Home Blog Page 3734

Ministri i Shëndetësisë i shkon në zyrë Përparim Ramës

0

Shefi i ri i Prishtinës Përparim Rama e ka pritur në takim ministrin e shëndetësisë Rifat Latifin.

Rama tha se me ministrin Latifi kanë diskutuan dhe u pajtuan që të ndërmarrin veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimarrje.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik.

Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimarrje.

Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre.

Të burgosurit nga Danimarka do të vijnë në Kosovë nga mesi i 2022-s

0

Nëse finalizohet marrëveshja me Mbretërinë e Danimarkës, 300 të burgosurit danezë pritet të vijnë në Kosovë që nga mesi i vitit të ardhshëm. Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se fjala është për të dënuar me burgim deri në dhjetë vjet, si dhe për dëbim.

Ministria e Drejtësisë është pranë finalizimit të marrëveshjes me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin me qira të 300 qelive në Kosovë.

Sipas dakordimit paraprak, pritet që nga mesi i vitit të ardhshëm të arrijë në Kosovë edhe kontingjenti i parë me të burgosur nga Danimarka.

“Mesi i vitit të ardhshëm mund të sjellë kontingjentin e parë të të dënuarve. Edhe ky proces i transferit do të jetë me faza e grupe të vogla. Fillimisht do të jetë si fazë testuese për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mbarë”, ka thënë Alban Muriqi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë.

Nga ky institucion bëjnë me dije se për një vit pagesa është 21 milionë euro e jetëgjatësia e marrëveshjes arrin deri në 10 vjet.

Të burgosurit do të vendosen në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, e cila duket se i plotëson kushtet më së miri për këtë marrëveshje.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, fjala është për të dënuar me dhjetë vjet burg, si dhe për dëbim.

“Ideja është që këta të dënuar, profili i tyre është deri në 10 vjet me depërtim në vendin e origjinës nga vijnë. Kosova s’ka prapë ndonjë obligim. Diku 6 muaj para se të përfundojnë dënimin e tyre, këta të dënuar rikthehen në Danimarkë e më pas ky shtet e përgatit dokumentacionin dhe i kthen në vendet e origjinës. Është përgjegjësi e tyre”, ka shtuar Muriqi.

Lidhur me këtë marrëveshje kanë reaguar edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Sipas tyre, marrëveshja është arritur në diskrecion e i diskriminon të dënuarit në Kosovë.

“Kushtet dhe trajtimi i të dënuarve që do të vendosen në këtë qendër do të jenë pakrahasimisht më të mira se në qendrat e tjera që menaxhohen nga SHKK e që i vë në pozitë diskriminuese afërsisht 1600-1800 të privuar nga liria në Kosovë, sa është afërsisht numri i tyre. Pabarazi dhe diskriminim do të ketë edhe në trajtimin e stafit korrektues të Kosovës”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, sipas KMDLNJ-së, janë rreth 200 persona që duhet të transferohen.

Ndërkaq, në të gjithë Kosovën janë 11 institucione korrektuese. Në këto institucione vuajnë dënimin 1120 persona dhe 617 janë të paraburgosur.

Zvicra shtrëngon masat kundër COVID-19

0

Vala e pestë e koronavirusit dhe intensiteti i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka shtyrë autoritet zvicerane që të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.

Po ashtu do të ashpërsohen masat kundër atyre që ende nuk janë vaksinuar.

Masat e reja vijnë pasi autoritet parashikojnë se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme.

“Vetëm ata që janë të vaksinuar ose kuruar do të kenë qasje në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal.

Tubimet private do të kufizohen në vetëm 10 persona.

Shumica dërrmuese e pacientëve në kujdesin intensiv në Zvicër, janë të pavaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha se “numri është trefishuar në muajin e fundit”.

Më shumë se 66 për qind e popullsisë prej 8.6 milionë banorësh të Zvicrës është vaksinuar, me vaksinat Pfizer dhe Moderna/REL/.

Kriza me energji elektrike: Si erdhi Kosova në këtë gjendje?

0

Kosova i afrohet fundvitit me mungesa të kohëpaskohshme të rrymës e ujit, me çmime të larta e me paralajmërime për rritje të tjera.

Me orë të tëra, lagjet nuk kanë rrymë ose ujë.

Disa fajësojnë politikën e mbi 20 vjetëve të fundit – kohë prejse Kosova ka dalë nga lufta. Të tjerë thonë se ka pasur mungesë strategjish dhe projektesh.

Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq aktualisht prodhojnë rreth 500 megavat energji elektrike në orë, ndërsa kërkesat janë për mbi 1,100 megavat në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve.

Korporata Energjetike e Kosovës njofton herë pas here për rënien e blloqeve nga sistemi.

Më 15 dhjetor, një rrjedhje në kaldajën e njësisë B1 të termocentralit “Kosova B” pamundësoi furnizimin me avull të ngrohtores “Termokos”. Kjo bëri që ngrohja për mbi 15 mijë konsumatorë në Prishtinë të ndërpritet për më gjatë se një ditë.

Për t’i plotësuar nevojat, Kosova është duke importuar rrymë, por me çmime më të larta, për shkak të krizës energjetike në botë.

Autoritetet paralajmërojnë se faturat e energjisë elektrike mund të shtrenjtohen për 7 për qind në muajt e ardhshëm.

Abazi: Faji i politikës 20-vjeçare

Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore në Prishtinë (INDEP), thotë se situata aktuale është pasojë e vendimeve të politikës.

“Në 20 vjetët e kaluar, qeveritë e ndryshme kanë diskutuar për ndërtimin e termocentraleve të reja nga thëngjilli dhe nuk e kanë vënë Kosovën në binaret e një tranzicioni energjetik, i cili do të bazohej më shumë në prodhim të energjisë nga prodhues të decentralizuar”, thotë Abazi.

Sipas tij, mungesa e një strategjie të mirëfilltë ka bërë që Kosova të varet nga termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, ku çdo problemi teknik që ndodh, shndërrohet në ndërprerje të rrymës.

“Nuk i kemi reformuar as sistemet e ngrohjes, nuk kemi investuar që qytetarët të kenë ngrohje qendrore, nuk kemi investuar që ata t’i ndryshojnë kaldajat e ngrohjes, të cilat në një masë janë joefikase dhe harxhojnë shumë energji”, thotë Abazi.

Çeku: Problemet me rrymën, pasojë e mosndërtimit të “Kosovës së Re”

Në vitin 2005, Qeveria e atëhershme e Kosovës ka pasur një projekt për, siç është thënë, zgjidhjen e problemeve me rrymë. Projekti për ndërtimin e një termocentrali të ri, i quajtur fillimisht “Kosova C” e më pas “Kosova e Re”, nuk është realizuar.

Për Qeverinë e tashme, me në krye Albin Kurtin, ai “është i vdekur”, sepse nuk duhet investuar më në termocentrale me thëngjill.

Ethem Çeku, ministër i Energjisë i Kosovës në kohën kur është marrë vendimi për ndërtimin e termocentralit të ri, është i bindur se problemet në sektorin e energjisë janë pasojë e mosndërtimit të tij.

“Më duket që gabuam shumë rëndë kur nuk e zhvilluam projektin e termocentralit të ri. Këtu bëmë lëshime të mëdha, me kosto të mëdha financiare dhe zhvillimore”, thotë Çeku.

Sipas tij, ndryshimet e herëpashershme në projekt, të bëra nga qeveritë e njëpasnjëshme, i kanë larguar edhe investitorët.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe, si e tillë, është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij burimi.

Mihja e thëngjillit dhe nxjerrja e linjitit përdoren për termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Por, metoda e prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli konsiderohet se është e dëmshme për mjedisin dhe se ndikon negativisht në ngrohjen globale.

Çeku thotë se pasuria e linjitit duhet të shfrytëzohet.

“Edhe vendet e rajonit, edhe Evropa e përdorin në masë të madhe thëngjillin. Edhe në SHBA përdoret linjiti. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër pa e përdorur linjitin për prodhimin e energjisë elektrike. Format tjera janë forma ndihmëse”, thotë Çeku.

Kosova prodhon deri në 85 për qind të energjisë elektrike përmes termocentraleve me thëngjill dhe sasi shumë të vogla nga burimet e ripërtërishme, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike.

Ministria e Ekonomisë e Kosovës është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031.

Kjo strategji thuhet se do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Qeveria: Kursejeni energjinë elektrike

Qeveria e Kosovës është duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndajë shumën e nevojshme të mjeteve, për mbulimin e importeve.

“Do të bëjmë maksimumin që të ruajmë furnizimin e rregullt dhe të shmangim rritjen eventuale të çmimeve të energjisë elektrike”, ka thënë këtë javë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dardan Abazi, nga INDEP, thotë se Qeveria duhet të hartojë një sërë masash, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, sepse ata nuk përballen vetëm me mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës.

Kriza energjetike në botë – e shkaktuar kryesisht nga mungesa e gazit dhe rritja e çmimeve të gazit – ka rritur edhe çmimet e produkteve të tjera të konsumit.

Kosova, si vend që importon pothuajse të gjitha prodhimet, ka parë gjithashtu rritje çmimesh.

Rritja, e cila ka nisur nga muaji prill me 1.2 për qind, ka arritur në 5.7 për qind në muajin tetor, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka pasur inflacion më të lartë se tash qysh në vitin 1999.

Ekspertë të ekonomisë, me vite, u kanë tërhequr vërejtjen qeverive të Kosovës, për të zhvilluar sektorin e prodhimit.

Kosova përballet me deficit të lartë tregtar. Brenda një viti, ajo importon mallra nga vende të ndryshme në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, derisa eksporton deri mbi 450 milionë euro.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve në Kosovës, thotë se sektori i prodhimit duhet të përkrahet, në mënyrë që vendi të mos jetë krejtësisht i varur nga importi.

“Çdo lëvizje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare prek edhe Kosovën”, thotë Panxha.

Pas rritjes së çmimeve, kryeministri Kurti ka thënë se ekonomia duhet të riorientohet kah prodhimi.

Në muajin tetor, Qeveria e tij ka ndarë 40 milionë euro për subvencionimin e kredive për bizneset prodhuese dhe për mbështetjen e eksportit.

Situata në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor

Me krizë energjetike dhe rrjedhimisht rritje të çmimeve përballen edhe vendet e tjera të rajonit.

Sipas zyrtarëve, Serbia aktualisht konsumon një të tretën më shumë energji elektrike sesa që prodhon.

Serbia ka pësuar kolapsin e parë energjetik më 12 dhjetor, kur mbi 2,000 nënstacione kanë dalë jashtë sistemit dhe 136,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e borës.

Disa zyrtarë kanë thënë se është përdorur qymyr me cilësi më të ulët dhe, menjëherë pas kësaj, katër zyrtarë të lartë në industrinë energjetike serbe janë pushuar nga puna.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në fund të sezonit dimëror.

Çmimet e energjisë elektrike në Serbi janë rritur për 3.4 për qind më 1 shkurt.

Në Maqedoninë e Veriut, në ditët në vijim pritet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Të tria kompanitë energjetike, të përfshira në prodhim, shpërndarje e faturim, kanë paraqitur kërkesa për rritje çmimesh.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut siguron se rritja nuk do të kalojë 10 përqindëshin.

Në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq, është paralajmëruar rritje e çmimit të energjisë elektrike vetëm për kompanitë – nga 70 për qind deri në 300 për qind, varësisht nga kontrata. /rel/

Policia arreston dy persona nën dyshimin se kërcënuan gazetarin Vehbi Kajtazi

0

Sot gjatë ditës janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi, pas deklaratave të tij për “Grupin e Kumanovës”.

Kajtazi u ka dërguar letër në adresë të AGK-së, ku ka thënë se me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze.

Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

Lajçak: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, sfida më e rëndësishme në Ballkan

0

Katër sfida i sheh emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për integrimin e shteteve të Ballkanit në BE. Përderisa krizën në Bosnje e sheh si problemin më serioz, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, sipas tij, është sfida më e rëndësishme strategjike në rajon.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “BUKA”, Lajçaku ka thënë se sfida më aktuale është për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që sa më shpejt të nisin bisedimet për anëtarësim në BE.

“I shoh katër sfida. Më urgjentja është për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të nisin bisedimet për pranim në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme. Problemi më serioz është kriza në BeH. Sfida më e rëndësishme strategjike është normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse s’është për vetëm këto dy vende, por serbët e shqiptarët jetojnë në çdo shtet të Ballkanit dhe raportet mes Serbisë e Kosovës ndikojnë në bashkëpunimin rajonal, andaj zgjidhja e kësaj situate është e rëndësisë së madhe strategjike. Dhe sfida që mendoj se është më fondamentalja është pyetja se çka do të jetë në të ardhmen Ballkani”, ka thënë ai.

Për dialogun ai ka thënë se është çështje e ndjeshme. Megjithatë, sipas tij, ka pasur edhe rezultate konkrete nga ky dialog. Ai ka thënë se dialogu s’ka alternativë për progres në rrugën evropiane. Ka shtuar se tash pushtetet në dy shtetet janë me shumicë të fortë dhe se “po punohet që të takohemi për të prodhuar vendime konkrete”.

“Dialogu s’është i lehtë, por ekziston dhe besoj se do të shohim rezultate konkrete shumë shpejt. Eskalimi s’është në interes të asnjërës palë. Komuniteti ndërkombëtar është i qartë kur thotë se s’ka alternativë për dialogun dhe se s’ka devijime”, ka thënë Lajçaku.

Për angazhimin amerikan për dialogun, Lajçaku ka thënë se me administratën e Joe Bidenit Bashkimi Evropian ndan të njëjtin vizion për Ballkanin. Sipas tij, bashkë me Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-së për çështjet e Ballkanit, jepet një mesazh i përbashkët për Ballkanin se për këtë rajon s’ka asnjë agjendë tjetër pos asaj evropiane.

Që nga korriku, Kosova dhe Serbia s’kanë pasur takim në nivelin e lartë në kuadër të dialogut. Procesi ka ngelur pas bllokadave që ka bërë Serbia me kërkesën për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në vizitën e fundit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se palët s’kanë gatishmëri për të dialoguar tash.

Aliti: Të dënuarit që Danimarka do t’i sjellë në Kosovë nuk kanë nënshtetësi daneze

0

Gazetari shqiptar që vepron në Danimarkë, Adnan Aliti, shprehet i befasuar me marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Danimarkës për burgjet.

“Ishim të befasuar se si kjo marrëveshje u quajt historike. Asnjëherë në historinë e Danimarkës nuk ka ndodhur që të burgosurit të transferohen në një vend tjetër”, është shprehur Aliti, njofton Klan Kosova.

Aliti ka treguar se personat që do të transferohen në Kosovë janë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

“Janë persona të cilët duhet të depërtohen nga Danimarka, pra të cilët nuk janë shtetas danezë. Me vendimin e gjykatës për dënimin e tyre ata janë non grata dhe nuk kanë të drejtë të shkelin në Danimarkë”.

Sipas tij qëllimi i vetëm i marrëveshjes është se Danimarka nuk i dëshiron personat që kanë kryer vepra kriminale.

Ambasadori gjerman: Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinë

0

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka folur për çështjet më të nxehta me të cilat përballet Kosova.

Diplomati gjerman siguroi mbështetjen ndaj qeverisë Kurti, ndërsa theksoi se kjo e fundit duhet të bëjë hapa konkret sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë dhe të mos mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave.

“Mendoj se Përfaqësuesi Special Lajçak po bën ç’është e mundur për të ndërmjetësuar një marrëveshje dhe ne u kërkojmë të dyja palëve të ulen në tavolinë, të përpiqen të gjejnë një kompromis, sepse në fund të fundit, qytetarët duan rezultate. Kjo është edhe arsyeja pse u zgjodh kjo qeveri, për rezultate, jo deklarata”, u shpreh diplomati gjerman për Euronews Albania.

Ai tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por theksoi se brenda BE nuk ka unanimitet për këtë çështje.

“Problemi qëndron tek disa shtete skeptike. Ne, sikurse edhe Komisioni Evropian e dimë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme. Është mirë që qeveria tani është angazhuar edhe me shtetet skeptike dhe mendoj se do të vijë. Ka zgjedhje në disa shtete evropiane dhe unë mbetem optimist”, tha ambasadori Rohde.

Diplomati gjerman komentoi edhe nismë ‘Open Balkan’, e cila sipas tij nuk është gjithëpërfshirëse, ndaj në këto kushte ai mbështet Procesin e Berlinit.

“Procesi i Berlinit është përfshirës. Nëse i tillë është edhe ‘Open Balkans’ nuk e kam parë këtë ende. Kam parë që tri shtete nuk marrin pjesë dhe kjo është një çështje e hapur. Kryesore është që Procesi i Berlinit është proces përfshirës. Fatkeqësisht nuk ka prodhuar ende shumë përparim, edhe për shkak të konfliktit në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ne po shpresojmë ta tejkalojmë këtë”, u shpreh ambasadori gjerman.

Ministrja lavdërohet se manuali i Qeverisë ka efekt, qytetarët po kursejnë rrymën

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është lavdëruar se manuali i Qeverisë po jep efekt sepse qytetarët kanë filluar të kursejnë rrymën.

Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

“Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet. Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00. Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Manuali i Qeverisë për kursim të rrymës, i publikuar të martën, u bë viral në rrjetet sociale.

Nxënësit e helmuar në Prizren janë nga shkolla “Fadil Hisari”, AUV jep detaje

0

Shtatë nxënës të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fadil Hisari”, në Prizren janë helmuar pasi konsumuan ushqim në një nga furrat e këtij qyteti. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë për Express se nga mostra që është marrë në një picë që kanë ngrënë nxënësit ka rezultuar se ata janë helmuar.

Nga helmimi në Repartin Infektiv kanë kërkuar ndihmë mjekësore shtatë nxënës.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale Prizren ka mare njoftim nga Policia e Kosovës për dyshime se disa persona janë helmuar me ushqim ne SHFMU “Fadil Hisari” ne Prizren. Inspektorët menjëherë rreth orës 10:40 kanë dalur ne raste. Sipas deklaratës se drejtorit te shkollës, ndihme mjekësorë kane kërkuar 7 nxënës te moshës 13 vjeçare. Ne shkolle është marre një mostër e picës e cila ishte duke u konsumuar nga ana e njërit nxënës. Është bere anketimi i nxënësve ne repartin Infektiv te Spitalit te Prizrenit. Ku janë anketuar 4 nxënës pasi qe tre prej tyre nuk janë shtrire ne repart. Sipas raportit të spitalit, Diagnoza përfundimtare e pacientëve të rastit është Obs Intoxikacion”, kanë deklaruar nga AUV për Express.

Si pasojë e këtij helmimi, inspektorët sanitar kanë vendosur që furra të mbyllet deri në kryerjen e hulumtimeve.

“Pastaj është bere inspektimi i furrës se bukës ku janë marre edhe tre mostra ( 1 mostër cope pice e përgatitur dhe 2 sallame të prodhuesit Koral me të cilët është furnizuar furra). Janë kontrolluar hapësira dhe mjetet e punës. Pas vlerësimit të trupës inspektuese furra është mbyllur menjëherë për kryerjen e hulumtimeve. Furra qëndron e mbyllur deri në një vendim tjetër nga inspektorati”, thuhet më tutje në përgjigjen e tyre.

Për këtë rast detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Prizren, 16.12.2021 – 09:30. Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort