Home Blog Page 3742

Maraklitë e kerreve i gëzojnë fëmijët e SOS Fshatrave me dhurata për festat e fundvitit

0

Grupi “Marakli të kerreve” për festat e fundvitit kanë vendosur që të gëzojnë me dhurata fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.

Ata kanë publikuar në Facebook disa dhurata që tashmë janë bërë gati për të ju shpërndarë fëmijëve të SOS fshatrave.

Njihuni me veturën e shoferit shqiptar që për 2.13 sekonda kap shpejtësinë 200 km/h

0

Shoferi nga Shqipëria, i quajtur Vis Kosova, posedon një veturë Nissan GT-R, që për 2.13 sekonda kap shpejtësinë 200 kilometra në orë.

Nissan GT-R është një makinë sportive me performancë të lartë dhe është një model që u zbulua nga Nissan në vitin 2007.

Është pasardhësi i Skyline GT-R, një variant i performancës së lartë të Nissan Skyline. Edhe pse kjo makinë ishte modeli i gjeneratës së gjashtë që mbante emrin GT-R, modeli nuk është më pjesë e linjës së modeleve Nissan Skyline pasi ky emër tani është i rezervuar për automjetet luksoze-sportive të Nissan GT-R ndan platformën Nissan FM me makinën luksoze të veçantë Nissan Skyline dhe makinën sportive Nissan Z.
Ndërkaq një shofer shqiptar, i quajtur Vis Kosova, posedon një Nissan GT-R, i cili zhvillon edhe gara me të në ‘drag race’.


Në një provë të fundit në Greqi, vetura e Kosovës, ka arritur që për 5,195 sekonda të përshkruaj një rrugë 201,7 metra.

Shpejtësia që kap kjo veturë është e hatshme, pasi që posedon 2 mijë e 500 kuaj fuqi. Në bazë të dëshmive të shoferit vetura shpejtësinë 0 deri 100 kilometra në orë e kap për 1.94 sekonda, ndërsa shpejtësinë 100 deri 200 kilometra në orë e kap për 2.13 sekonda.

Më poshtë keni video dhe fotografi të veturës, ku shihet edhe fuqia e shpejtësia që ka ky Nissa GT-R.

Këshilltarja britanike në Qeverinë Kurti, Gowing: Prioritet arsimin e punësimin

0

Elizabeth Katherine Gowing, ka pak ditë që ka marrë një post të ri në Qeverinë e Kosovës. Deri sot, tash e 15 vjet në Kosovë, ajo ka qenë një aktiviste që më së shumti mbrojti të drejtat e komuniteteve dhe grave.

Ajo u emërua këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve nga kryeministri Albin Kurti.

Në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”, Gowing ka treguar synimet dhe prioritetet e saj si pjesëtare e Qeverisë.

Për të, më e rëndësishmja është të ketë prioritet arsimin dhe punësimin.

Gowing, ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe dhe që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, ajo është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë.

Reporteri.net: Znj.Gowing, para pak ditësh jeni emëruar nga kryeministri Albin Kurti, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve. Sa kanë qenë pritjet tuaja ta merrnit këtë post dhe si e pritët?

Gowing: Kuptohet që kurrë nuk kam menduar për një pozitë të tillë, por mbasi kam shumë respekt për Kryeministrin, dhe kam qenë shumë e frymëzuar prej qeverisë së tij, dhe mundësitë e reja për Kosovën, më është dukur një nder i madh kur më ka ftuar për këtë pozitë. Deri tash në Kosovë kam qenë aktiviste dhe pjesë e shoqerisë civile, pra nuk kam marrë pjesë në sistem politik, dhe jam dashtë të bindem që mund të arrihen gjëra të mira. Besoj dhe shpresoj që me këtë rol të ri, mundem me kontribu për barazi dhe drejtësi në Kosove për të gjithë qytetarët e saj.

Reporteri.net: Me sa dimë, ju në Kosovë jetoni që 15 vjet. Sa e njihni dhe sa do të jetë kontributi juaj në këtë post të ri?

Gowing: Po, kam qenë këtu prej vitit 2006 dhe kam pasë nder me qenë qytetare e Kosovës prej vitit 2018. Jam bashkëthemeluesja e një OJQ-je kosovare që merret me çështjet e komuniteteve, por edhe kam punuar si konsulente këtu me Save the Children, Unicef, Caritas Kosova, Bashkimin Evropian dhe shumë organizata të tjera me komunitete. Kështu kam pasë mundësi me mesuar për brengat kryesore të komuniteteve por edhe kam hasë disa prej qasjeve më të suksesshme për adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohem. Kam udhëtuar anembanë Kosovës edhe me punë edhe për qejf, pra nuk besoj që ka një komunë ku nuk kam shkelur, dhe kjo ka qenë një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës sime në Kosovë. Shpresoj që në këtë post të ri do të kem edhe mundësi të tjera me u taku me njerëz prej të gjithë territorit të shtetit dhe me siguru që zërat e të gjithë komuniteteve në Kosovë dëgjohen qartë.

Reporteri.net: Cilat do të jenë prioritetet tuaja?

Gowing: Kam mësuar prej punës me shoqëri civile që më me rëndësi është të dëgjosh para se të veprosh, dhe sidomos të dëgjosh prej njerëzve që janë duke u përballuar ditë për ditë me sfidat, dhe e dinë ku janë prioritetet. Kështu që për fillim kam dëshirë të dëgjuoj prej të gjitha komuniteteve në Kosovë, dhe kam filluar me një orar të takimeve dhe konsultimeve. Kuptohet që do të udhëzohem edhe prej Programit të Qeverisë për 4 vitet e ardhshme ku prioritetet janë për arsim dhe për punësim – që më duken si prioritetet e të gjithë kosovarëve. Duhet gjithashtu të bisedojmë edhe me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë dhe me stafin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve për projekte praktike që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të komuniteteve të lëna pas dore.

Reporteri.net: Para se të merrnit këtë post, ju keni qenë vazhdimisht humanitare-aktiviste, sidomos kur bëhet fjalë për komunitetet në Kosovë. A mendoni se në Kosovë ka diskriminim ndaj tyre?

Gowing: Kam udhetuar në më shumë se 50 shtete në botë dhe, fatkeqësisht, besoj që ka diskriminim kudo, dhe Kosova nuk është në përjashtim. Por prej përvojës në vend multietnik siç është Londra, ku kam qenë mësuese për 10 vjet, kam parë edhe sa ka përfitim për të gjithë kur secili qytetar ka mundësi për të kontribuar. Kjo është ëndrra ime – që në fushat e shkencës, të biznesit, të kreativitetit, të shoqërisë civile dhe të tjera, çdo person në Kosovë ka qasje të barabartë dhe ka mundësi për të kontribuar. Jam frymëzuar prej shumë individëve edhe në Kosovë që dëshmojnë që kjo mund të bëhet realitet – dhe sidomos prej ndërmarreseve femra prej komuniteteve të ndryshme që janë storie suksesi me biznese që kanë hapë.

Reporteri.net: Ju bashkë me burrin tuaj më herët keni formuar një OJQ, që quhet “The Ideas Partnership”. Na flisni pak më shumë rreth punës që keni bërë?

Gowing: Fokusi i The Ideas Partnership është e komunitetet, dhe prej punës gjatë më shumë se një dekade si vullnetare në të, kam pasë mundësi me mësu në terren për sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet. Gjithashtu jam njohur me individë – vajza të kthjellta, nëna të guximshme, djemë ambiciozë – që thyen barrierat dhe kontribuan për transformim në komunitetet e tyre. Në disa raste, këto transformime janë ndihmuar edhe prej projekteve të qëlluara dhe besoj që mund të jenë shembuj për iniciativë modeste, me shumë angazhim vullnetar dhe me lidership nga vetë komunitetet, që tash mund të zbatohen në pjesë të tjera të Kosovës. Puna jonë është njohë me një çmim nga Kyreministrja e Britanisë së Madhe së asaj kohe – Theresa May – dhe jam shumë krenare për çka kemi arritë bashkë me stafin (gjysëm prej tyre nga komunitetet) dhe vullnetarët (prej komuniteteve shumicë dhe pakicë).

Reporteri.net: Aktualisht, cilat janë brengat dhe nevojat e komuniteteve, me aq sa i keni parë ju në terren?

Gowing: Nuk besoj që dallojnë shumë prej brengave të shumë qytetarëve të Kosovës – me prioritet punësim dhe arsim cilësor (që çon në punësim gjithashtu). Besoj që me punësim vjen integrimi i vërtetë – jo ‘tolerancë’ por bashkëpunim me kolegë. Gjithashtu është me mundësi për punësim që vjen shpresa dhe vullneti për të investuar në Kosovë, jo me ikë prej këtu. Vjen edhe besimi në siguri, dhe krenari si individ, por edhe në shtetin ku jetojmë.

Reporteri.net: Znj.Gowing për fund, për çka do t’ju kujtojnë qytetarët e Kosovës, në veçanti komunitetet me të cilat ju keni bashkëpunuar më së shumti?

Gowing: Prej të gjitha komuniteteve më ka bërë përshtypje më e madhe mikpritja! Është ndoshta diçka edhe më e theksuar, dhe patjetër më e çmuar, në familjet me kushtet më të rënda. Shpesh pas vizitës kam marrë një pjesë punëdore – një tentene, ose do çorape – ose një byrek me vete, ose një çaj bimorë të grumbulluar në bjeshkë. Çfarë zemërgjerësie – dhe patjetër motivim për m’i përkrahë familjet e Kosovës. /Reporteri.net/

Ministrja Haxhiu jep detaje për huazimin e 300 qelive të burgjeve për Danimarkën

0

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës, ku Kosova do t’i jap shtetit danez me qera të 300 qelive të burgjeve.

Ajo tha se të hënën do të vijë për vizitë në Kosovë homologu i saj danez Nick Haekkerup, ku do të jepen edhe detaje të tjera lidhur me marrëveshjen.

“Qelitë që pritet të jepen në shfrytëzim do të jenë në Burgun e Gjilanit. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare e cila do të kërkojë edhe ratifikimin me 2/3 e votave”.

Haxhiu tha se e vlerëson lartë përzgjedhjen nga shteti danez.

“Vlerësoj se kjo përzgjedhje nga Danimarka, është një vlerësim i lartë që i bëhet Kosovës dhe institucioneve si shtet kredibil”.

E para e drejtësisë tha se nuk beson se do të ketë të burgosur për terrorizëm.

Albulena Haxhiu shtoi se lidhur me këtë Ministrja e Drejtësisë do të dal edhe me komunikatë.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, ka deklaruar se kjo është duke u bërë me qëllim që të zgjerohen kapacitetet e burgjeve të Danimarkës, raporton Nyhyeder, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi mungesë të mbi një mijë vendeve në Shërbimin Danez të Burgjeve dhe të Paraburgimit deri më 2025. Jam i lumtur të them se me marrëveshjen e arritur bashkërisht po e trajtojmë këtë çështje”.

“Ne mes të gjerave të tjera, jemi pajtuar se puna duhet të përfundojë për huazimin e qelive në Kosovë për t’i deportuar të burgosurit nga vendet e treta. Ne jemi duke i zgjeruar burgjet daneze për periudha afatshkurta dhe afatgjata”

Këto janë dy taksat e reja të Trustit që do të paguajnë kontributdhënësit

0

Kuvendi i Kosovës, të martën, me shumicë votash ia miratoi kërkesën Trustit për taksën vjetore investive dhe atë operacionale për vitin 2022, me anë të së cilës kontributdhënësit obligohen që të paguajnë disa centë për funksionimin normal të këtij institucioni.

Dy kërkesat e Trustit Pensional të Kosovës ishin që taksa vjetore investive të miratohet në një tarifë prej 0.32 për qind, kurse taksa operacionale prej 0.057 për qind, ose 0.15 cent në muaj për të gjithë kontributdhënësit. Më saktësisht, kontribuesit aktivë në Trust do të paguajnë nga rreth 2 euro në vit për këtë taksë.

Mirëpo, ku do të shkojnë këto mjete dhe për çfarë do të përdoren?

Nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës kanë deklaruar se të gjitha tarifat e ngarkuara nga Trusti do të përdoren për t’i mbuluar vetëm shpenzimet për investim të mjeteve pensionale dhe operimin ditor të këtij institucioni dhe asnjë arsye tjetër.

Jeton Demi, zyrtar i Trust-it, ka thënë se sipas ndryshimeve në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-168, FKPK-ja ka ngarkuar tarifën investuese për kontributdhënësit për të mbuluar shpenzimet që lidhen me investimin e mjeteve pensionale në tregjet financiare globale dhe tarifën operacionale për mbulimin e shpenzimeve të tjera në zyrat e FKPK-së.

Sipas Demit, arsyeshmëria e këtyre tarifave ndërlidhet drejtpërdrejt me ekzistencën dhe funksionimin e institucionit, por edhe investimit të mjeteve pensionale, për t’ua ruajtuar dhe ngritur vlerën atyre njëkohësisht.

“FKPK-ja nuk është institucion që financohet nga buxheti i Kosovës por financohet në mënyrë të ngjashme, sikurse të gjitha fondet pensionale me kontribut të definuar, d.m.th. duke ngarkuar tarifa menaxhuese mbi mjetet nën menaxhim (mjetet pensionale)”, kanë thënë nga Trusti për Buletinin Ekonomik, duke shpjeguar mënyrën e financimit të këtij institucioni.

Sa i përket niveleve të tarifave, nga Trusti shtojnë se ato bëhen sipas rekomandimeve të Bordit Drejtues, pastaj të njëjtat miratohen edhe nga Kuvendi i Kosovës, duke i siguruar kështu Kuvendit një mënyrë të tërthortë të kontrollit mbi shpenzimet e FKPK-së.

Sipas Demit, FKPK-ja ashtu-kështu ngarkon tarifa menaxhuese tejet të ulëta, që e bëjnë këtë institucion njërin prej fondeve pensionale me tarifat më të ulëta në shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Në kuadër të kësaj, ai thotë se në vitin 2020, FKPK-ja u kishte ngarkuar kontribuuesve tarifa menaxhuese prej 0.15 euro në muaj për çdo llogari për shpenzimet operacionale, dhe kjo ka qenë tarifa më e ulët për çfarëdo shërbimi të ngjashëm, publik e privat, në Kosovë.

Aktualisht në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës janë 414 mijë llogari aktive dhe rreth 750 mijë llogari të hapura prej themelimit (nga kjo e fundit duhet të zbriten llogaritë e pensionuara – rreth 62 mijë).

Sipas kalkulimeve tona, në muaj FKPK-ja pritet të gjenerojë të ardhura nga taksa operacionale 62 mijë e 100 euro. Kurse për një vit, ky institucion do t’i ketë në dispozicion gjithsej 745 mijë euro.

Noizy lirohet nga mbajtja, pagoi 2.000 euro

0

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.

Burime të KOHËS brenda Policisë, bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë.

Noizy, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit.

Noizy u arrestua të mërkurën mbrëma në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Nuk dihet për cilin rast bëhet fjalë./koha.net/

BE: Kosova u desh ta lejojë vizitën e Petkoviqit siç bëri Serbia me Gërvallën

0

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës që të lejojë vizitat e zyrtarëve serbë, të cilat janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më herët.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë për Klankosova.tv se i kanë marrë parasysh zhvillimet e fundit të vizitave zyrtare në Kosovë dhe Serbi meqë edhe kryediplomatja kosovare të mërkurën u ndalua për të shkuar në Preshevë.

“Le të theksojmë sërish se presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare. Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në atë mënyrë që e çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojnë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që palët t’i respektojnë këto udhëzime”.

Stano tha se vizita e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ishte njoftuar siç duhet në përputhje me marrëveshjen dhe se për këtë arsye “është dashur të lejohet të kryejë vizitën– siç ishte rasti me vizitën e ministrres Gërvalla në Serbinë Jugore”.

”Siç u ngrit kjo temë edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell javën e kaluar në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të lejojë që të bëhen vizita zyrtare që përmbushin udhëzimet e mësipërme, përfshirë ato të drejtorit Petkovië dhe i bëjmë thirrje Kosovës që të në këtë drejtim të rishqyrtojë vendimin e saj”.

Ministrja Gërvalla këtë të enjte u lejua që të realizojë vizitën zyrtare në Luginë të Preshevës, një ditë me vonesë.

Ndërkaq, Petkoviq të mërkurën ka thënë se i është ndaluar hyrja në Janjevë.

MSH: Vaksinimi kundër Covid-19 ju mbron të mos sëmureni rëndë

0
A medical personnel (R) takes a Moderna vaccination against the Covid-19 coronavirus at Taipei Tzu Chi Hospital in New Taipei City on June 9, 2021. (Photo by Sam Yeh / AFP) (Photo by SAM YEH/AFP via Getty Images)

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Sipas tyre, vaksinimi mbron të mos sëmureni rëndë nga Covid-19.

“Vaksinimi përgatit sistemin tuaj imunitar për të luftuar virusin që shkakton Covid-19. Kjo zvogëlon rrezikun për t’u infektuar dhe siguron mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në apelin e MSH-së.

U përleshën për disa cunga, shtyhet gjykimi ndaj tre të akuzuarve nga Prizreni

0

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të akuzuarit B.Xh, është shtyrë seanca gjyqësore e paraparë për të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku tre persona po akuzohen se pas një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë, përkatësisht largimin e disa cungave nga rruga ishin përleshur mes tyre.

Në këtë rast, mbrojtësja e të akuzuarit B.Xh, avokate Nadire Hoxha deklaroi se pas konsultimit me klientin tim, i njëjti e kishte informuar se nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore dhe se gjendet te mjeku dhe se i njëjti i ka ofruar udhëzimin për konsultim nga Spitali Regjional i Prizrenit, andaj edhe i propozoi gjykatës që gjykimi i sotëm të shtyhet.

Prokurori i Shtetit Metush Biraj dhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve R.XH dhe A.S deklaruan se ia lënë në vlerësim gjykatës propozimin për shtyrjen e kësaj seance.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi konstatoi se duke parë gjendjen shëndetësore të të akuzuarit B.Xh, seanca e sotme nuk mund të mbahet dhe e njëjta shtyhet më 04 dhe 10 shkurt 2022.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, kishte shpallur aktgjykimin për këtë rast, e ku i akuzuari R.Xh ishte shpallur fajtor për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” dhe e ishte dënuar me 15 muaj burgim.

Kurse, B.Xh ishte shpallur fajtor për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” dhe të ishte dënuar me tre muaj burgim.

Ndërsa A.S ishte shpallur fajtor për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Për lëndim të rëndë trupor, S. ishte dënuar me gjashtë muaj burgim kurse për lëndim të lehtë trupor ishte dënuar me tre muaj burgim. Dënimi unik i shqiptuar ndaj tij kishte qenë tetë muaj burgim efektiv.

Por pasi që palët kishin ushtruar ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së parë, Gjykata e Apelit në shkurt të vitit 2019, e kishte anuluar aktgjykimin e themelores dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Fillimisht këtë lëndë e kishte gjykuar gjykatësi Xheladin Osmani, mirëpo pas ankesës së palës së dëmtuar, tani të akuzuarit A.S, gjykatësi Osmani me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës ishte përjashtuar dhe lëndën e ka pranuar gjykatësja Ajser Skenderi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 16 gusht 2018, R.Xh akuzohet se me dashje ndërmerr veprime për vrasje të personit tjetër, por vepra nuk është realizuar.

Sipas prokurorisë, vepra ishte kryer në atë mënyrë që në rrugën e shtëpisë së tij, në fshatin Korishë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme lidhur me rrugën dhe largimit të cungave prej rrugës nga ana e të dëmtuarit A.S, i akuzuari R.Xh së bashku me babain e tij, shkon në drejtim të të dëmtuarit A.S, ku fillimisht përleshen me grushta, e pastaj në një moment me thikë dy herë e godet të dëmtuarin A.S në regjionin e kafazit të majtë të kraharorit afër zemrës dhe një herë në regjionin e abdomenit.

Për këto veprime, R.Xh akuzohet nga prokuroria ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

Ndërsa, B.Xh akuzohet se merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndime të rënda trupore për personin tjetër, ashtu që së bashku me të birin e tij, të akuzuarin R.Xh me grushte e pastaj me një shkop e godet nëpër pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin A.S.

Me këto veprime, nga prokuroria B.Xh po akuzohet se ka kryer veprën penale, pjesëmarrja në rrahje.

Kurse, A.S akuzohet se i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit, në atë mënyrë që gjatë përleshjes, me grushte e godet të dëmtuarin B.Xh të cilit i shkakton lëndime të buta të hundës, nën gjurit të majtë dhe lëndime të tjera.

Po ashtu, ai akuzohet se gjatë përleshjes, R.Xh e godet me grushte nëpër trup dhe fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë dhe në pjesën e majtë të fytyrës.

Me këto veprime, ai akuzohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale, lëndim i rëndë trupor si dhe lëndim i lehtë trupor./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Gjykata Themelore në Prizren shpall konkurs për 30 praktikant

0

Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar në bazë të nenit 3 dhe 4 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit e praktikantëve në gjykata, ka shpallur konkurs për Praktikant Vullnetarë (pa pagesë), për kohë të caktuar prej një (1) viti, raporton TV Prizreni.

Titulli i vendit të punës: Praktikant Vullnetar (pa pagesë)
1.Gjykata Themelore në Prizren———————————————– 30 pozita
2.Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë———————– 20 pozita
3.Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Dragash————————- 10 pozita
Nëpunësi mbikëqyrës: Administrator i Gjykatës-Ndihmës Administratori-në degë.
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.
Vendi: Gjykata Themelore në Prizren dhe degët në Suharekë dhe Dragash, thuhet në njoftim.


isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort