Home Blog Page 3743

Arrestohet personi që tentoi të grabis në një lokal afarist në Suharekë

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se, më datën 15 dhjetor 2021, rreth orës 16:00, Ankueset f/sh/k, kanë raportuar rastin ne stacioni policor ne Suharekë, se derisa ishin në venin e punës në lokalin afarist i cili gjendet ne rrugën Brigada 123 ne Suharekë rreth orës 14:35, aty është futur një person mashkull rreth 22 vjeç i cili fillimisht ishtei interesuar për një produkt për të ble , më pas ai nga xhepi ka nxjerr një thikë, ku nen kërcimin e armesë se ftoftë (thikës) ka dashtë te kryen VP grabitje.

Viktimat të shqetësuara kanë bërtitur policia, policia, ku i dyshuari është larguar nga lokali pa arritur të merr diçka, po ashtu ne ketë rast viktimat nuk kanë pësuar lëndime .

Sektori i hetimeve te stacionit policor ne Suharekë pas pune operativo/taktike si dhe analizimit te video incizimeve te kamerave kanë arrit qe te identifikojnë dhe me pas të arrestojnë te dyshuarin

V.B mashkull/Kosovar i lindur me 1998

I dyshuari gjatë grabitjes thikën te cilën e ka përdorur e kishte fshehur ne lagjen ,,Fidanishte,, ne Suharekë, ku njësitet policore gjatë kontrollit te Jak nën e te dyshuarit te cilën e kishte lënë në podrum ne cilësinë e provave materiale janë gjet dhe sekuestruar:
· Një thikë,
· një oc sprej,
· një palë dorëza,
· një maskaanti-covid dhe
· një palë pantallona

Sendet e sekuestruara i dyshuari i kishte ne momentin e kryerjes se veprës penale te grabitjes ne Suharekë.

I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ku ne tersi e ka pranuar veprën penale te Grabitjes, Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftim./

331 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

0

Policia e Kosovës, brenda ditës shqiptoi 331 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Kujtojmë që masat antiCOVID-19 kanë hyrë në fuqi nga 6 dhjetor.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30.

Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar.

Çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm?

0

Të qenit i shëndetshëm kurrë nuk ka zënë një vend kaq të rëndësishëm në ndërgjegjen e shoqërisë sonë sesa tani.

Arsyeja për këtë është e dyfishtë. E para, sepse kemi kaluar një pandemi vdekjeprurëse dhe, së dyti, sepse stresi i bën natyrshëm njerëzit të konsumojnë ushqime më pak të shëndetshme.

AgroWeb.org në këtë artikull do të shqyrtojë se çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm.

Dietat dhe mënyra e jetesës

Dietat në përgjithësi kanë tendencë të kufizojnë dhe të eliminojnë grupe të tëra ushqimesh nga jeta jonë e përditshme. Dhe, shpesh këto dieta nuk janë aspak të shëndetshme.

Pothuajse çdo dietë mund t’ju ofrojë humbje peshe afatshkurtër. Por, dietat më të shëndetshme priren të promovojnë ekuilibrin e të gjitha grupeve ushqimore.

Një dietë vegane shpesh reklamohet si më e mirë për mjedisin. Pa dyshim që konsumimi i ulët i mishit është i barabartë me më pak emetim të karbonit nga fabrikat e buqësisë.

Megjithatë, ka shumë lëndë ushqyese që nuk mund t’i merrni mjaftueshëm vetëm në një dietë vegane, të tilla si vitamina B12.

Ndërsa dieta tenton të mos ketë fibra, të cilat janë të nevojshme për lëvizjen e ushqimit nëpër zorrë dhe funksionin e fortë të imunitetit.

Dieta mesdhetare ndryshe nga dieta vegane dhe keto, nuk ju detyron specifikisht të shmangni ndonjë ushqim të vetëm ose grup ushqimor. Ajo është e pasur në proteina, perime, vaj ulliri dhe drithëra.

Kjo e bën atë më shumë një mënyrë jetese sesa një dietë dhe, nga ana tjetër, është shumë më e lehtë për t’u ndjekur.

Nga këto tre dieta më të njohura, është e vetmja që objektivisht mund të konsiderohet vërtet e shëndetshme.

Ushqimet e shëndetshme

Ekziston një konfuzion lidhur me atë se cilat ushqime janë të shëndetshme dhe ka mendime të ndryshme për këtë temë.

Përveç informacioneve të ndryshme, ka dietologë që mendojnë se fasulet janë të shkëlqyera por njëkohësisht ka edhe nga ata që mendojnë të kundërtën.

Ka nutricionistë që mendojnë se drithërat janë të panevojshme, ndërsa të tjerë mendojnë se ato janë thelbësore për një dietë të ekuilibruar.

Është e sigurt të thuhet se çdo ushqim ka një farë vlere shëndetësore.

Ushqimi bëhet më pak i shëndetshëm është kur ai përpunohet në fabrika, duke hequr pjesët e tij më të dendura me lëndë ushqyese. Dhe në fund ai ripaketohet me aromë dhe kimikate të shtuara.

Prandaj është e sigurt të thuhet se ushqimet më të shëndetshme janë ato që kanë mbetur në format e tyre origjinale ose afër formave origjinale.

Një mendim i shëndetshëm, ju bën më të shëndetshëm

Shumë shpesh, fokusi ynë është në ato ushqime që nuk duhet të hamë, jo në ato ushqime që duhet të hamë.

Por ushqimet më të shëndetshme janë ato që ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Është e rëndësishme të hani ushqime që ju pëlqejnë dhe ta bëni këtë pa u ndier në faj. Përndryshe, tretja dhe asimilimi i ushqimit mund të ndikohen nga hormonet e stresit.

Kjo është e rëndësishme sepse shpesh njerëzit hanë ushqime që ata mendojnë se janë të shëndetshme, por në të vërtetë nuk kënaqen.

A je më i shëndetshëm nëse ushqehesh shëndetshëm?

Të ushqehesh shëndetshëm nuk barazohet automatikisht me një jetë pa sëmundje. Por, funksionon në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Mënyra se si ushqehemi, është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta që mund të punojmë për të përmirësuar shëndetin tonë./AgroWeb.org

Gjeniu shqiptar në matematikë, që u rendit në vendin e parë në Berlin

0

Nga 450 nxënës gjerman, Drian Beqa u përzgjodh më i miri në garat e matematikës
transemton albinfo.ch.

Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës nga gjenerata e tij nga 450 nxënës sa ishin gjithsej konkurent të përzgjedhur në kryeqytetin gjerman.

Fillmisht ai garoi në shkollën e tij, duke dalur i pari në detyrat e matematikës, pastaj, në garat komunale, konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi që ka shumë shkolla gjermane në Berlin. Nga të gjitha shkollat, ishin përzgjedhur 450 nxënës më të mirët, për të garuar në matematikë. Driani doli të jetë nxënësi më i mirë në këtë fushë, duke lënë pas vetes 449 nxënës.

Ai rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton Kosovën shpeshherë. /Albinfo.ch

Gripi i shpërndarë në Kosovë i mbingarkon QMF-të

0

Mungesat e nxënësve janë rritur javën e fundit në shkollat e Prishtinës. Arsye për këtë është gripi sezonal, i cili është shpërndarë te të rriturit dhe fëmijët. Në gjimnazin “Eqrem Çabej” thonë se mungesa e nxënësve vërehet në secilën klasë.Nxënësit që u prekën nga gripi thonë se ai nuk ishte i lehtë dhe se u kthyen në shkollë pas disa ditë mungesash.Gjendje e njëjtë është edhe në gjimnazin “Ahmeti Gashi”.

Drejtori Haxhi Metaj ka thënë se janë 60 nxënës që ka një javë që nuk po vijojnë mësimin.

Situata me gripin ka zbrazur shkollat, por ka dyfishuar kërkesat nëpër qendra të mjekësisë familjare.

Nis punën blloku B1, e me të edhe ngrohja qendrore

0

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.

sipas njoftimit, si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

“Në KEK aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MW/h. energji elektrike. Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në njoftim.

Malishevë: Lëndohet në vendin e punës, policia interviston pronarin

0

Një person ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës në Malishevë.

Sipas raportit të policisë, viktima pas trajtimit mjekësor në QKMF të Malishevës, është dërguar në spitalin e Prizrenit.

Në lidhje me këtë rast, është intervistuar pronari.

“Viktima mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një auto-servis ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar (pronari). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ilaçi i lashtë grek që besohet se minimizon vdekjet nga Covid-19

0

Një ilaç i lashtë grek që ka për bazë bimën e shafranit, mund të përmirësojë trajtimin e të sëmurëve rëndë me COVID-19 dhe ta ulë deri në 50% shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Në këtë përfundim, del një studiues izraelit nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit dhe Shkolla Mjekësore Hadassah, të cilët e botuan raportin e tyre në European Journal of Internal Medicine nga një. Mjekimi që njihet si kolchicina, daton mijëra vjet përpara, me fillesat e tij në Egjiptin e lashtë, ku njihej për vetitë e veçanta kuruese. Ai është një nga ato medikamente që kanë arritur të mbijetojnë deri në kohët moderne.

Së fundi, përdorej për për të trajtuar dhe parandaluar inflamacione që mund të çojnë në një artrit të dhimbshëm, apo ethet mesdhetare që janë të zakonshme në mesin e hebrenjve me origjinë afrikano-veriore. Profesori Ami Schattner analizoi të gjithë pacientët e trajtuar në testet e kontrolluara të këtij ilaçi të lashtë gjatë 20 viteve të fundit. Ai zbuloi se mes përdorimeve të mundshme të saj, kolchicina duket efikase edhe në trajtimin e COVID-19.

Deri më tani, katër studime të kontrolluara mbi gati 6,000 pacientëve me koronavirus dëshmojnë se pas marrjes së kolkicinës, ata kanë pasur “përmirësim të ndjeshëm dhe c`është më e rëndësishmja, u shënua një përgjysmim i vdekshmërisë krahasuar me ata që nuk u trajtuan me këtë mjekim. Ilaçi është i lirë, nevojitet vetëm një dozë e vogël gjysmë miligrami në ditë dhe sipas studiuesit izraelit, tashmë është provuar dhe i sigurt për t’u përdorur.

314 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 314.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.

Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Ky hetim të marrë fund”, kërkesa e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së për ZPS-në

0

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të përfundojë hetimet ose që gjykatësi të caktojë një afat se deri kur Prokuroria mund të zhvillojë hetimet.

Në konferencën e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria tha se do të respektojë afatin e 17 dhjetorit për të dorëzuar dosjen paraprake, por shtoi se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim sa i përket hetimeve, duke theksuar se “është përgjegjësia e jonë që të vazhdojmë mandatin tonë të hetimit”.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, tha se ZPS-ja nuk mund të bëjë hetime në pafundësi.
“Ne kërkojmë që ky hetim të marrë fund. Ne kërkojmë që hetimet të përfundojnë. Dorëzimi i dosjes paraprake a është përfundimi apo do të vazhdojnë me hetime të cilat nuk e dimë sesa do të zgjasin?”, tha ai.

Dosja paraprake përmban për çdo akuzë një përmbledhje të provave, të cilat Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës penale të pretenduar.
Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë më 15 dhjetor u mbajt konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sa i përket hetimeve që po zhvillon mbrojtja, sipas avokatit të Veselit, Ben Emmerson, ato mund të fillojnë vetëm pasi të kenë pranuar dosjen paraprake. Ndërkaq, mbrojtësi i Thaçit tha se hetimet po pengohen nga masat e vendosura kundër pandemisë, andaj ai tha se lirimi i të akuzuarve nga paraburgimi, do t’ia bënte më të lehtë mbrojtjes që të zhvillojë hetime.

Gjatë konferencës, mbrojtja u ankua se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk po respekton afatet sa i përket nxjerrjes së materialeve, qoftë atyre provuese apo shfajësuese. Po ashtu, avokatët mbrojtës patën edhe ankesa lidhur me materialet që lidhen me dëshmitarët që Prokuroria mëton të ftojë në gjykim.

Avokati Veselit, Ben Emmerson tha se deri më tani mbrojtja ka marrë 13,800 prova dhe më shumë se 11,000 prej tyre i kanë marrë pas afatit për nxjerrje të materialeve të 23 korrikut të këtij viti.

“Ky volum rritet gjithmonë para konferencave të ecurisë së çështjes. Sa ka materiale të tjera ka për t’u dhënë, që të kemi një ide se sa duhet të presim. A do të marrin një volum të madh të materialeve në janar?”, pyeti ai.

“Besoj që ndoshta do të na duhet shumë kohë në vitin e ardhshëm, vetëm për të lexuar një pjesë të materialeve”, tha mbrojtësi i Veselit.

Avokati i Selimit, David Young tha se ZPS-ja po vazhdon që të dërgojë materiale për dëshmitarët, por nuk po tregon se cilat materiale i përkasin cilit dëshmitarë. Deri më tani, mbrojtja, tha ai, ka pranuar mbi 200 pako materialesh për dëshmitarët.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së u ankua se sistemi ‘legal workflow’, ku ZPS-ja ndan me mbrojtjen provat që ka, nuk po funksionon si duhet.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së po ashtu thanë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vendosur që të mos përdor rreth 30,000 materiale, që fillimisht kishte thënë se janë materiale provuese, që avokatët do të mund të përdornin për të përgatitur mbrojtjen për klientët e tyre.

Po ashtu, mbrojtja u ankua për vonesa nga Prokuroria sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese.

“Ne i dimë që i kanë materialet shfajësuese, ne e dimë që i kanë nga burimet kompetente. Kur do t’i vijë fundi kësaj procedure sepse kështu po shtyhet procesi”, tha avokati i Thaçit, Gregory Kehoe.

Ndërkaq, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftuan se besojnë që deri në afatin e 31 janarit të vitit të ardhshëm për nxjerrjen e materialeve. ZPS-ja tha se nga 11,300 materiale, 545 ende nuk janë përkthyer në shqip. Po ashtu, kjo zyre tha se po punon në krijimin e entiteteve për dëshmitarët e mbrojtur. Mbrojtja e mirëpriti krijimin e entiteteve apo rubrikave për informacionet rreth dëshmitarëve.

Thaçi mbetet në paraburgim

Në fillim të konferencës, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe tha se pavarësisht se sot gjykata mori vendim për mbajtjen në paraburgim të klientit të tij, mbrojtja do ta apelojë vendimin. Por, për shkak të festave të fundvitit, ai kërkoi që të shtyhen afatet e apelimit.

“Nga gjykatat e mëparshme janë liruar serbë dhe shqiptarë, por nga kjo gjykatë jo”, tha ai, duke shtuar ata do të respektonin kushtet e lirimit nga paraburgimi dhe kërkoi seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet se pse të pandehurit mbahen në paraburgim për një vit dhe për dilemat që ka Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me Policinë e Kosovës, e cila do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të pandehurve nëse ata do të ktheheshin në Kosovë.

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon.

Për çka akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort