Home Blog Page 3736

Digjet një i ri brenda shtëpisë së tij në Deçan

0

Një person është djegur brenda shtëpisë së tij në fshatin Lloqan të Deçanit, mëngjesin e hershëm të sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.

Gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Për vdekjen e tij ka ngushëlluar edhe i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”.

Zënka për maskë në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë për të gjithë të përfshirët

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: B.A. (1999), B.A. (1976), T.Ç., dhe A.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, “Sulmi” nga neni 184 dhe “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.A., (1999) dhe B.A., (1976) me datë 21.11.2021, rreth orës 18:38, në njërën prej Qendrave Tregtare në Prizren, në bashkëkryerje personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje në mes të pandehurve dhe të dëmtuarit T.Ç., në lidhje me vendosjen e maskës – e sulmojnë fizikisht duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, duke e rrezuar për toke, me ç’rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore.

Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit T.Ç., dhe A.B., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht në mes të pandehurit T.Ç., dhe të dëmtuarit B.A. (1976), në lidhje me vendosjen e maskës – e sulmon fizikisht duke e kapur me duar për rroba e për gjoksi e duke e tërhequr, e më pas duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku në ndërkohë ndërhynë edhe i pandehuri A.B., duke e goditur me shqelm të dëmtuarin B.A. (1976) në pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore .

Me këto veprime të pandehurit T.Ç., dhe A.B., në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri T.Ç., seriozisht i kanoset personit tjeter me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose do t´i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes – zënkës në mes të pandehurit dhe të dëmtuarit B.A.(1999) – në lidhje me vendosjen e maskës, kah fundi i konfrontimit fizik në mes tyre e kanosë më fjalë, me ç’ rast tek i dëmtuari shkakton ankth, frikë dhe pasiguri.

Me këto veprime i pandehuri T.Ç., ka kryer veprën penale “Kanosja” sipask KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Ministri Latifi flet me kryetarët e komunave për masat anti-Covid

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifaj, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë mbajtur sot takim virtual me disa prej kryetarëve të komunave, me të cilët kanë diskutuar rreth gjendjes me COVID-19.

Në njoftimin e MSh-së bëhet e ditur se ministri Latifi i ka informuar kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

“Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin edhe te mbingarkesës spitalore, mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave”, thuhet në njoftimin e MSh’së.

Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka njoftuar se kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga MAPL-ja.

Kjo pasi AKK-ja nuk ka marrë ftesë për takim.

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit

0

Pas ndërhyrjes kirurgjike që ka pasur, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, erdhi sot në seancën e Kuvendit.

Ardhja e saj u prit me duartrokitje nga deputetët e pranishëm në seancë.

Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi që sapo arriti. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.

Dyshime për “Omicron” në Kosovë, dhjetëra mostra dërgohen për testim në Gjermani

0

Instituti i Shëndetësisë Publike nuk i ka marrë ende rezultatet e mostrave që ka nisur për në Gjermani për testim të variantit Omicron.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, IKSHPK ka thënë se ato pritet të arrijnë rreth datës 20-24 dhjetor 2021.

Më 6 dhjetor, Kosova nisi drejt Gjermanisë dhjetëra mostra.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq ky variant, tash së fundmi është përhapur edhe në vendet e Ballkanit, si në Kroaci dhe Greqi.

Pjesëtaret e FSK-së marrin pjesë në trajnimin tre javor “Simboli i Ujkut”

0

Instruktorët e specializuar në fushën e këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin tre javor “Simboli i Ujkut”.

Ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve që përfunduan trajnimin u mbajt sot në Kazermën Ushtarët e NATO-s në Istog. Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Hysen Dreshaj, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Trajnimi ishte i ndarë në tri pjesë, duke filluar me testimet fizike dhe ligjëratat në klasë, për të vazhduar me operacionet e terrenit (sulmi, repilimi, reagimi ndaj kontaktit si dhe kalimi i pengesave ujore ) dhe për ta përmbyllur me operacionin final 72 orësh që përfshinte 7 komuna dhe 110 km marshim në këmbë me 30 kg pajisje ushtarake si dhe 1800 kalori ushqim në ditë.” shkruante në një postim në Facebook të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tutje thuhej se FSK-ja është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke i ’u ofruar pjesëtarëve të saj mundësinë e shkollimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Trajnime të tilla ndihmojnë pjesëtarët e FSK-së që të jenë të përgatitur gjatë tërë kohës për tu përballuar me çdo situatë që paraqitet në vendin tonë.”

11 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
17 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 317.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve, përballja e parë në qershor

0

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve në udhëtim, te Estonia apo Qipro, varësisht se cila prej këtyre përfaqësueseve do ta fitojë ndeshjen e “Play-Out” për të luajtur në Ligën C, ndërsa tashmë janë mësuar edhe datat e ndeshjeve ndaj Greqisë dhe Irlandës së Veriut.

Dje (e enjte) është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për të mësuar grupet e Ligës së Kombeve dhe Kosova mësoi kundërshtarët e saj.

Kosova është pjesë e Grupit C2 së bashku me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë që do të luajnë dy ndeshje të “Play-Out” për të përcaktuar se cila do të mbetet në Grupin C.

Pas shortit, tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve të Dardanëve dhe ndeshja e parë e Përfaqësueses sonë do të zhvillohet pikërisht ndaj fituesit të ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë, shkruan Telegrafi.

Ndeshja e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve për Kosovën do të zhvillohet në udhëtim më datën 2 qershor, ndërsa më 5 qershor luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Greqisë.

Orari i ndeshjeve

Në muajin qershor, Dardanët do t’i luajnë edhe dy ndeshje tjera, ku fillimisht e presin Irlandën e Veriut më 9 qershor, ndërsa tri ditë më vonë apo më 12 qershor do të përballen në udhëtim me Greqinë.

Dy ndeshjet e fundit të grupit, Kosova i luan në muajin shtator, ku më 24 shtator luan në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe më 27 shtator në shtëpi ndaj Qipros apo Estonisë.

Fituesi i këtij grupi do të promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe gjasat e Kosovës janë reale. /Telegrafi/

Emërohen nëntë drejtorë në klinikat e QKUK-së të zgjedhur me konkurs të brendshëm

0

Nëntë drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të zgjedhur me konkurs të brendshëm, kanë marrë detyrën sot zyrtarisht.

Ata bëhet e ditur se kanë nënshkruar kontratat në praninë e kryesueses së Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Drejtorët e zgjedhur janë; Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente, Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë, Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike, Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Merita Sadiku- Emini, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë, Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë, Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastroentrologjisë, Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive,” thuhet në një postim në Facebook të SHSKUK-së.

Tutje tregohet se menaxhmenti i SHSKUK-së u shprehën të bindur që drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre.

“Menaxhmenti i SHSKUK-së u uroi suksese drejtorëve, derisa kërkoi nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.”

Kurti takon kryetarin e BSPK-së: Sikurse jam zotuar, paga minimale do të ngritet në 250 euro

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli u takuan sot për të diskutuar mbi bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat.

Kurti tha se ai mbetet i përkushtuar në fuqizimin e të drejtave të punëtorëve dhe respektimit të plotë të Ligjit të Punës nëpërmjet rritjes së kapaciteteve inspektuese. Ai po ashtu tha se qeveria është partneri kryesor social për mbrojtjen, realizimin dhe avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së punëtoreve. Në takim u bisedua edhe për Ligjin e Pagave dhe pagën minimale, thuhet në komunikatë për media.

Sa i përket Ligjit të Pagave, kryeministri Kurti tha se qëllimi primar i tij do të jetë që të krijojë transparencë dhe barazi në sektorin publik, për dallim nga ai paraprak, që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, që përveç se ishte ligj i dobët ishte edhe i dëmshëm duke qenë se ishte diskriminues dhe krijonte pabarazi.

Kurti edhe njëherë ka ritheksuar zotimin e tij për ngritjen e pagës minimale në 250 euro.

“Ne tani po punojmë intensivisht në hartimin e ligjit të ri që do të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave në sektorin publik. Duke e trajtuar me thellësinë dhe kujdesin e nevojshëm, e duke mos u nxituar, ne po tregojmë përgjegjësinë tonë në trajtimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm që ka munguar për tash e 22 vjet, u shpreh kryeministri Kurti. Në lidhje me pagën minimale, ai tha se gjatë mandatit të tij, sikurse është zotuar para qytetarëve dhe miratuar në programin qeverisës, ajo do të ngritet në 250 euro. Kjo, e sidomos kërkesat për rritje pagash, duhen ta konsiderojnë që përveç rritjes ekonomike nevojitet edhe rritje e produktivitetit përbrenda rritjes ekonomike që përjeton vendi i ynë”, thuhet tutje.

Përgjatë takimit u bisedua edhe për çështje tjera që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për formë kanë bashkëpunimin e sinqertë dhe korrekt ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort