Home Blog Page 3733

Saarlandi gjerman do të rekrutojë shoferë kamionësh në Kosovë

0

Shumë veta largohen nga ky sektor sepse kushtet e punës janë të këqija. Ngarkesa e punës është e lartë, dhe pagat janë shumë të ulëta

Friday, 17 December 2021 – 20:40albinfo.ch(KEYSTONE/Gaetan Bally)
Mungesa e shoferëve në sektorin e logjistikës në Republikën (landin) gjermane të Saarlandit pritet të zbutet përmes një projekti pilot, transmeton albinfo.ch. Sipas Shoqatës republikane për transport, njerëzit nga Kosova do të trajnohen për vozitës profesionistë në Saarland.

Kjo shoqatë thotë se aktualisht ka një mungesë midis 60,000 dhe 80,000 shoferëve të kamionëve në gjithë Gjermaninë, shkruan sr.de. Nga ana tjetër, brenda një viti dalin vetëm maksimalisht 17,000 profesionistë të rinj. Pra, numër shumë i vogël për të korrigjuar mungesën.

Nisur nga kjo gjendje, mendohet se, ashtu si në sektorin e infermierisë, vetëm njerëz nga vende të tjera mund ta zbusin këtë gjendje. Ata mund të rekrutohen me programe speciale të sponsorizuara nga shteti.

Kështu, në Saarland, katër transportues mallrash, një institucion arsimor dhe Shoqata republikane për sektorin e transportit janë bashkuar për të sjellë në vend njerëz përkatës nga Kosova.

Një zëdhënëse e shoqatës ka thënë për sr.de se aplikantët në Kosovë aktualisht po mësojnë gjermanisht para se të shkojnë në Saarland, vitin e ardhshëm. Gjatë trajnimit të tyre si shoferë profesionistë, ata do të kenë kontrata fikse pune me transportuesit që kanë lidhur marrëveshjen për bashkëpunim, përcjell albinfo.ch. Pas kësaj, ata duhet të punësohen atje (në Saarland), siç është rënë dakord me kontratë.

Shumë punë, paga të ulëta

Në Saarland, shumë transportues mallrash dhe kompani logjistike kanë probleme në gjetjen e punonjësve në vend. Shumë syresh largohen nga ky sektor, sepse kushtet e punës janë të këqija, transmeton albinfo.ch. Ngarkesa e punës është e lartë dhe pagat janë shumë të ulëta.

317 raste aktive me coronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 317.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Shorti i Ligës së Kombeve për Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë

0
Italy's midfielder Jorge Luiz Frello Filho "Jorginho", left, fights for the ball against Switzerland's midfielder Xherdan Shaqiri, right, during the 2022 FIFA World Cup European Qualifying Group C match between Italy and Switzerland at the Stadio Olimpico in Rome, Italy, Friday, November 12, 2021. (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Ligën e Kombeve
Në Nyon u hodh shorti i grupeve për Ligën e Kombeve në edicionin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

Zvicra ndodhet në një grup të vështirë, së bashku me Çekinë, Portugalinë dhe Spanjën, në Ligën A.

Kosova, që gjendet në Ligën C, është pjesë e Grupit 2 bashkë me Qipron/Estoninë, Greqinë, Irlandën e Veriut.

Shqipëria, që gjendet në Ligën B, është pjesë e Grupit 2 bashkë me Izraelin, Rusinë, Islandën.

Ndeshjet do të luhet në qershor dhe shtator të vitit 2022.

Evropa përgatitet për valë të fortë të ‘Omicron’

0
A waiter wearing protective face mask of "Le Raisin" cafe restaurant brings drinks to customers in a terrace the day of its reopening during the state of emergency of the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Lausanne, Switzerland, Monday, May 11, 2020. In Switzerland from 11 May, loosening measures slowing down the ongoing pandemic of the COVID-19 disease, which is caused by the SARS-CoV-2 coronavirus, become effective by step. Classroom teaching at primary and lower secondary schools will again be permitted. Shops, markets, museums, libraries and restaurants will be able to reopen under strict compliance with precautionary measures. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson thotë se Omcron është një kërcënim shumë serioz për vendin e tij.

Johnson paralajmëron një valë të “madhe të Omicron” duke rrëzuar pretendimet se nuk binte dakord me ekspertët.

Kryeministri britanik u bëri thirrje njerëzve që të marrin vaksinë të tretë në mënyrë që të jenë të mbrojtur.

Të dhënat e fundit tregojnë për një dyfishim të rasteve të reja me COVID-19 në Britani dhe në total deri tani numërohen gati 15 mijë raste me Omicron.

Omicron ka detyruar shumë vende të Evropës që të forcojnë masat kufizuese në prag të festave të fund vitit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach thotë se pritet që varianti Omicron të nxisë një falë të pestë të madhe të pandemisë.

Lauterbach, një ish-epidemiolog, shprehet se Gjermania duhet të përgatitet për një sfidë “që nuk është parë kurrë më parë”.

Zvicra ka bërë të ditur planin për të forcuar masat, duke përfshirë punën nga shtëpia deri më 24 janar dhe ndalimin e takimeve në ambientet të mbyllur për më shumë se 10 persona.

Qeveria zvicerane ka porositur 7 milionë doza për secilin vaksinës, Moderna dhe Pfizer për gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm duke e çuar në 34 milionë doza stokun e saj të vaksinave.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë në Portugali thotë se deri në fund të muajit të prekurit nga Omicron mund të përbëjnë 80% të rasteve të reja me COVID. Marta Temido thotë se për momentin Omicron përbën 20% të rasteve, gjatë javës së Krishtlindjes mund të shkojnë në 50% dhe në javën e fundit në 80% të rasteve.

Pavarësisht se Shtëpia e Bardhë nuk ka në plan të vendosë masa të reja nga rritja e rasteve me Omicron, presidenti Joe Biden thotë se “dimri do të sjellë sëmundje dhe vdekje të ashpra” për të pa vaksinuarit./Euronews

Kosovë: Miratohet buxheti i vitit 2022

0

Me 65 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.

Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente. Shumica e tyre, që u iniciuan nga opozita, s’u miratuan. Kjo shkaktoi edhe përplasje mes opozitës dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

S’pati asnjë votë kundër, ndërsa ishte një abstenim.

PDK-ja s’e dëgjoi fjalimin e Osmanit, Hoxha: Vendim i gjithë Grupit Parlamentar

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme, mbajti fjalimin e fundvitit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, Partia Demokratike e Kosovës nuk erdhi që ta dëgjonte këtë fjalim.

E në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e cila tha se ky ka qenë vendim i gjithë grupit parlamentar.

“Në fakt ka qenë vendim i gjithë Grupit Parlamentar dhe unë i respektoj vendimet e shumicës.Nuk është se jemi pajtuar në shumë gjëra me atë se si sillet presidentja, Vjosa Osmani. Ajo shumë shpesh vazhdon e sillet sikur kur ka qenë kryesuese e Kuvendit dhe në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe harron se ajo duhet të komunikojë me gjuhën e unitetit. Pra, nuk ka shprehur rol të unitetit”, tha Hoxhaj.

Ajo tha se presidentja Osmani nuk ka shprehur rol të unitetit, përcjell Klankosova.tv.

“Ajo nuk e ka shprehur rolin e saj të unitetit në raport me shoqërinë civile në raste të caktuara, në raport me adresimet e mediave, në raport me shkarkimin e zonjës Daka, përkundër faktit se ne, apo që unë personalisht, nëse flas për vetën time nuk shoh ndonjë kundërshti që mund t’ia kem bërë ose qëllimisht ta atakoi”, u shpreh Hoxhaj.

Tutje, Hoxha tha se presidentja shpesh harron se ndjesia dhe ndjeshmëria karshi çdo fenomeni në Kosovë duhet të jetë baraspesha dhe gjuha e unitetit.

Ministria e Drejtësisë nuk e di se ku do t’i transferojë të burgosurit e Gjilanit për t’u bërë vend atyre nga Danimarka

0

Sipas një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme, Kosova do t’ia lëshojë me qira 300 qeli burgu Danimarkës. Destinacioni i danezëve pritet të jetë Qendra Korrektuese e Gjilanit.

Por Ministria e Drejtësisë ende nuk ka vendosur se ku do t’i transferojë të burgosurit e Gjilanit. Këshilltari ligjor i Ministrisë së Drejtësisë, Eris Hana, tha se kjo ministri është duke punuar që të gjejë mënyra efikase për transferimin e të burgosurve.

“Jemi në bashkëpunim me Shërbimin Korrektues të Kosovës, t’i ndjekim të gjitha procedurat e brendshme dhe të gjejmë mënyrat më efikase për transferimin e tyre në institucionet tjera korrektuese”, tha ai në RTV Dukagjini.

Marrëveshja Kosovë – Danimarkë që duhet të ratifikohet në Kuvend dhe pritet të ketë kohëzgjatje prej 10 vitesh, sipas MD-së, do t’i sjellë Kosovës fitim në vlerë prej 210 milionë eurosh.

Mbledhje në orë të vona/Qeveria ndan 20 milionë euro për rrymën

0

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje në mbrëmjen e së premtes, ku ka ndarë 20 milionë euro mjete buxhetore me qëllim të tejkalimit të krizës energjetike.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate nga Zyra e Kryeministrisë, derisa ka njoftuar edhe për procedurën e ndarjes së mjetëve.

“Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej njëzet milionë euro (20.000.000,00 € ), për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike. Mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Këto mjete transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nën programin “Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike””, thuhet në njoftim.

“Ministria e Ekonomisë do të transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A. dhe shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës”, deklarohet tutje.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike, sot ka mbajtur mbledhjen e 49-të të saj, në të cilën janë miratuar dy vendime.

Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë përmes të cilës Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike.

Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak.

Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej njëzet milionë euro (20.000.000,00 € ), për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike. Mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Këto mjete transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nën programin “Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike”.

Ministria e Ekonomisë do të transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A. dhe shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.

Balje: Fjalimi i Osmanit në kuvend ishte konstruktiv

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje është shprehur e lumtur që ka kaluar amendamenti i saj për blerjen e një aparature për repartin e Onkologjisë në QKUK.

“Shumë herë kemi pasur takime, kemi vizituar repartin e Onkologjisë. Këtu ka lindur ideja sepse jam anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa. 1.8 milion euro nuk është vlerë e vogël, mirëpo amendamenti e ka marrë mbështetjen”.

Balje ka folur edhe për fjalimin e fundvitit të presidentes Vjosa Osmani.

Ajo e ka vlerësuar si konstruktiv fjalimin nga ana e presidentes.

“Ne e kemi përcjellë punën e presidentes dhe i kemi ditur disa pika nga raporti. Jam krenare sepse Osmani po e bën punën që duhet për ta përfaqësuar shtetin”.

“Jam e lumtur për seancën e sotme sepse kanë kaluar amendamente të rëndësishme”, ka vazhduar ajo më tutje.

Cilat masa anti-COVID janë në fuqi në pikat kufitare për shtetasit e Kosovës?

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar për masat që po zbatohen për shtetasit kosovarë në kufijtë e vendit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Kjo Qendër njofton se për të hyrë në Kosovë, shtetasit e Kosovës duhet të kenë certifikatën e vaksinimit, testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë apo karantinim për periudhë 7 ditore.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes Pikave Kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort