Home Blog Page 3737

Qeveria po punon në Ligjin e ri të Pagave, Kurti: Ligji paraprak ishte diskriminues

0

Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht në një Projektligj të ri të Pagave në sektorin publik.

Kjo çështje u diskutua në takimin që pati kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Kurti tha se ai mbetet i përkushtuar në fuqizimin e të drejtave të punëtorëve dhe respektimit të plotë të Ligjit të Punës nëpërmjet rritjes së kapaciteteve inspektuese.

Ai po ashtu tha se qeveria është partneri kryesor social për mbrojtjen, realizimin dhe avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së punëtoreve.

Në takim u bisedua edhe për Ligjin e Pagave dhe pagën minimale.

“Ne tani po punojmë intensivisht në hartimin e ligjit të ri që do të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave në sektorin publik. Duke e trajtuar me thellësinë dhe kujdesin e nevojshëm, e duke mos u nxituar, ne po tregojmë përgjegjësinë tonë në trajtimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm që ka munguar për tash e 22 vjet”, u shpreh kryeministri Kurti.

Sa i përket Ligjit të Pagave, kryeministri Kurti tha se qëllimi primar i tij do të jetë që të krijojë transparencë dhe barazi në sektorin publik, për dallim nga ai paraprak, që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, që përveç se ishte ligj i dobët ishte edhe i dëmshëm duke qenë se ishte diskriminues dhe krijonte pabarazi.
Në lidhje me pagën minimale, ai tha se gjatë mandatit të tij, sikurse është zotuar para qytetarëve dhe miratuar në programin qeverisës, ajo do të ngritet në 250 euro.

“Kjo, e sidomos kërkesat për rritje pagash, duhen ta konsiderojnë që përveç rritjes ekonomike nevojitet edhe rritje e produktivitetit përbrenda rritjes ekonomike që përjeton vendi i ynë”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Përgjatë takimit u bisedua edhe për çështje tjera që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për formë kanë bashkëpunimin e sinqertë dhe korrekt ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së. /Telegrafi/

Ramush Haradinaj del me dy kërkesa për kryeministrin Kurti

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka bërë publike dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që çdo ditë pune ta fillojë me një vizitë bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, në Korporatën Energjetike të Kosovës, shkaku i situatës energjetike në vend.

Ndërsa, kërkesa tjetër e tij është që kostoja e importit të rrymës të paguhet nga buxheti i këtij viti.

“I bëj apel Kurtit që të ndërmerr dy veprime menjëherë. Njëri është që ta fillojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me Ministren, pra çdo ditë ta heq nga agjenda një takim protokollar, dhe çdo ditë ta filloj ditën në KEK, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit për këtë vit, nga buxheti i këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse duke u bartë kostoja krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera”, ka deklaruar Haradinaj në këtë konferencë. /GazetaSinjali/

Po jepte deklaratë për mediat, ish-kryeministri sllovak arrestohet live (Video)

0

Policia sllovake arrestoi të enjten ish-kryeministrin Robert Fico para kamerave televizive që ishin në transmetim direkt. Në momentin e arrestimit ish-kryeministri po jepte një deklaratë për mediat për të nisur një protestë, pavarësisht kufizimeve për tubime.

Çdo tubim publik me më shumë se gjashtë persona aktualisht është i ndaluar sipas rregullave anti-COVID të Sllovakisë. Fillimisht ishte e paqartë nëse Fico do të përballej me ndonjë akuzë.

Policia tha se do të japë detaje të tjera rreth arrestimit të premten. Protesta vazhdoi gjithsesi, me një kortezh makinash që u binin borive, duke kaluar nëpër kryeqytetin Bratislavë. Fico tha se tubimi përputhej me kufizimet sepse përbëhej kryesisht nga makina.

Kështu duket telefoni inteligjent P50 Pocket nga Huawei

0

Huawei ka prezantuar disa telefona inteligjent në vitet e fundit, dhe tani një tjetër do të vijë së shpejti.

Ne kemi parë tashmë Mate X, Mate XS dhe Mate X2 nga Huawei, të cilët janë gjithashtu telefonat inteligjentë më të fundit të palosshëm nga Huawei.

Të gjitha këto modele janë të ngjashme me Galaxy Fold të Samsung në atë që palosen vertikalisht dhe kanë madhësinë e një tableti më të vogël kur hapen, por kompania kineze kohët e fundit ka zhvilluar një fushatë tjetër duke njoftuar një pajisje të ngjashme me Galaxy Flip. Harper Bazaar China ka zbuluar se si do të duket ai telefon inteligjent.

Bëhet fjalë për një model të quajtur Huawei P50 Pocket, i cili u shfaq në fotot e aktores dhe këngëtares kineze Guan Xiatong.

Kjo pajisje duket mjaft e madhe, të paktën duke gjykuar nga fotot e postuara në rrjetin social Weibo, ai ka një ekran të jashtëm të rrumbullakët që mund të tregojë kohën, njoftimet dhe çfarë merr/regjistron kamera nëse pajisja është e palosur.

Ekrani i jashtëm i P50 Pocket ndodhet pranë modulit të kamerës dhe sensori i gjurmëve të gishtërinjve ndodhet përgjatë skajit të pajisjes.

Versioni në foto është prej ari, por Huawei sugjeron që telefoni inteligjent do të jetë i disponueshëm edhe në ngjyrë argjendi.

Huawei do të zbulojë zyrtarisht P50 Pocket më 23 dhjetor. /Telegrafi/

Kurti u kërkon deputetëve të votojnë sot buxhetin: S’kemi çka e zgjasim, pse me pritë edhe pesë ditë

0

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të pajtohen me ndryshimin e datës së votimit në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2022.

Ai tha se s’ka asnjë qëllim tjetër pse po ua bën këtë kërkesë, por se të kryhet ky proces pasi janë gati dhe të tubuar.

“Nuk ka kurrfarë qëllimi tjetër seanca e sotme përveç se leximi i dytë i buxhetit 2022 dhe derisa krejt procesi ka përfunduar dhe ka shkuar në rregull. Meqenëse është e mundur më 17 dhjetor, pra pa e pritur datën 22 dhjetor, atëherë kemi menduar se është më mirë të mos zgjatemi pesë ditë të tjera kur mund të mos zgjatemi. Nuk ekzistojnë qëllime të tjera pse po mbahet seanca më 17 në vend se më 22. Nëse është e mundshme pse jo”.

Kurti tha se kjo lëvizje do të ishte e papërshtatshme nëse deputetët s’do të ishin në Kuvend, por meqenëse janë mbledhur atëherë kjo mund të bëhet.

“Ju lus, ju ftoj që ta mbështetni këtë afrim të datës së votimit projektligjit të buxhetit të vitit 2022 nga data 22 dhjetor më 17 dhjetor meqenëse edhe ashtu gjithçka ka përfunduar. Jemi gati dhe jeni të pranishëm, për çka edhe ju falënderoj”.

Ekspertët: Këto simptoma të variantit Omicron tregojnë se është më shumë se një ftohje

0

Me dimrin zyrtarisht afër, shumë persona po përballen me ftohjet sezonale. Çdo dimër ka një rritje të ftohjeve të zakonshme dhe infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.

Por si mund ta dini nëse është më shumë se një ftohje që keni? Ftohja e zakonshme shkaktohet nga një lloj virusi i ndryshëm nga COVID-19 .

Varianti Omicron dihet se shkakton simptoma të buta dhe për këtë arsye mund të jetë e vështirë të dihet ndryshimi, shkruan Express.co.uk.

Por ka të ngjarë, thonë ekspertët, që COVID-19 të duket si një ftohje e rëndë. Epidemiologu Profesor Tim Spector tha: “Shumica e njerëzve që testojnë PCR pozitiv kanë simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe ata nuk kanë treshen klasike të simptomave të vjetra të COVID-19: ethe, humbje e nuhatjes dhe shijes dhe kollë e vazhdueshme”.

Ai shtoi se do të duket “ashtu si një ftohje e rëndë për shumë njerëz”, me shumicën e simptomave të ngjashme me një ftohje të zakonshme, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje të fytit, rrufë, lodhje dhe teshtitje.

Profesoresha Irene Petersen, profesoreshë e epidemiologjisë dhe informatikës shëndetësore në University College London (UCL), tha: “Një rrufë dhe dhimbje koke janë simptoma të shumë infeksioneve, por mund të jenë gjithashtu simptomat e para – dhe të vetmet simptoma – të COVID-19. Prandaj, nëse keni këto simptoma, unë do t’ju inkurajoja të testoheni”.

Simptomat kryesore të Omicron që raportohen përfshijnë hundën e mbytur, dhimbjen e kokës dhe dhimbjen e fytit. /Telegrafi/

Krimet Ekonomike nisin hetimet ndaj Mimoza Kusari-Lilës

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Gjakovës, që të ndërmarrë veprime hetimore, pas kallëzimit penal që ka ushtruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndaj ish-kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Në kallëzimin penale të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, AAK-ja po pretendon se Kusari-Lila e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës.

Kërkesën për ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj Kusari-Lilës, për “Betimi për Drejtësi”, e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu.

“Pas pranimit të kallëzimit penal të parashtruar nga partia politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë, me datë 04 nëntor 2021, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 30 nëntor 2021, ka bërë kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetimore, Stacionit Policor në Gjakovë, Njësitit të Hetimeve të Krimeve Ekonomike.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Tutje sipas prokurorisë, nga ana e Policisë ende nuk kanë pranuar raportin me informatat e kërkuara nga prokurori i çështjes.

Ndryshe, sipas kallëzimit penal, me vendimin e 25 marsit 2014, Kuvendi i Komunës së Gjakovës kishte marrë vendim për shpalljen e interesit publik për pronat private në dobi të Komunës së Gjakovës, për realizimin e projektit të rrethrrotullimit, në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Skënderbeu”, në parcelat e evidentuara në emër të familjes Bakija, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Tutje thuhet se, Kusari-Lila duke qenë në cilësinë e kryetares së Komunës së Gjakovës, ka arritur marrëveshje me familjen Bakija edhe pse jo në formë të shkruar, por se në bazë të dokumentacionit vërtetohet një gjë e tillë, ashtu që kompromisi është arritur për zhvendosjen e rrethrrotullimit, me ç’rast është krijuar hapësira e konsiderueshme në favor për familjen Bakija, respektivisht është shtuar sipërfaqja prej 930 metra katrorë.

Konfirmimin e këtij propozimi në fjalë, sipas kallëzimit penal ish-kryetarja e ka vërtetuar edhe përmes kërkesës zyrtare të 17 qershorit 2015, drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht ish-ministrit Lutfi Zharku.

Këto veprime, sipas AAK-së, janë bërë me dashje në kundërshtim me Planin Rregullues Urban Revidimi Orize 1/8, sipas të cilit në një pjesë të këtij lokacioni parashihet gjelbërimi.

Tutje sipas tyre, këto veprime ajo i ka ndërmarrë krye në vete dhe në këtë mënyrë duke mënjanuar apo anashkaluar miratimin e këtij ndryshimi përmes procedurave të kërkuara.

Sipas kallëzimi penal, Kusari-Lila, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke mos respektuar projektin e aprovuar të rrugës dhe rrethrrotullimit , dhe jo ta zhvendos atë.

Gjithashtu, sipas kallzimit penal ajo ka vepruar në kundërshtim me planin rregullues në fuqi, sipas të cili pjesa e vogël e mbetur nga prona e familjes Bakija kishte qenë e paraparë për gjelbërim dhe si të tillë ta shpronsojë, dhe jo ta rrisë këtë sipërfaqe duke krijuar hapësirë të mjaftueshme ndërtimin e objektit kolektiv për dobi të familjes Bakija, pa miratimin e Asamblesë Komunale në Gjakovë dhe në këtë mënyrë duke i shkaktuar dëm Komunës së Gjakovës.

AAK-ja i ka propozuar prokurorisë që të merret aktvendim për fillim të hetimeve për këtë rast./reporteri.net/

Shoku plagos aksidentalisht shokun në Prizren

0

Një person është plagosur dje, rreth orës 01:40, në Prizren për çka dyshohet se shoku i tij e ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa shoku i tij është shoqëruar në Polici.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht me armë zjarri ka plagosur, shokun e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë”, njofton Policia.

Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij kroat, Mario Banozic, për të cilën ministrat kanë thënë se do të thellojë bashkëpunimin e dy vendeve të fusha te ndryshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.

Banozic ka thënë se Kroacia e mbështetë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike.

“Ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në institucione të ndryshme euroatlantike, ne po ashtu e mbështesim procesin e transformimit të FSK-së në forca të armatosura dhe kjo është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit. Do të vazhdojmë të ofrojmë bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe shkollimit”, ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë i tejkalojnë ato diplomatike.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë thjesht marrëdhënie diplomatike por janë shumë më tej. Si popuj na bashkojnë sfida të ngjashme të kaluarës, çka e forcon edhe më shumë miqësinë mes vendeve tona. Jemi së bashku në rrugën e së ardhmes të vendeve tona. Miqësinë e kurorëzojmë sot me nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje dhe siguri, me këtë hapet rruga për bashkëpunim dhe mundësi më të ngushta sa i përket shkollimit dhe trajnimit të personelit ushtarak”, ka thënë Mehaj.

Osmani e nis fjalimin vjetor me ngushëllim për viktimat e virusit dhe falënderim për mjekët

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fjalimin e saj vjetor nY Kuvendin e Kosovës, e ka nisur duke ngushëlluar për jetët e humbura të qytetarëve nga COVID-19.

Ajo tha se sfidat e tilla e bëjnë popullin bashkë dhe se asnjë shtet, sado i madh të jetë, s’mund t’ia dalë i vetëm, njofton Klan Kosova.

Në këtë kontekst, Osmani iu shprehi falënderime vendeve që e ndihmuan Kosovën me donacione vaksinash dhe pajisje mjekësore. Por, falënderimin kryesor e pati për personelin shëndetësor për të cilin tha se u bë shembull sakfrifice.

“Viti që po e lëmë pas ishte sfidues për ne dhe gjithë njerëzimin. Për shkak të pandemisë dhe pasojat që la si në shendet, ashtu në ekonomi. Pandemia ka sfiduar jetët tona dhe mbase ka ndryshuar përjetësisht edhe mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, në këtë moment kur sytë tanë janë orientuar fuqishëm nga shpresa për një të ardhme më të mirë, dua t’i kujtojmë ata që e humbën jetën si rrjedhojë jetën nga virusi. Dua t’iu shpreh ngushëllime familjeve të tyre, por edhe t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre, në cilëndo formë qoftë, për ta sfiduar pandeminë. Dua t’i shpreh mirënjohje qytetarëve të Kosovës, sidomos personelit shëndetësor që e dhanë shembullin se vetëmohimi dhe përkushtimi është gjithmonë i mundur”.

Osmani tha se duhet përkushtim global për ta luftuar pandeminë dhe mbrojtur ambientin sikurse edhe në përballje me plot kërcënime tjera.

“Për këtë qëllim, nga dita e parë e mandatit tim jam përkushtuar bashkërendimit të veprimeve për menaxhim të pandemisë”.

Presidentja ka thënë se Kosova radhitet ndër vendet më të suksesshme në luftën e saj me pandeminë falë punës së institucioneve dhe gatishmërisë së qytetarëve për t’u vaksinuar.

Prandaj, Osmani bëri thirrje që të merret edhe doza e tretë e vaksinës për t’u bërë ballë valëve të reja të mundshme të virusit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort