një pushtimi rus, duke thënë se janë të fokusuar në ofrimin e mbështetjes.

2390 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe dy mijë e 390 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 336 testime të bëra. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje nga ky virus.

Sot janë shëruar një mijë e 291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166 mijë e 282.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 35 mijë e 51.

Në këto 24 orë janë dhënë dy mijë e 556 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Klankosova.tv

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

Deri më sot 805 mijë e 86 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 77 mijë e 437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Presidenca publikon shpenzimet ndër vite, harxhimet më të mëdha më 2019

0

Zyra e Presidentes ka bërë publike së fundmi shpenzimet e shefes së shtetit dhe kabinetit të saj, duke bërë krahasime me shpenzimet e paraardhësve të saj në këtë pozitë.

Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook disa grafika të cilat shpërfaqin përqindjet e shpenzimeve të këtij institucioni që nga viti 2013.

“Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve. Grafikat flasin vetë dhe shpërfaqin ulje drastike shpenzimesh në të gjitha kategoritë. Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë”, ka shkruar Kupina krah këtyre grafikëve.

Këto grafike tregojnë përqindjet e shpenzimeve për dreka dhe darka, ku kabineti dhe presidentja aktuale e Kosovës, thuhet se ka shpenzuar më së paku për vitin 2021, përkatësisht 2.714 mijë euro, apo 97.4 për qind më pak se presidenca e vitit 2017 që kishte shpenzuar në total 102.906 mijë euro.

Shifra të larta u panë edhe përgjatë presidencave sa i përket shpenzimeve në karburante, ku numri më i lartë është shënuar përgjatë vitit 2019, me gjithsej 130.405 mijë euro.

Sipas grafikave të bëra publike nga Kupina, akomodimi jashtë vendit, presidentit dhe stafit të tij gjatë vitit 2019 i kishte kushtuar 175.036 mijë euro, vetëm rreth 3 mijë euro më shumë se gjatë vitit 2018.

Shpenzime marramendëse janë parë edhe në grafikën që pasqyron harxhimet e zyrës së presidentit për biletat për udhëtim jashtë vendit.

Edhe në këtë grafike, viti 2019 ishte i renditur më së larti në listë sa i përket këtyre shpenzimeve, me gjithsej 336.766 mijë euro.

 

Molliqaj paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk flet për shuplakën që ia dha policit

0

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur një ditë pas protestës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar të dëgjohet vullneti i qytetarëve dhe të kthehet prapa propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për ndryshimin e tarifave.

Ai ka paralajmëruar se protestat dhe aksionet do të vazhdojnë derisa të plotësohen këto kërkesa.

Molliqaj nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me videon e publikuar ku shihet teksa i bie me shuplakë njërit prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Të dëgjohet vullneti i qytetarëve, të kthehet mbrapsht propozimi për shtrenjtim të rrymës

Pabarazia socio-ekonomike në Kosovë është shumë e thellë. Çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve bazike ushqimore e higjienike janë rritur shumë tashmë. Familjet që i përkasin shtresës së varfër dhe asaj të ulët me vështirësi ia dalin në fund të muajit.

Në këtë situatë, propozimi për shtrenjtim të energjisë elektrike është absolutisht i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa.

Escobar dhe Lajcak vijnë nesër, priten mesazhe të qarta rreth dialogut

0

Nesër do të mbërrijnë në Kosovë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin. Madje, sipas njohësve të procesit të dialogut, liderëve institucionalë do t’i parashtrohen edhe kërkesat e sekretarit amerikan, Blinken për gjetjen e zgjidhjes për të pagjeturit dhe marrëveshjen për energjinë në veri.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për KosovaPress se pret që Lajçak dhe Escobar t’i kenë kërkesat e unifikuara sa i përket palës kosovare.

Ai thotë se të njëjtit do të kërkojnë përshpejtim të dialogut në tema të caktuara.

“Besoj se zotëri Lajcak dhe Escobar do t’i kenë të unifikuara kërkesat sa i përket palës kosovare. ShBA-të po mundohen në një mënyrë të riformatizojnë dialogun, përshpejtuar me tema të caktuara. Ndoshta për t’i dhënë edhe një kornizë me afate, pasi nuk mundet të shkojë në dialog për dhjetë vite dhe të flitet për tema të njëjta. Po besoj se kërkesat do të ndërlidhen edhe me kërkesën e sekretarit Blinken, sa i përket marrëveshjes për energjinë në veri të Kosovës, të pagjeturit dhe normalisht për të gjitha vendimet të gjykatave që duhet të zbatohen nga institucionet e Kosovës”, thotë ai.

Presion më të madh të Escobar dhe Lajcak për themelimin e Asociacionit po pret, analisti politik, Arton Demhasaj.

“Mesazhet do të jenë të qarta, ato kanë me pa se cili është qëllimi politik në Kosovë për këto mesazhe. Pastaj do të priten edhe zgjedhjet në Serbi që do të mbahen në fillim të prillit, sapo të krijohen institucionet e reja në Serbi me gjasë shumë shpejt mund të ketë takime që do të mbahen me pretendimin që marrëveshja mund të afrohet… Mesazhet do t’i jepen ndoshta edhe në mënyrë të shkruar para kryeministrit Kurti, që duhet urgjentisht të rikthehet në tavolinën e dialogut me pretendimin se shumë shpejt të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfundonte me njohje reciproke… Me gjasë presioni i zotëri Lajcak edhe Escobar do të lidhet me çështjen krijimit të Asociacionit dhe pastaj të ketë një marrëveshje përmbyllëse që do të përfundonte me njohje reciproke”, thotë ai.

Megjithatë, pavarësisht vizitës treditore të ndërmjetësuesve të dialogut, Dritëro Arifi thotë se nuk do të ketë dinamikë të madhe të dialogut para zgjedhjeve në Serbi.

“Nuk mendoj se mund të përshpejtojë (dinamikën e dialogut) të paktën para prillit. Edhe nëse mund të ketë ndonjë takim mund të jetë sa për t’i qetësuar palët. Në një mënyrë për të përcjellë një fotografi se palët kanë gjetur mirëkuptim. Do të jetë më shumë një takim sa për të treguar një paqe mes dy kombeve. Besoj se takimet më të nxehta do të bëhen pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi”, shton ai.

Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Escobar dhe Lajçak do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort