Home Blog Page 3730

Mbi 1 mijë e 300 veteranëve të luftës iu ndal pensioni më 2021

0

Mbi 1 mijë e 300 veteranë të luftës janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit të veteranit gjatë vitit 2021. Largimi nga kjo listë ka ardhur si rezultat i punësimit të tyre. Ndonëse janë ngritur një sërë aktakuzash për manipulime me statusin e veteranit sivjet, asnjë nuk është larguar nga lista për shkak të vendimeve gjyqësore.
1 mijë e 320 veteranë të luftës janë hequr nga lista e përfituesve të pensionit gjatë vitit 2021.

Largimi nga skema e pensioneve të veteranëve ka ardhur si rezultat i punësimit të tyre.

Ligji për Veteranët e Luftës, neni 16 për “Pensionin personal të veteranit luftëtar”, mes tjerash thotë se: “Veteranët e UÇK-së të cilët janë të punësuar në sektorin publik dhe privat nuk kanë të drejtë të përfitimit të pensionit”.

Për përfitime të paligjshme të këtij pensioni ka pasur dyshime të shumta, por asnjë prej tyre nuk është larguar për këtë shkak, meqë pastrimi i këtyre listave sivjet nuk ka qenë prioritet i gjyqësorit.

Ndonëse ka pasur një varg aktakuzash, nga Ministria e Financave dhe Punës thonë se gjatë këtij viti nuk kanë pranuar asnjë vendim të vetëm gjyqësor nëpërmjet të cilit këtyre personave do t’u mohohej e drejta e përfitimit të pensionit.

“Në dhjetor 2021 ka 1 mijë e 320 përfitues më pak se në dhjetor 2020. Ky largim ka ardhur si rezultat i punësimit (krijimit të të hyrave materiale të shfrytëzuesit), kurse në Departamentin për Kategoritë e Luftës, nga organet e drejtësisë nuk ka ardhur as një vendim për suspendim-ndërprerje të pensionit”, thuhet në përgjigjen e MFP-së.

Vetëm në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për mashtrime me listat e veteranëve janë ngritur 51 aktakuza.

“Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë pranuar gjithsej gjashtëdhjetë (60) raste. Deri tash janë ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”. Ndërkaq, lëndët e tjera janë në procedurë”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Për dyshimet e tilla, 3 personave aktakuza u ka ngritur edhe Prokuroria e Gjakovës.

“Në lidhje me manipulimet me listat e veteranëve të luftës, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprat penale “ Legalizim i përmbajtjes së rreme”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Deklarimi i rremë”. Prokuroria Themelore në Gjakovë është duke bërë hetime edhe për persona të tjerë, të cilët dyshohen të kenë kryer manipulime të tilla me listat e veteranëve të luftës”, ka njoftuar kjo Prokurori.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur dy aktakuza dhe me këto raste të manipulimeve e ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe ka njoftuar se rastet janë në procedurë hetimore.

Edhe pse ka pasur një varg aktakuzash, Anton Nrecaj thotë se gjyqësori është treguar joefikas në pastrimin e këtyre listave nga veteranët e rrejshëm. Sipas tij, hezitimit për t’u marrë me çështje të tilla i kanë paraprirë zhvillimet me gjykimin e krerëve të luftës në Hagë.

“Janë dy arsye, e para si gjithmonë është neglizhenca e gjykatave jo vetëm me këto raste, por edhe me rastet e tjera gjë që natyrisht kjo nuk justifikohet. Arsyeja tjetër është që gjyqtarët apo gjykatat kanë hezituar dhe po hezitojnë me i trajtu këto raste sidomos të përfituesve të veteranëve të luftës në mënyrë të paligjshme. Realisht gjyqtarët nuk i kanë iniciuar këto procedura për shkak se ky vit ka qenë vit i gjykimeve dhe seancave të krerëve të UCK-së”, ka thënë Nrecaj.

Aktualisht pensionin e veteranit të luftës e shfrytëzojnë 36 mijë e 896 persona.

Nuk kanë të ndalur sukseset e xhudos kosovare – Distria më e mira e vitit në botë

0

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është vlerësuar lartë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Distria është shpallur të shtunën mbrëma xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos është duke e mbajtur ceremoninë në të cilën po shpallen më të mirët e vitit. Distria gjatë këtij viti pos medaljes së artë olimpike, ka fituar edhe titullin evropian. Ishte e para edhe në Masters. Është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo kishte shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Tokios. Tani zyrtarisht është xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

IJF-ja për herë të dytë po shpall më të mirët në këtë mënyrë, përmes ceremonisë “Judo Awards”.

Haradinaj: Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se Ushtrisë së Kosovës i duhet një buxhet prej 10 miliardë eurosh, në mënyrë që të arrihet gjendja e nivelit së fuqisë ushtarake.

Ai tha se duhet hapur një fond për forcimin e Ushtrisë së Kosovës, që do të krijohej me ligj dhe do t’ia mundësonte secilit shqiptarë t’ia ofronte Kosovës aftësinë për mbrojtje.

Haradinaj në një tubim në Deçan deklaroi se 100 milionët e ndarë nga buxheti i Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk janë të mjaftueshme dhe se Kosova nuk e barabartë ndaj atyre që e cenojnë sovranitetin e vendit.

“Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshëm, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri ka thënë se Kosova duhet ta ketë brengën për sigurinë e saj.

“Siguria kur ta jep tjetri nuk është e jotja. Ne jemi përjetësisht falënderues dhe mirënjohës Amerikës dhe NATO-s për ndihmën që na kanë dhënë dhe që vazhdojnë ta japin për vendin tonë”, shtoi ai.

Qeveria Kurti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kishte ndarë 100 milionë euro, duke u thënë se “kësi buxheti nuk ka pasur kurrë”.

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos

0

Driton Kuka është trajneri më i mirë i vitit në botë në sportin e xhudos.

Është Federata Ndërkombëtare e Xhudos që e ka shpallur Kukën më të mirin, sipas një votimi të hapur në faqen e saj zyrtare. Kjo është mirënjohja më e madhe që i bëhet trajnerit pejan.

Nxënësit e Kukës këtë vit kanë fituar dy medalje të arta olimpike, pastaj medalje botërore e plot evropiane. Medalje të shumta janë fituar në garat Masters, Grand Slam e Grand Prix, ndërsa sukseset ishin kulmore edhe në kategori të reja.

Gara për trajnerin më të mirë të vitit në botë ishte shumë e fortë. Por Kuka është votuar më së shumti në sajtin zyrtar të IJF-së dhe është shpallur më i miri i vitit. Ceremonia “IJF Judo Awards” është mbajtur të shtunën mbrëma.

Rama, Vuçiq dhe Zaev njëzëri: Na u bashkoni në Ballkanin e Hapur

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i kanë ftuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në nisëm rajonale Ballkani i Hapur.

Kjo ftesë nga kjo treshe vjen dy ditë para takimit që do të mbahet në Tiranë.

“Deri më tash pjesë e kësaj iniciative janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe ajo është dhe do të jetë e hapur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një letër të përbashkët nga Rama-Vuçiq-Zaev.

“Ne shfrytëzojmë këtë mundësi edhe një herë për t’i ftuar të gjithë fqinjët që të na bashkohen, që t’u ofrojnë qytetarëve të tyre atë në ne u ofrojmë qytetarëve tanë”, thuhet në letër.

Në të thuhet se ata si krerë nuk mund të lejojnë që banorët e Ballkanit ta përjetojnë tmerrin e së kaluarës, derisa sipas tyre Bashkimi Evropian po e pamundëson zgjerimin.

“Ne kemi dallimet tona, ne nuk pajtohemi për disa çështje, por që të gjithë pajtohemi se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për paqe afatgjatë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur mbahet në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor.

Këtë iniciativë nuk e mbështesin Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Në 2020 ishin 14,738 kurorëzime, mosha mesatare e të martuarve 29 vjeç

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përpunuar dhe publikuar të dhënat vjetore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për vitin 2020.

ASK njofton se në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14,738 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, çifte të kurorëzuara të ndodhura në Kosovë ishin 13,463, ku mosha mesatare e të martuarve ishte 29 vjeçare.

Në vitin 2020 janë regjistruar 1,614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil e Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Përçarja në PD, partia mes Kuvendit të Bashës dhe Referendumit të Berishës

0

Partia Demokratike në Shqipëri është thelluar në krizë edhe më të madhe të shtunën, pasi në të njëjtën kohë Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha ka shpallur të jashtëligjshme mbledhjen e thirrur javën e shkuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa në anën tjetër mbi 34 mijë anëtarë të kësaj partie kanë votuar në referendumin e Berishës për të shkarkuar Bashën.

Kuvendi i Bashës ka miratuar rezolutën që e shpall të jashtëligjshëm teksa edhe është shkarkuar Berisha.

Ndërkaq në iniciativën e Berishës kanë votuar mbi 34 mijë anëtarë të PD-së në atë që po quhet referendumi për shkarkimin e Bashës.

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi u shpreh se interesi i demokratëve për të votuar në këtë referendum është shumë i lartë.

Koloneli i FSK-së: Ky është plani për furnizim me armatim dhe municion

0

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro për ushtrinë e vendit. Kjo është shuma më e madhe që është ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes. Krahas planifikimeve për rrjedhjen e mjeteve, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë fokus dhe furnizimin me armatim dhe municion.

Kolonel Sefer Isufi, shef i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes në një intervistë për Gazetën Insjaderi tha se janë duke punuar projekte infrastrukturore që lidhen me ngritjen e kapaciteteve në sistemin e mbrojtjes me armatim dhe municion.

“Sistemet e mbrojtjes me armatim dhe municion do të jenë të fokusuara në plotësimin e aftësive dhe kapaciteve operacionale të regjimenteve tona të kombësisë. Pastaj fokusin do ta kemi edhe për mbështetje të regjimentit ushtarak dhe mbështetjes në shërbime” ka thënë kolonel Isufi.

Sipas tij, kjo shumë do të shërbej ekskluzivisht për realizimin e objektivave për fazën e dytë të tranzicionit.

“Lajmi për ndarjen e buxhetit prej 100 milionë euro ka qenë lajm i mirë. Me ketë buxhet kemi komoditetin t’i realizojmë të gjitha objektivat tona për vitin 2022. Ky buxhet do të jetë ekskluzivisht ne realizimin e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit”, tha Isufi.

Por, sa para ishin ndarë ndër vite për Forcën e Sigurisë së Kosovës?

Nëse marrim buxhetet e konsoliduara të Kosovës në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, na dalin shifra të vogla në krahasim me 2022.

Para se të bëhej ushtri zyrtarisht, me ndryshimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor 2018, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2017 kishte 51,035,617 euro buxhet. Prej tyre, ekskluzivisht për FSK-në shkonin 47,638,627.

Në vitin 2018, në Buxhetin e Kosovës e gjeni Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës me buxhet prej mbi 53 milionë eurosh, prej të cilave direktj për FSK-në shkonin 49,729,407 euro.

Në vitin 2019 përsëri shihet një ngritje e vogël e fondeve që buxhetin total të ministrisë që kishte vetëm ushtrinë për detyrë, duke e bërë 58,688,060 euro. Prej tyre vetëm për FSK-në direkt shkonin 54,574,838 euro.

Viti 2020 shënon një rritje të buxhetit me afro 11 milionë euro duke e dërguar në 69,275,842 euro. Direkt për ushtrinë e ushtarët shkuan 65,165,095 euro.

Për vitin që jemi tani, 2021, buxheti ishte 67,317,674 euro, pak më i ulët se i vitit paraprak. E gjitha kishte për efekt vitin e mbrapsht të pandemisë COVID-19. Në këtë vit buxheti që shkonte drejtpërdrejt te ushtarë është 63,124,266 euro.

Kurse, në projektbuxhetin e vitit 2022 kemi 100 milionë euro të planifikuara, që shënojnë ngritjen më të madhe për këtë ministri dhe për ushtrinë.

Franca anulon përdorimin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri

0

Fraca ka anuluar disa ngjarje festive e edhe festimet me fishekzjarrë në natën e Vitit të Ri, për shkak të përhapjes së variantit “Omicron” të COVID-19.

Qeveria ka këshilluar qytetarët të mos grumbullohen gjatë festave të fundvitit, si dhe të testohen përpara se të vizitojnë të afërmit, shkruan France24.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se varianti i koronavirusit “Omicron” mund të jetë dominues në Evropë deri në mes të janarit.

“Për sa i përket përshpejtimit të pandemisë dhe rreziqeve që lidhen me festimet e fundvitit, autoritetet duhet të vendosin kufizime të rëndësishme”, tha paneli shkencor i Francës.

Autoritetet komunale të Parisit njoftuan “me keqardhje se do të duhet të anulojmë të gjitha festimet e planifikuara në Champs Elysees më 31 dhjetor”.

“Fishekzjarrët nuk do të ndodhin, as për fat të keq nuk do të ketë ndonjë set DJ,” tha zyra e kryetarit të bashkisë për AFP.

Kuvendi miraton rezolutën, shpallet i paligjshëm ‘Kuvendi i Berishës’

0

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Kongresit ka miratuar një rezolutë të Këshillit Kombëtar të PD.

Rezoluta e miratuar më 12 dhjetor në Këshill dhe e aprovuar sot nga Kuvendi, e cilëson mbledhje e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si “të jashtëligjshme”.

Sipas rezolutës vendimet janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë politike apo ligjore për PD.

“Lëvizja “Berisha” dhe tubimi si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbajtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA”, thuhet në rezolutë.

Në këtë rezolutë thuhet se lëvizja Berisha i ngjan një organizate politike me frymëzim antiamerikan.

“PD distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA”, thuhet ndër të tjera në rezolutë. /Euronews.al/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort