Home Blog Page 3735

Dimal Basha për Mërgim Lushtakun: Ky edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujtë

0

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili në Kuvend u përplas me deputetët e Vetëvendosjes për një projekt të ujit në Skenderaj i cili su votua në kuadër të buxhetit 2022.

Ai ka shkruar se Lushtaku “jo buxhetin, po me ia lanë edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujt për që mërzitet për dikon”.

Basha ka shkruar në Facebook se Mërgim Lushtaku i dërguar i babait të tij Sami Lushtaku që ka blerë prona 50 euro arin nga shteti dhe ia ka shitur shtetit 5000 euro arin.

“Ngoni kush po fol për Skënderajin, Lushtaku Jnr, i dërguari i Lushtakut Snr, që komplet 20 vitet e fundit i ka kalu duke ble prona prej shtetit nga 50€ ari, e tu ia shit prap shtetit me nga 5,000€ ari”, ka shkruar Basha.

Kurti kërkon respektim të masave anti-COVID

0

Në takimin e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës lidhur me COVID-19 u vlerësua se situata epidemiologjike është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhim të masave në fuqi kundër COVID-19.

Në këtë takim kryeministri Albin Kurti tha zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.

Kryeministri tërhoqi vërejtjen se prania e variantit Omicron të SARS COV-2 në shtete të ndryshme dhe mos-respektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbysë të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se zbatimi me disiplinë i masave në fuqi, të cilat janë proporcionale në raport me gjendjen ekzistuese epidemiologjike do të ketë dy rezultate të prekshme.

“Do ta na ndihmojë të mbajmë numrin e rasteve sa më të vogël, duke mos e ngarkuar personelin dhe infrastrukturën spitalore, rrjedhimisht edhe uljen e shpenzimeve kundër COVID-19 dhe do të ndikojë në nxitjen e vaksinimit të mëtejmë të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, në veçanti të asaj kategorie që për arsye të ndryshme ende nuk ka marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës”, tha Latifi, transmeton Telegrafi.

Zbatimi i masave në fuqi, theksoi ai, është i lidhur drejtpërdrejt nga angazhimi konkret i institucioneve mbikëqyrëse, prandaj në këtë aspekt, kërkoj nga të gjitha inspektoratet brenda mandateve të tyre dhe nga Policia e Kosovës, që t’i përmbushin përgjegjësitë që i kanë.

Ministri ka folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë.

Lushtaku-Qeverisë: Ia keni ndalë ujin Drenicës veç për inate politike

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i ashpër me Qeverinë Kurti, duke i akuzuar se ia kanë ndalë ujin Drenicës veç për inate politike.

Lushtaku këto komente i bëri në seancën parlamentare që po zhvillohet për shqyrtimin e buxhetit në lexim të dytë.

“Keni larguar projekt tashmë të planifikuar për Skenderajn. Ia keni ndalë ujin Drenicës veç për inate politike. Marre duhet me iu ardh. Marre. Keni bo humor të zezë me Drenicën, me asfaltin”, ka thënë Lushtaku, i cili disa herë u paralajmërua nga kryeparlamentari Glauk Konjufca se po përdorte gjuhë joparlamentare.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, i cili u shpreh i indinjuar me gjuhën e deputetit Lushtaku.

Bekim Jashari: Bashkim vazhdo hapave të komandantit dhe familjes, rrugën e ke të trasuar

0

Ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se sot e ka vizituar djalin e agjës së tij, Bashkim Jasharin, në kazermën “Adem Jashari”, i cili njëherësh është edhe komandanti i ushtrisë së Kosovës.

Jashari, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është i bindur që Bashkimi do të jap maksimumin për FSK-në, duke shtuar se ai i ka trashëguar virtytet nga gjyshi i tij, Shabani, nga axha i tij, Ademi dhe nga babai i tij, Rifati.

“Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, vëllaut tim, bashkë me nipin, bashkëluftëtarin e tij, Bahri Nuredini, i uruam punë të mbarë e shumë suksese në udhëheqjen e ushtrisë sonë, të ndërtuar falë luftës, sakrificës së ushtarëve të UÇK-së dhe mbështetjes së shteteve tona mike, me theks të veçanta Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Duke e njohur nga afër, si djali i mixhës Rifat, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamzës, nipi i mësuesit të parë të Drenicës, babës Shaban, nga i cili trashëgoi virtytet më të larta njerëzore, sinqeritetin, humanizmin, guximin edhe vendosmërinë, jam më së i bindur që Bashkimi do të jap maksimumin e tij për ushtrinë tonë dhe kështu me të, ushtarët tonë të mrekullueshëm, Ministrinë e Mbrojtjes dhe aleatët strategjik, ushtria jonë do t’i bashkohet familjes së madhe të ushtrive të shteteve demokratike, NATO-s.”

“Urime Bashkim, vazhdo hapave të Komandantit dhe familjes, rrugën e ke të trasuar!”,ka shkruar Jashari.

Universitetet publike kërkojnë të shndërrohen në organizata të pavarura buxhetore

0

Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës u takuan dje në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për të diskutuar rreth shndërrimit të tyre në organizata të pavarura buxhetore.

Nga ky takim mësohet se një kërkesë e tillë nuk ka marrë përgjigje akoma nga komisionet e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Sport dhe Rini.

U vendos nga të gjitha palët që e njëjta kërkesë të dorëzohet përsëri.

“Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet lidhur me organizimin e Konferencës së radhës, që do të mbahet më 4 mars 2022 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të diskutohet për profilizimin e universiteteve publike. Rektorët e universiteteve publike gjithashtu u dakorduan që në qershor të vitit 2022 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të organizohet edhe një mbledhje tjetër, ku do të diskutohet për qëndrueshmërinë financiare të universiteteve” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Universiteti i Mitrovicës.

79 afganë u larguan sot nga Kosova

0

Mëngjesin e sotëm 79 afganë u larguan nga Kosova për në SHBA.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po punojnë me partnerin e tyre @USEmbPristina, për t’u siguruar atyre të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë.

Postimi i plotë i MPB-së:

Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë @USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë.

Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju!

Marrja e burgjeve me qira e habit ish-shefin e UNMIK-ut

0

Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen është shfaqur i habitur me kërkesën e vendit të tij, Danimarkës për t’I marrë me qira burgjet e Kosovës.

Në një përgjigje për Klan Kosova, ish-kryeadministratori tha se nuk duhet të ndodh transferimi i të burgosurve jashtë vendit, dhe se kjo është “nismë e çuditshme të cilën nuk donë ta komentojë”.

“Më duket e çuditshme, sepse është një përgjegjësi daneze me të cilën duhet të merret Danimarka dhe të mos transferohet në një vend tjetër”, ka thënë ai shkurt.

Kazinotë e pandaluara në Karaçevë

0

Karaçeva, një fshat i vogël i Kamenicës, ka disa vite që është shndërruar në destinacion të hapjes së kazinove ilegale.

Kjo, sipas kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ndodh sepse është krijuar përshtypja se fshati në zonën kufitare me Serbinë, nuk është nën kontroll të institucioneve të Kosovës.

“Disa mendojnë se Karaçeva ka një territor, ku shteti i Kosovës nuk ka të drejtë të ndërhyjë, por ajo që ata mendojnë nuk është se qëndron, prandaj e kanë të gabueshëm mendimin dhe qëndrimin e tyre. Kjo pjesë është në territorin e Kosovës”, thotë Rahimaj.

Të mërkurën, më 15 dhjetor, Policia e Kosovës, gjatë një aksioni për mbylljen e lojërave ilegale të fatit në Karaçevë, arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë.

Në këtë aksion u rrënuan tri objekte dhe u konfiskuan 96 aparate të lojërave të fatit, që ishin duke funksionuar ilegalisht.

Pjesa ku vazhdimisht po ndërtohen kazinotë në Karaçevë, është pranë vijës kufitare me Serbinë, ku ende nuk dihet vija e saktë që e ndan Kosovën nga Serbia. Në këtë vend nuk është kryer procesi i demarkimit të kufirit.

Megjithatë, sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, në vendin ku po ndërtohen kazinotë, patrullohet kur ka informacione për incidente dhe kontrabandë.

“Ne, normalisht kur ka incidente, kur kemi informata për krime për kontrabandë, ne gjithsesi se patrullojmë”, thotë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Për çështjen e kazinove në Karaçevë, është pyetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Aksionet e policisë s’i ndalën kazinotë e Karaçevës

Pavarësisht aksioneve të rrënimit dhe patrullimeve që Policia e Kosovës thotë se i bën, kazinotë ilegale kanë vazhduar të ndërtohen.

Në shtator të vitit 2020 u zhvillua një aksion i gjerë i rrënimit të kazinove në Karaçevë.

Prokuroria Themelore e Gjilanit njoftoi për arrestimin e 35 personave në atë aksion – prej tyre 12 ishin zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në nëntor të po të njëjtit vit, Prokuroria Themelore e Gjilanit ngriti aktakuzë kundër 73 personave të dyshuar për rastin “Karaçeva”.

Shumica u akuzuan për kontrabandim me mallra, nëntë të tjerë u akuzuan për veprën penale “prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ndërsa 20 të tjerë për veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.​

Karaçeva si rezultat i ndalimit të lojërave të fatit

Organizimi i lojërave të fatit është veprimtari ilegale në Kosovë që nga viti 2019.

Atëbotë, Kuvendi i Kosovës vendosi t’i ndalojë lojërat e fatit në një periudhë dhjetëvjeçare.

Ndalimi me ligj i kësaj veprimtarie, sipas drejtuesit të Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, ka ndikuar që individë të caktuar të bëjnë përpjekje që të organizojnë në mënyrë të kundërligjshme lojëra të tilla në Karaçevë.

“Karaçeva është pasojë e ndalesës së lojërave të fatit. Bizneset, të cilat operojnë atje, nuk janë biznese që kanë operuar përpara”, shprehet Istrefi.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që të ketë individë, të cilët edhe më parë janë marrë me lojëra të fatit dhe që provojnë të fitojnë nga veprime të jashtëligjshme, siç është hapja e kazinove ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

“Kur e drejta legjitime u merret prej shtetit, [ata detyrohen ta bëjnë këtë] të provojnë disi të mbijetojnë, edhe pse nuk e konsideroj veprim të mirë këtë. Por, njerëzit kanë pasur investime, kanë pasur kredi dhe këtyre brenda nate u është ndaluar kjo [veprimtari]. Çfarë pret tjetër këtu?”, thotë Istrefi.

Istrefi thotë se në kohën kur institucionet ndaluan me ligj organizimin e lojërave të fatit, të gjitha kazinove në Kosovë u janë konfiskuar aparatet dhe pajisjet e tjera që kanë pasur në dispozicion.​

ATK-ja i konfiskoi të gjitha aparatet

Konfiskimin e aparateve e konfirmon edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyrtarët e ATK-së thonë se fillimisht, në vitin 2019, të gjitha aparateve në Kosovë u është kontrolluar gjendja dhe pastaj janë tërhequr nga lokalet për t’u dërguar në depo të ndryshme, ku edhe janë blombuar.

Më pas, këto aparate, sipas ATK-së, janë konfiskuar me urdhër të Prokurorisë.

“Ndërsa, në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, me urdhër të Prokurorisë, të gjitha këto automate janë konfiskuar nga Policia dhe janë dërguar në terminale doganore apo në objekte ku janë të mbikëqyrura nga Policia dhe Dogana”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Pas miratimit të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, u mbyllën mbi 300 njësi të lokaleve të bastit, 133 lokale me aparate dhe 6 lokale me veprimtarinë bingo.

Vrasjet që shtynë mbylljen e lojërave të fatit

Aksioni për mbylljen e lojërave të fatit u motivua nga dy vrasje që ndodhën brenda objekteve të lojërave të tilla.

Jetmir Aliaj, 32 vjeç, u qëllua për vdekje më 17 mars, 2019, në një lokal të lojërave të fatit në qytetin e Suharekës.

Tri ditë më vonë, më 20 mars, Florent Ahmetaj, 32 vjeç, u vra me armë zjarri brenda një kazinoje në qytetin e Lipjanit.

Por, pavarësisht këtyre rasteve dhe rrënimit të objekteve të lojërave të fatit në Karaçevë, në këtë vend vazhdimisht u ndërtuan objekte, në të cilat u organizuan lojëra të fatit.

Këtë synon që ta parandalojë kryetari i ri i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

“Na duhet një bashkëpunim dhe një bashkërendim i institucioneve komunale dhe qendrore. Do të kërkojmë edhe bashkëpunim, edhe mbështetje, në mënyrë që të parandalohet qysh në fazën fillestare dhe të mos presim që këta të zhvillohen deri në masën siç janë zhvilluar deri tash”, thotë Rahimaj.

Pa kazino, por me baste online

Pas miratimit të Ligjit për mbylljen e lojërave të fatit, në Kosovë janë bërë të pranishme platforma të ndryshme online, ku qytetarët mund të vendosin baste për ndeshje sportive apo të luajnë kazino.

B.L. [emër i njohur për redaksinë e REL-it] nga Prishtina vendos rregullisht baste në platforma të ndryshme online.

Ai thotë se në disa lokale në Prishtinë që merren me veprimtari të tjera, mund të shkosh dhe të rimbushësh llogarinë, e që pastaj të mundëson vendosjen e basteve online.

“Individë të ndryshëm kanë krijuar llogari në platforma digjitale. Ti shkon dhe u jep paratë e gatshme, ata ta rimbushin llogarinë online. Do të thotë, i lë disa të holla paradhënie në llogari, pastaj me to luan, vendos baste”, thotë ai.

Sipas B.L., individët që merren me këtë veprimtari ilegale, në disa raste kanë të hapura kafiteri të ndryshme, ku edhe mund të merren paratë e fituara nga bastet.

“Të gjitha ato që kanë qenë bastore të hapura, tani i kanë kthyer online”, thotë ai.

Lidhur me këtë është pyetur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës, nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim për mbylljen e platformave të tilla.

Këto dy institucione nuk i janë përgjigjur pyetjeve.

Pasi e futi Amerika në listë të zezë, qeveria shkëput kontratën me kompaninë në veri

0

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë sot me dije se kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë më pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.

Sipas tij, sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies.

Në një postim në Facebook, të cilin e shoqëroi me një kopje të amandamentimit të kontratës, Durmishi u zotua se pavarësisht këtij ndryshimi, do të vazhdojë mirëmbajta e rrugëve në veri.

KQZ certifikon rezultatin për kryetar të Dragashit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për kryetar të Komunës së Dragashit, ku zyrtarisht Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka fituar zgjedhjet.

Në mbledhjen e KQZ-së, kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është bërë asnjë ankesë gjatë afatit 24-orësh.

“Me nëntë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Dragash ku Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i kësaj komune… E kemi pranuar prej PZAP-it shkresën që nuk ka pasur ankesa lidhur komunën e Dragashit”, ka thënë kryetari i KQZ-së.

Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i 15 asamblistëve, të cilët janë dorëhequr për arsye të ndryshme.

Këshilli për çështje ligjore i ka trajtuar kërkesat për zëvendësim në kuvende të ndryshme komunale dhe ka bërë të ditur se sekretariati ka konfirmuar që të njëjtit i plotësojnë të gjitha kriteret e parapara me ligj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort