Home Blog Page 3745

Stavileci: Qeveria po rrezikon t’i lë qytetarët e Kosovës në terr e pa ngrohje gjatë dimrit

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë sot se qeveria aktuale e ka lënë Kosovën tërësisht të papërgatitur për t’u përballë me pasojat e krizës energjetike.

”Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj më të thellë për gjendjen e krijuar në vendin tonë, veçanërisht kjo që lidhet me situatën e furnizimit të rregullt me energji elektrike, e cila po bën që qytetarët tanë t’i vuajnë pasojat e rënda dhe po krijon pasiguri të madhe tek të gjithë. Qeveria aktuale e ka lënë Kosovën tërësisht të papërgatitur për t’u përballë me pasojat e krizës energjetike, të cilën e kemi paralajmëruar shumë muaj më parë, e edhe përkundër këtyre paralajmërimeve, fatkeqësisht ajo as sot e kësaj dite nuk e ka ndërmarrë ndonjë veprim”, u shpreh ai.

Duke folur për krizën energjetike që ka kapluar vendin, në një konferencë për media, ai tha se gjatë muajve të fundit, mbarë Evropa ka përjetuar rritje marramendëse të çmimeve të energjisë elektrike, ndërsa Qeveria e Kosovës është treguar neglizhente dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta adresuar këtë krizë, e cila afrohej me shpejtësi.

”Paralajmërimi ynë se kjo krizë e kërcënon seriozisht furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme të qytetarëve dhe bizneseve, duke rrezikuar kështu stabilitetin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe vetë sigurinë kombëtare doli realitet, ndërkaq Qeveria, jo që nuk ka bërë ndonjë veprim konkret, por, përkundrazi, aq shumë e ka neglizhuar situatën sa që çdo ditë po shohim duke kolapsuar një pjesë e sistemit, siç ndodhi sot edhe me ngrohtoren e kryeqytetit”, tha Stavileci.

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës, sipas Stavilecit, qeveritë e shumë vendeve prej kohësh janë vënë në lëvizje dhe kanë marrë masa që të përballen me pasojat e rënda nga shkurtimet në furnizim nga burime të ndryshme të energjisë.

”Kjo situatë përkeqëson mirëqenien e familjeve dhe reflekton negativisht në xhepin e secilit konsumator si rezultat i shtrenjtimit të të gjitha produkteve. Po ashtu, rrezikon t’i dëmtojë shumë rëndë bizneset kosovare që edhe ashtu ende nuk e kanë marrë veten nga kriza e pandemisë”, tha ai.

Stavileci tha se Qeveria e Kosovës jo vetëm që është treguar e paaftë dhe e papërgjegjshme për t’i paraprirë zgjidhjeve të gjendjes së vështirë energjetike të dimrit, por edhe ka ndërmarrë veprime të dëmshme në fushën e energjisë, me dështimin, refuzimin dhe bllokimin e projekteve strategjike, të cilat do ta zgjidhnin çështjen e sigurisë së furnizimit. “As refuzimi as bllokimi as adresimi i fajësisë për të kaluarën nuk prodhojnë rrymë e ngrohje për qytetarët tanë dhe për familjet e bizneset prodhuese të Kosovës”, tha ai.

Ndaj, Stavileci theksoi se PDK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të tregohet e përgjegjshme dhe të angazhohet menjëherë në koordinim me aktorët e tjerë të sektorit të energjisë për aprovimin e këtyre masave si pako emergjente ndaj situatës me qëllim që të përballohet sezoni i dimrit si dhe të evitohet shoku tarifor para Prillit të vitit të ardhshëm kur aprovohet tarifa vjetore.

Pasi foli për krizën energjetike dhe keqmenaxhimin e qeverisë aktuale me këtë sfidë, Staqvileci propozoi në emër të PDK-së që menjëherë të ndërmerren këto masa:

-Të shpallet gjendje emergjente e furnizimit me energji, sipas Ligjit për Energji, neni 25.

-Të vendoset çmimi tavan për tregun e brendshëm dhe devijimet nga ky çmim të subvencionohen nga qeveria.

-T’i kthejë në konsumatorë të rregulluar të gjithë ata të cilët janë në tregun e lirë, me qëllim që të bëhet socializimi i kostos së tyre të importit të energjisë për periudhën sa kjo krizë do të jetë prezente.

-T’i hiqet tantiema në qymyr KEK-ut dhe proporcionalisht të ulet çmimi i shitjës së kësaj Korporate me qëllim që ky përfitim të bartet tek konsumatori final.

-Të trajtohet me prioritet debllokimi i linjave të transmetimit me Serbinë (të cilat janë bllokuar nga dhjetori i vitit të kaluar) në mënyrë që të evitohen kostot e larta të transmisionit, si dhe të lehtësohet tregtimi me energji.

Pesë emrat më të shpeshtë të bebeve kosovare gjatë vitit të kaluar

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përpunuar dhe publikuar të dhënat vjetore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për vitin 2020, për herë të parë duke u bazuar në të dhëna administrative.

Të dhënat e publikuara në këtë raport paraqesin të gjitha rastet e lindjeve që kanë ndodhur gjatë vitit 2020.

Në vitin 2020 janë regjistruar 28 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21 907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 340 ishin meshkuj ose 51.8%, dhe 10 567 ishin femra ose 48.2%.

Po ashtu, ASK ka nxjerr edhe frekuencen e emrave të vajzave dhe djemve të lindur në vitin, 2020:

Më 2020, gati dyfish më shumë lindje se vdekje në Kosovë

0

Për saktësisht 8920 është shtuar popullata e Kosovës në vitin 2020. Brenda territorit pati 21 mijë e 907 lindje, ndërsa u regjistruan 12 mijë e 987 vdekje, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Nataliteti është edhe më i lartë nëse merren shifrat e lindjeve brenda dhe jashtë Kosovës. Në total, brenda dhe jashtë Kosovës u regjistruan 28 mijë e 674 lindje. Ndërkaq u regjistruan 14 mijë e 514 vdekje.

Sa i përket lindjeve brenda territorit, 51.8 për qind e lindjeve ishin meshkuj, e 48.2 për qind femra. Te vdekjet brenda territorit, 55.6 për qind ishin meshkuj ndërsa 44.4 për qind femra.

Brenda e jashtë territorit u regjistruan 14 mijë e 738 kurorëzime. Mosha mesatare e të martuarve brenda territorit (13 mijë 463 kurorëzimeve) ishte 29-vjeçare.

Për 12 muaj janë regjistruar 1 614 raste të shkurorëzimeve.

Mjekët ultimatum Kurtit: Ju presim deri të hënën, të martën shihemi në grevë 24 orëshe

0

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i kanë dhënë institucioneve kohë që deri të hënën t’i thërrasin në dialog social ose përndryshe sipas tyre nga e marta më datë 21,12,2021 do të futen në grevë të përgjithshme 24 orëshe.

Ky është njoftimi i plotë:

Këshilli Drejtues i FSSHK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021 ka vendosur unanimisht që ti hap rrugë dialogut social duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucional sikurse Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Punëve të brendshme dhe administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale si dhe Komisionit për buxhet dhe financa, me të vetmen kërkesë,diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së mirëpret nga të lartëpërmendurit zhvillimin e takimeve më së largu deri të Hënën me datë 20.12.2021, nëse nuk do të realizohet asnjë takim deri me këtë datë, Këshillin Qendror Grevist është autorizuar nga Këshilli Drejtues i FSSHK-së që me datë 21.12.2021 e Martë të mbaj Grevë të Përgjithshme 24(njëzetekatër) orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore.

Këshilli Drejtues i FSSHK është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor por edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së Gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësor , andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë kruciale për vazhdimin e veprimeve sindikale.

Me respekt,

Këshilli Drejtues i FSSHK-së

2 mijë e 413 persona u vaksinuan brenda 24 orëve në Kosovë

0

2 mijë e 413 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 875 mijë persona janë imunizuar me dozën e parë ndërkohë 774 mijë e 547 qytetarë kanë marrë të dyja dozat.

Numri total i dozave të administruara në vend ka shkuar në mbi 1.65 milionë.

Associated Press raporton për protestën e gastronomëve rreth masave anti-COVID 19

0

Pronarët e restoranteve dhe bareve në Prishtinë sot kanë mbajtur një protestë për ndryshimin e masave të vendosura për frenimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe Associated Press, ku theksohet që protesta është mbajtur para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Hysen Sogojeva, ka thënë fjalën hyrëse në protestën për ndryshimin e masave të vendosura për frenimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës.

Me moton “Na bosh, ju plot”, ai tha se po ju bëhet padrejtësi derisa po paralajmëron edhe shuarje të shumë bizneseve.

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

0

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i Procedurës Paraprake.

Këtë e bëri të ditur sot në seancë, avokati i Thaçit, Gregory Keohe

“Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet”, tha ai.

Kësisoj, gjykata me kërkesë të avokatëve ka marrë vendim që të zgjatet afati edhe për rishikimin tjetër të paraburgimit.

Policia: Në Karaçevë u konfiskuan 96 aparate të lojërave të fatit

0

Dy persona janë arrestuar nga Policia në aksionin kundër kazinove ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Po ashtu edhe disa persona janë në kërkim që janë identifikuar nga organet e rendit.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Hashani tha se janë rrënuar tri objekte.

“Dy persona janë arrestuar në Karaqevë, tri objekte janë rrënuar dhe disa persona janë në kërkim. Personat në kërkim janë të identifikuar nga Policia”.

Hashani bëri të ditur se janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i aparateve të lojërave të fatit.

“Janë konfiskuar 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza kompjuterike, tre llaptop, tre monitor, dy TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë , një gjenerator si dhe 469,15 euro që janë gjetur në aparatet e lojërave të fatit”.

Ai theksoi se si vazhdimësi e operacionit janë kontrollu shtëpitë dhe objektet përcjellëse ku jetojnë të dyshuarit si dhe objektet tjera ku janë zhvilluar veprimtaritë e lojërave të fatit.

Të gjitha aparatet dhe gjeneratori sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan tha se edhe Inspekcioni Komunal i Kamenicës e ka asistuar Policinë e Kosovës në rrënimin e tri objekteve të cilat janë ndërtuar pa leje në të cilat kanë qenë duke u ushtruar veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa një objekt tjetër, është mbyllur dhe shirituar nga Inspeksioni Komunal, Kamenicë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim të personave tjerë si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore.

Shaban Shabani i PDK-së pranon rezultatin për Dragashin dhe uron Behxhet Xheladinin

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, përmes një postimi në facebook, ka pranuar rezultatin zgjedhor pas numërimit të votave nga diaspora, dhe ka uruar kundërkandidatin e tij, Behxhet Xheladini, për postin e kryetarit të cilin për katër vite e kishte mbajtur ai.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë të komunës së Dragashit!

Dje u numëruan fletëvotimet e ardhura me postë nga ana e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë dhe përfundimisht u rivendos rezultati i zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Si të tillë, këtë rezultat e pranojmë, duke e respektuar kështu, vullnetin e shumicës së qytetarëve si themel i demokracisë, i cili nxjerr fitues kundërkandidatin tim z. Xheladini, të cilin e uroj për zgjedhjen në krye të komunës për mandatin e ri.

Pavarësisht që vullneti i shumicës së qytetarëve që kanë votuar në komunën tonë ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë Partinë Demokratike të Kosovës si parti fituese përballë dy subjekteve të tjera opozitare, sidoqoftë, votat e diasporës qartazi janë shprehur në favor të mbështetjes së opozitës së deritanishme.

Në këtë rast, dëshiroj të falëndëroj me përultësi të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe strukturat e PDK-së – Dega në Sharr, për punën e tyre të jashtëzakonshme, e cila ka nxjerrë suksesshëm partinë tonë si subjekt fitues për 14 vite me radhë, përfshirë edhe këtë mandat, si parti e parë në kuvendin komunal.

Po ashtu, falëndëroj edhe partnerët e koalicionit për bashkëpunimin korrekt dhe të sinqertë edhe përgjatë mandatit qeverisës, por edhe në këtë proces zgjedhor.

Jam krenar me Partinë Demokratike të Kosovës për mbështetjen e pakursyer për kandidaturën time, si dhe për qasjen institucionale dhe demokratike që kemi ndjekur përgjatë këtij procesi zgjedhor, duke përfshirë edhe procesin paraprak ankimor pranë instancave gjyqësore kompetente.

Të dashur qytetarë,

Në jetën demokratike të komunës tonë, ky as nuk ka qenë e as nuk do të jetë procesi i fundit zgjedhor. Ne jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe bashkëndjejmë me respekt edhe sfidat dhe sukseset e njëri-tjetrit. Prandaj, le të shërbejë ky rast si moment reflektimi për të mirën tonë të përgjithshme, e asesi si pikë e dallimeve e mospajtimeve tona.

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Sharr, ka mbështetje të gjerë popullore, gëzon një stabilitet të fuqishëm politik dhe do të ringrihet edhe më fuqishëm përballë betejave zgjedhore e demokratike.

Do të qëndrojmë krenarë në opozitë dhe nuk do të mjaftohemi për të kritikuar eventualisht për punët dhe mospunët e ekzekutivit të ri, por duke qenë subjekt me traditë të gjatë institucionale, ne fuqishëm do të ofrojmë edhe alternativën tonë qeverisëse opozitare për ta rikthyer PDK-në në vendin e saj të merituar.

Sinqerisht, i Juaji,

Shaban Shabani

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për shkarkim të anëtarëve të KPMSHCK-së

0

Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Kushtetuesja ka njoftuar se është vendosur që vendimi i Kuvendit për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, s’ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe për këtë ka vendosur ta shfuqizojë këtë vendim, njofton Klankosova.tv.

Më 30 qershor 2021, Kuvendi votoi për shkarkimin e pesë anëtarëve të këtij Këshilli, derisa ndaj këtij vendimi ishte ankuar Partia Demokratike e Kosovës.

Më poshtë komunikata e plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën KO 127/21, të parashtruar nga Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit [nr. 08-V-029], të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 30 qershorit 2021, për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar të Kuvendit, Gjykata njëzëri vendosi që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) Vendimi [nr.08/V-029] i 30 qershorit 2021 i Kuvendit nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës; (iii) të shfuqizojë Vendimin e lartcekur; (iv) të shfuqizojë Masën e Përkohshme të përcaktuar përmes Vendimit të Gjykatës, të 21 tetorit 2021; dhe (v) të refuzojë kërkesën për seancë dëgjimore.

Gjykata rikujton që më 30 qershor 2021, duke u bazuar në rekomandimin e Komisionit të Kuvendit për Administratë Publike, Kuvendi votoi për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës. Duke kontestuar kushtetutshmërinë e këtij akti, parashtruesit e kërkesës, ndër të tjera, pretenduan para Gjykatës se Vendimi i kontestuar i Kuvendit, cenon pavarësinë e Këshillit, të garantuar me nenin 101 [Shërbimi Civil] dhe me nenin 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës, duke theksuar se Këshilli, si organ i pavarur kushtetues, nuk mund t’i nënshtrohet ndërhyrjeve nga ana e Kuvendit dhe se për shkarkimin kolektiv të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, nuk janë përmbushur asnjë nga kriteret e përcaktuara përmes Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Pretendimet e dorëzuara në Gjykatë nga një deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, ndër të tjera, theksojnë se Kuvendi në nxjerrjen e Vendimit të kontestuar ka vepruar në përputhshmëri me funksionin e tij mbikëqyrës, ndërsa rasti i ngritur para Gjykatës, nuk ngërthen çështje kushtetuese.

Në vlerësimin e pretendimeve përkatëse dhe rrethanave që ngërthen rasti, Gjykata (i) fillimisht elaboroi statusin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës dhe anëtarëve të tij, duke u bazuar në Kushtetutë, ligjet e aplikueshme dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës; (ii) elaboroi kompetencën e Kuvendit dhe kufizimet përkatëse në ushtrimin e funksionit të mbikëqyrjes së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës; dhe në fund (iii) aplikoi këto parime në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar të Kuvendit.

Përkitazi me pavarësinë institucionale të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, Gjykata, ndër të tjera, theksoi se (i) Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës është institucion i themeluar me nenin 101 të Kushtetutës për dallim nga Agjencitë e Pavarura të cilat themelohen nga Kuvendi, përmes ligjeve, bazuar në nenin 142 të Kushtetutës; (ii) Kushtetuta i ka përcaktuar Këshillit statusin e institucionit të “pavarur”, me theks në ushtrimin e funksionit të tij kushtetues, përkatësisht, “sigurimin e respektimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil”; (iii) vendimmarrja e pavarur e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës është kusht për ushtrimin e këtij funksioni kushtetues; (iv) bazuar në praktikën gjyqësore të konsoliduar të Gjykatës, është përcaktuar se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës gëzon prerogativat e një “tribunali” në kuptim të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës janë “përfundimtare, të detyrueshme dhe të ekzekutueshme”; dhe (v) kontrolli i ligjshmërisë së vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës bëhet përmes inicimit të konflikt administrativ në gjykatën kompetente, rrjedhimisht, ato i nënshtrohen kontrollit të pushtetit gjyqësor dhe jo atij legjislativ.

Përkitazi me pavarësinë e anëtarëve Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, Gjykata theksoi se (i) pavarësia e ushtrimit të funksionit kushtetues të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për “sigurimin e respektimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil” nënkupton edhe pavarësinë e anëtarëve të tij në vendimmarrje; dhe (ii) për të njëjtin qëllim, vetë Kuvendi përmes Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka përcaktuar edhe imunitetin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi “lidhur me vendimmarrjen në kuadër të funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit”, përkatësisht, për pikëpamjet e shprehura, mënyrën e votimit apo vendimet e marra gjatë punës së tyre si anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

Përkitazi me kompetencën e Kuvendit për të mbikëqyrur Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, Gjykata theksoi se (i) kompetenca e Kuvendit për të mbikëqyrë punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit është e përcaktuar në paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës; (ii) kjo kompetencë ushtrohet në përputhje me garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të përcaktuar me paragrafin 2 të nenit 101 të Kushtetutës; dhe (iii) kompetenca e mbikëqyrjes së Kuvendit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës është më tej e detajuar përmes Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe përfshinë, ndër të tjera, edhe autorizimin e Kuvendit për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit në rrethanat e përcaktuara me nenin 15 (Ndërprerja e mandatit të anëtarit të Këshillit) të këtij ligji. Megjithatë, Gjykata tutje theksoi se, ushtrimi i autorizimit ligjor për ndërprerje të mandatit, përjashton ndërprerjen e të njëjtit për shkak të “vendimmarrjes” së anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, sepse rrethana të tilla, (i) do të cenonin pavarësinë institucionale të Këshillit dhe anëtarëve të tij, siç është përcaktuar me paragrafin 2 të nenit 101 të Kushtetutës; dhe (ii) do të ishin në kundërshtim edhe me vetë përcaktimin e Kuvendit që anëtarët e Këshillit të gëzojnë imunitet nga shkarkimi për vendimmarrjen, siç është përcaktuar përmes dispozitave përkatëse të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar të Kuvendit, Gjykata rikujtoi se i njëjti është referuar në pikat 1.3 dhe 1.1 të paragrafit 1 të nenit 15 të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. E para, përkatësisht pika 1.3 e nenit 15 e këtij ligji, përcakton mundësinë e ndërprerjes së mandatit “në rastet e kryerjes së detyrave në papajtueshmëri me funksionin e tij”. Megjithatë, Vendimi i kontestuar i Kuvendit, nuk përmban asnjë fakt e arsyetim se si pesë (5) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës kolektivisht, mund të kenë ushtruar detyrat e anëtarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në papajtueshmëri me funksionin e tyre. Ndërsa, e dyta, përkatësisht pika 1.1 e nenit 15 të ligjit të lartcekur, përcakton mundësinë e ndërprerjes së mandatit “për shkelje të dispozitave të këtij ligji”. Në kontekst të kësaj të fundit, Vendimi i kontestuar i Kuvendit, thekson se “është vlerësuar se Këshilli ka vepruar në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për KPMSHCK, për arsye se nuk ka zbatuar ligjet e aplikueshme gjatë vendimmarrjes.” Gjykata, ndër të tjera, theksoi se Vendimi i kontestuar i Kuvendit, nuk i referohet asnjë fakti e arsyetimi në mbështetje të shkeljes së pretenduar të kësaj dispozite nga pesë (5) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës kolektivisht, përpos vënies theks në “vendimmarrjen” e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës. Kjo për më tepër, rezulton edhe nga fakti që Vendimit të kontestuar, i kishin paraprirë një sërë veprimesh dhe pyetjesh të Komisionit përkatës të Kuvendit drejtuar Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës përkitazi me vendimmarrjen në raste konkrete.

Në këtë kontekst, Gjykata theksoi se (i) Kuvendi ka kompetencë kushtetuese të mbikëqyrë Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, duke përfshirë mundësinë e ndërprerjes së mandatit të anëtarëve të tij në rastet e përcaktuara në Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës; por se (ii) anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës nuk mund të shkarkohen vetëm për shkak të “vendimmarrjes” së tyre sepse përkitazi me të njëjtën kanë pavarësi kushtetuese dhe ligjore, si dhe imunitet nga shkarkimi, siç është përcaktuar në vetë ligjin që ka miratuar Kuvendi.

Gjykata gjithashtu theksoi se Kuvendi duke shkarkuar (5) pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në mënyrë kolektive dhe pa shtjellimin e asnjë fakti e të bazuar në ligj, por vetëm me arsyetimin se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës “nuk ka zbatuar ligjet e aplikueshme gjatë vendimmarrjes”, përkatësisht për shkak të vendimmarrjes së tyre në raste konkrete, për të cilën anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës gëzojnë pavarësi kushtetuese dhe imunitet nga shkarkimi dhe e cila vendimmarrje, për më tepër, i nënshtrohet kontrollit të pushtetit gjyqësor dhe jo atij legjislativ, ka tejkaluar kufijtë e kompetencës së mbikëqyrjes së punës së institucioneve publike, të përcaktuar me paragrafin 9 të nenit 65 të Kushtetutës, në cenim të garancive përkitazi me pavarësinë e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në ushtrimin e funksionit të tij, të përcaktuar me paragrafin 2 të nenit 101 të Kushtetutës. Gjykata nënvizoi që, në ushtrimin e kompetencës kushtetuese për mbikëqyrjen e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, Kuvendi ka gjithashtu detyrimin që të ruajë pavarësinë e Këshillit, të cilën vetë ia ka atribuuar përmes miratimit të Kushtetutës dhe Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Për pasojë dhe përfundimisht, Gjykata konstatoi se Vendimi [nr. 08/V-029] i Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort