Home Blog Page 3746

Shqiptarët shndërrojnë pyjet e Spanjës në plantacione kanabisi

0

33 persona shumica e tyre shqiptarë, janë arrestuar në Spanjë pasi akuzohen për kultivim në sasi të mëdha të kanabisit.

Operacioni i policisë spanjolle u kodua “Albacos” dhe ka arritur të çmontojë një rrjet kompleks kriminal të dedikuar për kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e marijuanës në nivel ndërkombëtar.

33 persona (11 në Segovia, 11 në Andaluzi, 5 në Castilla-La Mancha, 4 në Aragon dhe 2 në Madrid) janë arrestuar si autorë të dyshuar ndërsa 21 prej tyre u dërguan në burg.

Hetimi nisi në fund të vitit të kaluar duke zbuluar, falë bashkëpunimit me qytetarët, katër persona të shtetësisë së huaj, të parregullt dhe pa aktivitet pune, të cilët lëviznin në lokacione të ndryshme në provincën e Segovias. Këta persona mbanin takime të vazhdueshme , duke mbajtur masa të shumta sigurie.

Hetimi bëri të mundur përcaktimin se ishte një organizatë e dedikuar për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës për shitje në vendet evropiane dhe se kishte kapacitet për të kultivuar dhe përpunuar për shitje më shumë se 50,000 bimë marijuanë në vit, thënë ndryshe një sasi më shumë se 1500 kilogramë lëndë narkotike për t’u eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Policia spanjolle arriti të futet në kampet e mëdha në zona të pyllëzuara ku rriteshin sasi të mëdha të bimëve marihuanë, të njohura si plantacione guerile, disa prej të cilave kishin më shumë se 5000 bimë. Në këto kampe, anëtarët e organizatës qëndruan të fshehur për periudha të gjata kohore, ndërsa anëtarët e tjerë i mbështetnin herë pas here me logjistikën e mirëmbajtjes.

Rezultatet e hetimit:

20,000 bimë marihuanë
150,000 gram boçe kanabisi të paketuara me vakum gati për eksport.
U çmontuan 12 plantacione “të brendshme” dhe “të jashtme”.
7 automjete
1 varkë me motor jashtë
1 armë e shkurtër e qitjes
Dokumentacion të shumtë në procesin e analizës kriminale.
Një mori makinerish për kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e marijuanës me vlerë mbi 300,000 euro.

11 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
created by dji camera
15 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 314.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Në Kosovë pritet të ngritet edhe çmimi i ujit

0

Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit, një sasi e madhe e ujit të prodhuar për pije nuk arrin të faturohet fare.

Rritja e paralajmëruar e çmimit, megjithatë, nuk lidhet me sasitë e humbura, por me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera bazike.

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) tha se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë metra kub ujë.

Nga kjo sasi janë faturuar apo shitur rreth 68 milionë metra kub, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sasia e ujit të pafaturuar është 84 milionë metra kub.

Sipas raportit vjetor të ARRU-së, uji humbet për shkak të infrastrukturës së vjetër, dëmtimeve nga punimet në infrastrukturën rrugore dhe lidhjet e paligjshme.

Uji i humbur thuhet se ndikon drejtpërdrejt në mbulimin e kostos dhe fitimet e operatorëve shpërndarës të ujit. Në Kosovë operojnë shtatë kompani rajonale të ujit, të cilat i furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

Për Çaush Bajrushin, i cili ka punuar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe tani është në pension, humbja e ujit është një gjë e pakuptueshme.

Sipas tij, problemi më i madh në industrinë e shërbimeve të ujit, gjatë dy dekadave të fundit, është lidhja ilegale e qytetarëve në sistemin e ujësjellësit.

“Përveç infrastrukturës së vjetruar, mbi 25 për qind në këtë sistem janë kyçje ilegale. Lufta e institucioneve duhet të jetë tek identifikimi i personave të lidhur në mënyrë joligjore dhe të merren masa ndaj tyre”, thotë Bajrushi.

Ilir Abdullahu, profesor i Lëndës së Hidraulikës, Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Kolegjin privat UBT në Prishtinë, thotë se eliminimi i tërësishëm i humbjeve të ujit është i vështirë, por, megjithatë, institucionet e nivelit lokal dhe atij qendror “duhet të bëjnë më shumë” në këtë drejtim.

“Duhet të investohet në rrjetet e amortizuara, në ujëmatës të rinj. Kurse, te humbjet komerciale, duhet të ketë një kontroll shumë më të ashpër, që uji i pijshëm të mos keqpërdoret për nevoja të tjera. Që nga përfundimi i luftës [më 1999], uji i pijes përdoret qoftë në toka bujqësore, qoftë në kopshte, në rrugë. Nga muaji maj e deri në muajin shtator shihet se keqpërdoret. Për shkak të kyçjeve ilegale, kompanitë rajonale operojnë me këtë shkallë të humbjes së ujit”, thotë Abdullahu për Radion Evropa e Lirë.

Barra e humbjeve nuk duhet t’u ngarkohet qytetarëve

Për të mbuluar humbjet nga uji i pafaturuar, kompanitë rajonale kërkojnë rritjen e tarifave të ujit, thotë Bajrushi, por, sipas tij, barra e humbjeve nuk duhet bartur te qytetarët.

“Nuk është arsye që për shkak të humbjeve të ujit, të rrisin tarifat në kurriz të qytetarëve, për të mbuluar shpenzimet e tyre financiare”, thotë Bajrushi.

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit është institucioni përgjegjës për caktimin e tarifave të shërbimeve të ujësjellësit. Zyrtarë të këtij institucioni thonë për Radion Evropa e Lirë se çmimi për një metër kub ujë ka mundësi të rritet për 1 ose 2 centë.

Për konsumatorët shtëpiakë, tarifat aktuale për shërbimet e ujësjellësit për një metër kub ujë janë 0.43 euro, kurse për konsumatorët komercialë dhe institucionalë 0.69 euro.

Sipas zyrtarëve të ARRU-së, rritja eventuale e çmimit nuk bëhet për shkak të humbjeve të ujit, por konsiston me rritjen e çmimeve të produkteve bazike, siç janë energjia elektrike dhe derivatet.

“Duke ditur se për të dërguar ujin e trajtuar deri te konsumatori final nevojitet energji elektrike e konsiderueshme, këto shpenzime kanë ndikim direkt edhe në lartësinë e tarifave”, thuhet në deklaratën e ARRU-së dhënë Radios Evropa e Lirë.

Disa qytetarë të anketuar në Prishtinë shprehen të shqetësuar me mundësinë e rritjes së tarifave të ujit, në kohën kur në Kosovë kanë pësuar rritje çmimet e shumë produkteve ushqimore dhe ndërtimore. Zyrtarët kanë paralajmëruar rritje edhe të çmimit të rrymës deri në 7 për qind.

“Uji është produkt elementar dhe një rritje e çmimit nuk do të duhej të ndodhte”, thotë Idriz Bërbatovci, punonjës në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Në familjen time 5-anëtareshe, fatura e ujit vjen nga 18-19 euro. Kjo vlerë është e lartë, kur merren parasysh edhe shërbimet tjera dhe gjërat e nevojshme për jetë. Në Korporatën Energjetike të Kosovës, pagat janë pak më dinjitoze, por paramendojeni një faturë të tillë për familjet me asistencë sociale apo për punonjësit në sektorin privat. Kjo rritje nuk duhet të ndodhë”, thotë Bërbatovci.

Blerina Sinani, punonjëse në një kompani private në Prishtinë, thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta lejojë rritjen e tarifave të ujit.

Sipas saj, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit është ndërmarrje publike, andaj “nevojitet ndërhyja e Qeverisë”.

“Sinqerisht, pres ndërhyrjen e Qeverisë në këtë situatë. Sepse, nëse edhe tarifat e ujit të pijshëm rriten, pas ngritjes së çmimeve të artikujve të tjerë, nuk e di se si do t’i përballojmë shpenzimet mujore si familje, me pagat që i marrim”, thotë Sinani.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë.

Në Kosovë, 78 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm përmes sistemeve publike të menaxhuara nga kompanitë rajonale të ujësjellësit. Qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.

Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badoci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibri në Mitrovicë, Morava e Binçës në Anamoravë dhe Lepenci në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë.

Osmani i “Stupcave” ironizon: “M’ka hupë shkrepsa e sun po e dhezi një qiri me kursy rrymën”

0

Aktori i “Stupcave”, Osman Azemi, ka ironizuar me thirrjet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, për ta kursyer energjinë elektrike.

Osmani ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se po e ndriçon shtëpinë me dritën e frigoriferit për ta kursyer energjinë.

Abdixhiku për krizën energjetike: Qeveri e paaftë, tallëse dhe e vonuar

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për krizën energjetike, duke thënë që një situatë e tillë ishte paralajmëruar tash e pesë muaj, por që këto paralajmërime sipas tij s’ishin dëgjuar.

Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe të vonuar, transmeton Sinjali.

Postimi i plotë:

Një krizë e paralajmëruar;

Një Qeveri e paaftë, tallëse dhe e vonuar.

Kriza e sotme energjetike është paralajmëruar tash e pesë muaj. Në mot të ngrohtë, institucionet energjetike, ekspertët e brendshëm e të jashtëm pa dallim, kishin rekomanduar kontraktimin e energjisë elektrike përderisa çmimet ishin të lira; pesëfish më të lira se sa çfarë blejmë si shtet sot. Në atë kohë rekomandoheshin dhe revitalizimet e blloqeve, subvencionimet e operatorëve, organizmi i prodhimit e planet kursyese si parapërgatitje për dimrin e ftohtë.

Këto paralajmërime nuk ishin dëgjuar. Në kohën kur vendet e rajonit bënin garë për blerjen e energjisë elektrike me çmim më të lirë, Kryeministri ynë krekosej nëpër qendra rajonale e evropiane me narracione fiktive për zhvillimin të pashembullt ekononomik që Kosova me të po e përjetonte.

Sot, zhvillimi i pashembullt ekonomik i tij është pa rrymë!

Tani kë do të fajësojnë për këtë krizë? Një Qeveri që i ka krejt; i ka dhe njerëzit e vet të vendosur së fundmi në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik, nuk arrinë të sigurojë as një produkt bazik në këtë zhvillim të pashembullt ekonomik.

Për paaftësinë e tyre do të fajësohen qytetarët tanë. Për shpenzimin e energjisë në “joystick”, “larje të dhëmbëve me ujë të ngrohtë”, e për vet çmimin e lirë të energjisë. Tani edhe çmimi i energjisë na u bë i lirë. Kjo parahyrje e tyre është paralajmërim për shtrenjtimin e radhës që do t’i bëjnë. Por as shtrenjtimi i rrymës e as rekomandimet tallëse për kursim nuk do ta kapërcejnë ketë krizë që sapo ka nisë.

Sepse reagimi është i vonshëm. Sepse s’dinë!

Kosova po futet në një dimër të reduktimeve, mungesës së ngrohjes, uljes së prodhimit të bizneseve e pa aftësië qeverisëse për t’i prirë problemeve me kohë; një praktikë tanimë e zakonshme për ta. Sot intervenimet e Qeverisë janë të vonshme; sepse janë të vonshme janë dhe të shtrenjta; e sepse janë të shtrenjta janë dhe pa zgjidhje.

Kjo Qeveri, e aftë për të krijuar konflikte, është e paaftë për të krijuar zgjidhje. Qeverisja para së gjithash është menaxhim dhe përgjegjësi. Gjyetia e fajësimit ndaj të shkuarës as nuk i mbanë dritat e ndezura as shtëpitë familjare të ngrohura..

Nis protesta e gastronomëve para Qeverisë

0

Ka nisur para Qeverisë së Kosovës, protesta e thirrur nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit.

Kjo protestë e cila mban moton “BOLL MA”, po realizohet për shkak se ata po pretendojnë se Qeveria e Kosovës po ia pamundëson veprimtarinë e tyre pa asnjë mbështetje, transmeton Indeksonline”

“Ju ftojmë t’i bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj. Të mërkurën më 15 dhjetor, në ora 13:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë”, ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e e tyre.

Para Qeverisë shihen edhe disa pjesëtar të Policisë së Kosovës.

4 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici, vetëm dy persona u dërguan në mbajtje

0

4 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici, vetëm dy persona u dërguan në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Mirëpo vetëm dy persona janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Dje në orën 19:10 një grua në Prizren ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ditën e djeshme në orën 17:24 në Klinë është arrestuar një burrë pasi që kishte kanosur verbalisht nënën dhe vëllain e tij si dhe kishte demoluar disa orendi shtëpiake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dje në orën 01:00 është arrestuar një burrë pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje edhe në Rahovec.

Sipas policisë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Përparim Rama reagon për ndërprerjen e ngrohjes në kryeqytet

0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet lidhur me ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit.

Sipas Ramës, ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Nga këta të fundit, kryetari tha se ka marr siguri që çështja do të rregullohet deri nesër.

“Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar. Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër”, ka shrkuar Rama në një postim në “Facebook”.

Deputeti i VV-së paralajmëron spastrime në KEK

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajcinovci ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook pas ndaljes së furnizimit me ngrohje nga Termokosi.

Deputeti Bajcinovci përmes këtij reagimit ka paralajmëruar spastrime në KEK.

Postimi i plotë i tij:

Aksioni në Karaçevë, Sveçla jep detaje: U godit rrjeti i kazinove, rrënuam objekte

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë informacione për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Sveçla ka thënë se është goditur një rrjet ilegal i kazinove dhe se ka të arrestuar në këtë aksion.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort