Home Blog Page 3739

Urim Dakaj zgjidhet asamblist në Komunën e Neuhausen-it

0

“Në mbledhjen e datës 14 dhjetor, në bazë të dispozitave për përfaqësimin proporcional, Këshilli Bashkiak më shpalli anëtar të zgjedhur të Asamblesë Komunale duke filluar nga data 1 janar 2022”
Emri Urim Dakaj nuk është i panjohur për qytetarët e Neuhausen-it, në Kantonin Schaffhausen e më gjerë dhe për lexuesit e albinfo.ch.

Ai, prej disa vitesh njihet si aktivist i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe i sindikatës Unia, më të madhes në Zvicër. Ai ka qenë po ashtu, deri në vitin e kaluar, edhe kryetar i seksionit të SP-së në qytetin ku jeton, Neuhusen.

Së fundi, Urimi vjen me një lajm të ri: “Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e datës 14 dhjetor 2021, në bazë të dispozitave për përfaqësimin proporcional, Këshilli Bashkiak (ekzekutivi) më shpalli anëtar të zgjedhur të Asamblesë Komunale (Einwohnerrat), duke filluar nga data 1 janar 2022. Unë do të angazhohem shumë për Neuhausenin dhe mundohem që të iu përfaqsoj sa më mirë”. Kështu shkruan Urim Dakaj në një postim në llogarinë e tij në facebook.

I kontaktuar nga albinfo.ch., Dakaj shton se zgjedhja është bërë pasi që, në zgjedhjet e kaluara komunale ai ishte i pari në listë, me më së shumti vota nga ata që nuk kishin arritur të zgjidheshin. “Për këtë arsye, pas tërheqjes së një asamblisti për shkak të moshës, zgjedhja ka rënë automatikisht tek unë”.

I lindur në vitin 1984 në Korishë të Prizrenit, atje ka jetuar deri në vitin 1994 kur bashkë me prindërit ka ardhur në Zvicër, në Kantonin Schaffhausen.

“Këtu mbarova shkollën 9 vjeçare dhe e kreva zanatin për kultivues dhe sanitari. Pastaj kam punuar deri në vitin 2015 në gastronomi. Kur pashë se në këtë lëmi bëheshin shumë padrejtësi ndaj punëtorëve, mendova se duhet ndërmarrë diçka që të mbrohen punëtorët”.

Kështu i shpjegon Urimi fillimet e angazhimit të tij politik, edhe pse atëbotë nuk kishte aderuar drejtpërdrejt në parti politike.

“Në vitin 2015 hyra të punoj në sindikatën më të madhe në Zvicër, Unia, si sekretar ndërsa në vitin 2016 fillova angazhimin direkt në politikë. Atë vit, si fare i panjohur, hyra në listën për kandidat në Parlamentin e Kantonit. Me votat e mia nuk arrita të hy në parlament por së bashku me të tjerët, arritëm t`i mbrojmë ulëset e SP-së aty.

Një vit më vonë, në vitin 2017 në mbledhjen e përgjithshme të SP Neuhausen u zgjodha në kryesi dhe njëherësh delegat në Kuvendin e SP të Zvicrës. Vetëm pas një viti, më 2018 në mbledhjen e përgjithshme u zgjodha kryetar i degës së SP Neuhausen, pa asnjë votë kundër, thotë Urim Dakaj për albinfo.ch.

Franca i dhuron Kosovës 117 mijë vaksina Pfizer

0

Republika e Francës i ka dhuruar Kosovës një donacion prej 117 mijë vaksinash të kompanisë Pfizer.

Lajmin e ka dhënë presidentja Vjosa Osmani, duke shprehur mirënjohje për presidentin francez Macron.

“Franca, dhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar. Në emër të qytetarëve tanë, dua ta falënderoj Presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117,000 vaksina Pfizer. Një kontribut i duhur, në një kohë të duhur”, njofton presidentja

Osmani ka lavdëruar edhe qytetarët që sipas saj kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive me rastin e fushatës së vaksinimit.

“Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh”.

Sot shqyrtohen masat anti-Covid, përçarje në mes të pjesmarrësve në takim

0

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thirrur në takim të premten në orën 14:30 kryetarët e komunave për të diskutuar rreth masave Anti-Covid.

Mirëpo, nga kjo ministri, ftesë për takim nuk i kanë dërguar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Express ka mësuar se kryetarët e komunave janë duke diskutuar për të mos marrë pjesë në takim, pasi që Asociacioni nuk është ftuar në takim.

Burime të gazetës kanë treguar se po e shohin si tendencë për përqarje mosthirrjen e anëtarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në takim.

Ndërsa, vendimi për të marrë pjesë pse jo në takim, pritet të merret sot ose ditën e neserme nga kryetarët e komunave.

Presidentja Osmani u adresohet sot deputetëve të Kuvendit

0

Sot në ora 10:00, presidentja Vjosa Osmani do ta ketë adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Zyra për media e Kuvendit njofton se sot do të ketë seancë plenare dhe seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

“Seanca plenare e Kuvendit, Vendi: Kuvendi i Kosovës Koha: 10:00. Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në komunikatë për media.

Kurse në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet në ora 11:00 në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin 2022.

“1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022”, thuhet në komunikatë.

DASH publikon raportin, Kosova vlerësohet për luftimin e terrorizmit

0

Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës.

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për luftë kundër ISIS-it. Qeveria e Kosovës është duke hartuar një strategji të re të kombinuar dhe plan veprimi kundër terrorizmin ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025. Raporti përmend edhe shkarkimin e më pas emërimin e bashkërenduesit të zyrës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova, thuhet në raport, vazhdon të trajtojë zhvillimet që pasuan riatdhesimin në vitin 2019 të katër luftëtarëve dhe 106 grave e fëmijëve nga Siria, një nga riatdhesimet më të mëdha civile deri më tani nga zona e konfliktit. Të gjithë të rriturit janë ndjekur penalisht dhe dy nga luftëtarët janë në burg. Gratë dhe fëmijët vazhdojnë të marrin ndihmë për riintegrim nëpërmjet programeve të financuara nga fondet amerikane e evropiane dhe Divizionit të Parandalimit dhe Riintegrimit të Ministrisë së Brendshme. Ky program dhe ministria e Arsimit ndihmuan 37 nga 74 fëmijët e kthyer të regjistrohen në shkollë dhe me mbështetjen ndërkombëtarë, po ndihmon gratë e kthyera në riintegrim dhe punësim.

Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Kosovë në vitin 2020, thuhet në raport.

Kuadri ligjor i Kosovës vlerësohet si ndër më të prirët në Ballkan për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerje ose mbështetje të veprimtarive terroriste, por, thuhet në raport, dënimet e shkurtra, lirimet e parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit, ngrenë pikëpyetje për sigurinë afatgjatë.

Raporti vëren se angazhimet e Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020 të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, kodifikuan përkushtimin e Prishtinës për të rritur sigurinë kufitare dhe kontrollin për të ndaluar udhëtimin e terroristëve. Kosova e ka cilësuar Hezbollahun si organizatë terroriste, thuhet më tej.

Raporti vë re se Kosova nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EUROPOL, e njohur deri vonë si Policia Evropiane, ndërsa mbetet jashtë INTERPOL-it, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe marrëdhënieve që ende nuk janë normalizuar ndërmjet të dy vendeve. Aty theksohet edhe bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë amerikane për luftën kundër terrorizmit.

Raporti përmend se më 11 dhjetor, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi një grup të pandehurish nga akuzat e lidhura me terrorizmin. Kjo ishte hera e dytë që të pandehurit u shpallen të pafajshëm nga akuza për terrorizëm, megjithëse u dënuan për posedim dhe tregti armesh. Rasti që ishte ngritur në vitin 2015 nga prokurorët ndërkombëtarë dhe më pas i kaloi sistemit gjyqësor vendas, duke qëndruar në gjykatat e Kosovës për pesë vjet.

Më 30 tetor, Agon Misini u lirua nga burgu pasi kreu 18 muaj nga dënimi i tij katërvjeçar për pjesëmarrje në grup terrorist. Agon Misini ishte luftëtari i parë i riatdhesuar. Gjykata e Apelit i njohu atij kohën e kaluar në paraburgim në Siri pas arrestimit në vitin 2017 nga Forcat Demokratike Siriane.

Më 20 tetor, policia e Kosovës arrestoi një person që kërcënoi ambasadorin e Kosovës në Francë, i cioi shpërndau një artikull të gazetës Le Figaro, që përshkruante një kronologji të sulmeve ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Më 30 shtator, prokurorët akuzuan Igballe Hudutin, për nxitje për të kryer akte terroriste. Zonja Huduti u arrestua më 7 janar për postimet e saj në rrjetet sociale ku kritikonte Uashingtonin për vrasjen e komandantit iranian, Qasim Soleimani dhe bëri thirrje për hakmarrje.

Më 24 shtator, Gjykata e Lartë e Kosovës vërtetoi dënimin me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për Visar Qukovcin për pjesëmarrje në grup terrorist, , ndërsa urdhëroi një rigjykim për akuzat për abuzim të fëmijëve. Qukovci, një nga luftëtarët e riatdhesuar nga Siria në vitin 2019, kishte filmuar video propagandistike në të cilat i vendoste një jelek vetëvrasës djalit të tij 3-vjeçar.

Më 10 janar, Arian Kryeziu u dënua me 46 muaj burgim për pjesëmarrje në grup terrorist.

Nga 32 gra të riatdhesuara nga Siria në vitin 2019, 29 u deklaruan fajtore për pjesëmarrje në ISIS dhe morën dënime të shkurtra me kusht. Gratë do t’i shmangen kohës së burgut nëse nuk kryejnë krime të mëtejshme, kontrollohen rregullisht nga policia e Kosovës dhe ndjekin psikoterapi.

Raporti më tej thekson mes tjerash se Kosova ka hartuar një kuadër ligjor për sanksionet financiare kundër organizatave terroriste, që pas miratimit nga parlamenti, do të përmirësojë kufizimin e financimit të terrorizmit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thuhet në raport, vazhdoi të zbatojë një program, të mbështetur nga ekspertët amerikanë, për punë me të dënuarit për terrorizëm që ndodhen në burg. Programi përfshinë mbledhjen, analizimin dhe ndarjen e informacionit brenda vendimmarrësve të shërbimit korrektues dhe organeve të tjera përkatëse të zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin e rehabilitimit dhe riintegrimit eventual të të dënuarve. Autoritetet vazhduan programet e riintegrimit të individëve që vuajtën dënimin në burg për akuzat e terrorizmit, të kthyerit dhe anëtarët e familjeve të tyre, ndonëse me mungesë personeli dhe financim të pamjaftueshëm, thuhet në raportin e DASH-it./voa/

Si do të jetë moti gjatë vikendit dhe fillimit të javës së ardhshme

0

Prishtina Weather ka bërë me dije se të premten priten reshje të dobëta shiu e bore, derisa të shtunën do të jetë më ftohtë, por me reshje borë të dobëta.

Ditën e premte kalimi i një fronti në lindje të rajonit, sjell mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Ditën e diel dhe të hënë, vransirat mbesin dominante, të hënën pasdite mundësi për reshje të dobëta shiu e bore.

Periudha më të zgjatura të qetësisë ditën e enjte, edhe mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e premte dhe shtunë, fuqizimi i erës mbanë ndotësit e shpërndarë, e indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme, e të shunën edhe në të mira.

17.12 – Vransira e intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

18.12 – Më ftohtë, kryesisht me vransira e erë. Kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

19.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e intervale me diell gjatë ditës.

20.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Temperaturat minimale ditëve të ardhshme do të luhaten nga -3C deri 0C, e maksimalet të premten rriten deri në 5C e 7C, në fundjavë zbresin edhe në 0C.

Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s, të shtunën me hove edhe mbi 15m/s.

Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.

Faton Klinaku dhe Tomë Gashi do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale

0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku dhe avokati i organizatës, Tomë Gashi, kanë konfirmuar se do të jenë dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Klinaku dhe Gashi do të dëshmojnë në favor të palës mbrojtëse.

“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku në T7.

“Do të kisha shkuar si dëshmitar në favor të mbrojtjes”, ka thënë Klinaku.

Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.

“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.

“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi.

Kurti përsërit se do të vendoset reciprocitet i plotë me Serbinë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij është duke u përgatitur për të vendosur reciprocitet të plotë me Serbinë. Në emisionin “Desku” në KTV, Kurti, që pati premtuar vendosjen e reciprocitetit pak ditë pasi të marrë pushtetin në shkurt sivjet, ka thënë se “s’mund të bëhen të gjitha gjërat përnjëherë”.

Ai ka njoftuar se në takimet që ka zhvilluar në Bruksel ka bërë propozimin për reciprocitet për çështjen e pakicave.

“Ne po e denoncojmë çdo shkelje të Serbisë. Po përgatitemi mirë që kur të zbatohet të mos ketë asnjë dështim. E kemi për targat, por do ta zbatojmë edhe në të tjera. Kemi bërë propozim për reciprocitet për të drejta. Në bisedimet në Bruksel kam bërë propozim me të cilin kam thënë se të drejtat e pakicave kombëtare në Kosovë e Serbi duhet të jenë në raport reciprociteti. Kjo është refuzuar. Beteja vazhdon, reciprocitetin do ta zbatojmë, mirëpo s’mund t’i bëjmë të gjitha gjërat përnjëherë”, ka thënë ai.

Për premtimin e shkurtit, Kurti ka thënë se “mund të marr vendime që mund të ngelin dëshira të mia, e që s’mund t’i kemi përgatitjet e duhura”.

“Besoj se do ta vendosim reciprocitetin, por paralelisht duhet të zbatojmë strategji që i bën ato të implementueshme”, ka thënë më tej ai.

Kurti ka mohuar se atij i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka thënë se vitin e ardhshëm do të ketë vizitë dhe se për këtë po bëhen përgatitje nga stafi i tij.

Franca ia ofron Kosovës donacion 117 mijë vaksina Pfizer

0

Presidentja Vjosa Osmani në emër të qytetarëve ka falënderuar presidentin e Frances, Emanuel Macron dhe popullin francez për donacionin me 117,000 vaksina Pfizer, duke thënë se Franca edhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar.

Osmani ka shkruar në Facebook se angazhimi ynë institucional për luftimin e pandemisë është fuqizuar vazhdimisht përmes përkrahjes së partnerëve e aleatëve tanë.

“Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh. Në prag të festave të fundvitit, dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes dhe më të dashurve tuaj është ruajtja e shëndetit tuaj. Andaj, ju lutem, vaksinohuni”, ka shkruar ajo.

100 nga 250 nxënës nuk dinë shkrim e lexim, sqarohet drejtori

0

Drejtori i Arsimit, Remzi Bejselmani deklaroi se merr përgjegjësi që nxënësit e shkollës “Skënder Luarasi” dinë shkrim e lexim .

Është testi që iu nënshtruan qindra nxënës të klasës së 10 në shkollën “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Pyetjet e parashtruara në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe atë të Matematikës janë bazike.

Mirëpo rezultati s’ishte fare i kënaqshëm, madje po konsiderohet i dobët nga Këshilli i Shkollës.

Nga 30 pikë, shumica e nxënësve kishin arritur rezultate minimale.

Prandaj një situatë e tillë ka shqetësuar drejtorin e shkollës, Hamdi Bytyqi i cili deklaroi se nga këta 250 nxënës në shkollën që ai drejton 100 prej tyre nuk dinë shkrim e lexim.

Mirëpo një ditë pas udhëheqësi i kësaj shkolle ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar, duke theksuar se kanë probleme te vazhdueshme me nxënësit që vinë nga shkollat fillore.

Bytyqi ka treguar se si kanë ardhur deri tek ky vetëvlerësim.

Mirëpo drejtori i Arsimit në këtë komunë, Remzi Bejselmani nuk po e sheh kaq problematike situatën.

Ai tutje ka treguar se nxënësit e kanë nënvlerësuar një test të tillë.

Shkolla “Skënder Luarasi” ka formuar edhe ekipe punuese për t’i mbështetur nxënësit që kanë nevojë për orë shtesë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort