Home Blog Page 3732

Aksident i pazakontë: Vetura përfundon në dritaren e shtëpisë (FOTO)

0

Një familje në Shabac të Serbisë ka përjetuar një aksident të pazakontë.

Një veturë e tipit “Peugeot” i drejtuar nga fqinji T. M, ka thyer gardhin e oborrit dhe ka fluturuar nga dritarja në dhomën e ndenjës së familjes Pavloviq, transmeton Klankosova.tv

“Unë isha në gjumë, dhe burri im sapo kishte shkuar në shtrat. Në dhomën tjetër flinte vjehrra. Më zgjoi një shpërthim i tmerrshëm. Nuk e dija në atë kohë se çfarë ishte dhe kur shkuam në dhomën e ndenjës nuk mund ta besonim atë që kishte ndodhur. Makina ishte në dhomë, vetëm rrotat e pasme mbetën jashtë”, rrëfen e emocionuar Milena Pavloviq, raporton Telegraf, rs.

Sipas saj, dhoma e ndenjes ishte e mbuluar me pluhur, xhama dhe tulla.

Basha lë jashtë strukturave të PD-së Sali Berishën

0

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar të shtunën vendimin për të lënë jashtë strukturave qendrore të partisë, personat e shpallur non grata.

Gjithashtu, delegatët demokratë kanë shpallur “nul” vendimet e marra gjatë Kuvendit të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, më 11 dhjetor.

Gjatë Kuvendit të Berishës, delegatët e thirrur shkarkuan nga detyra nënkryetarët e PD-së si edhe Sekretarin e Përgjithshëm. Gjithashtu vendosën që, më 18 dhjetori, të mbahej një Referendum për shkarkimin edhe të kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjana tha se “kemi shumicën dërrmuese të delegatëve”, duke theksuar numrin 5 mijë e 4 delegatë.

“Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë”, u shpreh ai.

Anëtari i këtij Komisioni, Enkeled Alibeaj propozoi që në statutin e Partisë Demokratike të shtoheshin dy dispozita të cilat i dedikohen krijimit të një strukture të re organizative e emërtuar si aleanca qytetare për demokracinë.

“Pas nenit 58 të statutit, shtohet neni 58/1 me përmbajtjen që vijon: Aleanca Qytetare për Demokracinë. Përveç organizatave partnere të nenit 58, të tillë Partia ka edhe aleancën qytetare për demokracinë. Kjo organizatë partnere përbëhet nga intelektualë me reputacion profesional ose me kontribut të spikatur në shoqëri të cilët shfaqin interes dhe bashkëndajnë vlerat dhe parimet e Partisë Demokratike. Anëtarësimi në parti nuk është kusht për Aleancën Qytetare për Demokraci”, ka thënë Alibeaj.

Në përfundim pritet miratimi i programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë jashtë Pallatit janë pozicionuar të gjithë mbështetësit e Bashës.

Ata mbajnë në duar një banderolë ku shkruhet se “zgjedhin të ardhmen”./TCH

Një i vdekur e 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, ditën e shtunë, janë shënuar edhe 12 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 1,679 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, janë shëruar 13 persona.

MSH-ja ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 315.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,978 persona. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, me dozën e dytë janë vaksinuar 776,635 persona ndërkohë që numri i dozave të administruara është 1,653,823.

CNN: Rusia po vazhdon të grumbullojë trupa afër Ukrainës

0

Rusia ka vazhduar të grumbullojë trupa të reja afër kufirit të Ukrainës në ditët e fundit, pavarësisht thirrjes së Presidentit Joe Biden ndaj homologut rus, Vladimir Putin, për t’i ulur tensionet gjatë një takimi virtual të javës së kaluar.

Më shumë njësi ushtarake ruse janë dërguar në zonën kufitare ditëve të fundit, i kanë thënë televizionit CNN burimet e afërta me inteligjencës. Zyrtarët e ShBA-së dhe Ukrainës gjithashtu kanë parë dëshmi se Rusia ka filluar t’i devijojë sistemet komerciale ajrore dhe hekurudhore për t’i përkrahur përpjekjet ushtarake, ndonëse aktivitete të ngjashme ajrore e hekurudhore ishin të dukshme në pranverë, gjatë grumbullimit të kaluar ushtarak të Rusisë, që përfundimisht ishte tërhequr.

Sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës amerikane, më shumë se 50 grupe taktike batalionesh janë shpërndarë në kufi ose përrëth kufirit me Ukrainën, ndërsa gjashtë të tjera janë rrugës. Këto grupe, që zakonisht përfshirë nga 900 pjesëtarë, janë shumë të diversifikuara dhe njësi luftarake goxha të vetëmjaftueshme me kombinim të armëve, artilerisë, armëve anti-tank, njësi zbulimi dhe njësi inxhinierike. Këto grupe kishin pasur rol udhëheqës gjatë aktiviteteve ushtarake ruse në Ukrainë më 2014, përcjell Gazeta Express.

Administrata e Bidenit ende sheh mundësi për ta parandaluar pushtimin rus, duke vlerësuar se Putini ende nuk ka vendosur për të nisur sulm. Por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha televizionit CNN: “Ne besojmë se bisedimet do të ishin më produktive, nëse do të ndodhnin në një mjedis de-eskalimi, sesa në eskalim.”

Rusia ka kërkuar disa garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, përfshirë moszgjerimin e aleancës në lindje të Evropës dhe moslejimin e anëtarësimit të Ukrainës në këtë grup ushtarak.

Pavarësisht ofertës për lehtësimin e takimit mes Rusisë dhe NATO-s për të diskutuar rreth shqetësimeve të Moskës, presidenti amerikan ka dhënë shenjë se ShBA-ja nuk do të bëjë ndonjë koncesion as për të ardhmen e NATO-s, as për të ardhmen e Ukrainës.

60% e qytetarëve thonë se politikanët janë të pandëshkueshëm

0

Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.

Aty janë shpalosur të gjetura nga Botimi i Shtatë i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Arbrësha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e GLSP-së, tha se 60% e qytetarëve mendojnë se politikanët kanë më pak pasë gjasa që të dënohen, duke i konsideruar të pandëshkueshëm.

Përderisa 64.2% thonë se thonë se gjykata e prokuroritë janë të ndikuara nga politika, përderisa policia shihet më pak e ndikuar.

Ajo ka sqaruar se 75.5% e qytetarëve janë të gatshëm që ta raportojnë korrupsionin, përderisa vetëm 2% mendojnë se merren masa disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“60% e qytetarëve thonë se politikanë kanë më pak gjasa të dënohen me ligji. 64.2% i besojnë se gjykatat dhe prokuroritë janë të ndikuar nga politika, Policia vlerësohet më pak e ndikuar nga politika. 64.6% thonë se subjekt i mitëmarrjes janë gjykata dhe prokuroria”.

“Policia vlerësohet me 38.2% si më efketive në luftën kundër korrupsionit, 8.2% dhe 9% prokuroritë dhe gjykatat. Përderisa 75.5% e qytetarëve janë të gatshëm ta raportojnë korrupsionin. 23.3% nuk e kishin lajmëruar korrupsionin. 2% mendojnë se merren masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha ajo, raporton EO.

Ajo ka sqaruar se indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2020, përmes vlerësimit të performancës, ngarkesës, efikasiteti dhe buxhetit që ndahet ndër vite për këto dy institucione bartëse të sigurimit të një shteti të së drejtës në Kosovë.

“PSRK ka zgjedhur numër më të madh të rasteve se sa që ka pranua, më pas Dhoma e Posaçme e Supremes, kurse gjykatat themelore mbesin më të dobëta. KPK-së i janë ndarë buxhet 15 milionë euro, kurse KGjK-së 29.3 milionë euro”.

Njomza Arifi nga GLSP tha se tha se 51% e qytetarëve nuk kanë vërejtur ndryshime në sistemin e sundimit të ligjit në vend, raporton EO.

“37.3% mendojë që ka pasur ndryshime në sektorin e drejtësisë. 51.5% nuk kanë vërejtur ndryshime në sundim të ligjit”.

“Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK), është mekanizëm monitorimi i hartuar për vlerësimin e punës së institucioneve me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë”.

“Përgjatë viteve, RoLPIK ka ofruar të dhëna mbi perceptimet e qytetarëve mbi këto institucione si dhe të dhëna strukturore mbi punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial”.

Hapet njësi e re në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me diabet

0

Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar shërbimi gjysmëintensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore moderne-adekuates, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike, siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Diagnostikimi, trajtimi dhe evaluimi i këtyre rasteve tani është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Endokrinologjisë është pajisur me aparatin e statusit aciobazik, i cili mundëson një përcjellje me intensive të gjendjes së këtyre pacientëve.

“Numri i emergjencave diabetike është shtuar shumë, sidomos pas pandemisë COVID 19 dhe vetëm në gjashtë muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 16 pacientë me ketoacidoza diabetike pa asnjë vdekje”.

Ketoacidoza diabetike është gjendje, në të cilën niveli i lartë i sheqerit në gjak jep komplikime metabolike akute, kërcënuese për jetën.

Jasharaj: Kurti të anëtarësohet në SBASHK dhe të kandidojë për kryetar

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, e vlerëson të gabuar qasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti karshi sindikatave në Kosovë. Ai thotë se Kurti nuk duhet të ndërhyjë në sindikata, derisa potencon se i njëjti ka shumë punë për të bërë në qeveri për të përmirësuar kushtet e punës për mësimdhënësit.

Mirëpo, Jasharaj shprehet se nëse kryeministrit i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBASHK, e më pas thotë se e fiton të drejtën të jetë edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet që pritet të mbahen në muajin prill.

“Nëse aq shumë i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBASHK, pastaj e fiton të drejtën të kandidohet, do të jetë kundërkandidat i imi, nëse anëtarësia e voton unë ia bëj ‘përhajër’ e atëherë le ta udhëheq edhe qeverinë edhe sindikatën. Do të jetë rasti unik që një kryeministër po i udhëheq edhe sindikatat. Në të kundërtën, le ta udhëheq qeverinë, ne nuk i përzihemi dhe asnjëherë nuk kemi tendenca për të krijuar probleme të mëdha”, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut thotë se asnjëherë nuk do të jap dorëheqje nga posti që e mban për shkak të kritikave që i merr nga ana e qeverisë.

Jasharaj thotë se aktin e dorëheqjes do ta ndërmarrë vetëm nëse këtë ia kërkon anëtarësia, por sipas tij, anëtarësia kërkon të kundërtën, pikërisht që të vazhdojë të drejtojë sindikatën edhe për një mandat tjetër.

“Asnjëherë nuk do të jap dorëheqje pse e kërkon qeveria e për kërkesa të qeverisë, dorëheqja ime do të jetë publike nëse për këtë thotë anëtarësia. Prilli po vjen dhe thash nga takimet që i kemi me nivelet komunale unë e kam përkrahjen e plotë pa bërë fushatë dhe këtë përkrahje, këtë besim të tyre do ta mbaj dhe do ta realizoj”, tha Jasharaj.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës adresoi kritika tek krerët e sindikatave në Kosovë, duke thënë se janë edhe ata fajtorë për gjendjen në arsim e shëndetësi. Këto kritika vijnë pas paralajmërimit që sindikata të ndryshme kanë bërë për protesta e greva, me kërkesën që të miratohet Ligji i pagave.

Për këtë, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se kryeministri nuk ka nevojë të kritikojë atë dhe SBASHK-un, por duhet të marrë veprime konkrete për të ndryshuar gjendjen në arsim.

“Kurti me deklaratat e tij del sikur nuk ka jetuar në Kosovë, këtë gjendje nuk e kemi lëvduar, por gjendja është e tillë, ne kemi pritur se do të ketë ndryshime pozitive por nuk ka, nuk ka as shenja, shkëndija shprese se diçka në arsim do të ndryshojë… Nëse shkollat janë keq, kryeministri nuk ka nevojë të dalë e të më kritikojë mua dhe SBASHK-un, por të merr veprime konkrete, në qeveri të ndajë mjete konkrete dedikuar për çështje konkrete. Të ndajë mjete për laptop, por t’ju drejtohet edhe vendeve mike që nuk përtojnë të na ndihmojnë që edhe ata të ndihmojnë me disa laptopë, të kemi projektor, të kemi sapunë, sepse ka edhe shkolla që nuk kanë as ujë të pijshëm dhe këtë duhet ta dijë kryeministri”, thotë ai.

Jasharaj i përgjigjet kryeministrit Kurti edhe sa i përket marrëveshjes që kishin bërë në vitin 2017 me PAN-in, për çka thotë se edhe Lëvizjes Vetëvendosje i kishin dërguar kërkesë për të firmosur një marrëveshje të tillë, por që nuk kishin marrë përgjigje.

“I kemi bërë kërkesë të njëjtë të gjitha subjekteve politike që po garonin për ta marrë pushtetin, për ta udhëhequr Kosovën, i kemi dërguar letër të njëjtë LDK-së, LVV-së, Aleancës pastaj që u bënë PAN, Nismës, madje ju kemi dërguar letër edhe partive të komunitetit turk dhe boshnjak… Të gjithëve ju kemi dërguar letra, kemi marrë përgjigje vetëm nga PAN-i atëherë dhe do të ishte jonjerëzore t’i themi PAN-it ‘valla të tjerët nuk po duan nuk po vijmë as tek ju’. Ne kemi pritur që të gjithë do ta pranojnë këtë kërkesë tonën. Ne ishim ngopur me deklarata pompoze nëpër fushata që arsimin e bënin më të zhvilluarin, që do të kujdeseshin për kërkesat tona, por kur kryheshin fushatat ata thoshin e kemi thënë në emocione. Kur e kishim nënshkrimin, po ju garantoj edhe kryeministri Haradinaj edhe z.Veseli i kishin ra pishman pse e nënshkruam, sepse ne në çdo takim ne shkonim me atë marrëveshje”, thotë ai.

Jasharaj thotë se kryeministri Kurti çdo kërkesë të sindikatave po e merr si personale, për çka shprehet se Kurti duhet ta dijë se me sindikatat duhet të bisedohet dhe jo të gjuajë me fjalë nga larg./ KP

Për 9 muaj në Kosovë mbi pesë mijë patentë shoferë të konfiskuar

0

Mbi 5 mijë e 500 patentë shoferë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës deri në shtator të këtij viti, ndërsa për të njëjtën periudhë të njëjtit u kanë vendosur pikë negative mbi 13 mijë shoferëve për arsye të shkeljes së rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se si ekipe janë duke i vazhduar aktivitetet që i kanë lidhur me sigurinë në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar deri në Shtator 2021, 5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, dhe 13 mijë e 532 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative. Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën masa rigoroze ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen për një siguri më të madhe rrugore”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Ekspertët e komunikacionit mbështesin Policinë e Kosovës në aplikimin e këtyre masave të cilat janë të përcaktuara me ligj.

Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, në një prononcim për KosovaPress u shpreh se kjo metodë, ndonëse nuk mund të jetë zgjidhje afatgjate, por aktualisht shërben për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve.

Krasniqi: Përmes gjobave synohet ambient më i sigurtë

“Nuk do të thosha që është një zgjidhje e afatgjate, mirëpo është forma e vetme që të vetëdijesohen ngasësit e papërgjegjshëm të automjeteve në trafikun rrugor, për shkak se përveç që e rrezikojnë ata vetën e tyre, ata rrezikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor. Të gjitha këto janë të rregulluara varësisht prej shkeljes që bëhet, varësisht prej trafikut rrugor dhe prej përsëritjes së këtyre shkeljeve, janë të rregulluara me Ligjin për sigurinë e trafikut dhe është mirë që policia është vënë në ekzekutimin e këtyre dispozitave ligjore thjesht me qëllimin më të mirë që të ofrohet një ambient më i sigurt për të gjithë me qarkullimin rrugor për të gjithë përdoruesit e rrugës”, tha Krasniqi .

Eksperti i komunikacionit rrugor, Bekim Ahmeti, thotë për KosovaPress se lejet e qarkullimit merren në rast të tejkalimit të shpejtësisë, të vijave të bardha dhe të mosrespektimit të semaforit.

Ai mendon se numri i patentë shoferëve që merren nga policia është i pakët në raport me situatën në rrugët e vendit.

Ahmet: Policia zakonisht i merr patentë shoferët se është masë preventive

“Pak janë duke i marrë se çka duhet në raport me atë edhe gjendjen e komunikacionit që e kemi momentalisht. Policia zakonisht i merr patentë shoferët se është masë preventive mbi Ligjin e sigurisë në komunikacion për shkelësit e rregullave të komunikacionit atëherë kur e shkelin kufizimin e shpejtësisë, vijën e bardhë, semaforët dhe raste të tjera… Po varësisht prej rastit, te kufizimi i shpejtësisë në qoftë se kufizimi i shpejtësisë shkelet me normë të caktuar, në qoftë se ka qenë 60 km në orë dhe tash shkelet 80 ose 100 në këto raste merret patentë shoferi, te rasti i vijës së plotë edhe në rastin kur kemi hyrje në semaforin e kuq atëherë policia e merr patentë shoferin për një afat të caktuar kohor prej 3 muaj, d.m.th edhe me largim të pikëve rezulton edhe me dënim të gjobës prej 300 eurove ku si rezultat i kësaj bëhet një preventiv për shkelësit e ligjit dhe të komunikacionit”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, ndërsa në kohën aktuale t’i përshtaten edhe kushteve të rrugës.

Haradinaj viziton familjet e viktimave të sulmit në Gllogjan

0

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Mustafaj dhe Hamzaj, fëmijët e të cilëve u vranë në tragjedinë e Gllogjanit më 26 nëntor të këtij viti.

Përmes një shkrimii dhe disa fotografive të ndara në Facebook, Haradianj ka njoftuar se ka vizituar edhe familjen Turkaj, i biri i së cilës ishte plagosur në këtë sulm.

Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare.Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës.Gjithmonë bashkë!”, shkruajti Haradinaj në Facebook.

Mërgimtari 42 vjeçar nga Austria ra nga kulmi dhe humbi jetën

0

Mediat austriake shkruajnë se një kosovar i moshës 42 vjeç nga Austria, derisa ishte duke punuar gjatë orarit të punës, ra nga kulmi dhe humbi jetën.

Thuhet se kosovari nga rrethi Eferding i Austrisë, ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një kulmi në një kompani, në Alkoven.

Jasharaj e fton Kurtin të garojë për kryetar të SBASHK-ut: Ia bëj përhajr …

Rënia e flokëve mund të kurohet! Shkruani recetën
Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni përcjell albinfo.at.

Kosovari e humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort