Home Blog Page 3731

Escobar: Bosnja është një nga vendet më të korruptuara në Evropë

0

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Këto komente, Escobar i bëri të ditura në një intervistë për CNN, derisa potencoi se lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik është thellësisht i korruptuar dhe po përpiqet të përdorë gjuhën etnike si një shpërqendrim.

“Nëse shikoni historinë e ish-Jugosllavisë, shtatë vende, dy prej tyre janë në BE, katër janë anëtare të NATO-s dhe shumica prej tyre po gëzojnë sukses të jashtëzakonshëm ekonomik. Nëse shikoni gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ato janë gjashtë vendet që nuk janë në BE, katër janë duke bërë progres drejt anëtarësimit të BE-së, në të gjitha këto Bosnja përjashtohet. Korrupsioni në Bosnje është më i keqi në Evropë me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit”, ka thënë Escobar.

“Njerëzit po largohen nga vendi jo se ata nuk duan të jetojnë në një vend multi-etnik, por për shkak se nuk mund të gjejnë një punë, pa lidhje korrupsioni”, u shpreh ai.

Escobar ka deklaruar gjithashtu se po vijnë kërcënime të vërteta të marrëveshjes së Dejtonit dhe shumica prej tyre po vijnë nga Milorad Dodik.

Temperaturat minus: Parashikimi i motit për nesër

0

IHMK ka publikuar raportin e parashikimit të motit për ditën e nesërme (e diel).

Sipas raportit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 0 gradë.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë rrezet e diellit në intervale të shkurta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtës 1-5m/s”.

Mbi 15 mijë raste me grip sezonal në vetëm dy muaj

0

Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi sezonal në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) deri më 17 dhjetor, nga 15,786 raste me grip, 2,498 janë cilësuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion të rëndë respirator akut.

Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë te tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.

Sipas zyrtarëve të IKSHPK-së, gripi sezonal nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse vërehet intensitet i shtuar i rasteve.

Numri më i madh i personave të prekur u takon moshave 15 deri në 29 vjeç, pasuar nga fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.

Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve, pastaj Fushë Kosova, Podujeva e Lipjani.

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se ky grip mund të jetë edhe kërcënues për jetën, sidomos te personat me sëmundje kronike. Ai shton se këta persona duhet ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal. /REL

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë, krijohen kolona në vendkalimet kufitare

0

Me ardhjen e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit në Kosovë kanë filluar të krijohen edhe kolona në vendkalimet kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 600 metra, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike bëhet nga 90 deri në 120 minuta.

Kolona kanë filluar të krijohen edhe në pikën kufitare me Serbinë në Merdar. Për të hyrë në Kosovë kolona e automjeteve është deri në 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë nuk raportohet për pritje dhe kolona.

Ndërkaq, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare duhet të paraqesin testin negativ për coronavirus, në qoftë se nuk kanë dëshmi të vaksinimit.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua rikujton udhëtareve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia.

Ndryshe në masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19), thuhej në vendim.

Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

0

Kryeministri Albin Kurti foli për dy vendimet që qeveria miratoi për mbështetje në tejkalim të krizës së energjisë elektrike, ku u mor vendim që të ndahen 20 milionë euro për import të energjisë.

“Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtuam masën 3.7 Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Ndamë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë”, u shpreh tutje ai.

“Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”, përfundoi Kurti.

Borë, akull, të kalueshme veç me pajisje dimërore: Mos ua mësyni këtyre rrugëve në Kosovë

0

Bora që ka rënë mbrëmë në Kosovë i ka bërët gati të pakalueshme disa rrugë në Kosovë.

Një pjesë e madhe e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore, ndërsa në shumicen e tyre ka borë e akull, shkruan lajmi.net.

Në magjistrelen Fush-Pajtimi – Glloboçicë, Gjilan Muçibabë dhe Pejë – Kullë, përveç akullit e borës nëpër rrugë, ka edhe mjegull, ndërsa këto tri magjistrale janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Më tutje, të mbuluara me borë e akull janë edhe autostrata Gjakovë – Qafë Morinë, Prishtinë – Mutivodë, ndërsa Gjakovë – Qafë Prushit ka edhe mjegull dhe këto rrugë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Në anën tjetër, magjistralet e tjera janë të kalueshme pavarësisht se diku-diku mund të ketë borë e ngrica.

Raportimet gjatë ditës kanë theksuar faktin se rrugët malore dhe rurale janë vështirë të kalueshme për shkak të borës dhe ngricave.

Ministrja Hajdari thotë se Serbia po vendos barriera ndaj Kosovës, paralajmëron masa të njëjta

0

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Kosova po sfidohet me barriera të ndryshe nga Serbia dhe Qeveria e Kosovës do të ndërmerr masa duke vepruar njëjtë.

Ajo tha se transportuesit e mallrave që vinë nga Evropa për në Kosovë dhe kalojnë nëpër Serbi, po sfidohen dhe detyrohen të bëjë eksport brenda Serbisë dhe jo drejt Kosovës, për ku edhe kanë dokumente që nga nisja.

Ministrja Hajdari u ndal edhe te kërkesa që i është bërë CEFTA-s, ku kanë kërkuar që Kosova të përfaqësohet si shtet dhe jo si UNMIK, por një gjë e tillë tha se në mënyrë unanime nuk është mbështetur, përcjellë KP.

“Kjo kërkesë ishte shumë sfiduese për atë takim pasi Serbia insistonte që mos të shqyrtohet fare kërkesa jonë në takimin e komitetit drejtues të CEFTA-s, i cili u mbajt para dy dite. Kërkesa nuk gjeti përkrahje, pasi është ndikimi shumë i madh i Serbisë. Serbia ka ndikimin më të madh në CEFTA“, tha Hajdari në RTV 21.

Sipas saj, për investimet e huaja duhet t’i ulin apo heqin të gjitha barrierat që hasin ata.

Si mund t’i qaset Qeveria Kurti liberalizimit të vizave?

0

Në vitin 2018 Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur dy kërkesat e fundit të përcaktuara për liberalizimin e vizave.

Në artikullin “Agjenda 2021: Si mund t’i qaset Qeveria e Kosovës çështjes së liberalizimit të vizave?” e tre autorëve: Donika Emini, Zoran Nechev dhe Besnik Vasolli, publikuar në portalin “European Western Balkans”, tregohen sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova për liberalizimin e vizave dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen ndërmarrë.

Sipas këtij artikulli gatishmëria e Parlamentit Evropian për të lëvizur me shpejtësi për këtë çështje u konfirmua më 13 shtator 2018, kur shumica e eurodeputetëve votuan për miratimin për fillimin e bisedimeve për viza me Kosovën, megjithatë Këshilli u ndal në vendosjen e çështjes në votim dhe vendimi për propozimin është ende në shqyrtim.

“Ka disa arsye pse kjo nuk po ndodh, ndërkohë që disa zyrtarisht deklarohen, si dy shtetet anëtare, Franca dhe Holanda, kundërshtojnë vlerësimin e Komisionit, veçanërisht në lidhje me çështjet e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në këtë artikull.

Sipas autorëve derisa shqetësimet e këtyre dy vendeve anëtare të BE-së të mos adresohen sa duhet, Kosova do të mbetet në dhomën e pritjes. Andaj sipas tyre, komisioni është i obliguar që në të ardhmen të vazhdojë monitorimin e kritereve për liberalizimin e vizave, duke e bërë këtë përmes mekanizmit të Stabilizim-Asociimit.

“Rekomandimi i vetëm për Kosovën ishte angazhimi në nivel diplomatik me vendet skeptike. Kjo u bë përgjigja kryesore edhe e përfaqësuesve të BE-së nga Komisioni dhe Parlamenti, të cilët pranuan mungesën e ofrimit nga ana e BE-së për shkak të skepticizmit nga disa shtete anëtare”.

Për të shmangur pritjet nga një presidencë e BE-së në tjetrën, duke shpresuar se liberalizimi i vizave do të shtyhet nga secili shtet i BE-së që mban Presidencën, opsioni i dytë që Kosova mund të ndjekë është të rishikojë dhe rivlerësojë standardet që janë problematike për shtetet anëtare skeptike, thuhet tutje.

Ky artikull rekomandon që Kosova mund të përpiqet të ndryshojë pak strategjinë e saj dhe të angazhohet në mënyrë pro-aktive duke propozuar një rrugëdalje nga kjo situatë bazuar në konsultimet me Parisin, Den Haag dhe Komisionin e BE-së – nëse ky i fundit zyrtarisht ose joformalisht dëshiron të angazhohet në këtë proces. Plus, kushtimi i vëmendjes ndaj këtyre fushave të politikave është në përputhje me prioritetet kryesore të qeverisë së Kurtit.

“Ky proces mund të jetë efektiv dhe të prodhojë rezultate të prekshme, veçanërisht me mbështetjen e rikonfirmuar të qeverisë së re gjermane pasi liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Kështu duke e bërë Gjermaninë një kolege të mirë për Qeverinë e Kosovës për të adresuar shqetësimet kryesore për ndalimin e procesit të liberalizimit të vizave – veçanërisht në afrimin e skeptikëve dhe shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave”.

700 milionë për katër sektorë, ku do të harxhohet buxheti i 2022-ës?

0

“Kësi buxheti nuk ka pasë kurrë Kosova”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti në prezantimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2022.

Ky projektligj u bë ligj të premten në Kuvendin e Kosovës me 65 vota për të deputetëve.

Më pas Qeveria e Kosovës tha se përmes këtij ligji sigurohet qëndrueshmëri e financave publike, ringjallje e ekonomisë e orientim drejt prodhimit vendor, përkrahje të punësimit e fuqizim të grave dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies qytetare.

Por, në cilët sektorë kryesisht do të shkojnë 2 miliardë e 748 milionë euro?

20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.

Për investime, Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për prodhuesit vendorë, 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike dhe mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë.

Kurti pati thënë se shumë prej ndarjeve buxhetore janë bërë për herë të parë në Kosovë.

Një prej tyre janë 100 milionët e ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën Kurti tha se “e kemi projektin tonë madhor”.

Për herë të parë, në planet e shpenzimit të parave të Kosovës hynë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës me 2 milionë euro mbështetje. Po ashtu, 10 milionë euro janë ndarë për blerjen e objekteve të ambasadave e Kosovës në shtetet e tjera.

Kosova, i vetmi vend në Ballkan pa asnjë investim kinez

0

Filloi në vitin 2009. Kriza financiare që goditi botën një vit më parë po prekte edhe Ballkanin dhe rajoni po mundohej edhe me fuqinë e fundit t’i dilte në ballë jetesës.

Hyri Kina.

Greqia hapi derën e saj përmes portit të Pireut, ndërsa Serbia e shpalli Kinën ‘shtyllën e katërt’ të politikës së saj të jashtme. Vendet e Ballkanit kishin nevojë për para dhe Kina kishte nevojë për një korridor miqësor nga Mesdheu për në Europë. Ishte fillimi i një miqësie të bukur. Por, pati një çmim, njofton Klankosova.tv.

Më shumë se një dekadë më vonë, sipas llogaritjes së BIRN-it, rajoni është nikoqir i 135 projekteve me vlerë të paktën 32 miliardë euro, që në një mënyrë ose në një tjetër janë të lidhura me Kinën.

Kina po merr përsipër metalurgjinë, minierat, energjinë dhe transportin dhe shumica e këtyre projekteve janë të shoqëruara me akuza për korrupsion, shfrytëzim dhe dëmtim të mjedisit.

Kosova, e deklaruar si shteti më proamerikan në botë, përkundër që është ndër vendet më të varfra në Europë, i ka bërë ballë ndikimit kinez, duke mos pranuar asnjë investim. Dhe kjo e bën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa asnjë investim nga Kina.

Ndërmjet viteve 2012 dhe 2021, kompanitë e Kinës kanë investuar ose ndarë më shumë se 2 miliardë euro në vetëm 16 projekte në Serbi dhe Banka Kineze e Eksport-Importit ka dhënë kredi për projekte me vlerë të paktën 5.7 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, Kina ka dhuruar ndihma në vlerë prej miliona eurosh në formën e pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve të tjera.

Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë për një nivel shqetësues ndikimi në legjislaturën e Serbisë, me ligjet që po amandmentohen në përputhje me kërkesat e investitorëve kinezë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort