Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se me qëllim të rritjes së numrit të vaksinimit në zonën e Zhupës, nga sot në QMF Reçan do të stacionohet ekipa e vaksinimit kundër covid 19
me orarë pune prej 8-16.
Në ndërkohë, personave të palëvizshëm nëpërmjet ekipeve mobile nga po kjo qendër do t’i mundësohet vaksinimi në shtëpitë e tyre.
Kërkojë nga popullata që t’i përgjigjen në mënyrë pozitive kësaj nisme, thuhet në njoftim nga drejtori QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj.
Vendoset ekipi statik i vaksinimit kundër covid 19 në QMF-Reçan
RTK e suspendon nga puna Milaim Zekën
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka marrë vendim për suspendim të përkohshëm nga puna të gazetarit Milaim Zeka.
Në vendimin që e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, thuhet se “I punësuari z.Milaim Zeka, i sistemuar në vendin e punës Producent Ekzekutiv/Programi satelitor/Udhëheqësia e programit satelitor, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, suspendohet përkohësisht nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%”.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Administrata e RTK-së me datë 28.01.2022, është njoftuar me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se ndaj të punësuarit z.Milaim Zeka, janë të konfirmuara 3 aktakuza dhe dy raste të tjera janë në proces.

Ditën që përfaqësuesi amerikan erdhi në Kosovë, flamuri me stemë të UÇK-së në fshatin me shumicë serbe: A është ky inskenim i vet serbëve?
Mediat serbe sot kanë nxjerrë si kryelajm vendosjen e një flamuri me stemë të UÇK’së, të vendosur në një rrethojë në fshatin Hoçë e Madhe e Rahovecit, i banuar i tëri me pjesëtarë të komunitetit serb. Këtë e kanë raportuar si provokim të rëndë. Pyetja lind se kujt i konvenon ky provokim në ditën që në Kosovë po qëndrojnë i dërguari special i SHBA’së për rajonin, Gabriel Escobar, bashkë me ndërmjetësin e BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Një praktikë e tillë tashmë nuk është e re për Kosovën. Pothuajse çdo herë në këto 20 vite të pasluftës, sa herë që në Kosovë ka pasur ndonjë vizitë nga përfaqësues të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare, e në veçanti kur ata vinin në Kosovë për tema që lidhen me raportet e Kosovës me Serbinë, ndodhte ndonjë incident që lidhej me komunitetin serbë që jeton në Kosovë. Ndërsa kjo, nuk është e vështirë të deshifrohet, se kujt i shërben, dhe rrjedhimisht edhe kush mund ta bëjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Paraqitja e një provokimi të tillë në ditën që në Kosovë vijnë përfaqësuesi amerikan dhe ai i BE’së për dialogun, s’do mend se bëhet me qëllimin për ta paraqitur situatën e serbëve në Kosovë si shumë të rëndë, instrument të cilin më pas Serbia mund ta përdorë në negociatat gjatë takimeve me ndërmjetësit në dialog.
Siç raportojnë mediat serbe, mëngjesin e sotëm në hyrje të Hoçës së Madhe është vërejtur një flamur me stemën UÇK’së.
Tutje, në raportimet e këtyre mediave thuhet se, banorët e kësaj ‘enklavë serbe’ janë shqetësuar veçanërisht nga fakti që flamuri ishte varur në gardhin nën kishën e Shën Gjon Pagëzorit, në pronën e së cilës ndodhet monumenti i serbëve të vrarë dhe të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë. /Reporteri.net
Kryetari Totaj priti udhëheqësit e Ansamblit “Lidhja e Prizrenit”
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në takim udhëheqës të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren thuhet në një njoftim në facebook nga kryetari Totaj.
Postimi i plotë:
Qyteti i Prizrenit njihet për kulturën e veçantë, muzikën e trashëgiminë kulturore e artistike të përcjellur ndër breza. Kisha kënaqësinë të takoja anëtarët e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Lidhja e Prizrenit”, djem e vazja plot energji pozitive.
Me ta biseduam për sukseset e tyre ndër vite, sfidat, vështirësitë dhe nevojat që ata kanë. Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit do të mbështes zhvilimin dhe sukseset e të gjitha shoqërive e organizatave kulturore dhe artistike që veprojnë në Prizren, sepse kultura e sporti janë dhe mbeten prioritete të qeverisjes sonë.
Policia ndalon shoferin në autostradë duke vozitur 211 km/h
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, policia ka identifikuar në autostradë shoferin duke drejtuar mjetin me 211 km/h.
Policia ka njoftuar se ngasësi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Avokati i Popullit: Autoritetet kanë dështuar të zbatojnë Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, sot është diskutuar për mungesën e zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se autoritetet kanë dështuar ta zbatojnë këtë ligj, në kuadër të qëllimit dhe qytetarët kanë vështirësi t’i realizojnë të drejtat që vijnë nga ky dhe që duhet të mbrohen.
Qelaj shtoi po ashtu se përveç një rregulloreje, akte të tjera nënligjore mungojnë.
Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, tha se siç e parasheh ligji është hartuar kjo rregullore, e cila tash është duke u implementuar.
Zvicra pritet t’i heqë masat e koronës
Bëhet fjalë për zbutjen e detyrimin e certifikatës Covid, lehtësimin e detyrimit për të mbajtur maska dhe të kufizimeve në takime dhe evente etj.
Paraqitja e ministrit të Shëndetësisë Alain Berset para mediave të premten në Aarau kishte shenja optimiste. Ai madje premtoi se disa masa si Puna nga shtëpia (Home Office) dhe karantina do të hiqen së shpejti, transmeton albinfo.ch. Për më tepër ai tha se as detyrimi për certifikatën Covid nuk do të ekzistojë përgjithmonë.
Nisur nga kjo dhe tregues të tjerë, vëzhguesit presin që qdeveria e vendit të heqë dy masat e përmendura që në mbledhjen e saj të ardhshme të mërkurën, më 2 shkurt. Në konsultimin e fundit, një numër kantonesh u shprehën në favor të heqjes ose përshtatjes së këtyre masave. Pas kësaj, për shkak të pushimeve të skive, mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Federal do të mbahet më 16 shkurt.
Në mbledhjen e 16 shkurtit Këshilli Federal pritet të diskutojë dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm lehtësues, për të cilat do të merret vesh në konsultim me kantonet, më 2 shkurt, shkruan 20minuten.ch. Bëhet fjalë për heqjen e detyrimit për të treguar certifikatën brenda vendit, lehtësimin e detyrimit për të mbajtur maska dhe të kufizimeve në takime dhe evente private
Andreas Widmer nga Spitali Universitar i Bazelit dhe kryetar i Qendrës Kombëtare për Parandalimin e Infeksioneve (Swissnoso) tërheq vërejtjen kundër heqjes “shumë të hershme” të detyrimit për maskë. Duke arsyetuar mosheqjen e detyrimit të maskës ai thotë: “Së pari, përfitimi shkencor nga mbajtja e maskës është vërtetuar, dhe së dyti, efektet e variantit të omicron BA.2 janë ende të pasigurta.
“Nëse i heqim maskat dhe varianti omicron shpie në norma më të larta të shtrimit në spitale, ne do të kemi një problem të madh”, thotë Widmer. Prandaj, heqja e detyrimit për maskë duhet të kryhet në faza, përcjell albinfo.ch. “Së pari, për shembull, në qendrat e fitnesit, në punë dhe vetëm pastaj, më vonë edhe në dyqane dhe transport publik.”
Ndryshe, ai përshëndet qëndrimin e Këshillit Federal: “Nga pikëpamja epidemiologjike, heqja e punës nga shtëpia, e karantinës dhe e certifikatave është gjithsesi e arsyeshme”.
Kjo gatishmëri e treguar për heqjen e masave shpjegohet me faktin se Qeveria Federale pret që kulmi i valës aktuale të koronës (Omicron) të kalohet së shpejti. Kjo, nisur nga përvoja që ka treguar se katër valët e fundit të koronës secila zgjatën rreth gjashtë javë. Edhe nëse vala e Omicronit zvarritet pak më gjatë: më e keqja duket se do të përfundojë nga mesi i shkurtit.
Facebooku do të njoftojë nëse dikush ua bën “screenshot” bisedën në Messenger
Facebooku ka njoftuar se nga tani, do të dërgojë njoftim nëse bashkëbiseduesi e ka bërë “screenshot” bisedën.
Këtë e bëri të ditur udhëheqësi i kompanisë, Mark Zuckerberg, duke shtuar ky ndryshim vjen për sigurinë e rrjetit social.
“Ndryshim i ri për bisedat e Messenger-it, që të njoftoheni nëse dikush ‘merr pamje nga biseda’”, shkroi ai.
Krerët shtetëror bën homazhe edhe tek varri i heroit Zahir Pajaziti në Orllan
Pas homazheve tek shtatoret e heronjve në Sheshtin e Dëshmorëve në Podujevë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminstri Albin Kurti bënë homazhe dhe vendosin kurora lulesh tek varri i heroit Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Orllan.
Për nder të 25-vjetorit të rënies së tre heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Osmani së bashku Kurtin, kanë vendosur lule të freskëta tek shtatoret e këtyre dëshmorëve në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë.
Ata vlerësuan lart sakrificën e heronjve për lirinë e Kosovës.
Kufizimet në gastronomi vazhdojnë, kurse TVSH-ja rikthehet në 18 për qind
Në vitin 2020, me Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike u bë plotësim-ndryshimin i Ligjit për TVSH-në, ku për gastronominë kjo është reduktuar nga 18 për qind në 8 për qind.
E në fund të 2021-së, ky Ligj u shfuqizua.
Por si e shohin gastronomët këtë vendim, përderisa ata ende janë të kufizuar?
Emisioni 7 Ditë me Panxhën tregon në detaje.










