Home Blog Page 3740

Parlamenti Evropian kërkon liberalizim, pa vonesë, të vizave për Kosovën

0

Autori i këtij dokumenti, deputeti evropian Lukas Mandl, ka deklaruar se krimi i organizuar e dëmton besimin e qytetarëve kundruall institucioneve të tyre publike. “Pasi që kjo paraqet pengesë të madhe për shoqëritë në Ballkanin Perëndimor që të zhvillojnë shtetet dhe ekonomitë e tyre, Bashkimi Evropian nuk mund ta përdorë krimin e organizuar si arsyetim për shtyrjen e procesit të zgjerimit, por duhet të qëndrojë krahas popujve të Ballkanit Perëndimor në luftën e tyre kundër krimit të organizuar”, ka porositur ai.

Liberalizim pa vonesë të vizave për Kosovën është kërkuar të enjten nëpërmjet një dokumenti të miratuar nga ligjvënësit në Parlamentin Evropian.

Ky raport, i cili ndërlidhet me bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ka bërë thirrje gjithashtu për reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, pasi që është vlerësuar se izolimi i nxit aktivitetet kriminale, deputetët i kanë bërë thirrje Këshillit për liberalizim.

Autori i këtij dokumenti, deputeti evropian Lukas Mandl, ka deklaruar se krimi i organizuar e dëmton besimin e qytetarëve kundruall institucioneve të tyre publike.

“Pasi që kjo paraqet pengesë të madhe për shoqëritë në Ballkanin Perëndimor që të zhvillojnë shtetet dhe ekonomitë e tyre, Bashkimi Evropian nuk mund ta përdorë krimin e organizuar si arsyetim për shtyrjen e procesit të zgjerimit, por duhet të qëndrojë krahas popujve të Ballkanit Perëndimor në luftën e tyre kundër krimit të organizuar”, ka porositur ai.

Me anë të dokumentit, deputetët kanë kërkuar, mes të tjerash, që të ndërpriten lidhjet e forta midis strukturave politike në rajon dhe krimit të organizuar. Për më tepër, ata kanë tërhequr vërejtjen se lidhjet e këtilla kanë një historik të gjatë dhe datojnë qysh nga periudha komuniste. Si rrjedhojë, ata kanë bërë thirrje për hapjen e arkivave të Shërbimeve të Zbulimit të ish-Jugosllavisë.

“Lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, politikës e biznesit ekzistonin edhe para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe vazhduan deri në fund të konflikteve në vitet ’90, derisa deputetët e Parlamentit Evropian dënuan mungesën e qartë të vullnetit të autoriteteve përgjegjëse në rajon që të hapin arkivat e ish-Jugosllavisë dhe dosjet t’u kthehen qeverive nëse ato duan”, shkruhet në dokumentin e PE-së.

Një prej problemeve që është identifikuar në rrafshin e luftës kundër krimit të organizuar është edhe mungesa e vullnetit politik.

Raporti është miratuar me 531 vota të euro deputetëve në favor, 48 kundër dhe 117 abstenime.

Në raport përsëritet thënia e përmendur shpeshherë në dokumentet ndërkombëtare që specifikon se vendet e Ballkanit Perëndimor janë burim destinacioni dhe transiti i trafikimit të qenieve njerëzore, dhe se ato shërbejnë si korridore transiti për emigrantë e refugjatë, për armë, por edhe për shpëlarje të parave.

Në këtë raport gjithashtu tërhiqet vërejtja se deputetët janë të vetëdijshëm për akuzat rreth lidhjeve të mundshme të figurave të larta politike me grupet e krimit të organizuar. Është kërkuar që të çrrënjosen lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar nëpërmjet masave të qarta të mbrojtjes nga korrupsioni dhe me ndjekjen efikase penale të rasteve të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu është theksuar nevoja që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të këmbejnë informata të inteligjencës me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me partnerët ndërkombëtarë. Deputetët kanë kërkuar që të ketë më shumë bashkëpunim edhe mes vendeve të rajonit, por edhe mes tyre dhe BE-së në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çështje këto që përbëjnë një sfidë të përbashkët.

A harxhojnë mbushësit dhe gjithçka tjetër që lini në rrymë pa e përdorur?

0

Disa rekomandime të Ministrisë së Ekonomisë për kursim të energjisë elektrike janë shndërruar në shaka nga qytetarët. Por, përtej talljeve në Facebook e rrjete tjera sociale, ekspertët thonë se të gjitha pajisjet shtëpiake të cilat qëndrojnë në rrymë dhe nuk përdoren, shpenzojnë energji elektrike.

“Konsola e video-lojërave, shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para pak ditësh.

Kjo deklaratë e Rizvanollit u bë virale nga përdoruesit e rrjeteve sociale në Kosovë.

Megjithatë, inxhinierit Ermal Sadiku po i duket e arsyeshme kërkesa e ministres Rizvanolli.

Sadiku ka deklaruar për Express se për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike në botë, edhe këto lojëra të cilat nuk shpenzojnë shumë energji elektrike, do të mund të kushtojnë shumë nëse Kosovës do t’i duhet të blejë energji në tregun botëror.

“Përderisa konsola shpenzon rreth 200 wat dhe televizori përafërsisht 50 wat, në rast të lojës dy orëshe, deri tash shpenzimet e përafërta kanë qenë rreth 3 centë. Për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë në botë, ky 2 orësh mund të kushtojë rreth 30 centë. Kjo mund të ndodhë nëse energjia duhet të blihet sot në tregun botëror të energjisë. Pra, nëse brenda ditës në Kosovë luajnë ta zëmë 10 mijë qytetarë, i bie të shpenzohen 3 mijë euro për dy orë në ditë”, ka deklaruar Sadiku.

Sadiku thotë se edhe pajisjet të cilat nuk përdoren, duhet të largohen nga rryma, pasi edhe ato shpenzojnë.

“Edhe kur nuk përdoren pajisjet, dhe janë në rrymë, shpenzojnë pak rrymë. Për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kjo “pak” ka rëndësi”, ka deklaruar Sadiku.

Edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar për Express se të gjitha pajisjet të cilat qëndrojnë në rrymë, shpenzojnë, edhe kur nuk janë duke u përdorur.

“Të gjitha pajisjet që janë në ‘stand by’ harxhojnë rrymë. Sigurisht një pajisje individuale nuk ka ndonjë impakt. Por, kur grumbullohen miliona pajisje, pasi secila familje ka minimum 10 pajisje në ‘stand by’, atëherë impakti është i rëndësishëm. Secili veprim që ndikon në kursim është i mirëseardhur dhe lehtëson barrën e furnizimit me energji elektrike”, ka deklaruar Buxhala.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike në vend.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se situata është pasojë e çmimeve të larta të importit.

“Ne kemi pasur një situatë relativisht të mirë, duke qenë se deri nga fillimi i nëntorit jemi mbështetur kryesisht në kapacitetet e tona gjeneruese të KEK-ut dhe këto kanë mjaftuar për ta mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit dhe me rritjen e kërkesës për energji elektrike është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë, është gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

Ajo tha se për import të energjisë elektrike këtë vit janë paraparë 12 milionë euro, por këto mjete, sipas saj, janë shpenzuar vetëm në dy muaj.

“ZRRE ka hapur kërkesën e shqyrtimit të jashtëzakonshme të tarifave dje në përputhje me obligimet ligjore duke qenë se shpenzimet e operatorëve janë shumë më të larta sesa ka qenë e parashikuar. Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milion për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milion për import”, ka thënë ajo, gjatë raportimit në komision.

Ministria e Ekonomisë, ndërkohë, është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2022-2031.

Kjo strategji, sipas ministrisë, do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht, për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Si mund të kursehet energjia elektrike sipas Ministrisë së Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë ka dalë me rekomandime për kursimin e energjisë elektrike.

Sipas këtij maunali, kërkohet që t’i fikni dritat kur dilni nga dhoma, t’i zëvendësoni poçat elektrik me ata me efiçiencë të lartë (LED), të shfrytëzoni dritën natyrore gjatë ditës dhe të vendosni cenzorët e efiçiencës.

Bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, siç janë: rrobalarësja, enëlarësja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00, atëherë kur tarifa e ulët është 57 përqind më e lirë se tarifa e lartë.

Po ashtu, kërkohet që të shfrytëzohet racionalisht uji i ngrohtë, të mos lihen në pozicionin ‘stand by’ pajisjet si mikrovala, televizori, radio, kompjuterët e konsola e video-lojërave.

Po ashtu, në manualin e Ministrisë së Ekonomisë kërkohet që të mos lihen në rrymë gjithë natën mbushësit e telefonave, llaptopëve etj, pasi pajisjet të jenë të mbushura me bateri.

Disa nga arsyet pse Danimarka po kërkon qeli për të burgosurit në Kosovë

0

Qeveria e Danimarkës, Partia Popullore Daneze, Partia Popullore Socialiste dhe Partia Popullore Konservatore janë pajtuar për një marrëveshje të re shumëvjeçare financiare për periudhën 2022-2025.

Kjo është marrëveshja në të cilën përfshihet edhe Kosova, ose më saktësisht marrja me qira e qelive të burgut në Kosovë për të burgosurit nga Danimarka.

Në bazë të asaj marrëveshjeje, thuhet se Danimarka do të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë, për të zgjeruar kështu kapacitetet e burgjeve atje për disa arsye.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës, kjo marrëveshje do të jetë për një kohë të caktuar, derisa të përmirësohet gjendja me burgjet në Danimarkë.

Në njoftim thuhet se Danimarka përballet me mungesë të vendeve në burgje po ashtu edhe me mungesë të punonjësve.

Ky projekt synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve në Danimarkë dhe të jap mundësi që burgjet atje të zgjerohen me 326 vende gjatë periudhës kohore 2022 dhe 2025.

The Guardian raportoi se numri i të burgosurve në Danimarkë është rritur me 19% që nga viti 2015, duke arritur në më shumë se 4,000 të burgosur në fillim të vitit 2021 dhe duke tejkaluar 100% të kapacitetit, sipas statistikave zyrtare.

Në të njëjtën periudhë, numri i gardianëve ra me 18% në kombin skandinav me 5.8 milionë banorë, ku të burgosurit me më pak se pesë vjet i shërbejnë zakonisht në burgje të hapura.

“Do të na mungojnë deri në 1000 vende në burgjet deri në vitin 2025,” tha në deklaratë ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup i cili pritet që të hënën të vij në Kosovë për të nënshkruar pikërisht këtë marrëveshje për marrjen me qira të qelive të burgut.

“Me marrëveshjen është rënë dakord që të merren me qira 300 burgje në Kosovë dhe të zgjerohet kapaciteti i burgjeve në Danimarkë për disa qindra vende”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka njoftuar sot se janë pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Bashkëpunimit Zhvillimor për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar.

“Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishm”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, nga ky kompensim do të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, po ashtu edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ndaj të cilit do të ndikojë në ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës së përgjithshme të këtij shërbimi.

Konjufca ndal bonuset për stafin e Kuvendit, kabineti i tij i redukton shpenzimet e telefonisë mobile në 50%

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë vendim që nga viti 2022 të mos ndahen mjete në formë bonusi për stafin e Kuvendit të Kosovës.

“Nga viti 2022 është kërkesë e kabinetit të kryetarit, mos të ndahen mjete në formë bonusi për stafin e Kuvendin e Kosovës”, thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar Indeksonline, i cili i është komunikuar administratës së Kuvendit.

Poashtu një kërkesë tjetër që i është komunikuar administratës së Kuvendit është është për reduktimin e shpenzimeve të telefonisë mobile për shefin e stafit dhe stafin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit në 50% nga shuma aktuale.

Nation League, grup i vështirë për Shqipërinë

0

Pas Kosovës, edhe Shqipëria ka mësuar kundërshtarët në edicionin e tretë 2022/23 të Ligës së Kombeve, në shortin që është hedhur në Nyon të Zvicrës.

Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Ligës B – kategoria e dytë e futbollit në këtë garë – ku është promovuar pas edicionit fantastik në atë që lamë pas, raporton Gazeta Express.

Shqipëria është hedhur në Grupin 2 të Ligës B dhe do të ketë punë me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Shorti i Ligës së Kombeve, kompletohet grupi i Kosovës

0

Nga ora 18:00 ka nisur hedhja e shortit për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve (2022/2023).

Kosova, që gjendet në Ligën C, është pjesë e Grupit 2 bashkë me Qipron/Estoninë, Greqinë, Irlandën e Veriut.

Ndeshjet do të luhen në qershor dhe shtator të vitit 2022.

Vazot

Liga A

Vazo e parë: Franca, Spanja, Italia, Belgjika

Vazo e dytë: Portugalia, Holanda, Danimarka, Gjermania

Vazo e tretë: Anglia, Polonia, Zvicra, Kroacia

Vazo e katërt: Uellsi, Austria, Çekia, Hungaria

Grupi 1:

Grupi 2:

Grupi 3:

Grupi 4:

Liga B

Vazo e parë: Ukraina, Suedia, Bosnja-Hercegovina, Islanda

Grupi 1: Armenia, Irlanda, Skocia, Ukraina

Grupi 2: Shqipëria, Izraeli, Rusia, Islanda

Grupi 3: Mali i Zi, Rumania, Finlanda

Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegjia

Liga C

Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituania, Luksemburgu, Turqia

Grupi 2: Qipro/Estonia, Kosova, Greqia, Irlanda e Veriut

Grupi 3: Kazakistani/Moldavia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Sllovakia

Grupi 4: Gjibraltari, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria

Liga D

Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistani/Moldavia, Lihtenshtajni

Grupi 2: San Marino, Qipro/Estonia, Malta

Si u zbulua laboratori i drogës në Obiliq? (VIDEO)

0
Foto: Ilustrim

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore-Prishtine dhe Gjykatën Themelore-Prishtinë, pas hetimeve disamujore duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit të fshehtë, më 16.12.2021, ka ndërmarrë operacion taktik për kontrollimin e disa lokacioneve në regjionin e Prishtinës nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit janë duke u marrë me kultivim të bimëve të kanabisit.

Në fshati Shkabaj Prishtinë, gjatë kontrollimit të shtëpisë se të dyshuarit A.Zh., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) është gjetur laborator për kultivimin e kanabisit (bimët ishin në fazën finale të rritjes dhe brenda dhjetë ditëve pritej vjelja e tyre).

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar/sekuestruar: 594 vazo të mbjella me bime të kanabisit (me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë të përgjithshme rreth 300 kg), sistemi i ventilimit, pajisjet për ndriçim, pajisjet për ujitje të bimëve, 10 pako me pesticide, 2 vetura, një revole 7.65 mm, 8 fishekë, 3 telefona si dhe prova tjera materiale.

Me kërkesë të prokurorit dhe urdhër të gjykatësit, shtëpisë që është shfrytëzuar për kultivim të kanabisit i është vënë shiriti rrethues për sekuestrim të përkohshëm.

Prokurori i rastit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Operacion i sotëm policor vije pas dy operacioneve tjera të suksesshme të drejtorisë së antidrogës ndaj kësaj dukurie të laboratorëve të datave 24.11.2021, laboratori në fshatin Grashticë-Prishtinë, ku ishin të kultivuara rreth 72 bimë dhe ishte arrestuar një i dyshuar dhe me datën 25.11.2021 në fshatin Prugovc-Prishtinë në një laborator të mbyllur janë zbuluar 112 bimë të mbjella të kanabisit, po ashtu edhe aty ishte arrestuar një i dyshuar.

Policia ndërkaq ka publikuar edhe foto dhe video nga aksioni i sotëm.

Ambasadori britanik: Dialogu Kosovë-Serbi është në një fazë shumë të vështirë

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, në një intervistë për portalin “Kossev” ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është në një fazë shumë të vështirë.

Abbott ka thënë se asnjëra nga palët s’kanë një vizion të përbashkët rreth asaj se çfarë dialogu përfaqëson.

“Dhe ajo që vërtet nevojitet është një lloj mendimi themelor për atë që ne po përpiqemi të arrijmë përmes këtij procesi”, ka thënë Abbott.

Diplomati britanik tutje është pyetur për atë se çfarë po përpiqet të arrijë Kosova në dialog. Abbott deklaroi se kërkesat e Kosova janë shumë të qarta.

“Unë mendoj se është shumë e qartë. Prishtina kërkon njohje reciproke. Ata duan mundësinë për të qenë anëtarë të Kombeve të Bashkuara, duan të njihen si shtet i pavarur”, ka shtuar tutje ai.

Ndërkohë kur është pyetur për kërkesat e Serbisë në procesin e dialogut, Abbott ka thënë se mbase për to është më mirë të flas ambasadori britanik në Beograd.

“Mendoj se Beogradi ka një sfidë edhe më të madhe, sepse shumë gjëra kanë të bëjnë me atë që dëshiron Serbia e ardhshme. Kolegu im në Beograd është ai që duhet t’i përgjigjet vërtet kësaj. Për mua, ndërsa jam ulur këtu, ka disa pyetje vërtet të mëdha se çfarë marrëdhëniesh dëshiron Serbia me Kosovën, me Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar. Në thelb, kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë”, është shprehur Abbott.

“Kjo është e ardhmja në të cilën ne mund të mbështesim një proces që lejon të dy vendet, në pikëpamjen tonë, të vazhdojnë dhe të negociojnë dhe të zvogëlojnë sfidat, dhe problemet e vogla dhe të mesme me të cilat përballen, disa fërkime të natyrshme që mund të ndodhin në mes të dy vendeve. Sa për serbët e Kosovës, unë mendoj se kjo është një sfidë reale, sepse duket sikur ajo që duket si një imazh gri vazhdon. Kjo mund të jetë e ardhmja. Por ka edhe një tjetër të ardhme, dhe ajo është që të dy palët dhe Bashkimi Evropian, me mbështetjen tonë, të përfshihen në atë se çfarë vërtetë duhet të bëhet. Është e vërtetë kur ata thonë se tashmë jemi në vitin 2021 dhe se nuk është 2013-ta. Mirë, por çfarë kjo realisht nënkupton dhe çfarë është ajo që ka vërtetë rëndësi dhe që duhet të trajtohet?”, ka thënë më tej diplomati britanik.

Qeveria realizon 35 përqind të planit të punës për periudhën mars-shtator

0

35.07 përqind është realizueshmëria e planit të punës për periudhën mars-shtator për vitin 2021.

Kjo është dhënë është nxjerr nga Lëvizja FOL, e cila ka bërë monitorimin e punës së qeverisë dhe dikastereve qeveritare.

Më tutje raporti thekson se 8.12 përqind e punëve nuk janë realizuar, ndërkaq që 56.81 përqind janë në proces.

Ministrja e Mbrojtjes së cilën e drejton Armend Mehaj prin sa i përket konkretizimit të planit, me 100 përqind realizueshmëri.

Nga të dhënat më së shumti del të ketë pasur ngecje në diplomaci.

Është Ministria e Punëve të Jashtme me në krye Donika Gërvallën që planin e punës për periudhën gjashtëmujore e ka realizuar vetëm 16.1 përqind.

Certifikatat e vaksinimit mund të thellojnë izolimin e kosovarëve

0

Qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të mos lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi blloku nuk i njeh ende certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit, të lëshuara në Kosovë.

Për më tepër, BE-ja, nga 10 janari, synon t’i ndalojë të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit.

Vendimin përfundimtar për udhëtime nga jashtë, BE-ja pritet ta marrë në fund të dhjetorit.

Kosova, bashkë me Bosnje e Hercegovinën, mbeten dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, të cilave BE-ja nuk ua njeh certifikatat e vaksinimit.

Kjo, edhe përkundër faktit se në Kosovë jepen vetëm vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se problemi me certifikatat është i natyrës teknike.

“Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline [pa qenë të lidhur në internet]. Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik”, ka thënë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.

I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit.

Gexha thotë se janë duke punuar në mënyrë intensive që problemi të zgjidhet përpara 10 janarit, kur mund të hyjë në fuqi ndalimi i udhëtimit në BE pa tri doza të vaksinës.

“Besoj se deri atëherë edhe kjo certifikatë do të kompletohet dhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa pengesa jashtë vendit”, thotë Gexha.

Behxhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, thotë se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për vaksinim dhe janë vaksinuar me vaksina të pranuara nga BE-ja, të izolohen për çështje teknike.

“Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, sepse, në njëfarë mënyre, përkundër asaj që i plotëson kushtet, e ke vaksinën, e ke vizën, nuk lejohet të lëvizësh. Është shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut”, thotë Shala.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kufizimi i lëvizjes në bazë të dëshmisë së vaksinimit në tërësi është i padrejtë.

Skënder Syla, përfaqësues i OBSH-së në Bullgari, thotë se kur merren vendime të tilla, duhet pasur parasysh edhe shpërndarjen jo të barabartë të vaksinave nëpër botë.

“OBSH-ja nuk e mbështet përdorimin e dëshmisë së vaksinimit si parakusht të vetëm për udhëtime ndërkombëtare, duke pasur parasysh përhapjen gjerësisht të pabarabartë të vaksinave midis vendeve të pasura dhe me të ardhura më të pakta”, thotë Syla.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit.

Vaksinat e para i ka siguruar përmes donacioneve, ndërsa në maj ka nënshkruar kontratën e parë me kompanitë Pfizer/BioNTech për sigurimin e mbi një milion vaksinave.

Deri më tash, rreth 43 për qind e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me nga dy doza. Nga 9 dhjetori ka nisur të administrohet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës. /REL

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort