Home Blog Page 3741

Policia zbulon një laborator droge në Obiliq

0

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arritur të gjejnë sot një laborator droge në Shkabaj të Obiliqit.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria e Prishtinës me anë të një komunikate për media.

Prokuroria gjithashtu ka bërë të ditur se në atë vend janë gjetur e sekuestruar edhe 700 bimë narkotike të kanabisit në gjatësi prej 2 metrash.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në Shkabaj të komunës së Obiliqit, në bodrumin e shtëpisë e të dyshuarit është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabi”, thuhet në njoftim.

Në këtë çështje penale, prokurori i shtetit ka aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me ç’ rast me aktvendim të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 lidhur me nenin 275 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarve, prokurori i shtetit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale.

Brenda 48 orëve bëhet e ditur nëse do të lejohen dasmat

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur në takim përfaqësues të OHTK-së dhe SHGK-së.

Temë e diskutimit ka qenë kërkesa e gastronomëve për lejimin e dasmave dhe hapjen e diskotekave.

Sipas postimit të OHTK-së, brenda 24-48 orëve do të pasojë edhe përgjigja e MSh-së lidhur me përgjigjen përfundimtare.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kurti për situatën me rrymën: Nuk duhet ta fajësojmë njëri-tjetrin

0

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”, pas krizës energjetike në vend.

Kurti është takuar me menaxhmetin e kompanisë dhe është interesuar për punën e blloqeve.

“I falënderoj të gjithë punëtorët që kanë arritur që njërin bllok ta kthejnë me shpejtësi dhe tash kemi nevojë për ekspertë që të sanojnë edhe bllokun tjetër të termocentralit “Kosova B”.

Kurti ka thënë që lidhur me situatën e krijuar “nuk duhet të fajësojmë njëri-tjetrin”.

Ministri i mbrojtjes i Kroacisë, nesër vjen për vizitë në Kosovë

0

Ministri i mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq nesër do të qëndroj në vizitë zyrtare në Kosovë, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Siç theksohet, ministri i mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, nesër, më 17 dhjetor, me fillim nga ora 09:00 do të presë ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozhiq, me një delegacion.

Fillimisht, dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë një takim të drejtpërdrejtë dhe më pas do të pasojë takimi i delegacioneve të dy vendeve.

Pas këtyre takimeve do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe më pas do të ketë një adresim para mediave.

Refuzohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për të vizituar “Grupin e Kumanovës”

0

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dërguar përmes ambasadës në Shkup për vizitën e të burgosurve në rastin “Lagjja e Trimave”.

Sipas qëndrimit zyrtarë të dikasterit vendas të Drejtësisë, kërkesa refuzohet në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve. Të njëjtit i lejohet vizita e burgut të Idrizovës por jo edhe e të burgosurve.

“Sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, personat e huaj të dënuar të cilët vuajnë dënime me burg në burgjet e Maqedonisë së Veriut mund të vizitohen vetëm nga përfaqësuesit konzular. Konsiderojmë se zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës nuk është konzull por post politik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./Alsat-M/

Albin Kurti viziton KEK-un

0

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”, raporton Ekonomia Online.

Vizitat vijnë pas krizës energjetike në vend. Kurti me këtë rast është takuar me menaxhmetin e kompanisë dhe është interesuar për punën e blloqeve.

Kreu i Qeverisë gjatë së mërkurës ka deklaruar se Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve./EO

Vehbi Kajtazi i denoncon kërcënimet në polici

0

Gazetari i portalit online, Paparaci.live, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK për, siç ka thënë ai, një numër të madh kërcënimesh (mbi 100) që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth “Grupit të Kumanovës”.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

AGK-ja ka thënë se dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.

Von Cramon: Serbia është shtet i kapur

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Crammon, ka deklaruar se nuk thuhet asgjë e re me faktin se Serbia është shtet i kapur me një dosje të dobët të reformave.

Gjatë një debati në PE, eurodeputetja gjermane tha se ai që ajo e quan regjimi në Serbi i ka hapur dyert për investime të Kinës që nuk kanë asnjë respekt për të drejtat e punëtorëve apo çështjet e mbrojtjes së ambientit dhe dinjitetit njerëzor mbi të gjitha, njofton Klankosova.tv.

Nga debati i gjatë në llogari të Serbisë kanë shkuar akuza të rënda edhe nga eurodeputetë tjerë sidomos në menyrën sesi Beogradi zyrtar po i trajton protestat e organizatave ambientaliste si dhe trajtimit që po u bënë kompania kineze “Ling Long” punëtorëve të saj vietnamez.

Kosova konfirmon marrëveshjen me Danimarkën, për 300 të burgosur kompensohet me 210 mln €

0

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar marrëveshjen për të liruar një hapësirë të institucioneve korrektuese për të burgosur nga sistemi i drejtësisë i Danimarkës.

Për marrëveshjen, foli të mërkurën edhe ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup.

Bëhet fjalë për 300 të burgosur e për të cilët, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro kompensim nga shteti danez. Marrëveshja do të firmoset më 20 dhjetor dhe do të vlejë 10 vjet.

“MD-ja njofton se janë pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Bashkëpunimit Zhvillimor për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar. Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të transferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtërishme”, thuhet në komunikatën e MD-së.

Sipas MD-së, nga ky kompensim do të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, po ashtu edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Theksojmë që institucionet daneze i kanë vlerësuar pozitivisht trajtimin e të dënuarve në Kosovë dhe kapacitetet tona në këtë drejtim. Kjo është mundësi drejt një bashkëpunimi të afërt mes dy shteteve tona, duke thelluar partneritetin strategjik mes nesh. Nënshkrimi i letër-qëllimit, shprehja e vullnetit, mes të dy palëve, do të arrihet ditën e hënë, gjegjësisht, më 20 dhjetor të këtij viti pas vizitës së ministrave danez në Republikën e Kosovës. Marrëveshja parashihet të gjejë zbatim të plotë në periudhë dhjetë vjeçare”, thuhet në njoftim.

300 qelitë e dhëna hua për Danimarkën do të jenë në Burgun e Gjilanit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka treguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Danimarkës. Ajo ka thënë se të hënën në vizitë do të jetë homologu i saj danez Nick Haekkerup. Ajo ka treguar se 300 qelitë që do të jepen me qira do të jenë në Burgun e Gjilanit.

“Në momentin kur kam pranuar detyrën e ministres, jam njoftuar për një që kishte të bënte me shfrytëzimin e një qendre korrektuese si kërkesë e Danimarkës, qëllimi ishte që në 300 vende në një prej qendrave korrektuese në Kosovë të shfrytëzohen nga Danimarka, dhe për faktin aso kohe nuk kishin respektuar procedurat për marrëveshjen ndërkombëtare sepse është marrëveshje ndërkombëtare dhe ratifikimit nga Kuvendi, kam kërkuar që të ndiqen procedurat sikurse siç e parasheh ligji dhe e kemi kthyer në pikën zero”, tha Haxhiu raporton “Ekonomia Online. “Tani është arritur një marrëveshje në parim, ndonëse nuk ka asgjë të nënshkruar, dhe e pres në takim të hënën ministrin e Drejtësisë danez. Kjo marrëveshje përfshinë edhe përkrahje financiarë për Kosovën, ndonëse detaje nuk mund të jap dhe po ashtu investimi në energji të ripërtrishme e cila është nevojë emergjente për Kosovën dhe përkrahje tjera në sundimin e ligjit”.

Besnik Boletini në krye të bordit të RTK-së

0

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti të enjten mbledhjen e parë konstitutive, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetë anëtarë.

Në këtë mbledhje përmes votimit të fshehtë, bordi ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetaren. Me shtatë vota për, kryetar i bordit është zgjedhur Besnik Boletini. Gjithashtu, me shtatë vota për, Arta Berisha është zgjedhur nënkryetare.

Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të RTK-së.

Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar.

“Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive; Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë; Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës; Listën e borxheve që i ka RTK-ja ndaj secilit subjekt; Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK-ja”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort