Home Blog Page 3738

​Mbyllet një lokal në Prizren, dyshohet se aty u helmuan shtatë persona

0

Shtatë persona dyshohet se janë helmuar në një lokal në Prizren.

Sipas raportit të policisë, të helmuarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërkohë lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton më tej policia.

Ekipi mobil i vaksinimit kundër Covid -19, vendoset në pikën doganore të Vërmicës

0

Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se një ekip mobil i vaksinimit tani më është vendosur në pikën kufitare të Vërmicës për arsye se tani ka frekuentimit më të madh të qytetarve në këtë periudh të festave të fundvitit. Të pa vaksinuarit, do e kenë një mundësi të mirë të vaksinimit në këtë pikë doganore raporton TV Prizreni.

Postimi i plotë:

Ekipet tona të vaksinim-imunizimit po shfrytëzojnë të gjitha mundësit për të rritë imunitetin e popullatës kundër kësaj sëmundje edhe në një pikë mjaft frekuentuese të lëvizjes së njerzëve.

Zvicër: Propozohet pagë minimale për punëtorët e huaj

0

Një propozim për të vendosur rregulla të pagës minimale për punëtorët e huaj të dërguar në Zvicër sapo ka fituar mbështetje të pjesshme parlamentare, por ende duhet të kalojë në Senat

Friday, 17 December 2021 – 9:01albinfo.ch
Këshilli Kombëtar i Zvicrës, Dhoma e Ulët e Parlamentit të vendit, sapo ka miratuar një rishikim të rregullave të pagave që do të kërkonin që punëtorët e huaj të marrin një standard minimal sipas ligjit zviceran. Aktualisht, standardet e pagave minimale të vendosura nga disa kantone nuk zbatohen për punëtorët e huaj të dërguar në Zvicër, gjë që avokatët e reformës argumentojnë se i vë kompanitë zvicerane në disavantazh, përcjell albinfo.ch.

Rregulli kaloi në Këshillin Kombëtar të martën me një shumicë të ngushtë. Tani do t’i takon Këshillit të Shteteve, Senatit të Zvicrës, të miratojë ligjin.

Cilat janë rregullat e pagës minimale për punëtorët e huaj në Zvicër?

Sipas ligjit zviceran, standardet e pagës minimale vendosen në nivel kantonal. Pesë nga 26 kantonet e Zvicrës kanë vendosur një pagë minimale, shumica e të cilave janë në pjesët franceze ose italishtfolëse të vendit. Pesë kantone zvicerane kanë një pagë minimale: Jura, Gjenevë, Neuchâtel, Ticino dhe Bazel.

Standarde të tjera të pagës minimale vendosen nëpërmjet marrëveshjeve të organizatave të punonjësve. Mbrojtësit e ndryshimit argumentojnë se sipas ligjit aktual të BE-së/Zvicrës, kur kompanitë dërgojnë punëtorët e tyre në Zvicër, ato nuk kanë nevojë të respektojnë këto kërkesa për paga.

Në fakt, kjo do të thotë se një kompani e BE-së ose e huaj do të jetë në gjendje t’i paguajë punëtorët e saj shumë më pak se një kompani zvicerane, duke u ofruar kështu kompanive të huaja një avantazh.

Megjithatë, kundërshtarët nuk pajtohen, duke thënë se kantonet kanë fuqinë për të siguruar që punëtorët e huaj paguhen në përputhje me standardet e pagës minimale, përcjell tutje albinfo.ch.

A do të kalojë propozimi në Senat dhe do të zbatohet?

Social Demokratët, të Gjelbrit dhe disa grupe të tjera parlamentare të Zvicrës votuan në favor të ndryshimit, me Partinë Popullore Zvicerane dhe Demokratët e Lirë që votuan kundër tij.

Fabio Regazzi, nga partia politike e Mesme, tha se pavarësisht se “nuk është adhurues i pagave minimale kantonale”, propozimi “krijoi siguri ligjore” në lidhje me punëtorët e huaj.

Thomas Burgherr, nga SVP, tha se ai e kundërshtoi propozimin sepse mendonte se kantonet mund të vendosnin ndryshime në nivelin e tyre dhe nuk kishin nevojë për një zgjidhje federale.

Burgherr vuri në dukje rregullat e pagës minimale në kantonin e Ticino, të cilat shprehimisht përjashtojnë punëtorët e huaj të postuar nga standardet e pagës minimale

Në fund të fundit, do të jetë në dorën e gjykatave zvicerane që të vendosin nëse standardet e pagës minimale zbatohen për punëtorët e kompanive të huaja në të njëjtën mënyrë si punëtorët e kompanive zvicerane në Zvicër.

Senati pritet të shqyrtojë propozimin në javët e ardhshme.

Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni nga Zvicra në Kosovë dhe në vendet tjera ballkanike

0

Tani, kur jemi prag të pushimeve, ata që duan të udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit, duhet të kenë parasysh disa rregulla të udhëtimit
Në prag të pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ata që duan të udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit, duhet të kenë parasysh disa rregulla të udhëtimit.

Nëse dëshironi të vizitoni të afërmit tuaj gjatë Krishtlindjeve ndërsa nuk keni pasaportë nga vendi përkatës, duhet të keni parasysh gjëra të ndryshme në varësi të vendit, transmeton albinfo.ch.

Kështu, për të hyrë në Kosovë, për personat që nuk kanë shtetësi kosovare kërkohet: dëshmia e vaksinimit të plotë; Dëshmi e shërimit plus njëra dozë e vaksinimit; Dëshmia e vaksinimit me një dozë plus testi negativ PCR, shkruan srf.ch.

Nga 3 janari, personat mbi 12 vjeç do të lejohen të hyjnë në Kosovë vetëm nëse kanë bërë vaksinim të plotë.

Të rikujtojmë: Këto rregulla vlejnë për ata që nuk kanë pasaportë kosovare!

Nëse dëshironi të shkoni në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Bosnje-Hercegovinë, duhet të jeni plotësisht të vaksinuar ose të jeni shëruar ose të keni një test negativ (PCR jo më i vjetër se 72 orë, testi i shpejtë i antigjenit jo më i vjetër se 48 orë) .

Personat që hyjnë në Kroaci duhet të tregojnë prova të një vaksinimi të plotë, një test negativ PCR ose antigjen të shpejtë ose dëshminë se janë shëruar, duke përfshirë një dozë vaksinimi.

Por edhe vetëm testi negativ PCR ose antigjen i shpejtë, me izolim individual derisa të merret një rezultat negativ është i mjaftueshëm për hyrjen në Kroaci, përcjell albinfo.ch. Në raste të jashtëzakonshme mjafton një vaksinim i vetëm.

Dyshohet se shtatë persona u helmuan me ushqim, mbyllet një lokal në Prizren

0

Shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim në një lokal në Prizren, për të cilin rast policia ka filluar hetimet.

Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq, të shtatë personat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.

Lokali ndërkaq është mbyllur nga inspektorët sanitar.

“Prizren, 16.12.2021 – 09:30. Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, raporton Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Policia fillon hetimet për vjedhjen e dy veturave në Prishtinë

0

Policia e Kosovës kanë nisur hetimet në lidhje me vjedhjen e dy veturave në Prishtinë.

Sipas raportit të PK-së, rastet kanë ndodhur natën e 15 dhjetorit dhe më 16 dhjetor.

Këto raste janë raportuar si të ndara, ndërkaq detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

“Prishtinë, 15-16.12.2021 – 23:10-08:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i vjedhur vetura e tij . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

“Prishtinë, 16.12.2021 -16:00-16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i vjedhur vetura e tij . Rasti vazhdon të hetohet, raporton policia. /Telegrafi/

Metropoli në miniaturë në Korenë e Jugut, por pa makina – aty ku ‘të gjitha komoditetet e qytetit’ do të jenë brenda 10 minutash ecje nga shtëpitë e banorëve

0

Janë publikuar disa të dhëna të një ‘qyteti 10-minutësh’ të ri të pabesueshëm, ku ‘të gjitha komoditetet e qytetit’ do të jenë brenda 10 minutash shëtitje nga shtëpitë e banorëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i titulluar “Projekti H1”, hapësira prej 504,000 metrash katrorë do të jetë e vendosur pranë maleve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, dhe do të jetë plotësisht pa makina.

Metropoli në miniaturë – me ‘rrugë të bollshme dhe natyrë në pragun tuaj’ – do të përfshijë kullat e banimit, parqet, një hotel, një kinema, një bibliotekë dhe zyra të përbashkëta.

Objektet e stërvitjeve si një pistë vrapimi, muret e ngjitjes dhe pishinat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë gjithashtu brenda një hapësira e cila mund të përshkruhet lehtë në këmbë.

Ky ‘qytet i zgjuar’ do të përfshijë një qendër tregtare, e cila do të jetë e kompletuar me një qendër komunitare dhe një kopsht fëmijësh.

Do të ketë gjithashtu hapësira të përbashkëta për “sallone diskutimi” dhe hapësira për ngjarje të tjera.

Nivelet e poshtme të tetë kullave të banimit të lagjes do të përcaktohen për aktivitete tregtare, arsimore dhe kulturore.

Siç thuhet më tej, banorët e mundshëm do të kenë mundësinë të jetojnë në apartamente ‘fleksibël, kompakte’ të madhësive dhe gamës së çmimeve të ndryshme.

Çdo apartament do të ketë një ballkon me hapësirë për vazo dhe mbjelljen e bimëve, dhe banorët do të inkurajohen të kultivojnë barërat dhe bimët e tyre.

Ajo synon të luftojë vetminë duke përfshirë ‘hapësira të përbashkëta’ në çdo kat. Kopshtet e çatisë janë punuar në dizajnin në majën e këtyre kullave.

Shumë nga hapësirat e zyrave të Projektit H1 do të vendosen në Town Plaza, i cili do të ketë një ‘ballkon qiellor’ dhe tarraca në çati, përcjell Telegrafi.

Punëtorët gjithashtu mund të punojnë në një ‘officetel’ – një koncept që kombinon tiparet e dizajnit të ‘një shtëpie, një hoteli dhe një zyre’.

Kompania e Zhvillimit Hyundai dhe kompania arkitekturore holandeze Unstudio janë prapa zhvillimit, i cili do të ndërtohet në një zonë të vjetër industriale.

Një hapësirë e tillë do të lidhet me Seulin nëpërmjet një stacioni nëntokësor dhe banorët do të inkurajohen të ecin dhe të ngasin biçikletat në qytetin miqësor për këmbësorët.

Megjithëse është pa makina, banorët do të mund t’i parkojnë automjetet e tyre në parkingje nëntokësore.

Qëndrueshmëria do të luajë një rol të madh në paraqitjen e zhvillimit – një sistem filtrimi uji do të përdoret për të ruajtur ujin e shiut dhe mbetjet e zonës do të përdoren për të zhvilluar fermat urbane.

Një përfaqësues për Unstudio tha për MailOnline se projekti aktualisht po kalon nëpër procedurat e planifikimit, pa asnjë datë të caktuar për fillimin e punimeve.

Në një deklaratë, bashkëthemeluesi i Unstudio, Ben van Berkel, thotë: “Për masterplanin H1 ne kemi synuar të krijojmë qytetin 10-minutësh të fundit bashkëkohor, ku përvoja e jetës së përditshme të banorëve është përparësia kryesore”.

“Ne e bëjmë këtë nëpërmjet përfshirjes së një densiteti të pasur të përvojave, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh për mënyrën se si ata mund të kalojnë jetën, punën dhe kohën e lirë, duke u kursyer gjithashtu atyre kohën e nevojshme për të udhëtuar diku tjetër në qytet – sepse, me kohën që kursehet, krijohet më shumë kohë”.

Sidoqoftë, ky nuk vlerësohet një koncept krejtësisht i ri – shkencëtari francezo-kolumbian Carlos Moreno doli me idenë për një ‘Qytet 15-minutësh’ në vitin 2016. /Telegrafi/

 

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë sot vjen në Kosovë

0

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Takimi pritet të fillojë në ora 09:00.

Fillimisht dy ministrat do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, e më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Nga ministria kanë njoftuar se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Kroacisë.

Po ashtu pritet që të dy ministrat të adresohen para medieve. /Telegrafi/

Syla: Tërhiqemi nga greva, jo për shkak të Kurtit, por gripit sezonal

0

Federata Sindikale e Shëndetësisë nuk do të hyjë në grevë, ashtu siç ka paralajmëruar.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla. Ai ka theksuar se këtë vendim e ka marrë për shkak të rasteve të shumta me grip sezonal.

”Grevën nuk do ta zhvillojmë. Jo për shkak të Qeverisë, por për shkak se janë mijëra raste me grip sezonal”, tha ai në Kanal10.

Syla tha se Qeveria i ka “kontrabanduar” nënshkrimet për thirrjen e një seance, për votimin e buxhetit para datës 22 dhjetor.

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit? Sot pritet të ketë takime

0

Sot, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të takohet me kryetarët e komunave, nga ora 14:30, për të diskutuar rreth masave antiCovid.

Megjithatë, është raportuar se kjo ministri nuk i ka dërguar ftesë Asociacionit të Komunave të Kosovës, me ç’rast nuk dihet nëse kryetarët e komunave do të marrin pjesë në takim.

Kujtojmë se gastronomët kanë kërkuar lehtësim të masave për festat e fundvitit dhe kanë kërkuar takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort